Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Libia - afer luftes qytetare

    Vellazerija Muslimane (VM) pergatiten per konflikte te armatosura dhe frigohen nga grushtshteti,militantet e ndryshem mobilizohen ne te gjithe vendin,ne kryqytetin Tripoli me jave te tera ndegjohen te shtena

    Ne Libi gjendja eshte e tille qe shume lehte munde te pershkallezohet ne konflikt te armatosur.Ne Tripoli konsiderojne qe shume shpejte munde te filloj konflikt i hapur mes forcave opozitare dhe Vellazerise Muslimane ne pushtet.Zhvillimet e ngjarjeve munde te shkojne ne kete kahje,sidomos mbas krizes ne Egjipt dhe situates ne terren ku grupe militante opozitare kane marre ne dore portet kryesore nga ku eksportohet nafta.
    Informatat flasin (TheGuardian) qe grupe militante ,anti VM,jane duke u mobilizuar ne te gjithe vendin dhe jane ne planifikim e siper ,qe 2 - Ciraneiken dhe Fezzanin - nga 3 regjionet e Libise ti ndahen Tripolit zyrtar.Eksporti i naftes ka rene 70% nga koha kur grupet militante kane marre ne dore dhe i kontrollojne portet detare.Pushteti qendror eshte duke u kercenuar qe do te perdor forcen,por shtrohet pyetja cilen force ? Islamiket e VM nuk e kane nen kontroll as tere Tripolin e lere me qytetet tjera ne bregdet dhe ne mbrendesi te vendit.

    Regjionet e Libise - Tripolitanija,Cirenaika dhe Fazzan


    Gjendja ne Tripoli eshte shume e tensionuar,me nate te tera ndegjohen te shtena.Eshte vendosur Ora Policore nga mbremja deri ne mengjez.Sulme me arme ne kryeqytet cdo dite shtohen,para disa diteve u sulmua konvoji i automobileve ku gjindej ambasadorja e UE,kidnapimet e njerezve te biznesit ndodhin cdo dite (par disa diteve u kidnapua drejtori i Bank of North Africa.
    Kryetari Kongresit Libian,Nuri Abu Sahmain,beri thirrje publike qe grupet e armatosura qe jane besnike te VM te marrin pozita ne Tripoli dhe rreth tij qe te nderpresing grusht shtetin qe eshte ne veprim e siper.
    Kongresi i Libise eshte shperber - partia opozitare e qendres se djathte Aleanca e Forcave Kombetare ,braktisi Kongresin,te njeten e ben edhe disa parti me te vogla....Me fjale te tjera,VM dhe partia e tyre "Drejtesi dhe zhvillim" ka mbetur e vetme ne parlament dhe udheheq nje Qeveri qe cdo dite eshte duke u shembur.Ministri i puneve te mbrendshme Mohamed Khalifa dha doreheqjen kete jave,shembullin e tij e ndoqi edhe Zavendesi i Kryeministrit ,Awadh al Barasi.
    Kryeministri i Libise,Ali Zaidan,eshte duke e humbur cdo dite pushtetin por per te ne keto momente me me rendesi eshte Nafta.I perseriti kercenimet e tij qe do te dergoje Ushtrine kunder kryengritesve te cilet kane marr ne kontroll portet detare.Nuk kercenohet vetem ndaj grupeve militante ne Libi por kercenohet qe do ti sulmoje edhe Anijet e kompanive nderkombetare te cilet blejne Nafte nga rebelet."Cdo Anie qe nuk eshte ne kontrate me Kompanin Shteterore te Naftes dhe do ti ofrohet terminaleve do te bombardohet nga toka dhe ajri".Ne anen tjeter,militantet anti VM ne pjesen lindore te Cirenaikes ku gjindet pjesa me e madhe e Naftes,thone : qe jane te gatshem te rezistojne nese sulmohen.Ne te njejten kohe Keshilli Nacional i Cirenaikes kerkon autonomi te plote nga Tripoli.

    Burimet e Naftes ne Libi - pjesa lindore me e pasur me Nafte


    Gjersa pritet eskalim dhe konflikt i hapur ne bregdet,per VM paraqitet edhe nje problem tjeter serioz.Berberet etnik (ne perendim te vendit) javen qe shkoi moren nen kontroll tre tubacione te Naftes qe shkojne drejt Veriut dhe kryeqytetit.Udheheqesit e provinces Jugore Fazzan thone : qe jane plotesisht te gatshem qe te nderpresin transferin e Naftes nga regjioni i tyre drejt Veriut (Tripolit) sepse nuk marrin asgje nga shitja e naftes."Nuk duam te kemi asgje me Qeverine e cila eshte teresisht e perbere nga Vellazeria Muslimane ",thote udheheqesi i fisit Tobo."Jemi duke krijuar alence me Cirenaiken,do te jemi bashke kunder pushtetit ne Tripol".

    VM ka formuar forca paralele ushtarake te quajtura "Mburoja e Libise",qe jane lojal partise se tyre.Gjithashtu VM ka aprovuar Ligjin "Per Izolim",ku i ndalohet te punesohen ne Ushtri,Polici,Politik te gjithe atyre personave qe kane pasur lidhje me Gadafin.Arsyeja e ketij Ligji eshte qe VM te vendosin ne te gjitha pozitat njerezit e tyre,duan qe Libine ta shenderrojne ne nje diktature ushtarako-policore ku gjithe pushtetin do ta kishin Vellazerija Muslimane.Gjersa kishin vellaun e madh Egjiptin nen kontroll ishte lehte te dominohet Libija,por tani kur VM-Mursi jane likuiduar politikisht dhe rrezuar nga pushteti,mbetet te shihet se a do te munde te mbajne pushtetin ne Libi,ku cdo dite e me shume jane duke u dobesuar.
    Lojaliteti i Ushtrise se sapo formuar Libiane ndaj Vm,mbetet te shihet.Qeveria Libiane (ose dega e VM per Libine),ne kete momente kontrollon vetem Tripolin dhe Misraten qe gjindet 200 km ne Lindje.Duke marr parasysh faktin qe me dite te tera ndegjohen te shtena ne vet Tripolin,eshte diskutabile sa e kane nen kontroll edhe vet kryeqytetin Tripolin.

    Papunesi,kriminalitet,sulme terroriste,kidnapime,grupe ekstremiste,tendenca separetiste , dhe shume probleme tjera sot jane realitet i Libise.Por,shihet qe Libija shume shpejt munde te hyje ne probleme edhe me te medha - madje edhe ne lufte.

    Burimi ... Theguardian...Libiaherald... * libiaherald
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga semiku : 22-08-2013 mė 22:49

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Libia - afer luftes qytetare

    Dhune ne Libi

    Sulmohet me automobil-bombe ndertesa e ministrise se puneve te jashtme ne qytetin lindor Bengazi (provinca Cyrenaika).


    burimi:...RT...

    - Perndryshe,provinca e pasur me nafte Cyrenaica eshte ne procesin e shkeputjes nga qeverija qendrore e Libise.Qysh ne Mars 2012,udheheqesi politik i Cyrenaikes - Ahmed Zubair al-Senussi - e ka shpallur Cyrenaiken "krahine veteqeverisese",si hap i pare drejt shkeputjes dhe pavarsise.
    Ahmed Zubair al-Senussi ,eshte kryetar i Keshillit te Cyrenaikes,dhe familjarisht i afert me mbretin e vetem te Libise -Idris as-Senussi.Prej vitit 1969 kur Gadafi rrezoi mbretin,Senussi luftonte per rrezimin e Gadafit.U denua me vdekje por me 1988 denimi me vdekje ju shenderrua ne 13 vite tjera burgim.U lirua me 2001 mbas 31 vitesh burgim.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Libia - afer luftes qytetare

    Rrembehet kryeministri i libise, Ali Zeidan



    Mbreme nje grup i armatosur ka rrembyer kryeministrin libian,Ali Zeidan.Forcat e sigurise libiane vertetuan per Reuters qe nje grup militantesh te armatosur mbreme ka kidnapuar kryeministrin e vendit ,nga dhoma e tij ne hotelin Corinthia,dhe eshte derguar ne nje "vend te pa njohur".Kete informate e vertetojne edhe nga zyra e kryeministrit.
    C`ka ka ndodhur mbreme ende nuk dihet me siguri,disa shpekullojne qe eshte arrestuar me urrdher te Prokurorit shteteror.Por,me vone prokuori i pergjithshem deklaroi per Al-Arabija qe ai nuk di asgje rreth ngjarjes.
    Sipas informateve te fundit nga Reuters,Kryeministri i vendit eshte kidnapuar nga militantet antiqeveritar.

    Te perkujtojme qe javen e shkuar ne Triopli,ushtrija amerikane ne bashkepunim me CIA dhe FBI,arrestuan Nazih Abdul -Hamed Ruqai,i cili eshte i akuzuari kryesor per sulmin me bomba ne ambasadat amerikane ne Tanzani dhe Kenia ,me 1998.Dhe njeri nder me te kerkuarit e udheheqesve te Al-Qaedes.Ruqai tani gjindet ne anijen luftarake amerikane,Uss San-Antonio.
    Shume nga kryengritesit jane te indinjuar nga arrestimi i Ruqai,dhe akuzojne qeverine Libiane qe ka bashkepunuar me qeverine amerikane ne arrestimin e Ruqait (i njohur edhe si Abu Anas el-Liby).
    Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja e kidnapimit te kryeministrit libian.


    Fotoja e pare e kryeministrit te rrembyer

    Burimi: Reuters
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 10-10-2013 mė 11:50

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Libia - afer luftes qytetare

    Mbas 24 oresh ,militantet e kane liruar Kryeminstrin libian,Ali Zeidan.Lajmeron reuters.
    Kryeministri libian,dje ishte kidnapuar nga grupe militante antiqeveritare ,si rezultat i kidnapimit te akuzuarit per terrorizem,Anas al-Liby.
    Lajmin e verteton edhe Qeverija Libiane.

  5. #5

    Pėr: Libia - afer luftes qytetare

    Nuk ka fjale ne shqip kidnapim. Ne themi rrembim. Ose shkruani tamam ose mos shkruani fare. E zevendesova sa munda por kije parasysh here tjeter se sdo merrem me shkrimet e tua.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Libia - afer luftes qytetare

    .... Flm Semik , teme interesante. Me ne fund disa lajme te mira nga Libia .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 10-10-2013 mė 12:45
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •