Kam lexuar dhe jam ėndėrritur nė pėrthyerjen e zėrit me vibracione femėrore dhe krejt origjinale tė shkrimtares dhe publicistes Vera Isaku, nė dy romanet, tregimet dhe poezitė e saj. Kur mora nė dorė kėtė libėr me tematikė tė paracaktuar, Ruset nė Shqipėri, kėrkoja tė bindja veten, pėr atė ēka mė besoi Vera drithshėm, kur ma dhuroi librin.., pra po ndėrtoja pėrgjesa tė paskrupullta krahasimore tė vlerave tė tij dhe tė romaneve “FATE TULLACE” (2000), “QĖLLIME TĖ MIRA” (2005), “NĖ BIARITCH RRI FATI”, vėllim me poezi (2002), atij me tregime “ASGJĖ PĖRGJITHMONĖ” dhe pėrmbledhja me artikuj publicistike “SHQIPTARĖT NUK E NJOHIN GRINĖ”, tė cilėt vezulluan pa bujė.
Tani dua tė them se LIBRI I HAPUR, qė siē shprehet autorja, mund tė kishte edhe titullin alternativ “NĖ NDJEKJE TĖ FATEVE TĖ SHPARTALLUARA NJERĖZORE”, vėrtet rrėmbeu famėn e pesė vėllezėrve, por mėmėsia i lexohet dukshėm– kėrkuesja dhe zbuluesja e strehimoreve tė fatit. Nuk kemi mė fate tullace por fate cullak, nė njė libėr unikal ku zėri i grave ruse, i burrave shqiptarė dhe fėmijėve shqiptaro - rus rikthehet nė pėrthyerje nga pasqyra botkuptimore dhe botndjesore e njė gruaje, qė e jetoi edhe vetė dashurinė e saj mes egėrsisė sė shtetit dhe lukunisė sė militantėve. Ēfaqi personalietin e saj si femėr, si intelektuale krijuese me temperament tė spikatur jokonformist, gazetare pa skrupuj pėrulėsie, por me njė vetiakėsi qė ekulibronte pa zhurmė nė simbiozėn natyrore ISAKU edhe nė kohėt absurde, qė janė tė afta tė pjellin rrethana absurde.

Faktet qė vijnė pa retushim mbi marėdhėniet shqiptaro-sovjetikete, tė shpėrfaqura herė nga kronikanja, herė nga dėshmuesja besnike e tė vėrtetės, hulumtuesja pa pėrkatėsi politike, nga prozatorja e energjisė, qė pėrftohet si nga ajo e kėmbės sė pėllumbit mbi dėborė, nga poetja qė krijon konstrukte befasuese me fill drite dashurie e fisnikėrie, bėjnė tė mbrish nė pėrfundime, qė nuk pėrputhen aspak me ndjeshmėrinė e shumkujt dhe, qė natyrshėm duhet tė pėrbėjė njė shtrat tė ri gjykimi tė asaj qė ndodhi, tė kuptosh dhe pėrjetosh dramat njerėzore tė cilat do tė merrnin pėrmasa shekspiriane. Kur ndodh qė dy shtete tė pėrplasen, shumė fate njerėzish tė gjendur midis tyre pėrmbysen, por kur pėrplasja ndodh midis dy diktaturash, gjithcka bėhet katastrofike, pasi askush nuk i llogarit mė njerėzit, tė cilėt nuk gėzojnė as liri dhe as tė drejta minimale, konkludon autorja. Nė vitet 1974-75 atėherė kur egėrsia e diktaturės arriti njė nga kulmet e veta periodike do ta kishin radhėn edhe lidhjet familjare shqiptaro–ruse, arrestimet ndiqnin njėri-tjetrin. Kalvari, qė u detyruan tė pėrshkonin gratė ruse nė Shqipėri, pas prishjes sė marėdhėnieve me BS, -pohon autorja- do tė paraqitej shumė mė i plotė, po tė kishim patur mundėsi tė kontaktonim edhe me ruset e tjera, qė vuajtėn dhe u persekutuan, dhe sidomos me ato qė u burgosen. E njė pjesė jo e paktė vuajnė pasojat e terrorit tepėr tė gjatė, qė kanė pėrjetuar dhe qė reflekton tek ato njė druajtje tė kuptueshme njerėzore .

Nė kėtė libėr janė portretet e trembėdhjetė grave ruse, qė u martuan me shqiptarė. Sipas dokumentave, qė ruhen nė Arkivin e Shtetit, deri nė vitin 1961 janė regjistruar 300 martesa zyrtare, ndėrsa rastet e vajzave shqiptare tė martuara me rusė numėrohen me gishta. Nė njė nga letrat, qė njė grua ruse i dėrgon autoriteteve shtetėrore shqiptare, Vera Isaku shqisėmprehur gjen frazėn: qysh kur u mortova, - dhe vėrtet shkruan ajo, pėr shumkėnd qė ėshtė objekt i kėtij libri martesat u kthyen nė morte tė vėrteta …

Tė gjitha gratė ruse tė intervistuara pohojnė sė pari se, nuk u larguan nga Shqipėria sepse i donin me gjithė shpirt burrat e tyre shqiptarė. Dashuria dhe besnikėria ndaj familjes nuk u vlejti dhe nuk i shpėtoi nga persekutimi shumėvjeėar nė Shqipėri, as gratė ruse dhe as burrat shqiptarė dhe as familjet e tyre, qė i mirėpriten.Shtyllat morale tė shoqėrisė shqiptare kishin marrė goditje tė rėndė. Nė kėtė atmosferė morale tė shkaktuar, pavarėsisht nga vuajtjet absurde, kėto gra kėmbėngulin me sinqeritet se panvarėsisht spiunėve tė shumtė dhe hetuesve kriminelė, madje edhe gra, populli shqiptar i deshi, i mbrojti. Sejcila sjell ndėrmend se si shqiptaret e dėnuara shpesh punonin edhe pėr to nė fushat e internimit, apo policė qė bėnin sikur harronin cigaret, kolegė qė i kėshillonin tė ishin tė kujdesshme, dhe nė tė gjitha rastet mėmat e djemve, pra burrave tė tyre, qė u kuptonin gjuhėn e shpirtit.

Nė kėtė botim gjejmė portretizime , kroki zanore tė zonjave ruse si :

Natalia Pengili, ose zonja e brishtė e hekurt, - Kam arritur nė pėrfundimin se spiunllėkun nuk e bėjnė dot tė gjithė njerėzit.., unė hyj tek ata qė nuk e bėjnė;

Taisja Karagjozi – fali shumė mirėnjohje , mori shumė dashuri…Vetėm njė regjim si i E. Hoxhes nuk mundi tė prekej prej cilėsive tė saj;

Vilgelmina Veshi- Vetėm nė librat qė lexoja kur isha e re kisha dėgjuar pėr spiunė dhe spiunazhe;

Nina Mula – Jam me fat. Avniu nuk mė ka zhgėnjyer asnjėherė nė jetė E falenderoj.

Raisa Arapi – rrėfen i shoqi Hamdiu - Nuk kisha ndėrmend tė ndrroja gratė sa herė tė ndrronte politika - Nėnė Marija ta solla Raisen – bėrtita kur u kthyem nė Rusi, pak a shumė si Kostandini kur solli Doruntinėn;

Irina Sallaku – dy vajzat binjake Vera dhe Lenja – Jemi nė kėrkim tė eshtrave tė babait tė humbur;

Luiza Papajani- Jam nga Stalingradi, do tė mbetem antifashiste; them se njeriu asnjėherė nuk i tradhėton dot idealet e fėmijėrisė, kuptohet nėse vėrtet i ka pasur ato;

Valentina Buci - ne nuk e dinim qė periudhėn e paraburgimit babai do ta kalonte nė bodrumet e shtėpisė sonė tė dikurshme;

Maja Luarasi – tregimi i njė gruaje qė e do Shqipėrinė. -Skėnderi ishte shumė mė i madh se unė nė moshė, por unė e ēmoja, pasi e dija qė njė burrė si ai nuk hasej shpesh nė jetė

Elena Cami – djali – Nuk kanė qejf as tė flasin as tė filmohen e as t’i kujtojnė ato kohė tė vėshtira;

Valentina Myteveliu - i biri – Jam ndjerė i huaj kudo qė kam qenė;

Margarita Sulejmani – Asnjėherė nuk jam penduar pėr zgjedhjen qė mė ėshtė dashur tė bėj nė jetė.. Ne ishim fajtore pa faj tė mbetura midis dy zjarresh, vetėm se dashuruam burrat tanė dhe mbrojtėm familjet qė krijuam me ta;

Aleksandra Caci- Them se ne e zgjodhėm vet fatin tonė dhe bėmė jetėn tonė pa ndonjė heroizėm, kurse po tė flasim pėr vuajtje, gratė shqiptare dhe populli shqiptar kanė vuajtur njėlloj si ne.

Caku i mbramė i dhimbjes ėshtė se, me humbjen e njerėzve, po varroseshin dhe ngjarjet. Terrinat e fshehura riciklojnė krimin, diktaturat dhe mekanizmat e tyre i kultivojnė veset njerėzore dhe i ngrejnė nė tribuna ato. Zotėrimi i njohjes ēel shtigje drite dhe tė drejton nė aktin human tė ndjesės, tė cilėn nuk e njohin sistemet diktatoriale. Ja pse na lind detyrimi qė t’i kėrkojmė falje atyre grave, neve qė nuk kemi qenė asnjėherė sistemi…Ndjesa, falja ėshtė zėri i kėmbanės mbi kubenė e pamatė tė veprės sė Vera Isakut.
Duke qenė nė tė njėjtėn rrjedhė mendimi e gjej tė udhės tė pėrfundoj me fjalėt qė gjej nė pėrcjellje tė librit, shėnuar nga ambasadori i Rusisė nė Shqipėri:

Nuk ėshtė fare e rastit qė kjo vepėr quhet : LIBRI I HAPUR, se historia mund tė fillojė, por nuk mund tė mbarojė. Jetėn e njeriut, nė kundėrshtim me barierat politike tė vendosura artificialisht nuk mund ta ndajnė kufijtė. Ajo rrjedh si njė lumė qė e ēan rrugėn pėr njė shtrat tė ri. Atje te burimi le tė jetė njė prroskė e vogėl, por kushedi sa e plotė mund tė bėhet ajo nė derdhje nė tė ardhmen….


nga Valdete Antoni