Vellazerija Muslimane (VM) pergatiten per konflikte te armatosura dhe frigohen nga grushtshteti,militantet e ndryshem mobilizohen ne te gjithe vendin,ne kryqytetin Tripoli me jave te tera ndegjohen te shtena
Ne Libi gjendja eshte e tille qe shume lehte munde te pershkallezohet ne konflikt te armatosur.Ne Tripoli konsiderojne qe shume shpejte munde te filloj konflikt i hapur mes forcave opozitare dhe Vellazerise Muslimane ne pushtet.Zhvillimet e ngjarjeve munde te shkojne ne kete kahje,sidomos mbas krizes ne Egjipt dhe situates ne terren ku grupe militante opozitare kane marre ne dore portet kryesore nga ku eksportohet nafta.
Informatat flasin (TheGuardian) qe grupe militante ,anti VM,jane duke u mobilizuar ne te gjithe vendin dhe jane ne planifikim e siper ,qe 2 - Ciraneiken dhe Fezzanin - nga 3 regjionet e Libise ti ndahen Tripolit zyrtar.Eksporti i naftes ka rene 70% nga koha kur grupet militante kane marre ne dore dhe i kontrollojne portet detare.Pushteti qendror eshte duke u kercenuar qe do te perdor forcen,por shtrohet pyetja cilen force ? Islamiket e VM nuk e kane nen kontroll as tere Tripolin e lere me qytetet tjera ne bregdet dhe ne mbrendesi te vendit.
Regjionet e Libise - Tripolitanija,Cirenaika dhe Fazzan
Gjendja ne Tripoli eshte shume e tensionuar,me nate te tera ndegjohen te shtena.Eshte vendosur Ora Policore nga mbremja deri ne mengjez.Sulme me arme ne kryeqytet cdo dite shtohen,para disa diteve u sulmua konvoji i automobileve ku gjindej ambasadorja e UE,kidnapimet e njerezve te biznesit ndodhin cdo dite (par disa diteve u kidnapua drejtori i Bank of North Africa.
Kryetari Kongresit Libian,Nuri Abu Sahmain,beri thirrje publike qe grupet e armatosura qe jane besnike te VM te marrin pozita ne Tripoli dhe rreth tij qe te nderpresing grusht shtetin qe eshte ne veprim e siper.
Kongresi i Libise eshte shperber - partia opozitare e qendres se djathte Aleanca e Forcave Kombetare ,braktisi Kongresin,te njeten e ben edhe disa parti me te vogla....Me fjale te tjera,VM dhe partia e tyre "Drejtesi dhe zhvillim" ka mbetur e vetme ne parlament dhe udheheq nje Qeveri qe cdo dite eshte duke u shembur.Ministri i puneve te mbrendshme Mohamed Khalifa dha doreheqjen kete jave,shembullin e tij e ndoqi edhe Zavendesi i Kryeministrit ,Awadh al Barasi.
Kryeministri i Libise,Ali Zaidan,eshte duke e humbur cdo dite pushtetin por per te ne keto momente me me rendesi eshte Nafta.I perseriti kercenimet e tij qe do te dergoje Ushtrine kunder kryengritesve te cilet kane marr ne kontroll portet detare.Nuk kercenohet vetem ndaj grupeve militante ne Libi por kercenohet qe do ti sulmoje edhe Anijet e kompanive nderkombetare te cilet blejne Nafte nga rebelet."Cdo Anie qe nuk eshte ne kontrate me Kompanin Shteterore te Naftes dhe do ti ofrohet terminaleve do te bombardohet nga toka dhe ajri".Ne anen tjeter,militantet anti VM ne pjesen lindore te Cirenaikes ku gjindet pjesa me e madhe e Naftes,thone : qe jane te gatshem te rezistojne nese sulmohen.Ne te njejten kohe Keshilli Nacional i Cirenaikes kerkon autonomi te plote nga Tripoli.
Burimet e Naftes ne Libi - pjesa lindore me e pasur me Nafte
Gjersa pritet eskalim dhe konflikt i hapur ne bregdet,per VM paraqitet edhe nje problem tjeter serioz.Berberet etnik (ne perendim te vendit) javen qe shkoi moren nen kontroll tre tubacione te Naftes qe shkojne drejt Veriut dhe kryeqytetit.Udheheqesit e provinces Jugore Fazzan thone : qe jane plotesisht te gatshem qe te nderpresin transferin e Naftes nga regjioni i tyre drejt Veriut (Tripolit) sepse nuk marrin asgje nga shitja e naftes."Nuk duam te kemi asgje me Qeverine e cila eshte teresisht e perbere nga Vellazeria Muslimane ",thote udheheqesi i fisit Tobo."Jemi duke krijuar alence me Cirenaiken,do te jemi bashke kunder pushtetit ne Tripol".
VM ka formuar forca paralele ushtarake te quajtura "Mburoja e Libise",qe jane lojal partise se tyre.Gjithashtu VM ka aprovuar Ligjin "Per Izolim",ku i ndalohet te punesohen ne Ushtri,Polici,Politik te gjithe atyre personave qe kane pasur lidhje me Gadafin.Arsyeja e ketij Ligji eshte qe VM te vendosin ne te gjitha pozitat njerezit e tyre,duan qe Libine ta shenderrojne ne nje diktature ushtarako-policore ku gjithe pushtetin do ta kishin Vellazerija Muslimane.Gjersa kishin vellaun e madh Egjiptin nen kontroll ishte lehte te dominohet Libija,por tani kur VM-Mursi jane likuiduar politikisht dhe rrezuar nga pushteti,mbetet te shihet se a do te munde te mbajne pushtetin ne Libi,ku cdo dite e me shume jane duke u dobesuar.
Lojaliteti i Ushtrise se sapo formuar Libiane ndaj Vm,mbetet te shihet.Qeveria Libiane (ose dega e VM per Libine),ne kete momente kontrollon vetem Tripolin dhe Misraten qe gjindet 200 km ne Lindje.Duke marr parasysh faktin qe me dite te tera ndegjohen te shtena ne vet Tripolin,eshte diskutabile sa e kane nen kontroll edhe vet kryeqytetin Tripolin.
Papunesi,kriminalitet,sulme terroriste,kidnapime,grupe ekstremiste,tendenca separetiste , dhe shume probleme tjera sot jane realitet i Libise.Por,shihet qe Libija shume shpejt munde te hyje ne probleme edhe me te medha - madje edhe ne lufte.
Burimi ... Theguardian...Libiaherald... * libiaherald
Krijoni Kontakt