Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e sCHiZoiD-AL
    Anėtarėsuar
    04-08-2013
    Postime
    72

    Pse disa femra terhiqen nga meshkujt e martuar?

    Edhe pse meshkuj beqare mund te gjesh kur te duash, ka disa femra qe terhiqen vetem nga ata qe kane nje unaze ne
    gisht. Ēfare shpjegimi mund te kete kjo? Zbulojeni!

    Sharmi qe vjen nga mos rezistimi pėr te mėkatuar
    Molla e ndaluar gjithmonė tėrheq me shume se te tjerat, kjo ndodh edhe me meshkujt e angazhuar. Disa femra pėlqejnė me
    shume dike te vėshtirė sesa njė mashkull me te cilin mund te besh gjithēka qe ne fillim.

    Sjellja e tij prej te martuari

    Sipas disave, ata qe kane bere betimin para zotit apo para ligjit, janė persona me te

    besuar dhe dine si t'i bėjnė te lumtura partneret e tyre.

    Shija e konkurrencės

    Pėr disa, pasja e njė burri te martuar ne krah ėshtė njė lloj triumfi, fitoreje pėrballe njė

    konkurrenteje te forte siē ehte gruaja. Ato kėnaqen kur ia "vjedhin" burrin dikujt, mbase pėr disa ėshtė edhe njė mėnyrė
    hakmarrjeje" ndaj njė femre tjetėr.

    Njė mėnyrė pėr te shmangur angazhimet serioze
    Nje pjese e femrave mendojne se duke pasur te dashur njė burrė te martuar do shmangin per njė kohe te gjate angazhimet
    serioze apo fėmijet dhe do vazhdojne te mbeten beqare. Kjo eshte njė taktike e ēuditshme sepse ne fakt duke dashur te
    mbrojnė veten, e lendojne me shume ate. /ikub/
    O͔̞͖̰̭̖͈̙̲̝͊͑̉̿̓̀̈́̒̚͘.̥̪̯̪̲̜̳̩̬̇̓͑̓̿̊̀͗͆͘͜C̢̡̢̘͈̗ ̺̞̤͕̎͛͗̏̂̊̋̌̊̚.͉͓͍͕̳̬̞̙͚̖̌̈́̉͆͛̈̐̑̓̚

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Pėr: Pse disa femra terhiqen nga meshkujt e martuar?

    Une do beja pyetjen ...Pse burrat e martuar kerkojne te dashura lart e poshte ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Pse disa femra terhiqen nga meshkujt e martuar?

    Nuk dine hic.....I lan,shplan gruja ne shpi... Edhe kto u japin vec dashni
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Pse disa femra terhiqen nga meshkujt e martuar?

    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Une do beja pyetjen ...Pse burrat e martuar kerkojne te dashura lart e poshte ?
    Ksanthipi,

    Hap teme te re per pyetjen tende.

    Mos I dredhoI plumbit,....lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Pse disa femra terhiqen nga meshkujt e martuar?

    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Une do beja pyetjen ...Pse burrat e martuar kerkojne te dashura lart e poshte ?
    Femrat jan ato qe kerkojn mekanik me pervoje shume vjecare

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Pse disa femra terhiqen nga meshkujt e martuar?

    Ēdo dashnore duhet tė pyesė veten

    10 Tetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Tė qenėt dashnore e njė burri tė martuar mund tė jetė njė situatė emocionale dhe seksi, por ka shumė gjasa qė kjo situatė do tė marrė fund shpejt. Katėr pyetje mund t’ju ndihmojnė pėr tė kuptuar veten nė njė aventurė tė tillė

    Marrėdhėnie

    Melissa Fritchle, Huffington Post

    dashnoret (1)

    dashnoret (2)

    dashnoret (3)

    dashnoret (4)


    Roli i dashnores nė trekėndėshin e marrėdhėnieve ėshtė shpesh i sharė si njeriu pa ndjenja, predatorja apo e mbivlerėsuara seksualisht, joshėse e parezistueshme etj. Por pėr shumė gra qė kanė pasur kėtė rol, ai ėshtė njė pozicion kompleks, personal dhe shpesh, shumė i vėshtirė.

    Mesazhet qė ne marrim mbi dashurinė shpesh pėrqendrohen kaq shumė se si tė gjejmė njė djalė, por ne shpesh injorojmė zgjedhjet qė duhet tė bėjmė nė ēastin qė ai ėshtė i interesuar. Ajo valė nxitimi dashurie dhe joshjeje e bėn tė vėshtirė tė mendosh me mendje tė ftohtė, por nėse e gjen veten nė pozicionin e ‘gruas tjetėr’, ėshtė e rėndėsishme qė ju t’i shtroni vetes disa pyetje dhe tė mendoni se si tė kujdeseni siē duhet pėr veten.

    1. Ēfarė po kėrkon nė njė marrėdhėnie? Dashuria ėshtė njė gjė: ajo nuk mund tė ekzistojė e pavarur nga realitetet e jashtme. Ajo qė ne shpesh nuk e dėgjojmė nė historitė e romancės ėshtė pikėrisht realiteti i jashtėm i cili ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njė jetė tė pėrmbushur dhe tė lumtur. Dashuria qė ju kėrkon tė sakrifikoni shumė gjėra tė tjera qė janė tė rėndėsishme pėr ju, mund tė mos ia vlejė.

    Pra pyesni veten: Ēfarė po kėrkoni nė njė marrėdhėnie? A dėshironi njė partner pėr tė gjithė jetėn? A dėshironi dikė pėr tė shkuar nė pushime familjarisht me ju dhe tė jetė i disponueshėm pėr tė festuar ngritjen tuaj nė karrierė? A dėshironi dikė qė tė jetė me ju nė spital nė rast se prindėrit e tu sėmuren? Nėse janė kėto gjėra qė dėshironi, atėherė e dini se partneri juaj mund tė mos jetė i disponueshėm pėr ju. Thjesht jini e vetėdijshme se statistikat janė shumė kundėr jush; vetėm 3 pėr qind e burrave pėrfundojnė tė martuar me dashnoret e veta.

    2. Ēfarė statusi ju jep juve lidhja? Ka shumė gjėra qė e bėjnė joshėse njė lidhje me njė burrė tė martuar. Dashuria dhe joshja mund tė lulėzojnė nė njė situatė tė rrezikshme dhe dramatike. Ndoshta ju ndiheni speciale pėr shkak se ai po thyen betimin e tij pėr ty; ndoshta ti ndihesh edhe e fuqishme. Ose ndoshta pėr ju kjo lidhje ėshtė njė mėnyrė pėr t’i mbajtur gjėrat e pakomplikuara pėr emocionet tuaja – pėr tė mbajtur njė distancė dhe njė jetė tuajėn. Nė fund tė fundit, ka pėrfitime nga tė mostakuarit tė familjes apo duke mos pasur nevojė tė kalosh ēdo fundjavė me tė.

    Pyet veten se ēfarė tė mirash ka nga ky skenar dhe mėso se ēfarė tė ofron me tė vėrtetė roli i dashnores. Pastaj pyet veten nėse ka ndonjė mėnyrė qė tė arrish nė njė lidhje qė tė jetė mė e pėrputhshme me integritetin tėnd.

    3. A jeni ju e pėrgatitur ta shihni atė si djalė tė keq? Ēdo marrėdhėnie ka kompleksitetet e veta dhe ėshtė e vėshtirė me tė vėrtetė tė kuptohet gjithēka nga jashtė. Gjithsesi, si dashnore, ėshtė e rėndėsishme pėr ty tė pėrgatitėsh veten pėr pėrgjigjet negative dhe akuzat. A jeni e gatshme tė pranoni pėrgjegjėsinė pėr kėtė zgjidhje dhe pėr pasojat qė mund tė vijnė prej saj? Pyet veten se si do tė ndiheshit nėse njerėz tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj zbulojnė se keni kėtė marrėdhėnie. Kjo mund tė tė ndihmojė gjithashtu tė shohėsh vlerat e tua dhe tė zbulosh nėse je duke kompromentuar vetveten. Ēfarė tjetėr po rrezikoni?

    Mėso gjithashtu se nėse marrėdhėnia zbulohet apo partneri juaj vendos t’i japė fund asaj, ti mund tė pėrballesh me njė ndėrprerje tė ashpėr emocionale. Ti meriton tė trajtohesh me respekt, por mund tė mos kesh gjė nė dorė nė ndarjen se si do tė pėrfundojė marrėdhėnia nėse partneri po pėrpiqet tė riparojė gjėrat me bashkėshorten e tij.

    4. A po merrni mbėshtetje? Ju keni nevojė qė tė flisni me dikė nė konfidencialitet nė mėnyrė qė tė pėrpunoni atė qė po ndieni. Ėshtė ndihmuese nėse ky dikush nuk do tė marrė anė dhe mund tė tė ndihmojė tė shikosh situatėn nga jashtė. Edhe pse mund tė jetė e dhimbshme, ki parasysh se janė sė paku tre njerėz tė pėrfshirė (mė shumė nėse ka familje), dhe t’i shohėsh gjėrat bardhezi nuk tė shėrben. Dhe nėse ti zgjedh tė ikėsh nga marrėdhėnia apo ai vendos ta ndėrpresė, ke nevojė pėr ca kohė pėr t’u mėrzitur. Merr mbėshtetje nga dikush qė kupton se tė thėnėt mirupafshim njė dashnori ėshtė e vėshtirė, nuk ka rėndėsi se si dukej nė fillim marrėdhėnia apo se si ajo u zhvillua.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...e-pyese-veten/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •