Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1

    Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Shqipëri 2014.

    Fantazmat antikombëtare të të ashtuquajturit Epiri i Veriut do të shfaqen sërish, për të na rikujtuar skenat antikombëtare të vitit 1914.

    Kombi shqiptar do të vihet para një prove shumë të madhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-08-2013 më 16:28

  2. #2

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Emri:  diatribe_1.jpg

Shikime: 2509

Madhësia:  39.1 KB

    The 100th anniversary of the liberation of Epirus

    "The Greeks of Epirus are in desperate straits. They are persecuted, tortured, robbed, beaten and conspired against. Greeks are murdered daily in the street…"

    http://neoskosmos.com/news/en/the-100th-anniversary-of-the-liberation-of-epirus

  3. #3

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    The three liberations of Northern Epirus

    http://www.sfeva.gr/76F95304.en.aspx

    ... The Northern Epirus issue still remains pending.

  4. #4

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    May 17, 1914: Protocol of Corfu-Autonomy to N.Epirus

    http://www.sfeva.gr/8E10D0B4.en.aspx

    ...

    In this struggle we, as SFEVA and PASYVA, are standing

    -By the plain and anonymous N. Epirotan Hellenes who are holding up and are struggling in the patrimonial land

    -By the N.Epirotans who return back and create

    -On the same bastion along with the new generation of N. Epirotans who breathe in and think of Hellas

    The N. Epirus Question is a substantial National Issue.

    The N. Epirus Question will never cross the threshold of national oblivion.

    The struggle goes on selflessly and unabatedly on the footsteps of our unforgettable leader, Metropolitan Sevastianos.

  5. #5

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?


  6. #6

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Këshilltari i Samaras kërcënon me Ligjin e Luftës

    Publikuar më 20.02.2013 | 7:14

    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=16984&kat=100

    Politikani grek, Failos Kranidiotis, njëherësh edhe këshilltar i kryeministrit Samaras për minoritetin grek në Shqipëri, në një intervistë për websitin “Aftonomi” ka deklaruar se, ‘nëse shovinistët shqiptarë kërcënojnë ‘vorioepirotët’, Greqia do të reagojë ashpër”. Këshilltari arrin deri atje sa na kujton ligjin e grek të luftes me Shqipërinë. Ai shtoi gjithashtu se Berisha nuk duhet të harrojë se shqiptarët kanë jetuar nën ‘sqetullën’ e Greqisë”. Failos Kranidiotis foli për çështjen e Vorio Epirit, ndalimin e pensioneve OGA për emigrantët e moshuar, gjendjen e arsimit në pjesën veriore të Epirit, të drejtat e minoritetit etnik grek, por edhe për retorikën nacionaliste të përdorur së fundmi nga disa politikanë shqiptarë.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Dydrinas , te paska mbetur ora ne 1914-ten ! Ne vertet gjate ketyre 25 vjeteve jemi kthyer shume mbrapa , por jemi akoma ne 1924-tren , kur shqiptaret shporren satrapin !
    Ishalla nuk eshte e thene te shkojme akoma me mbrapa deri ne 1914 -ten . Por perpara saj kemi 1920 -ten . Duhet me pare te kthehemi atje ne 1920-ten , kur diskutoheshin kufijte e Shqiperise , kur u be Kongresi i Lushnjes dhe lebrit hodhen italiannet ne det , pastaj te shkojme ne 1914-ten !

    Shpresoj qe te mos ndodhe ! Por me keta antishqiptare qe ka patur deri tani ne krye Shqiperia , shqiptaret cdo gje mund te presin ! Esat Sali Berish Pasha duhet te kete fundin e tij te merituar ! Nuk e di sa i forte do te jete shteti shqiptar qe te arrije ta denoje tradhetine ! Pa shqiptaret dihet qe i bejne gjerat , por kur iu kercen gjaku ne koke ! Jane nevrike te pandreqshem ! Prandaj e duam shtetin e shqiptareve (po te shqiptareve ama) , qe nervozizmi te mos jete pjese e vendimarrjes , por ceshtjet e medha te shkojne perpara me plan dhe ne menyre sistematike !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 21-08-2013 më 10:42

  8. #8

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Epiri i Veriut pergjatë shekujve.

    NORTHERN EPIRUS THROUGH THE CENTURIES

    (LECTURE OF VASILIOS KYRANIS, Harvard University -1981)

    http://www.scribd.com/doc/10088983/Northern-Epirus-Through-the-Centuries-Lecture-in-Harvard-University

  9. #9

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Edhe pas 100 viteve vazhdon të përdoret e njëjta gjuhë antikombëtare.

    Lexoni me vëmëndje këtë libër:

    Çështja e Epirit të Veriut në Konferencën e Paqes

    http://libcudl.colorado.edu/wwi/pdf/i73706085.pdf

    ...That the Albanian dialect spoken by the Epirotes in certain districts of Northern Epirus does not prove that those Epirotes are Albanians historically is clearly demonstrated by authors
    wo have made special studies on Epirus...

    ...The following story, narrated to the author of this book – let by H. Bolo, a citizen of Boston, and a distinguished leader in the Epirotic Revolution of 1914, is perhaps the most potent evidence of the soundness of the contention that that portion of Northern Epirus which speaks
    Albanian, besides Greek, was forced to alter its national language, in order to propitiate the furious savagery of the Albanian invaders. Mr. Bolo told the author one day in his youth he was sent by his parents to carry sheep from Argyrocastron to Jannina.
    "It was very necessary," he said, "that I learn Albanian, because, if I did not know Albanian, The Albanians would have recognized me as a Christian and as a Greek, and would have stolen my sheep, and even killed me and my attendants...
    But I had to do even more than that. I had to wear the head-gear of the Albanians.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-09-2013 më 11:03

  10. #10

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    ... In every town and village throughout Epirus a branch of the Epirote volunteer force, known as the Sacred Legion, has been formed, numbers varying locally according to the population. I do not exactly know the total strength of this force, but I should put it down as over 40,000 men at this moment, with numbers daily increasing.
    The Sacred Legion of North Epirus is a levée en masse of the whole countryside. I have seen boys of fourteen and fifteen standing in the ranks with men of fifty and sixty. The priest of the village is always present whenever there is a parade of the volunteers.
    The Greek Orthodox Church is a church militant, and its priests are as good fighters as any of the lay members of the Sacred Legion
    ...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Pashko Vasa dikur vajtoi....
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s'të ka mbetun as em'n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
    Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
    Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t'fitoni,
    Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
    Qani ju trima bashkë me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
    E s'i ka mbetun as bukë as mish,
    As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
    As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
    Por asht rrëxue e bamun trokë!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
    Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
    Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
    Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
    Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
    Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
    Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
    Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
    Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
    Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
    Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
    Para se t'hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
    Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t'tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit.
    VETËVENDOSJE!

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Luftetari Ilir për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Alvlora (12-12-2013),loneeagle (26-09-2013)

  13. #12

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Mitropoliti Andrea i i Drinopulit gjate perkujtimit te 93 vjetorit te Protokollit te Korfuzit.


  14. #13

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Mos ja varni shume ketyre djajve te veshur me veladon,k a shume prifterinj qe thone jemi greke,cfare greke more te mjere qe dhe gerqishten e flisni shatra patra,
    kur te gjithe pjestaret e familjeve tuaja nuk dine nje fjale gerqisht.
    Qeveria e re duhet te zgjidhe sa me pare ceshtjen e kishes ortodokse Autoqefale, te zgjidhet nje kryepeshkop Shqiptar dhe te largohet sa me pare si person non grata
    Janullatos.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pellazg iliria për postimin:

    Alvlora (12-12-2013)

  16. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Kriza ekonomike greke ,ka te ngjar qe te shfrytezohet si preteks i aneshkalimit te qeveris per hajduterit qe ia ka ber popullit te vet dhe ti fryj zjarrit per nji konflikt te mundshem dhe real ne muajt ne vijim ,per te drejtuar vemendjen e qytetarve tek gjeja te konfliktit te pa mundur qe te evitohet.Greqia e mori Epirin Jugor dhe doren ne zemer i ka mbetur embel.Shteti shqiptar flen,pres te ringjallet Ali Janina,edhe pse ne njifar menyre ishte vet greku qe e shfrytezoi dhe frytet e luftes se tij i voli per vete.
    Turqia shpresoi se do na gjendet afer,se sa per shqiptaret jon para nji fakti si ne kohen e Skender beut.Ju kujtohet ajo thenja e t'MADHIT SKENDER "lirin nuk ua solla ate e gjeta ne zemrat tuaja"kure te vje greku do te thot "roberin ua gjeta ne zemrat tuaja."

    Deri sa nji shqiptar lejoi qe te perdhosen edhe te vdekurit per te ngre greku muzeale me eshtrat e atyre shqiptarve qe i masakroi,kjo mbase nuk don shum logjik.Deri sa Nji Peshkop i nji shteti ben rend e ligj dhe tolerohet nga shqiptaret edhe kjo sdo shum koment.
    Diokush do thot ahhhhhhhhhh mer Gani...jo jo ju njohin me mir greket e serbet,mos me akuzoni as gje.

    Se i druhen grekut akoma pa u futur me qizme mbrenda truallit shqiptar vetem tek shqiptaret ndodh kjo.As me serbin nuk qendron situata ndryshe.E ka pa serbi se 2 milion shqiptar nji Hashim Gabeli po i vret naten e po i qan diten,...edhe kjo sdo koment.


    Zoti ju drejtoft ne rruge,ju drejtoft nga meshira e vet se vaj halli per ju.
    Zoti nuk i don hipokritet.
    Zaten per hipokritet ,Pejgamberi as ka then .,jon krijesat me te poshtra mbi siperfaqene tokes ,ani pse shtiren si musliman.
    Ne kte rang i llogaris ata shqiptar qe nuk levizin nga vendi ,kure edhe daullet i ka mar greku deri ne zemer te Tiranes.

    Morali nuk lufton ne shek21,lufton kush e ka barotin ma te terun...ato te 97 vallahin jon kalbe as djelli i gushtit si ndihmon.
    Kshtu nji dite ua zbulon hipokrizin Zoti shqiptarve qe per nji pasaport greku e djegun Shqiperin deri ne Shkoder...ka edhe perjashtime shpresoi me gjith zemer,pore ca shqiptar vertet e kan ven perpara interesin personal e jargaviten per greqiris,pore le ta dijn se ata jon te paret qe do ti kalojn zonen kufitare po qese e minon ushtria e popullit fukara,qe me gjithate i dhimbset nji pellemb e At'dheut.

  17. #15
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Në konferencën e paqes në Paris, perfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes të tjerash tha se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke.
    F. S Noli që perfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këte përgjigje:
    "Në pjesën veriore të Parisit është një kishë me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona. "
    .................................................. .............................
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    Alvlora (12-12-2013)

  19. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    .................................................. .............................
    Fan Noli ishte BURRË ME RR TË FORTË DHE ME LO@@E 2 KUINTAL NDËRSA SHUMICA E KËTYRE TË SOTËMVE JANË BURA PA LO@@E

  20. #17
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Fan Noli ishte BURRË ME RR TË FORTË DHE ME LO@@E 2 KUINTAL NDËRSA SHUMICA E KËTYRE TË SOTËMVE JANË BURA PA LO@@E
    edhe petrua kishte dy pale kooqe,por e syrgjynosen.

  21. #18
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Protokolli i Korfuzit
    Një ndër çështjet që Mbreti Zog i kërkonte ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri për t’i sqaruar, ishte ajo ku bëhej fjalë për “Veprimet e Komisionit Internacional në Korfuz, në 1914”, apo siç njihet ndryshe në historinë e Shqipërisë, si “Protokolli i Korfuzit’. Lidhur me këtë pikë, ndërmjet të tjerash në letrën e tij, Mehdi Frashëri i sqaron: “Në Konferencën e Londrës më 1913, me qenë se ishte vendosur që Korça e Gjirokastra t’i mbeteshin Shqipërisë, Greqia nuk mund t’i sulmonte hapur këto dy prefektura, të cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kërkonte që indirekt të gjente një shkak që këto vende, fillimisht t’i bënte autonome, dhe më vonë në një fazë të dytë t’i aneksonte ato. Për këtë qëllim guvernori grek i Janinës, mendonte që deri sa ishin trupat greke atje, të shtynte të krishterët orthodoks të asaj krahine në formën e një xhandarmërie kryengritëse, që kur të tërhiqeshin trupat greke, vendin e saj ta zinte xhandarmëria e cila do të luftonte me xhandarmërinë shqiptare po të shkonte ajo atje.

    Kjo fuqi kryengritëse me shpirt grek kish nevojë për nji qeveri që ta quante veten epirote. Kështu një person i quajtur, Gjergj Zografi, i biri Kristaq efendiut, nga Lunxhëria e Gjirokastrës, me të kunatin e tij Karapanon, dhe nji oficer grek me origjinë shqiptare i quajtur Dhulis, formoji nji qeveri autonome të Epirit të Veriut. Në këtë kohë popullsia myslimane e këtyre dy prefekturave shqiptare, i hapi luftë xhandarmërisë epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmërisë shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmëria epirote filloj të digjte katundet myslimane, për të detyruar atë popullsi që të linte vendin dhe aty të mbeteshin vetëm orthodoksët. Për këtë ngjarje qeveria e Princ Widit me kryetar Turhan Pashën, u detyrua t’i drejtohej Komisionit Ndërkombëtar, që përbëhej prej delegatëve e gjashtë fuqive të mëdha ku bënin pjesë: Britania Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia.

    Për të bashkëpunuar me këtë komision, nga ana e Shqipërisë ishte caktuar si delegat, Mehdi Frashëri. Në këtë kohë, në Shqipërinë e mesme, pjesa fanatike myslimane, filloi nji lëvizje në favor të Turqisë, duke thënë: “Duam Baba Dovletin”. Nisur nga kjo gjë, Qeveria e Princ Widit mbeti në nji pozitë shumë të vështirë, pasi fanatikët mysliman kërkonin në vendin e Princ Widit, nji princ nga Turqia. Pas kësaj Komisioni i Kontrollit Ndërkombëtar lajmëroi Zografon se do të vinte në Korfuz dhe do të bisedonte me qeverinë epirote. Në mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbështeti asnjë nga fuqitë e mëdha, në mënyrë që ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit për të marrë vendime në interes të Shqipërisë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Ndërkombëtar vendosi që prefekturat e Korçës e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome nën juridiksionin e qeverisë shqiptare, ku oficerët e xhandarmërisë të Epirit Autonom, do të përbëheshin prej oficerësh grekë me qenë se orthodoksët shqiptarë të vendit, në kohën e Turqisë, nuk kishin pasur oficera.

    Kisha orthodokse e vendit do të drejtohej prej klerit grek të emëruar prej Patriakanës së Stambollit. Gjuha e mësimit nëpër shkolla të veçanta të orthodoksve do të ishte greqishtja. Siç shihet të gjitha këto masa parashikonin greqizimin e një pjese të madhe të Shqipërisë së Jugut. Pas kësaj vendimet e Konferencës së Korfuzit, ju paraqitën Konferencës së Ambasadorëve në Paris për t’u aprovuar. Në këtë kohë qeveria epirote e Zografos kishte bërë një pakt me myslimanët fanatikë të Shqipërisë së Mesme, gjë e cila e detyroi Princ Widin të largohej nga Shqipëria. Në këtë kohë Epiriotët e thyen armë-pushimin që ishte lidhur midis fuqisë shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisë epirote të Zografos, siç edhe parashikohesh e zuri Greqia. Këto ngjarje përkuan me fillimin e Luftës së Parë Botërore. Në këtë kohë, Italia, me qenë se kishte rivendikime (pretendime) territoriale kundrejt Austrisë, me qëllim që më vonë të hynte në luftë, pushtoi Vlorën dhe me forcat aleate firmosi një traktat të fshehtë ku thuhej:
    Vlora me një pjesë të krahinave rreth saj do të ishte drejt për së drejti në administrimin e Italisë dhe Shqipëria e Mesme (myslimane) nën protektoratin e saj. Ndërsa për Shkodrën në Veri dhe Korçën e Gjirokastrën në Jug, nuk do
    të bënte asnjë kundërshtim, në qoftë se Konferenca, Shkodrën do të ja jepte Serbisë dhe Korçën e Gjirokastrën Greqisë.
    Mbasi Lufta e Parë Botërore zgjati disa vjet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në luftë kundra Austro-Gjermanëve e në favor të aleatëve, Presidenti Wilson deklaroi se traktatet e fshehta nuk i njihte. Në këtë kuadër, traktatin e fshehtë të Italisë me aleatët, në Konferencën e Paqes ai e quajti të pa vlerë, por me gjithë këtë, në tratativat e Konferencës në fjalë, ai propozoi që Vlora t’i mbetej Italisë dhe ana në jug të lumit Vjosë t’i jepej Greqisë. Sa për pjesën që mbetej, një zonë midis Vjosës e Liqenit të Maliqit, do të bëhej një referendum dhe përfundimi i tij do të ishte një provë se kujt do t’i mbetej ajo zonë, Shqipërisë apo Greqisë.

    Me qenë se në këtë zonë shumicën e përbënin myslimanët dhe midis orthodoksëve kishte edhe nacionalistë shqiptarë, shpresa ishte e madhe që ajo të mbetej në Shqipëri. Sa për Shkodrën nuk u bë fjalë sepse ajo ishte thjesht shqiptare. Në vijim të luftës aleatët panë nevojën që në Selanik të zbarkonin një ushtri për të atakuar forcat Austro-Gjermane, duke përdorur dhe mbeturinat e ushtrisë serbe që përbëhej prej 150.000 ushtarësh, të cilat në Korfuz, aleatët i kishin riorganizuar dhe armatosur më së miri. Aleatët i propozuan dhe Greqisë që ajo të hynte në luftë në favorin e tyre, mirëpo, Mbreti Kostandin, ishte dhëndri i Kaiserit, (Mbretit të Gjermanisë) dhe përveç Venizellozit, një parti e madhe greke nuk dëshironte të hynte në luftë, vetëm në qoftë se i jepnin Stambollin.

    Kjo ishte një punë që nuk bëhej, pasi ajo përkonte me qëllimet e Rusisë. Në këtë kohë, francezët filluan të dyshojnë se mos Greqia ishte në favor të Austro-Gjermanëve, dhe për të ndaluar kontaktin midis Greqisë dhe Austro- Gjermanëve, me ndërmjetësinë e naconalistit patriot, Themistokli Gërmenji, Gjenerali Sarail, komandant i ushtrive aleate në Selanik, dërgoi edhe një batalion ushtarësh në Korçë. Kjo forcë përzuri ushtrinë greke dhe formoi qeverinë e Korçës, Autonome Shqiptare, me Themistokli Gërmenjin. Pas kësaj ajo organizoi dhe dy batalione xhandarmërie shqiptare. Në këtë kohë fuqitë franceze ishin vendosur deri në katundin Selenicë të Kolonjës. Ndërsa territorin nga Selenica e deri në Sarandë e pushtoi ushtria italiane. Kështu në Korçë e Gjirokastër nuk mbeti as ushtri dhe as qeveri greke. Nga zhvillimi i këtyre ngjarjeve u bë e mundur që në Konferencën ePaqes, francezët të kundërshtonin rreptësisht për Korçën e Gjirokastrën dhe vendimet e Korfuzit nuk ju morën parasysh, pasi vetë Greqia e kishte prishur armëpushimin”.

    Çështja e Himarës
    Dy nga pikat e tjera që Mbreti Zog i kërkonte sqarime Mehdi Frashërit, ishin:
    “Dhenomet (Privilegjet) e Himarës” dhe “Veprimet e Komisionit të Lidhjes Kombeve në Shqipërinë e Jugut”, çështje të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të krijojnë probleme. Lidhur me këto, ishkryeministri Frashëri në përgjigjen e tij për Zogun, shkruan:

    “Privilegjet e Himarës janë po ato të Korçës e Gjirokastrës, me ndryshimin se në atë kohë, një person i quajtur, Spiro Milo, nga Himara, kishte vënë një kryq të madh në kraharor dhe kishte shoqëruar Zografon. Spiro Milo kërkoi një flamur të Himarës, gjë që nuk kishte ndonjë rëndësi, prandaj iu pranua nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit të Kufijve. Po kështu në atë kohë, nisur nga fakti se grekët gjithmonë ankoheshin që në Shqipëri shkeleshin të drejtat e pakicave greke, Lidhja e Kombeve vendosi të dërgonte në Shqipëri një komision të posaçëm të përbërë prej: profesorit Siderholm (finlandez), Comte de Pourtales (francez), dhe një oficeri norvegjez. Ky komision lëvizi në të gjithë Shqipërinë, si në Veri ashtu dhe në Jug dhe në fund, konstatoj se pakica greke kishte vetëm në krahinën e Dropullit në Gjirokastër dhe në Vurgun e Delvinës, të cilat nuk përbënin ndonjë rëndësi.
    Ndërsa për prefekturën e Korçës, ata konstatuan se nuk kish as edhe një grek të vetëm. Si përfundim, komisioni konstatoi se grekërit quanin grekë edhe shqiptarët orthodoks. Pra siç shihet, ky komision në raportin e vet tregoj të vërtetën siç ndodhesh”.
    Kështu e përfundon Mehdi Frashëri sqarimin e tij në lidhje me pretendimet e grekëve për pakicat e tyre në Shqiperi.


    http://www.aol.al/idx/revista/art/ko...erin_1515.html
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  22. #19
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    MASAKRA E PANARITIT

    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar cool_shqype për postimin:

    Alvlora (12-12-2013)

  24. #20
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Shqipëri 2014. Epiri i Veriut dhe Çamëria!?

    Masakra e peshkepise 10 prill 1994
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •