Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

    KORCE- Voskopoja dhe trashëgimia kulturore që gjendet në të mbetet një nga vendet më të preferuara dhe të veçanta në Shqipëri.

    Në këtë fshat turistik ndodhen rreth 24 kisha të cilat janë ndërtuar prej shekullit të XVII ku afresket dhe ikonat ruhen me fanatizëm nga banorët dhe institucionet përkatëse.

    Edhe këtë sezon veror, fshati turistik i Voskopojës në rrethin e Korçës mesa duket do të vijojë të mbetet një nga pikat më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë turistë të shumtë ngjiten drejt Voskopojës, duke shijuar mbi të gjitha ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale të zonës.

    Të mahnitur nga bukuritë natyrore që ofron ky fshat , turistët nuk mund të lenë pa përmendur edhe gatimet tradicionale karakteristike të kësaj zone siç është lakrori në saç, mishi i pjekur , sallatat e fshatit, etj.

    Përshtypja e lënë nga bukuritë e rralla natyrore të Voskopojës e bëjnë që ajo të mbetet destinacioni më i preferuar dhe i frekuentuar nga të gjithë turistët që e pushtojnë atë në sezonin veror, por edhe në stinën e dimrit.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

    Emri:  voskopoja.jpg

Shikime: 1937

Madhësia:  89.9 KB

    Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës, mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ka qenë qendër e zhvilluar kulturore, është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Ajo shfaqet mes maleve të lartë, pyjeve dhe fushave të gjelbërta, mes aromës së pishave të kombinuar me atë të luleve, duke marrë formën e një panorame shumëngjyrëshe. Natyra është treguar tepër bujare me të, duke i falur gjithë këtë bukuri. Por, edhe dora e njeriu ka ditur të kujdeset mirë për të, me shpresën për t'ia kthyer sërish shkëlqimin e dikurshëm.

    Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metrash. Kjo është vetëm një nga kishat, pasi shumë të tjera do të mund t'i gjesh më pas. Dhe për t'u njohur më tej me historikun e saj, mjafton të bësh një ndalesë në qendër. Aty përveçse ke mundësi të njohësh Voskopojën, ke privilegjin më të madh për të parë punën e shumë njerëzve të mëdhenj, emrat e të cilëve janë të gdhendur mbi veprat që i kanë dhuruar këtij vendi përrallor.

    Kishat dhe manastiret e saj tentojnë të reflektojnë pak nga shkëlqimi i dikurshëm. Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin restauratorë, qofshin vjedhës. Çdo vit ato nuk i shpëtojnë babëzisë së njeriut që kërkon të pasurohet duke shitur pronën e këtij qytetërimi të hershëm. Aktualisht, në fshat kanë mbijetuar 8 kisha që nuk mund të konsiderohen aspak në gjendje të mirë. Këto objekte me vlera historike nuk i kanë shpëtuar as fatkeqësive të natyrës, motit të keq, lagështisë, shiut dhe dëborës që po i shkatërrojnë nga dita në ditë kulturën disa shekullore që ato mbartin mbi supe.

    Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor, por jo vetëm. Hoteli tek ish-Kampi me një vendndodhje mes pishash të shumta, është pagëzuar me emrin "Akademia". Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar.

    Voskopoja karakterizohet nga një mikpritje që të lë pa fjalë, por edhe amvisat janë të mrekullueshme. Me perimet e stinës mund të shijohen receta të shumëllojshme e plot shije. Nuk mund të largohesh nga Voskopoja pa provuar lakrorin me dy petë, mishin e pjekur apo petullat e fshira. Të shumtë janë ata që zgjedhin Voskopojën për të pushuar, për një fundjavë apo thjesht për të kaluar një ditë relaksi, larg zhurmës së qyteteve. Kjo është Voskopoja, një nga vendet që jo vetëm ka shërbyer si muzë për shkrimtarët, apo studiues e historianë me radhë, por ka qenë dhe vazhdon të jetë djepi i kulturës, si dhe nxitjes së turistëve. Kushte të mrekullueshme, çmime të lira, ushqim i përsosur, ajër i pastër gjithçka për një ndalesë që nuk do të harrohet lehtë.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës

    Sa korcare jane ne emigracion? Mund te jene mbi 100 mije emigrante.
    Voskopoja do mbetet zone turistike per 12 muaj,e garantuar duke llogaritur
    numrin e larte te vete emigranteve korcare qe rikthehen ne Korce dhe shkojne
    ne Voskopoje.Shumica,rreth 80% e turistave jane korcare.Nje pakice e vogel
    mund te jene maqedonas,greke bullgare ,rumune etj.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës



    VOSKOPOJA - FSHATI TURISTIK NË KORÇË
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-11-2022 më 22:15

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Voskopoja, ndër zonat turistike më të frekuentuara edhe gjatë verës



    Voskopoja, ‘kryeqendra’ e turizmit në juglindje! - Vizitorët: Këtu gjen gjithçka, natyrë dhe histori

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •