Me ne fund edhe Google vendosi te ofroje per perdoruesit opsionin e gjetjes se telefonit. Ky opsion do te jete i disponueshem pas lancimit te menuse se re “Android Device Manager” qe pritet gjate muajit gusht.
Nepermjet ketij sherbimi perdoruesit do munden te vendosin zilen e smartfonit ne maksimum ne menyre qe ta gjejne lehtesisht ne rastet kur ka humbur diku aty rrotull. Ndersa ne rastet kur telefoni ka humbur por eshte i lidhur ne rrjet do te shfaqet nje harte e vendndodhjes se tij ne kohe reale. Ne ato raste kur pajisja ka humbur perfundimisht ose eshte vjedhur atehere sherbimi do te mundesoje fshirjen e te dhenave.
google-find
Aplikacioni do te jete i disponueshem per pajisjet Android 2.2 dhe per te gjitha versionet e reja pas tij qe do te thote se pothuajse te gjitha pajisjet do te mund ta perdorin. Softueri do te shoqerohet edhe nga nje uebfaqe.
Mund te themi se aplikacioni kryen te njejtat veprime si sherbimi “Find My Phone” ne sistemin iOS. Prodhuesit e smartfoneve kane qene gjithnje ne presion nga perdoruesit per krijimin e sistemeve qe do mund te kthenin telefonet ne pajisje te dobishme ne menyre qe te reduktohej vjedhja e tyre.