Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

    TIRANË- Sot shënohen 103 vjet nga lindja e humanistes dhe nobelistes shqiptare me famë në të gjithë botën, Nënë Tereza.
    Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, u lind në Shkup në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare "për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit". Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.

    Nënë Tereza, e veshur gjithnjë me mantelin e bardhë, me shirita blu të urdhërit të Misionareve të Bamirësisë, që ajo kishte ngritur në vitin 1950, kishte zakon të thoshte se vepra e jetës së saj nuk ishte veçse "një pikë lehtësimi në një oqean vuajtjesh". Por, shtonte ajo, "nëse kjo pikë nuk ekzistonte, ajo do t'i mungonte detit".

    Emri:  59468_1.jpg

Shikime: 1197

Madhësia:  23.9 KB

    E lidhur me vlerat më tradicionale të Kishës, besimtarja kishte siguruar një ditë se nëse do të kishte jetuar në periudhën e Galileut, ajo do t'i kishte dhënë të drejtë Kishës kundër tij. Ajo kundërshtonte gjithnjë të gjitha format e abortit.

    Nëna e saj superiore në Dublin dhe Papa kishin më shumë besim tek ajo, ndaj në fillim të vitit 1948, ajo lejohet të largohet nga urdhëri dhe nga "Motra Agnes" bëhet atëhere "Nënë Tereza", për nder të shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux, vendoset në barakat e Kalkutës, në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Nga ajo kohë iu dedikua tërësisht të varfërve.
    Grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e pajisur me njohuri të mira për bizneset, një ditë kur po kalonte në Romë, i kërkoi Gjon Palit II një pjesë të pasurive të Vatikanit për të varfërit e saj. Papa i dhuroi makinën e tij Rolls Royce, që ajo e shiti në ankand me një çmim shumë të leverdisshëm. Disa e qortuan se kishte siguruar fonde nga persona pak të pëlqyeshëm, si ish-diktatori haitian Jean-Claude Duvalier.
    Në vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore.

    Nënë Tereza i ka drejtuar një mesazh popullit shqiptar në 30 prill të vitit 1993, gjatë një prej vizitave të saj në atdhe. Mesazhi cilësohet si i pari dhe i fundmi drejtuar popullit shqiptar. "Ju do ta doni Shqipërinë aq sa do të doni njeri tjetrin. Unë do të lutem përherë që shqiptarët të kenë bekimin e Zotit. Dua të lutem për ne, për popullin e varfër të Shqipërisë, për popullin e Kosovës që vuan", thuhet në mesazhin e humanistes me famë botërore.

    "Shenjtore e të varfërve", Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.
    Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta, u shpall "E Lumturuar" nga Papa Gjon Pali i II, një moment që i ka hapur rrugë shënjtërimit të saj. Kur i thoshin se do të shenjtërohej, ajo thoshte: "Në fillim më lini të vdes".

    (e.m/ata/balkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

    Topalli: Nënë Tereza, misionarja e dhembshurisë e dashurisë

    TIRANË- Kryetarja aktuale e Kuvendit, Jozefina Topalli, përkujton sot ditën e lindjes së humanistes dhe nobelistes së shquar shqiptare, Nënë Tereza.

    "Më 26 gusht 1910 lindi Gonxhe Bojaxhiu. Në këtë përvjetor, ne shqiptarët përkulemi me nderim e krenari për gruan më të madhe në botë Nënë Terezën! Misionaria e dhembshurisë, e dashurisë së pakushtëzuar, e përkushtimit për të sëmurët, për njerëzit në nevojë, për të margjinalizuarit, për të braktisurit, të vetmuarit …..nuk mohoi kurrë kombësinë e saj shqiptare. Janë lapidare fjalët... e saj: "Me gjak jam shqiptare, me qytetari indiane, nga besimi jam murgeshë katolike, me shpirt i përkas botës.."……..edhe pse regjimi i vendit të saj për 50 vite, nuk e lejoi të hynte në Shqipëri, nuk e lejoi që të shihte nënën e saj, e motrën e saj", shkruan Topalli në rrjetin social "Facebook".

    Topalli shprehet se "Si shoqëri, secili prej nesh ka nevojë të besojë tek vlerat universale; dhe atëherë, do jemi më të mirë, më të vërtetë".

    (m.a/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

    Berisha përkujton ditëlindjen e Nënë Terezës, poston foto me Nobelisten

    TIRANË-Duke botuar dhe disa foto me Nobelisten, kryeministri në detyrë, Sali Berisha kujton sot ditëlindjen e shqiptares, Nënë Tereza. Kjo ditë sipas Berishës, është një ditë mirënjohjeje ndaj asaj që u shenjtërua për së gjalli me titullin ‘Nënë e mbarë njerëzimit’.

    Emri:  72071.jpg

Shikime: 1162

Madhësia:  34.1 KB

    “Sot ditëlindja e shqiptares që na dha nder më shumë se kushdo tjetër! Që na deshte shumë dhe kur nuk e deshëm, Nobelistes Nënë Tereza!
    Të dashur miq, sot është ditëlindja e shqiptares më të famshme të të gjitha kohrave, gruas më të njohur të shekullit të saj, nobelistes, Gonxhe Bojaxhi, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo ditë, për ne shqiptaret dhe mbarë njerëzit e qytetëruar, është ditë mirënjohje ndaj asaj që u shenjtërua për së gjalli me titullin, Nënë e mbarë njerëzimit.
    Për Nënë Terezën, 25 prilli i viti 1993, siç do të shprehej ajo vet, ishte dita më e lumtur e jetës së saj, sepse ne së bashku pritëm në dheun tonë, Papën Gjon Pali i II në vizitën e tij të parë historike në Shqipëri dhe Ballkan. Nderim të madh Nënë Terezës, bijës së kombit tonë që si shqiptare na dha nder më shumë se kushdo tjetër dhe të urojmë që Papa Francesco të shpejtojë shenjtërimin e saj. Nënë Tereza u nda nga jeta shenjtore e mbarë njerëzimit! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

    Emri:  Nene Tereza.jpg

Shikime: 23321

Madhësia:  68.1 KB

    Ka njerez te semure qe gruan me te famshmte te botes e ofendojne edhe pse te nje gjaku.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

    Edhe pse dihet mirëfilli se feja është personale kurse kombin shqiptar e kemi të përbashkët,po dëgjoj nëpër lidhje të ndryshme të internetit qoftë në rrjetet sociale apo diç tjetër,duke ofenduar nënçmuar ose edhe duke sharë ambasadoren shqiptare dhe shenjtëreshën shqiptare Nëna Terza-Gonxhe Bojaxhiun,çka konsiderojse shumë gabim e kan njerzit që nuk i japin vlerën e merituar kësaj femre që sot i njeh bota shqiptarët me emrin e Shkupjanes Gonxhe Bojaxhiu.Zoti e mëshiroftë ket shenjtëreshën e ndjerë........!
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

    Nëna Tereza

    Nëna Tereza prej kalkutës
    me cilësi të engjëllushës,
    është një mit prej hyjniu,
    emri i saj ishte Gonxhe Bojaxhiu.

    Në moshë të vogël mbeti jetime
    nga prindi nuk gëzoi ledhatime.
    shetiti në misione të bamirësisë
    në Irlandë ,e në toka të Indisë.

    Ishte mrekullia e ndërmjetsimit,
    të skamnorëve dhe të bashkimit.
    me veprat e saja të bamirësisë
    per skamnorët ishte drita lirisë.

    Me emrin tënd gjithë jan krenar,
    çdo kush që e ndjen vehten shqiptarë.
    Ishte një shenjtore e bamirësisë
    e gjithë shqiptarëve dhe mbarë njerëzisë.

    Ishte njeri me virtyte të larta
    në ndihmë për te varfërit
    se ndalte as dita, as nata,
    shkupjanen me duar të arta.

    Pas vdekjes u shenjtërua
    krejt bota në këmbë u çua
    të i bëjnë nderë Nënës Terezë,
    kësaj misionare me shumë vlerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hotlani : 27-08-2013 më 21:03
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  7. #7

    Për: Sot, 103 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

    Përshëndetje,

    Urime ju qoftë përvjetori I lindjes së bamirëses Nëna Terezë – E asaj që I jep domethënie qenies Njeri, e që në botë u bë simbol I humanizmit shqiptarë!
    "Koka duhet përkulur zemrës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •