Nga Andi Bica


Nė epokėn e rimarrjes sė qytetėrimit pellazgo-shqiptar, nė mijėvjecarin e tretė, kuptimi i qytetrimit dhe kulturės si fenomenologji mjegullohen shpesh me njėra tjetrėn duke pėrzier dhe qytetin si object ku zhvillohet jeta urbane. E njohim veten pėr tė qytetėruar, pa qartėsuar kuptimin dhe imazhin e qytetėrimit. Tė gjithė jemi rritur nė tė, ekzistojmė dhe i kushtojmė identitetin shoqėror e personal. Qytetrimi, eshtė treguesi qė i japim dukurisė qė shohim pėrreth nesh, natyrės dhe struktures sė tipit tė shoqėrisė sonė. Burimi i fjalėve bart shpjegimin e shembujve si civil dhe i civilizuar qė rrjedh prej latinishtes civis-qytetar ose me njė lidhje si urban dhe urbanizim nga fjala latine urbs-qytet; nė termat zyrtare apo shoqerore si politika, policia me prejardhje nga greqishtja polis qė pėrkthehet qytet. Permes rrugėtimit me paskajoren koduese tė gjuhėve si dhe legjendave e miteve ilire, qytet dhe qytetėrim zbėrthehen nė rrėnjėn qy-qe, ajo qė braktis vezėt nė fole tė tjera, vajton fatin e vėllait tė vrarė, dhe sipas etruskėve simbolizon mbarėsinė e mbrojtėsen e banesės nga shpirtrat shkatėrrues. Vecmas Ku-ltura shpėrbėhet nė ku-ku kėnga e zogut sqepkthyer tė natės. Mė tej nė gegnisht, pėrkatėsisht gjy- me ngjye me ngjyros apo gji- me gjiun e Rozafės nė kalanė antike, mur tė gjallė , dhe me ku-gu- ngul, me ngul kolona nė tempullin e Dijes.

Arkeologėt dhe antropologėt qė prej fundshekullit tė 19-tė si arkeologet anglosakson ruth Whitehouse dhe John Wilkinson nė veprėn studimore Ngritja e Qytetėrimeve , kanė studiuar shfaqjen e qytetėrimit dhe kanė propozuar shumė teori tė ndryshme pėr tė llogaritur kėtė transformim nė shoqėrinė njerėzore, ndėr to shihen tre pėrpjekje thelbėsore. Pėrpjekja e pare nga studiuesit Korber dhe Renfreu pėrqėndrohet nė organizimin kompleks. Interpretimi sheh qytetėrimin si tė ndryshueshėm nga format e tjera tė shoqėrisė njerėzore jo nė lloj por nė ndryshimet e brendshme tė ndėrlikuara. Kėto pėrcaktime kritkohen si dėshtake nė shkėlqimin e pikave kritike nė tė cilat qytetėrimi veēohet prej formave tė thjeshta shoqėrore.

Pėrpjekja e dytė mbėshtet tek puna evolucionare e Ljuis Morganit. Pėrcaktimi i tij njeh tre gjėndje tė brendshme tė organizimit shoqėror:

Egėrsia(kopeja)

Barbaria( fisi)

Qytetėrimi(shteti)

Mė e rendėsishme shoqėria shtetnore, flet pėr njė strukturė klasore tė strategjisė sė lartė, njė qeverisje e pėrqendruar dhe njė kastė drejtuese profesionale. Rendi dhe kontrolli mbahet nga sistemi ligjor, sistemi shtetėror dhe ushtria, e jo mė prej lidhjeve tė gjakut.

Pėrpjekja e tretė e njė pėrkufizimi tė qytetėrimit izolon njė grup karakteristikash pėr shoqėrinė.

Formula mė e thjeshtė ėshtė zbuluar nga antropologu Amerikan Klajd Klakhohn, qė ka propozar pėr qytetėrimet tė paktėn dy nga kėto tre tipare:

1.qytete me mė tepėr se 5 000 banorė.

2.mbishkrime

3.monumente qendrash tė ceremonive

Prehistoriani Gordon Ēild identifikon nė mėnyrė brilante njė grup prej dhjetė karakteresh tė risistemuar mė pas nga arkeologu Ēarls Redman nė parėsore dhe dytėsore.

-Rrėnoja nė qytete -Punė publike monumentale

-Specializim i punės me kohė tė plotė -Tregti nė largėsi tė madhe

-Pėrqendrimi i tepricave Monumenta arti tė standartizuara

Strukturė klasore Shkrimi

Organizimi shtetėror Aritmetika, gjeometria dhe astronomia

Tė parat janė tipare tė organizmit, kurse tė dytat tipare tė kulturės materiale, tė njohura nė mbetjet arkeologjike, qė plotėsojnė ekzistencėn e disa ose tė gjithave prej tipareve parėsore. Aktualisht ngrehinat publike monumentale zakonisht dėshmojnė pėr njė qeveri tė organizuar dhe njė shoqėri shtetėrore tė theksuar.

Por duhet tė shohim pak tiparet mė ndikuese tė Qytetėrimit para se tė analizojmė tėrė procesin nė detaje. Mund tė ndajmė 5 grupe kryesore ; secili i pėrqendruar nė faktorė kyē tė ndryshimit.

-UJI-Vaditja

_Ndryshimet nė praktikat e mbijetesės.

Praktikat ekonomike, veēanėrisht ato tė ekonomisė jetike, janė theksuar si faktorė parėsorė. Vėmendje e veēante i ėshte kushtuar rolit tė ujitjes, prej faktit se qytetėrimet e hershme janė tė lidhura ngushtė me shkallėn e vaditjes sė tokave bujqėsore. Nė formėn mė tė zhvilluar tė propozuar nga pedagogu Karl Vitfogel, kjo teori njihet si 'hipoteza hidraulike'.Argumentet baze te Vitfogelit janė:

-nė kushtet e thatėsirės nė tė cilat qytetėrimet dolėn nė sipėrfaqe, fermerėt vareshin nga shirat natyrorė dhe kjo qe e pamundur. Me qėllim kultivimin e tokave pjellore, fermerėt duhej ta bartnin ujin nė fusha. Vaditja nė njė pjesė tė madhe pėrfshinte planifikimin dhe ndėrtimin e kanaleve dhe digave, rregullimin e pėrdorimit tė ujit, mbajtjen nė punė te ujitjes( duke pastruar baltėn e kanaleve, riparuar prishjet nė digat) dhe duke mbrojtur kėto ndaj sulmeve. Organizimi i tėrė kėsaj veprimtarie kėrkonte disa tip autoritetesh qėndrore, personeli i tė cilėve duke qėnė nė kontroll tė sigurimit tė ujit pėr jetėn,

duhet tė kishte njė pushtet te tmerrshėm.

(figura . Vaditja mund tė shndėrrojė shkretėtirat shterpė nė fusha pjellore, siē shihet nė Sudanin Verior)

(fig. . Pėr qytetėrimet e hershme tė planeve ranore, lumenjtė shėrbyen nė shumė raste si si burime pėr ujitje, sigurues tė peshkut dhe rrėnjėt e lindjes sė transportit ujor.Ky reliev asirian I gdhendur, vjen prej Khorsabad nė veri tė Mesopotamisė, pranė lumit Tigėr).

Kjo vuri bazat pėr daljen nė sipėrfaqe tė qytetėrimit nė njė formė tė veēantė; e njohur si despotizmi oriental, karakterizuaqr prej njė personi nė qendėr me autoritet suprem tė pushtetit; si nė tempullin Sumer apo ne pallatin egjiptian. Prehistoriani

Gordon Ēajld gjithashtu mendon se vaditja ėshtė me rėndėsi. Kėshtu ai veēon jo vetėm organizimin qendror tė nevojshėm pėr projektet e ujitjes, por dhe prodhimtarinė bujqėsore tė vaditjes. Pjelloria e fushave tė ujitura ishte po aq sa rezervat mund tė pėrdoreshin pėr tė mbėshtetur tėrė kohėn punėtorėt e krahut nė poēeri, metale dhe gurė; ashtu si pėr specialistėt e prodhimit tė ushqimit dhe drejtuesit. Specializimi ekonomik ėshtė pare shpesh si njė tipar kryesor i qytetėrimit.

-Trysnia e popullsisė.

Njė tjetėr grup i madh i teorive e sheh popullsinė me trysninė e vet si lėvizėsja parėsore nė zhvillimin e qytetėrimit. Kjo ėshtė pjesė e njė kėndvėshtrimi mė tė gjerė , bazuar nė parimin se dyndja dhe shpėrhapja e popullsisė ėshtė njė tipar i qėndrueshėm i zhvillimit njerėzor; njėkohshėm pėrgjegjės pėr gjithė zhvillimet e mėdha e tė shumta.Propozuesi i kėsaj pike shikimi tregon faktin se ka njė prirje tė natyrshme nė shpėrndarjen e popullsisė kur shtrėngohet sipas ekonomistit Tomas Maltus i fillimit tė shek.19-tė; nga faktorėt e kufizimit tė ushqimit tė nevojshėm, sėmundjet dhe sulmet natyrore. Kjo prirje ne pėrmirėsimin e luginave ranore, (me toka pjellore dhe fuqinė e lartė prodhuese nė bujqėsi) lejoi njė dyndje tė shpejtė dhe masive tė popullsisė.Disa besojnė se kjo drejtoi direkt nė zhvillimet e reja ekonomike dhe organizimin shoqėror, qė kur familjet mbėshtetėn praktikat e mbijetesės dhe mardhėniet fisnore tė karakterizuara nė klasa tė vogla shoqėrore e qė nuk mund tė mbanin bashkėsitė e mėdha. Tė tjerė pėrdorin kėndvėshtrimin qė rritja e popullsisė nė vetvete nuk qe e mjaftueshme

tė nxisė shfaqjen e qytetėrimit. Kėta shtuan noė pėrbėrės tjetėr ?konfliktin?


-Konflikti

Luftėrat e bėra qenė njė faktor i qėndrueshėm nė shoqėrinė e lashtė dhe mund tė kenė luajtur njė rol nė shfaqjen e qytetėrimit nė vetvete. Rėndėsia e tyre ėshtė reflektuar nė mitologji si nė skenėn e njė frizi nė thesarin sifinian tė Delfit, qė tregon zotat qė pėrleshen me gjigandėt.

Studiuesi amerikan Robert Karneiro, njė prej parashtruesve kryesorė tė kėtij tipari, flet nė njė hapėsirė tė kufizuar, ku dyndja nė hapėsirat fqinje ėshtė e mundur pėr shkak tė kushteve pėrkatėse si mallet, shkretėtirat, detrat apo sepse kėto hapėsira janė pushtuar nga popuj tė tjerė. Rritja nė popullsi gjallon konflikt midis grupeve, tė cilėt janė tė detyruar tė maten pėr tokė dhe burime tė tjera. Komunitetet do tė tentojnė tė rriten dhe mbrohen prej sulmeve tė jashtme.Udhėheqės do tė zgjidhen pėr luftimet dhe nėse nuk ka sukses, mund tė pėrftojnė mė shumė autoritet tė pėrgjithshėm e qėndrestar nė bashkėsi, noėkohshėm duke u kthyer nė njė shtresė zotėruese. Popullata e bashkėsive tė mundura mund tė pėrthithet nga fituesit si klasė e ulėt dhe kėshtu forma e ligjėrimi i shoqėrisė sė shtetit mund tė vendoset. Interpretimi marksist i origjinės sė qytetėrimit, shtron si veēori tė fuqishme faktorėt ekonomikė, pėrfshi rritjen bujqėsore dhe specializimin e zejeve, por ato gjithashtu percaktojnė konfliktin. Ky nuk ėshtė konflikti midis komuniteteve tė ndryshme, por konflikti midis klasave, tė pasurit me tė pa pasurit nė dallimin e shpejtė social tė njė qytetėrimi tė sapolindur. Nė lidhje me kėtė pikėpamje sipas studiuesit rus Igor Diakonof, shteti shfaqet si rezultat i konfliktit klasor dhe funksioni i tij ėshtė mbajtja e zotėrimit nga shtresa sunduese.