Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Festa e birrës në Korçë


    Ka çelur siparin në edicionin e saj të 7-të,festa e Birrës në Korcë. Ky event i cili shënon edhe kulmin e sezonit turistik është hapur me serenata, një pjesëmarrje rekord dhe shume
    surpriza.

    Prej fillimit të saj e deri në mëngjes kur është mbyllur dita e pare e festes, të gjithë jane defryer duke kercyer, kenduar dhe duke shijuar gotat e birres.

    Mbrëmjen e ka hapur kreu i bashkisë së Korcës Niko Peleshi, së bashku me amabasadorin e ri gjerman Hellmutt Hoffmann. Peleshi ka theksuar se megjithese ai nuk do të mund t'i kushtojë festes të njëjtën vëmendje per shkak te detyres se re, gjithsesi do të jetë prezent në cdo vit ku do të festohet.

    "Festa e birrës vjen më e madhe se kurrë edhe sa i takon cilësisë dhe numrit të lartë të pjesëmarrësve. Jam i lumtur që ia dolëm për të prodhuar një aktivitet për të tërhequr turistë në qytetin tonë", tha Peleshi.

    Ambasadori gjerman gjithashtu ka pohuar se kjo është një festë për t'u admiruar. Ai eshte shprehur se e ka pritur me kenaqesi ftesen e kreut te bashkise ne kete feste birre, e cila sipas tij edhe pak pas fillimit dukej teper e kendshme. Me pas Z. Hoffmann duke uruar organizatoret per punen e mire, ka thene se do te jete kenaqesi per të të vije në festen e birres sa here t'i jepet mundesia.

    Shqiptarë e të huaj bëhen pjesë e një feste unike ne Korçe, ku nderthuren birra e mire, muzika e perzgjedhur dhe disa prej gatimeve me te mira tradicionale.
    / Top Channel
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Festa e birrës në Korçë

    Jane nga te paktat dite te vitit qe do desha te isha ne vendlindje.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Festa e birrës në Korçë

    Më birrë të shpifur skam pirë ndonjëherë, edhe të ma falësh se pi. Edhe birrat e tjera që prodhohen në shqipëri sfuten në gojë, dhe po i pive për dy ditë rrjesht bëhesh me bark.

    Birra e korçës në kohën e dullës ska krahasim me këtë të sotmen, sidomos ajo e zeza ishte puro fare.

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Festa e birrës në Korçë

    po ku kishte birra korca, birre te zeze ne kohen e dulles?! birra korca ka qene tej e mbane bjondine megjithate ke te drejte kur thua qe ne kohen e dulles ishte me e mire! Ishte sepse behej me uje te paster dhe elb natyror, sot kushedi se cfare i hedhin.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Festa e birrës në Korçë

    Citim Postuar më parë nga C.Jack Sparrow Lexo Postimin
    Sa me pelqen kjo video,bomba fare

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Festa e birrës në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Sa me pelqen kjo video,bomba fare
    Gezohem
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Festa e birrës në Korçë

    KORCE- 'Korça është një qytet i mrekullueshëm. Kur mbërrita para pak orësh këtu, pashë shumë dasma dhe kisha. Po pres të shoh edhe më shumë, pasi Korça qenka vërtet një qytet i bukur dhe mua po më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Takova edhe kreun e Bashkisë, Niko Peleshin, i cili më foli për Korçën, festën dhe birrën e qytetit. Jam jashtëzakonisht i mahnitur nga ky qytet". Kështu u shpreh ylli botëror i rrokut, Ron Thal Bumblefoot.

    Ai tha se "ishte mahnitëse të performoje para një publiku të tillë që dinte gjithçka për mua. U entuziazmova dhe të them të drejtën, sapo hyra në qytet kisha një dëshirë për të shijuar festën dhe natyrisht për të performuar për këtë publik kaq të mirë. Gjithashtu, në festë kam shijuar edhe 'Birrën Korça'". Kitaristi me famë pohoi se "'Birra Korça' është e shkëlqyer. Kisha dëgjuar jashtëzakonisht shumë për këtë birrë. Kam dëgjuar gjithashtu që është prodhuar për herë të parë në vitin 1928, dhe i bie që aktualisht kjo birrë të jetë një birrë 85-vjeçare. Natyrisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ajo është një birrë e shkëlqyer. Kishte një shije fantastike dhe shumë të veçantë, të bënte për vete menjëherë".


    (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •