Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me viktimën?

    “Nuk jap shpjegime për jetën time. Zhdukuni! Nuk ka çfarë ju duhet juve se çfarë njohje dhe lidhje kam unë më atë”.

    Kështu ka reaguar ndaj gazetarëve 21-vjeçarja, e cila u qëllua me plumb në bark nga i dashuri i saj Agim Emini, 52-vjeç nga Tetova. E plagosura, ka dalë dje nga salla e reanimacionit dhe siç duket ajo nuk ka dëshirë që të flasë për ngjarjen e 14 gushtit, ndodhur në hotel “Deja” në rrugën “3-Vëllezërit Kondi”, pranë “Vilave Gjermane” në Tiranë.Sipas saj mediat dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se çfarë ndodhi .Familjarët e studentes kanë dëshmuar se nuk kanë ditur asgjë për lidhjen e vajzës më tetovarin, ndërsa të afërm të viktimës Agim Emini thonë se studentja Ana Sulçe nuk ishte thjesh e dashura e tij, pasi ai kishte qëllime serioze, madje donte të martohej e të krijonte familje me vajzën nga Çorovoda.Ana Sulçe që prej viti 2012 ishte e lidhur me shtetasin F.Marashi. Madje fotot e tyre të shpërndara në FB e çuan policinë në këtë drejtim, ku mund të hetohet për motivin. Ndoshta, prandaj studentja nuk mund të vazhdonte më lidhjen e saj të fshehtë me 52-vjeça-rin.Fillimisht situata ka qenë e qetë dhe të dy kanë qëndruar ulur në kafen e hotelit. Por, biseda është ndezur, pasi të dy janë ngjitur lart në dhomë, kur janë dëgjuar britmat e vajzës. Ana Sulçe ka tentuar të largohet me vrap, kur Agim Emini ka hapur zjarr në drejtim të saj. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer se nuk kanë mundur të kuptojnë motivin e debatit mes çiftit.Autori ngjarjes i cili qëlloi të renë, dhe më pas vrau veten, Agim Emini, është marrë në morgun e Tiranës nga familjarët e tij, për tu nisur drejt Maqedonisë.


    http://dainosal.com/studentja-e-plag...e-me-viktimen/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me vikt

    ..ah!!!"burri qe paska qene" hehehe....

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me vikt

    Citim Postuar më parë nga [Elita] Lexo Postimin
    Sipas saj mediat dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se çfarë ndodhi .

    edhe ju ma..hyni ne pune te huaj..ajo thjeshte kishte shkuar ne hotel per te mesuar matematiken e ju e bani me fjale vajzen..mesuesin e kishte zgjedhe prej larg ( i jashtem ma ) dhe edhe te moshuar se kishte eksprience ne mesimin e matematikes..kishin gjete edhe vendin me te pershtatshem pasi ku ka me mire se te mesosh matematiken ne hotel..keshtu pra .. kishin kohe qe mesonin matematike bashke dhe cdo gje po u shkonte vaj por ja krisi belaja kur nuk u moren vesh se sa bejne 1+1..mesuesi i kerkonte qe medeomos 1+1 te benin 3 kurse dashnorja oh me fani nxenesja i kerkonte qe 1+1 te benin dy..dashnorit eh me falni prap se u ngaterrova mesuesit ju nxehen nervat dhe ja krisi pushke ..ja pra kush eshte e verteta..e ju si shqiptare thashethemaxhi na e deformoni te verteten per ta njollos vajzen e paster..ajo eshte si qelibari e ju mundoheni e mundoheni si ta njollosni..

    nje keshille do ju kisha dhene gazetareve qe ta linin te qete nxenesen pasi ka ra ne hall e shkreta se i iku mesuesi me i mire qe kishte ardhe ne tirane dhe qe nuk ka kush i meson matematiken ma....
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 16-08-2013 më 16:20
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me vikt

    Malsori, sipas nje burimi tjeter studentja kishte qene e punesuar per 3 muaj, cudi qe familjaret thone qe spaskan qene ne dijeni per kete. Mos e kesh vajzen 3 muaj ne shpi dhe te mos jesh ne dijeni ?

    http://gazetaditore.com/2013/08/16/s...-dy-meshkujve/

    Studentja me tetovarin në Maqedoni dhe Greqi, ishte mes dy meshkujve!

    Studentja me tetovarin në Maqedoni dhe Greqi, ishte mes dy meshkujve!Ana Sulçe, që u plagos dje në Tiranë, i pëlqente rreziku dhe aventura. Kjo duket qartazi pas daljes në dritë të fakteve të reja, ku del se, jo vetëm që vajza ishte në një lidhje tjetër, ndërkohë që njohu burrin nga Tetova, por vazhdoi të dilte me këtë person të rrezikshëm, të dënuar më parë për trafik droge. Hetimet akoma nuk e kanë sqaruar nëse lidhja e tyre ishte dashuri, apo burri e përdorte vajzën si eskortë jashtë shtetit. Njohja dhe udhëtimet jashtë Nga hetimet e deritanishme të uniformave blu bëhet me dije se, Agim Emini dhe Ana Sulçe janë njohur me anë të rrjetit social Facebook. Pas një komunikimi prej disa ditësh me radhë Agim Emini kishte ardhur në kryeqytet për të takuar vajzën. Në këtë mënyrë kishin nisur kontaktet e tyre më të shpeshta duke u njohur më shumë. Për pak kohë kishin nisur edhe të udhëtonin bashkë jashtë Shqipërisë, në Greqi e Maqedoni. Nga të dhënat në pikën kufitare të Qafë-Thanës, nga ku kanë kaluar bashkë Emini dhe Sulçe, rezulton që 21-vjeçarja ka qëndruar 3 muaj bashkë me të dashurin e saj në Maqedoni. Ata kanë kaluar kufirin bashkë, me makinën e Eminit, me targë TE 7725 AB, më datë 7 prill të vitit 2013, në drejtim të Maqedonisë dhe janë kthyer nga e njëjta pikë në drejtim të Shqipërisë, më 11 korrik të vitit 2013.

    Refuzimi i vajzës

    Vajza donte të shkëputej nga lidhja me këtë person, sepse donte një tjetër, apo se nuk dëshironte “të punonte” më jashtë shtetit. Kjo është dilema që do ta sqaronte motivin e vrasjes. Nëse vërtetohen informacionet se vajza ka punuar në një klub nate me muzike live afër Tetotvës, bie pista e krimit për pasion. Pavarësisht arsyeve, është thuajse e vërtetuar se studentja ka dashur t’i japë fund lidhjes së saj me shtetasin maqedonas. Ky nuk ka mundur ta kapërdijë ndarjen nga Ana Sulçe. Ai kishte pesë ditë që priste në hotel për 21-vjeçaren. Por, Agim Emini ka refuzuar fundin e lidhjes duke hapur zjarr ndaj të dashurës së tij. Reagimi i tij nuk shpjegohet aq shumë me xhelozinë, se sa me frikën e ndonjë denoncimi nga vajza dhe për pasojë kthimin sërish në qeli ku kishte kaluar 15 vite burg.

    Mes dy meshkujve

    Ana Sulçe që prej viti 2012 ishte e lidhur me shtetasin F.Marashi. Madje fotot e tyre të shpërndara në FB e çuan policinë në këtë drejtim, ku mund të hetohet për motivin. Ndoshta, prandaj studentja nuk mund të vazhdonte më lidhjen e saj të fshehtë me 52-vjeça-rin. Fillimisht situata ka qenë e qetë dhe të dy kanë qëndruar ulur në kafen e hotelit. Por, biseda është ndezur, pasi të dy janë ngjitur lart në dhomë, kur janë dëgjuar britmat e vajzës. Ana Sulçe ka tentuar të largohet me vrap, kur Agim Emini ka hapur zjarr në drejtim të saj. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer se nuk kanë mundur të kuptojnë motivin e debatit mes çiftit. Në Maqedoni për punë

    Disa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se vajza ka punuar në Maqedoni për një periudhe kohë dhe rezulton të ketë dalë nga Qafë-Thana në fillim të prillit 2013, dhe të ketë hyrë sërish në Shqipëri në mes të korrikut. Ka dyshime ende të pakonfirmuara se 21-vjeçarja Sulçe ka qëndruar në Maqedoni ku ka punuar në një lokal nate. Agim Emini është njohur me 21-vjeçaren, studente për Juridik nga muajt e parë të vitit 2013 dhe prej tre muajsh ata ndodheshin në një lidhje me njëri-tjetrin. Megjithatë ende gjithçka është nën hetim, thanë burimet. Ndërkohë, Emini prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, pas vuajtjes së dënimit me 15 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike në Zvicër. /albtime

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me vikt

    keta qe bejne burg shume dashurojne per vdekje
    po pse mor palle pak femra ka, ndersa ti vret veten per ate qe te eshte fiksuar

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me vikt

    Keto femrat jane ba aq lavire sa po han shume koka meshkujsh .me vjen keq per gjith meshkujt qe bien ne dashuri me kurva qe shiten si engjej(pjes e atyre meshkujve isha vet)
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me vikt

    Citim Postuar më parë nga [Elita] Lexo Postimin
    Malsori, sipas nje burimi tjeter studentja kishte qene e punesuar per 3 muaj, cudi qe familjaret thone qe spaskan qene ne dijeni per kete. Mos e kesh vajzen 3 muaj ne shpi dhe te mos jesh ne dijeni ?..
    po ti a prite qe familjaret te dalin dhe te thone ne medja se ne e dinim se vajza jone pall...hoteleve dhe moteleve te shqiperise moj..ata e kan dite se vajza e tyre po merrte experience..dhe ju tash me thashetheme..une po jua them me ashtu si i thone me zemer ne dore se femer me te ndershme se kjo sulcja nuk gjen ne shqiperi e ne bote..ajo e shkreta ka qene dule mesuar e ju aludoni veq nga e prapa..ej ..a e di se ajo do dilte ne jete dhe i duhej eksperienca..ku do shkonte pa eksperience fare..prandaj kishte pajtuar kete hamshorin nga tetova se helbete ma edhe i jashtem ( sa qejf i kemi te jashtmit ) edhe me nje barre eksperience ne shpine..bile me te kishte mundesi te merrte experience edhe nderkombetare se eksperienca vetem shqiptare sikur nuk ka shume peshe..

    kjo paska pas fat..ku ka me mire se te jesh mes dy meshkujve..mjel nga njeri e thith nga tjetri..prap me fat eshte kur thjeshte mori nje plumb te tule kur mijera shoqe te saj kan marre plumba ne lule dhe nuk u gjendet as nami e as nishani kanaleve dhe haleve te greqise e italise..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 17-08-2013 më 04:28
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Studentja e plagosur nga tetovari: Ç’ju duhet juve, çfarë lidhje kam unë me vikt

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Keto femrat jane ba aq lavire sa po han shume koka meshkujsh .me vjen keq per gjith meshkujt qe bien ne dashuri me kurva qe shiten si engjej(pjes e atyre meshkujve isha vet)
    po pra..qysh kur burrat humben dhe mbeten vetem meshkujt po degjojme gallata fare..nuk jan shtuar laviret goldian por jan shtuar meshkujt dhe kan humbur burrat..me vinka keq edhe per ty qe paske ngel tek grupi i meshkujve
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •