Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e sCHiZoiD-AL
    Anëtarësuar
    04-08-2013
    Postime
    72

    9 pyetjet më të çuditshme që i janë bërë ndonjëherë personelit të Apple

    Nuk është e çuditshme pse aksionet e Apple kanë rënë me 28% që prej shifrës më të lartë prej 700 $ në shtator. Mesa duket, shitësve po u vjen në majë të hundës me disa konsumatorë, si të themi, shumë sfidues.

    Nëntë pyetjet e mëposhtme janë bërë nga konsumatorë të vërtetë, qoftë përmes telefonit, qoftë ballë për ballë me shitësit e Apple.

    1. Pasi i kishin bërë dhuratë një produkt Apple, një grua mori në telefon dhe pyeti: “Çfarë është”? Ndërsa pajisjet e përshkroi si “shumë të rrafshët”.

    2. Një vajzë telefonoi sepse nuk i punonte iPhone. Tha se: “ kishte diçka të ngjitshme mbi të” dhe a do t’ia rregullonin nëse e sillte në dyqan.

    3. Një telefonues pyeti: “Si po ecën çmimi i aksioneve?” (Pikërisht, telefonoi në dyqan për të marrë këshilla mbi investimet)

    4. Një burrë telefonoi për t’u ankuar mbi Siri-n. Tha se: “Siri nuk është ashtu siç duket në reklama; ai në fakt tingëllon më tepër si robot”.

    5. Një grua telefonoi e trembur pasi i kishte rënë iPhone në një tualet publik dhe pyeti se çfarë mund të bënte. Të paktën shpresojmë që nuk po telefononte nga i njëjti telefon.

    6. Një konsumator pyeti nëse kishte shanse që telefoni i tij të ishte dëmtuar nga lagështira pasi e kishte harruar në frigorifer.

    7. Një zotëri pyeti nëse kompjuterët e Apple kishin Windows. Po, Microsoft Windows!

    8. Një telefonues ishte i nevrikosur pasi Apple kishte zëvendësuar iPad 3 me versionin e ri. Ai këmbëngulte se kompania duhet t’ia zëvendësonte iPad 3 e tij që e kishte blerë shtatë a tetë muaj para me modelin e ri. Njësoj si të zëvendësosh 2012 Ford Explorer me atë të 2013-s.

    9. Dikush, duke marrë informacion mbi çmimet e kompjuterëve të rinj, pyeti: “Po interneti përfshihet”? (PCWorld Albanian)
    O͔̞͖̰̭̖͈̙̲̝͊͑̉̿̓̀̈́̒̚͘.̥̪̯̪̲̜̳̩̬̇̓͑̓̿̊̀͗͆͘͜C̢̡̢̘͈̗ ̺̞̤͕̎͛͗̏̂̊̋̌̊̚.͉͓͍͕̳̬̞̙͚̖̌̈́̉͆͛̈̐̑̓̚

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: 9 pyetjet më të çuditshme që i janë bërë ndonjëherë personelit të Apple

    pyetje idiotesh e jo te cuditshme, por apple ka ca cmime pesefishe e mos me shume sa su afrohesh dot e po te flasim per dore te dyte uhuuuuuuuuuu sa rritet diferenca......
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: 9 pyetjet më të çuditshme që i janë bërë ndonjëherë personelit të Apple

    Nuk bien vlera e aksioneve te nje kompanie perderisa ka njerez te cilet ''bejne keto pyetje'',perkundrazi.

    Vlera bie kur njerezit fillojne dhe ndergjegjesohen.
    MOS I NDY TEMAT no name

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •