Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    KUR NINEZAT E DRITES, VAREN NE XHAM… ese nga Pirro Loli

    2009-11-21 nga gazeta Metropol.

    Kuaj tė zinj/
    Turfullojnė/
    Mbi blerimin e lėndinės/
    njė nga njė Kullosin
    /Nė vesėn e syve/
    Tė pelės sė bardhė/
    Dhe mbyten…
    “Mendimet”


    Tė futesh nė shtėpinė poetike tė Valdete Antonit, tė duket se je futur nė njė galeri me mure tė ndritshėm ku punohen sende tė ergjenta, sende qė tė pėrshėndritin shpirtin e njeriu sikur merr njė dritė dhe kungim tė ēuditshėm. Brishtėsi vargjesh, drithije tė fildishta sikur janė larė me lėngun e hėnės, sende tė pėrkorėt tė mbeten nėpėr duar, punuar nė tė hollė, nuk pranojnė tė thuash diēka pėr ta, veē tė habisin e tė trokasin nė shpirt. Si njė rubin qė duhet ta kthesh nga tė gjitrha anėt pėr t’i parė hiret. Por habia pėr kėtė poezi nuk shprehet me fjalė, e shumta me psherėtima. Pa kuptuar, tė duhet tė marrėsh frymė thellė dhe instiktivisht ndjen se je ndeshur me diēka tė rrallė qė tė mbush shpirtin me diēka qė s’e thua dot, qė s’e thua dot ndryshe, sepse e prish.

    U enda ca kohė me kėto sende tė ēmueshme nėpėr duar dhe si lexues i poezisė, po pėrpiqem tė pėrcjell disa nga “pshetėtimat” e mia. (Se poezia e Valit nuk spjegohet , ajo vetėm ndjehet). Dėshiroj tė jenė fjalėt e kėsaj ndjeshmėrie njė amballazh transparent, kėshtu, lidhur nė njė fjongo pėr ta varur vitrinave, ku shitet e shkelet gjaku i shprishur i poetėve.

    Nėse dikush do tė pėrpilonte njė antologji poetike, unė do t’i lutesha qė poezitė e Valdetes t’i shkruante me gėrma tė mėdha e pa ndrojė do t’u thoshja poeteve mė tė mira tė Evropės, pa shikoni si kėndon njė poete shqiptare… edhe Cvetajevės, edhe Ahmatovės dhe Shimborskės…Nė fakt unė nuk dua ta ndaj poezinė nė autorė meshkuj e femra, por Valdeti si femėr , mė ndihmon ta shikoj gruan me tė gjithė bukurinė universale qė nuk ka vetėm pėrparėsinė e lindjes si toka Demetėr, por veēanėrisht bukurinė shpirtėrore, ose krijimin si atribuj hyjnish dhe njėkohėsisht si dramė


    * * *
    Poetja jonė, nė ndryshim me tė tjerėt, i lidh stinėt e vitit me fjalėn, domethėnė me krijimtarinė. Ajo ėshtė poete nė tė gjitha stinėt. Sepse ka njė specifikė. Nė verėn e largėt ishte fėmijė dhe foli si grua (Fėmijtė janė krijues tė sinqertė, ata i ndėrtojnė yjet dhe i montojnė ku tė duanė; nė vjeshtėn e afėrt ishte grua dhe foli si fėmijė.. Kush tha se nuk i kapi tė tėrė yjet dhe ndėrtoi me ta ēatitė e kėngėve ?.. Tani nė dimėr harron se ėshtė plakur.., por mosha e pjekurisė poetike, fėrfėllon nė pėrskuqjen e qiellit. Si lindje. A thua se bėn jetė dielli nė tė gjitha stinėt ? Po , them unė, e besoj plotėsisht se shpirti i poetit ėshtė prej drite. Dhe kėshtu jeta e poetes bėhet kuptim nė tė gjitha stinėt, pėr tė mbetur pėrjetėsisht nė stinėn e mosplakjes ose tė poezisė qė nuk njeh moshė. Valdetja fluturon kujtimesh qiellore, por di tė zbrezė me dinjitet dhe nė tokė. Dhe kėtu(nė tokė) i thotė tė tėra troē dhe moshėn, dhe urtėsinė dhe muzgun, natyrisht me shėnjat e veta poetike. Ajo ėshtė e pranishme nė tė gjitha baret me emrin “dashnia” Shiheni !Ninėzat e dritės jan var te xhami..; ndoshta si lotė kujtese tė njė kohe dashurish..” me duart e natės ajo i lėviz ninėzat e dritės duke i ndarė njė nga njė si tespie. Kjo poete qėndismėtare, punon me fije tė hollė filigramesh, gati gati trasparente si mbi njė stof drit-hijesh qė duhet ta rrotullosh pranė syrit qė t’i dallosh kufijtė . Ndjenja qė provokon poezia e asj shpesh tė pėrcėllon trishtueshėm. Tė trishtojn bukuria. Tė trishtojnė mungesat. Poeti ka dhe ditė shkurti ku shpesh dielli i poezisė ndėrron rrugė nė qiellin e shtėpisė sė saj, ku tundet djepi pafoshnjė brenda- papoezinė- e , natyrisht pas kėsaj poezia pi brymė dhe qan Atlantidėn. (vini re elipsin) Qan atė ishullin e lashtė qė befasisht ėshtė fundosur. Vetėm njė folje dhe njė emėr tė bėjnė tė shikosh kaq larg. Kjo poezi nuk ėshtė mungestare. Kėtu nuk jemi nė shkurt, pėrkundrazi. I vėrteti ėshtė verdikti i kundėrt.

    –poezia-
    Stina e pjekurisė poetike di dhe tė heshtė. Veēanėrisht kur koha ėshtė e pistė. Por heshtja te Vali ėshtė krejt e veēantė. Ajo ka dy pemė, njerėn pėr tė bėrė hije, tjetrėn pėr tė mbjellė lule. Dhe kėto soj lulesh ēelin vetėm nė vetmi. Sapo t’u gjesh kodin poezive tė Valdetes, gjithēkaja para tė bėhen prej xhami e fildishi, prej ajri e prej drite. Mbi tė gjitha ato qėndisin njė humanizėm gjithpėrfshirės. ( Edhe pėr plagėn e qenit, poetja nxitin tė shikojė fytyrėn e atij qė do t’ia shėrojė plagėt.)

    * * *

    Rrezja e syrit mėsoi tė flasė/fjala krijoi rrezet nė trup/
    burri mori pasqyrėn/ua drejtoi rrezeve//dhe u tha/
    Gruaja… “Bukuria”

    Te kjo poete, mė duket se ėshtė themelore njė dukuri – konēiziteti- Kemi tė bėjmė me njė poezi si njė unazė e hollė qė nuk mban dot mė tepėr se njė sumbull tė rubintė., qė pėrmban brendėsive ēudira tė befasishme…Lumi i saj poetik kalon nėpėr filtra tė hollė e aty mė tej shiko si merr formė pluhuri i florinjė qė ndoshta ka udhėtuar shumė kilometra pėr t’u bėrė kėshtu pluhur e pėr tė formuar atė esencėn, lėndoren, gurin e xhevahirit apo formėn e njė koraleje enigmatike.Virgjėria pėr poeten ėshtė lakuriqėsia e gruas nė shtratin e njė hoteli qė pyet ē’ėshtė nė ēarēaf njė njollė e kuqe, gjak i dashurisė sė virgjėr, apo kryevepra e atij burri. Vetėm kaq. Me fjalė tepėr tė kursyera pikatoresh, V.Antoni, shpesh krijon imazhe poetike surrealiste, kaq tė befta, sa tė bėn t’u rikthehesh pėr tė depėrtuar nė realitete absurde- qė atje tej, nė fund kanė emrin bukuri … Rrezja e syrit, thotė ajo, mėsoi tė flasė.. Fjala u fokusua rrezesh nė njė trup… e, kur lexuesi vret mendjen disi i hutuar pėr kuptime, befasisht futet burri, burri qė mori pasqyrat, ua drejtoi rrezeve dhe tha: ja gruaja. Bukuria nuk lind me gruan ,thotė Vali, por krijohet nga ai, nga ai qė di t’i shohė pasqyrat, burri. Ėshtė fjala pėr njė bukuri qė ka nevojė tė shpallet, tė vėzhgohet.Si poezia. (Dhe poezia nuk ka kuptim t’i kėrkosh kuptimin , por ta ndjesh.) Si vlerat e poezisė sonė qė dhe kėshtu tė pakta derdhen nė heshtje si gjaku i Krishtit.
    Ka njė ngjeshje maksimale imazhesh konēize, njė gdhendje tė drurit deri te bebja e syrit, sikur pikturon thelbin brenda thelbit. Tė mos harrojmė se kjo dukuri pėrbėn thelbin e artit modern, atė estetikėn minimaliste qė mbėshtetet mbi pėrqėndrimin maksimal tė mjeteve shprehėse. Duket se radari vėzhgues i poetes, rrethplotė, regjistron tė gjithė avionet e huaj nė qiell, (poetėt), turli markash modernė, por Valdeti, pasi i sheh,i shuan fantazmat e huaja pėr tė gjetur atė ēka ėshtė moderne vetėm brenda vetvetes, pelerinėne vet, pikėrisht formėn, sepse format e huaja, tė eksperimentuara dhe njėqint vjet mė parė, shpesh janė zogj tė vdekur qė tashmė e kanė harruar fluturimin. Problem i rėndėsishėm ky, pėr poezinė e sotme shqipe, qė ėshtė pėrmbushur deri nė mani pėr tė eksperimentuar e imituar me ēdo kusht pėr tė qenė moderne..
    Poeti ėshtė njė organizėm “qė digjet” dhe kjo poetja jonė, sikur ka Shėn Agustinin te veshi qė i pėshpėrit. Dhe kjo i tregon shenjtit dėshirėn e saj prej kanguri… , ėshtė mbushur barku i saj me kėngė e ngjarje qė i pėlqen t’i shpallė, tinguj drite qė duam t’i shohim tė dy, fėmijėt, por kur vij, kėlyshėt janė rritur e shumėfishuar, “ aq sa kanė ngrėnė kangurin”, jo vetėm vetmohim gjenetik ky, pėr poetin tingėllon si rilindje e ēdo gjėje tė bukur e tė dashur e tė shtrenjtė- poezitė si fėmijtė- qė kur arrijnė te vlerat e vėrteta, kanė tė drejtė ta hanė tė zotin. Si drita qė ēliron qiriri para se tė vdesė.
    V.Antoni lėvron shpirtin e vet tė begatė. Vargu i saj ka njė tension tė brendshėm qė tregon se gjetjen a figurėn bazė, e ka mbajtur gjatė brenda vetes, deri te ai momenti ( qė nuk ka emėr) i shpėrthimit, pa sforco siē del psherėtima bashkė me frymėmarrjen. E poezisė i duhen kėto psherėtima, i duhen pėr tė thyer xhamet e zinj tė dritares. Me njė thjeshtėsi tė ēuditshme, ajo hidhet nė sferat abstrakte tė shprehjes, kėshtu ndijimet fillestare, qėmtuar nga pėrvojat intime, vinė e bėhen pronė ndiesore pėr lexuesin. Duke i kthyer sendet nė shenja, ajo u jep njė status tė ri- pėrcjellės tė mesazheve- duke mos e kėputur fillin me realitetin. Kėshtu kjo poezi pėrfton njė zotėsi tė mistershme, duke qenė njėkohėsisht edhe e prekshme e reale., edhe kjo tipar i poezisė moderne qė ėshtė quajtur, “prania e njė mungese”.. Poezitė mė tė mira tė kėsaj poeteje kanė njė “mosthėnie” largpamėse. Ėshtė njė poezi kjo, qė shpall dhe fsheh vlerėn e tejme dhe diēka tė fton tė shkosh nė atė pikė, ku ndeshet njeriu, njeriu qė ėndėrron dhe para tij shfaqet metafora e lėndės, a e tokės mbi tė cilėn mbijnė aq shumė lule e gjėmba. Kjo lente poetike mė tepėr shėrben , jo pėr zmadhim a zvogėlim vlerash, por piksėpari pėr seleksionim, pėr tė gjetur saktėsisht sendin nga i cili pret tė lindin vizionet e dėshėrueshme. Valdeti ndėrthur mjeshtėrisht mendimin dhe ndjenjėn, pėrvojėn personale me universalen e pėr kėtė kėrkon dhe njė lexues tė kujdesshėm…Fryma qė niset nga dy gjokse, nė dy krahėt.. e takohen me frikė si dy gjuhė nė dy kafaza..dhe fjalėn e harruar e shkrijnė..” Cilėn fjalė? Dashuri, urrejtje, frikė, ndroje, grindje. S’ka rėndėsi. Ajo beson nė tė bukurėn, beson nė lirinė e shpirtit, beson nė erosin plot virtute, por pothuajse gjithmonė tė plagosur. Poetja i mban nė dorėn e vet shigjetat e erosit, por ajo nuk qėllon pėr tė plagosur e gjetur partnerin, jo, ajo rrotullohet me tė nė zemrėn e vet, gjithmonė e gatshme tė ballafaqohet me sfidat e thikta tė botės mashkullore sepse, shpesh ajo ėshtė bota e fajit dhe kėshtu, dhe fjala si vaj, nuk i zbut dot ingranazhet e ēiftit kurris mė kurris…dhe prandaj vjen drama, poezia e sė pamundurės.


    * * *

    Gjithė kėtė flori/
    Qė dielli e derdh mbi pellg/
    Ma pikėlon nė fytyrė/
    Njė trumcak duke u larė… “Pasurim”

    Poezia pėr dashurinė ėshtė e vėshtirė dhe e pamundur tė mos pėrsėritet nga njė poet nė tjetrin. Por ja, vjen V.A me ca vjersha si “Vesė tingulli” e ēdo lexuesi tė vemendshėm i mbetet nė mendje si njė poezi krejt e veēantė. Ajo ka hyrė nė kraharorin e Zotit si nė njė djep fyejsh dhe luan atje, e dremitur…Mijra kambanėza i kumbojnė por, atje,nė shpirt ajo gjen ca tė vėrteta tė ēuditshme tė kėsaj bote. Me njė sensualitet enigmatik, ajo gjen veten nė atė harkim burrėror- si njė vesė tingulli e nga habia ngrin /dhe bėhet femėr. (duke folur nė vetėn e parė ajo flet pėr tė gjitha femrat qė mbėshtesin kryet nė gjoksin e burrit) dhe bėhen femra, d.m.th. , jo vetėm nėna e motra e gruaja,por dhe seks, pushtet, lule, mjellmė, dramė ,dhimbje….d.m.th., poezi. Vė re se poezitė e V.A pėr dashurinė, i shmangin aromat e lulet e pathosin romantik. Mė i bukur ndėr to ėshtė trishtimi, drama, jo entusiazmi. Zaten, poezia e madhe kurrė nuk ka qenė optimiste dhe e gėzuar. Nė pamjen e parė duket sikur kėtė poezinė dramatike tė dashurisė dhe lexuesi don ta mbajė larg vetes, por nuk mundet. Mungesat kėtu janė si mbajtje fryme, por, ama, dy dekika mė pas, tė pėlqen ta pėrjetosh gjėndjen pėrsėri. Dashuria shpesh ėshtė e verbėr dhe sytė t’i lidh me fasha drite e tė rrotullon, tė rrotullon pėr ta parė botėn ndryshe, mbushur shkėndėjime tė njė bote tė qelibartė. E kur ajo zgjat qafėn “tė tė pijė dhe pikėn e pikės sė madhe … ja pret fytin gėzimit tim tė vogėl..” e unė pres tė m’i zgjidhin sytė, pres tė mėsoj si mbaron iluzioni, bota e qelibartė, rruzujt e sadeftė e befas shfaqet trupi si trung , qė prek si qukapik vetveten e mbetur- njė tingull quk-quk. Tė qukapikut nė trung… Ka dhe ca kuaj tė zinj dashuria e VA, qė turfullojnė mendimeve si nė blerinat e lėndinės. Tė ēuditshėm kėta. Qė kullosin gjithandej. Dhe vjen e papritura, metafora si ortek i bardhė: kėta kuaj kullosin nė vesėn e syve tė pelės sė bardhė..dhe mbyten. Poet , mos fol mė se e prish ! Shpesh Valdetja krijon imazhe kaq abstrakte e lėndore sa lexuesit i duket se sheh njė film surrealist me metrazh tė shkurtėr qė tė tėrheq pėr ta riparė shfaqjen ... Ja tek ėshtė nė kishė. Shėn Maria shikon vetėm atė, (poeten femėr). Me gjoksin e puthur nga besimtarėt..Mbylli sytė t’i mbulonte ato fshirje tė prekjes…por…( vini re !), Aty rrinte ai duke e parė tė zhveshur…
    Si poete fiksioni ajo di ku i ngrė shkallėt e abstraksionit. Shpesh fantazia e ēon nė vitet e rinisė e sheh nėpėr to ca drita tė ēuditshme e tepėr orgjinalė… “U plakėn ēarēafėt e pajės nė arkėn e nonababės sime..u holluan e sikur flenė me molėn… por vjen merimanga e kuqe, ashtu ēalė ēalė e pret njė fustan”, atė tė tejmin, ndoshta, tė vajzėrisė qė nėpėr ėndrra netėsh, qepet e shqepet e pėrfundon nė njė fustan nusėrie…S’ka rėndėsi nė je gjyshe , nėnė a grua ēfardo, kėtu na mbetet po-e-tja, nusja e pėrhershme si dita e vellos sė bardhė. Ėshtė njė pyll i dėshėruar pėr pranvera jeta e saj, pėr bisqe tė rinj, fole zogu buzėēelur e ėndėrrime.
    Po ē’ka ky pyll, kjo jetė degėprerė ē’ka ?!... Dhe pret pritja krahė aromabardhė, e pranishme pritja si zog qė i fshik gjoksin, dhe ikėn, ikėn… Pyll me degė tė ylberta. Qė priten. Qė thahen. Por gjithsesi jo shpresa. Ėshtė shpresa qė kon zogjtė, zogjtė e dashuruar sqep mė sqep, syth mė syth e gojė mė gojė. E shpresa s’vjen e zogjtė ikin- e pritja pemishte e pamollė…
    Por poetja ėndėrrit, ėndėrrit derisa pritja vishet e gjethon si pemishte krah e gjoks me lule zogu.. Ah, kjo lule zogu ! Krah e qiell nė kėrkim.
    Poeti si zog. Pėrtej pritjes, deri atje ku poeti kėrkon tė gjejė ėngjėllin e vet, deri atje sa njėsohet me tė. E pret , e s’ka e pret e s’ka.. e bėhet vetė ėngjėll, e kėrkon krahė e shpirt e qiej tė tjerė. Duke imituar kėshtu hyjninė. Ose tė pamundurėn.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: KUR NINEZAT E DRITES, VAREN NE XHAM… ese nga Pirro Loli

    Emri:  Loli.jpg

Shikime: 373

Madhėsia:  6.6 KBEmri:  vese tingulli.jpg

Shikime: 435

Madhėsia:  20.6 KB

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •