Vlorë, sekuestrohen 1 ton kanabis gati për t'u nisur drejt Italisë, një në pranga
VLORË- 1 ton kanabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare e Vlorës gjatë një kontrolli rutinë përgjatë gadishullit të Karaburunit, ndërkohë 1 person ka rënë në pranga.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se droga ishte e fshehur në shkurre gati për t’u nisur drejt Italisë. Mësohet se droga ishte e ndarë në 38 çanta, ndërkohë që operacioni u krye falë bashkëpunimit të policisë së qytetit bregdetar më Guardia di Financa.
Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e personit të arrestuar, ndërkohë policia bën me dije se atij i është sekuestruar dhe një armë tip kallashnikov.
Drejtoria e policisë së qarkut Vlorë bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Operacioni anti-kanabis vijon prej kohësh në qytetin e Vlorës, ku zona më problematike mbetet Lazarati.
(e.m/BalkanWeb)
Ruaj Lidhjet