Tri aspekte baze per te kuptuar Krizen ne Egjipt
- Cila eshte prapavija e vertet e "ndihmes" Amerikane dhene Ushtrise Egjiptiane
- Cilet jane interesat e Arabise Saudike
- Kush eshte ne te vertet gjeneral Abdel Fattah a-Sisi
Per te kuptuar plotesisht ceshte duke ndodhur ne Egjipt ndoshta eshte e pamundur.Shume analiste dhe njohesit e rrethanave te Lindjes se Mesme dhe Afrikes Veriore koheve te fundit perpiqen te spjegojne,por arrijne vetem pjeserisht te zbarrdhin te verteten.Analizat e tyre perqendrohen vetem ne nje element ,duke marre ne mbrojtje vetem njeren pale.Keshtu analisti i njohur Pepe Escobar thekson qe gjeneral Sisi eshte njeri i Sauditeve dhe punon per interesat e SHBA-se dhe Izraelit.Ne anen tjeter analist si Webser Tarpley thote qe gj. Sisi do i prish llogarit e fuqive imperialiste dhe do te promovohet ne Naserin e dyte.
Nga rruget e Egjiptit : Kundertheniet mbi perkrahjen amerikane
Kush ka te drejte kur flasim per keto dy rrymat ne konfliktin egjiptian.Ndoshta te dyja,ndoshta asnjera.Problemi eshte qe situata eshte komplese ne shume nivele.Nese e percjellim vetem nje rryme,menjehere ne nivelin tjeter hasim kontradikta.Askund keto kunderthenie nuk hasen me shume se sa ne rruget e Egjiptit,keshtu kemi grupe pro-Mursi qe mbajne pllakate ku Sisi dhe Obama jane bashke,apo aluzione qe Sisi eshte njeri i Izraelit.Ne njerin nga pllakatet fyese qe mbajne mbeshtetesit e Mursit keto dite ,faraoni i keq eshte Obama,ndersa Sisi dhe El Baradey tregohen si qenj te Izraelito - amerikan.Ne anen tjeter edhe protestuesit anti-Mursi kane pllakatet e tyre ,Sisi tregohet Hero ndersa Obama paraqitet me mjeker me mesazhin :"Obama nderpre perkrahjen terroristeve ",duke ju referuar Vellazerise Muslimane (VM).Ndoshta nuk duhet dhene rendesi ketyre transparenteve fyese,por duhet thene qe keto gjera dhe variacionet midis tyre jane jashtezakonisht shume ne keto protesta (tani me te shenderruara ne trazira).Shihet qe edhe pro-Mursi dhe anti-Mursi protestuesit munde te pajtohen ne nje pike - arrdhmeria e tyre eshte e percaktuar gati teresisht nga qendrimi amerikan.
A ka hapesire per te arritur nje gjuhe te perbashket midis ketyre protestuesve (tani me ne konflikt te hapur) ? Kjo nuk do te ndodh,sepse edhe njera edhe tjetra pale mendojne qe SHBA perkrah tjetren ane,e jo ata !!
Mesazhe anti-Mursi
Cila pale ka te drejte ? Munde te thuhet qe pjeserisht te dyja palet kane te drejte.Washingtoni ende nuk e ka nje strategji te qarte cilen pale te perkrah,dhe munde te ndodh lehte te dy skenaret,varesisht prej zhvillimit ne terren.Nga njera ane nuk kishin asgje kunder kur VM errdhen ne pushte,ndersa nga ana tjeter SHBA ka ndikim te madh ne Ushtrine te cilen e furnizon me arme dhe para.Reagimi i Obama-s ne vrasjen e perkrahesve te Mursi-t ne Kairo ishte i vaket.Nuk tha asgje me shume se sa palet ne konflikt duhet te arrijne marreveshje.Nga ky qendrim munde te nxirret vetem nje konkluzion - SHBA me vemendje e percjell situaten ne Egjipt dhe vendimin perfundimtar per konfliktin do e marre pasi te kristalizohen gjerat.
Mesazhe pro-Mursi
Palet kundershtare ne rruget e Egjiptit akuzojne njera tjetren per bashkepunim me "imperialistet dhe cionistet",pa argumente bindese.Keto gjera sherbejne vetem per fyerje te ndersjellte.Por,nje gje eshte e sigurte - cdo gje qe ndodh sot ne Egjipt i eshte nenshtruar nderhyrjeve te fuqive te jashtme.Do te tentojme te analizojme kush qendron pas kujt,cilet jane qellimet dhe cilet jane argumentet per konstatime te tilla.
>>>>
Krijoni Kontakt