Histori tė trishta grash

6 Gusht 2013 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

Kalvari i trishtė i femrave qė vuajtėn nė burgjet dhe internimet gjatė komunizmit… Jetė njerėzish tė thjeshtė, qė sjellin dėshmi tronditėse tė njė kohe

Aktuale-BURG_121322827

Albanian-Jewis-women_Burrel

makbule-1

Viti-1956-Vuajtjet-e-popullit-shqiptar-nė-diktaturėn-komuniste-Sistemi-i-triskėtimit-dhe-propaganda-nga-kastriot-dervishi-per-gazeten-the-albanian-london_1


Elena e kishte menduar ndryshe jetėn e saj. Vajza me flokėt e zeza mbi supe, qė e kalonte kohėn duke lexuar libra, e shihte tė ardhmen ashtu si vargjet qė hidhte nė fletoren e bardhė. Njė dashuri qė do tė shfaqej nė horizont, martesa e mė pas fėmijėt… Jeta e saj do tė ishte deri nė njė moment e tillė, kur pasi mbaroi Institutin “Nėna Mbretėreshė”, nisi punė si arsimtare nė qytetin e saj tė lindjes, Shkodėr, ndėrsa martohet mė 1936-n me oficerin e ri Gjelosh Luli, djalė i familjes sė shquar patriotike tė Dedė Gjon Lulit, i diplomuar nė Akademinė Ushtarake nė Torino. Luli emėrohet oficer nė ushtrinė mbretėrore dhe vendoset nė radhėt e para tė antikomunistėve tė qytetit verior. Mbas tre vjetėve rezistencė nė malet e Veriut vritet nga forcat e ndjekjes sė regjimit komunist. Ėndrra e bukur e Elenės pėrfundon kėtu… mė pas jeta e saj do tė shkojė internimeve me dy vajza ende tė vogla. Historia e Elena Lulit ėshtė vetėm njėra nga qindra histori femrash qė e ēuan jetėn burgjeve apo internimeve gjatė komunizmit. Fatbardha Saraēi (Mulleti) ka sjellė pėr herė tė parė nė njė libėr, njė studim tė plotė mbi jetėn e atyre mijėra grave tė panjohura, jeta e tė cilave ėshtė secila njė dramė mė vete. Robina tė fatit tė tyre, ato iu dorėzuan atij, duke ndjekur njėra pas tjetrės tė gjitha kalvaret e njė jete tė tillė. Gra qė harruan njė jetė me burra dhe iu dedikuan punės sė rėndė dhe rritjes sė fėmijėve… Historitė e sjella nga Mulleti janė tė shumta… Ajo i ka takuar njė pjesė tė tyre, qė kanė mundur tė jenė ende gjallė, historitė e tė tjerave i ka marrė pėrmes rrėfimeve tė protagonistėve qė kanė qenė pranė tyre… “Ishin nėna qė iu pushkatuan burrat, apo djemtė, shpesh pa e ditur se ku e kanė varrin; ishin gra e vajza qė e kishin vėnė jetėn nė rrezik pėr tė shpėtuar atė tė burrave, vėllezėrve, miqve tė shtėpisė, duke i fshehur; ishin gra e vajza qė vuajtjen e mbajtėn pėr vete, qė njohėn vetėm punėn e rėndė edhe pėr burrat qė arritėn tė mbijetojnė”, thotė autorja e kėtij studimi. Libri i botuar nga Instituti i Studimit tė Krimeve dhe Pasojave tė Komunizmit ėshtė dėshmi e njė kohe, pėrmes mėnyrės sesi janė trajtuar femrat.





Zojė Gjeloshi, e Drande Stakja

Zojė Gjeloshi ėshtė njė grua trupvogėl, me njė fytyrė ovale, me faqet e kuqe, me bishtalecat rreth fytyrės dhe shamia e zezė rreth kokės. Ja si e tregon ajo jetėn e saj: “Jam vajza e Gjelosh Dedės prej Vuksani, datėlindja 1930. Mė martuan 16 vjeēe (siē ishte tradita nė Malėsi) me Gjon Marashin (qė nė atė kohė ishte ushtar), ishte djali i vetėm i Marash Sokolit. Nė ushtri burrin tim e bėnė kandidat partie. Kur u kthye nga ushtria e caktuan kryetar kėshilli tė rinisė. E ndanė fshatin pėrgjysmė. Aty djali i ri pati njė grindje me kryetarin Mark Ndoc Buēaj, pasi pa shumė padrejtėsi qė po u bėheshin fshatarėve. Atėherė ai doli nė mal, u nisėn pėr nė Guci, fshat ku ndodheshin kushėrinjtė e tij. Ai hynte e dilte kufirit me shpresėn qė tė merrte me vete nėnėn dhe nusen e tij, por ndodhi e papritura… Unė po qėndroja nė njė shkėmb me shpresė qė tė takoja burrin tim, por roja nga larg mė drejtoi armėn. Nėnė Drande, vjehrra ime, ia largon dorėn ushtarit, ia mori armėn e i tha: ‘Po mė vret nusen!’”. Zojėn e internuat nė Berat, provoi kampin e tmerrshėm tė internimit nė Tepelenė, pastaj nė Vlorė, Kuēovė, Lushnjė, Peqin, Memaliaj. Fatin mė tė dhembshėm e pati vjehrra e saj. Ajo u dėnua me 8 vjet heqje lirie. Gjyqin ia bėnė nė Tiranė dhe dėnimin e mbaroi nė burgun e grave nė Tiranė. Por njė ditė me tradhti e vranė djalin Marash Sokoli, vetė i dytė me shokun e tij Lekė Marashi. “I vranė djemtė se gjoja kishin tradhtuar atdheun pa gjyq. Kishin thirrur gjithė popullin e Dukagjinit, tė gjithė nxėnėsit e shkollave. Unė, tregon Zoja, isha kthyer nga internimi, u ndodha mes turmės, mbulova kokėn me shami dhe mė dalloheshin vetėm sytė. Qėndroja e shtangur dhe shihja ata dy djem me trupa tė drejtė e tė bukur, ishin si drita e diellit… I vranė mė 18 maj 1956. Qėndrova me turmėn deri nė mbrėmje dhe e ngulita mirė nė kujtesė vendin ku i varrosėn nė njė pėrrua. Zemra ime e re u copėtua, nuk mund ta mendoja atė pamje tė tmerrshme dhe shpirti im vuante pėr njeriun e zemrės, pėr fatin tim… Mbas 5 vitesh qė mė ishte vrarė burri, babai mė martoi me Ndue Binakun, nga familje Sadria, ku gjeta dy vajza tė vogla tė mbetura jetime. I rrita ato plot dashuri dhe e shtova numrin e fėmijėve nė tetė. Njė natė trokiti dera dhe hyri vjehrra ime (i kishte bėrė tetė vitet e burgut). Erdhi tė mė takonte. Burri im e priti plot respekt e dashuri. Ajo i ledhatonte vocėrrakėt e mi, dora e saj i prekte lehtė e plot ėmbėlsi ato zemrat e vogla, lulet e mia qė duhet tė kishin qenė tė familjes sė saj. Iu lut bashkėshorti im tė qėndronte tė jetonte me ne. ‘Do tė dua njėsoj si nėnėn time’, i tha. Por nėnė Drande nuk pranoi. E falėnderoi tė zotin e shtėpisė. Pėrpara se tė largohej mė pyeti: ‘A di tė mė tregosh varrin e djalit tim tė dashur?’ Ditėn e Shėnkollit, shkoi natėn e hapi varrin e tė birit, i ka marrė kafkėn. E gjora grua, nė njė ēantė tė vogėl kishte futur kafkėn e tė birit dhe njė varėse medaljon me fotografinė e tė birit, i qėndronte mbi gjoks. Ecte e ecte nėna e shkretė, e ku e zinte nata i hapej ndonjė derė mikpritėse e njerėzve me zemėr tė madhe, tė dukagjinasve tė saj, ata qė e deshėn aq shumė deri sa u fik nė moshėn 80-vjeēare.” Zoja e vazhdon tregimin: “E kujtoj gjithmonė me mall atė gruan me trup tė vogėl, e bukur, punėtore, shumė e urtė, qė dinte tė thoshte vetėm fjalė tė arta. E varrosėn bashkė me kafkėn e tė birit, ia vendosėn te zemra e saj, atė qė kishte qenė jeta e asaj nėne.” Zoja e mbyll tregimin duke thėnė: “Kur mora lekėt e pushkatimit tė burrit tė parė, ndėrtova varret e tė dy burrave tė mi…”. Zojė Gjeloshja banon nė Hot tė Ri, Shkodėr.



Zehnije Gjylbegu

E lindur nė Berat nė familjen e Resulve, mė 1936-n, u martua nė Shkodėr me Musa Gjylbegun. Ai ishte anėtar i Partisė sė Legalitetit. Kishte mbaruar Universitetin e Munihut dhe e dinte ēdo tė thoshte diktaturė. Qė nė dhjetor tė 1944-s ai u fsheh nė shtėpinė e tij, pastaj tė njė miku, pasi kėrkohej nga komunistėt. Zemra e Zehnijes e dinte se ēfarė ndjeu, e provoi gjatė kontrolleve tė shumta, apo kur e thėrrisnin nė zyrat e Sigurimit pėr tė mėsuar prej saj se ku ishte i shoqi. Mė 1946-n ai dorėzohet, sepse pėrfiton nga amnistia. Por kjo ishte njė lojė e sistemit, pasi ai dhe tė tjerė u dėnuan me afate tė ndryshme burgimi. Njė vit mė vonė i konfiskohet pasuria, e siē ishte zakoni i asaj kohe, mobiliet, sendet e tjera shėrbyen pėr mobilimin e vilave tė pushtetarėve tė rinj. Pėr strehim asaj dhe vajzės sė vogėl iu lejua vetėm bodrumi i shtėpisė. Kėshtu nisin ditėt e varfėrisė pėr Zehnijen. U lejua tė punonte pėr thyerjen e gurėve, pėr pėrgatitjen e ēakllit qė do tė shėrbente pėr shtrimin e rrugėve. Kjo grua e urtė u kujdes pėr tė shoqin duke i dėrguar ushqim nė tė gjitha burgjet. U mundua ta mbante gjallė duke i ēuar ushqime e duke i dhėnė kurajė tė pėrballonte punėn sfilitėse. Sa tė vėshtirė e kishte ajo qė tė ecte nė kėmbė qė tė flinte edhe jashtė, se nuk donte t’i vinte nė pozitė tė vėshtirė banorėt e Burrelit, qė survejoheshin nga Sigurimi se mos strehonin kėnd nga “armiqtė e klasės”. Mė 1950-n i shoqi i vdes nė Maliq. Nusja 34 vjeēe mbetet e ve.



Naxhije Curri

Naxhija, vajza e Dan Hasanit, u martua me Shaqir Currin, nipin e Bajram Currit. Nėntori i vitit 1944 ia prishi jetėn kėsaj familjeje. Shaqiri ishte person “non grata” pėr komunistėt, pasi ishte pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Mbasi e arrestojnė, ia dorėzojnė serbėve, tė cilėt e dėnojnė me 21 vjet. E dėrgojnė nė burgun e Nishit. E vetme Naxhija u kujdes pėr fėmijėt, duke shitur gjithė pajėn e saj… dhe vazhdonte t’i shkruante tė shoqit… Ata u takuan me njėri-tjetrin vetėm nė vitin 1965 kur ishte nė prag tė pensionit. 20 vjet pa u parė. U duheshin dhe 20 vjet tė tjera pėr t’i treguar njėri-tjetrit hallet e kaluara.



Gjon Shllaku, tregon pėr nėnėn e tij

Z. Gjon ishte nė dhomėn e punės, i ulur nė tryezė duke punuar. Gjatė bisedės i tregova qė zonja Pina Shllaku, ishte njė nėnė e moshuar qė shoqėronte nuset dhe vajzat shkodrane nė drejtim tė burgut tė Burrelit… Gjatė intervistave me kėto zonja tė nderuara ato tregonin: “Zonja Pinė ishte njė grua shumė e shoqėrueshme dhe ne udhėtonim sė bashku nė drejtim tė burgut. Ajo ishte njė mbėshtetje e madhe pėr ne, sidomos nga ana morale, na jepte kurajo…” Z. Gjon ndaloi njė moment punėn dhe ra nė mendime, mendoi e mė tha… “Nana ime Pinė, mė ka ndjekur pėr shtatė vjet, ka ardhur me mė parė nė burgun e Burrelit, mė sillte ushqime e veshmbathje dhe zemrėn e saj tė artė prej nane… Nana mė ka ardhur nė Burrel 71 herė dhe kthehej nė Shkodėr e lodhur, kur hiqte ēorapet, bashkė me to, i hiqej dhe lėkura e kėmbės prej lodhjes e stėrmundimit….



Maria Rafael

Maria ishte njė grua e bukur hungareze, njė artiste, mjeshtre e lojės nė pianoforte, e cila pėr tridhjetė vjet jetoi nė rrugėn shqiptare tė mundimeve. Ajo erdhi nė Shqipėri, nga dashuria pėr tė shoqin, tė cilin e kishte njohur nė konservatorin e Budapestit. Vitet e bukura tė punės e tė dashurisė nuk zgjatėn shumė, pasi njė ditė burri i saj arrestohet e dėnohet me burgim tė gjatė… Nusja e re, Maria dhe i biri Adi, i sapo ngritur nė kėmbė, mbeten nė mes tė katėr rrugėve. Ajo nuk zgjodhi rrugėn e shkurtėr tė largimit nga Shqipėria, ashtu siē bėnė shumė gra tė huaja, as nuk e ndau tė shoqin, por vendosi ta presė atė aty ku ai e la nė shtėpi… Ajo nuk u thye nga arrestimi i tė shoqit, as nga goditjet e mėvonshme tė mėnjanimit nga kolegėt, e mbetjes pa punė dhe tė internimit nė Fier. Ecte gjithmonė me hap tė shpejtė, me dinjitet drejt punės, dyqanit apo agjencisė sė udhėtimit qė i mundėsonte vizitat e shpeshta tek i shoqi, prapa telave nėpėr kampet e ndryshme tė tė burgosurve politikė, anė e kėnd Shqipėrisė… Mė vitin 1990 Maria Rafael u largua bashkė me tė shoqin e tė birin, duke marrė me vete gjithė kalvarin e njė jete jo tė lehtė nė Shqipėri. U vendos nė Hungari dhe u nda nga jeta, mė nėntor tė vitit 2006.


Olga Schwizer Libohova

Si i shpėtoi 100 burra nga pushkatimi

Sa herė udhėtoja nė linjėn Shkodėr-Tiranė, kur autobusi i afrohej fshatit Zehjmen (Lezhė), buzė rrugės automobilistike, nė varrezat e fshatit, shihej njė varr, me bazament katror, i punuar me ēimento. Aty prehej njė e huaj, qė kishte qenė e internuar nė kėtė zonė… Ēdo pranverė lulėzonte kumbulla, me trung tė shtrembėr, qė i ndodhej tek koka dhe lulet e bardha tė pemės, tė zgjonin kujtime, pėr njė jetė plot vuajtje, pėr njė tė huaj. Ajo quhej Olga Schwizer Libohova. Kishte lindur nė Danimarkė. i ati i saj ishte ushtarak, jetonin nė Paris. Ollga, si vajzė e re, ishte e dhėnė pas artit. Vazhdoi studimet pėr piano dhe i ati e dėrgoi nė Stamboll. Nė Turqi u dashurua me shqiptarin Myfit Libohova, dashuria e tė cilit e solli nė Shqipėri nė vitin 1909. Kjo zonjė e nderuar ishte gruaja e ish-ministrit tė Brendshėm tė qeverisė sė parė shqiptare tė Ismail Qemalit dhe mbajti mė vonė postin e Ministrit tė Jashtėm dhe atė tė Financave. Kishin njė djalė qė e quajtėn Elmaz. Historia e dashurisė u ndėrpre me vdekjen e tė shoqit nė vitin 1927. Ajo s’u largua nga Shqipėria, por qėndroi nė Libohovė dhe tė gjithė fshatarėt e donin, e nderonin dhe e quanin pjesėtare tė fshatit tė tyre. Nė vitin 1944 nė operacionin e qershorit, ajo u tregua e fortė, duke hyrė midis njėqind burrave qė gjermanėt donin t’i pushkatonin tek rrapi i madh nė qendėr tė fshatit. Ajo e kėrcėnoi oficerin se, nėse duhej tė vriste burrat, mė parė duhet tė qėllonte mbi tė. Si pasojė e ndėrhyrjes sė danezes, e cila foli gjermanisht, u shpėtuan nga vdekja 100 burra, ndėrsa dėnimi pse s’kishin treguar partizanėt, ishte djegia e fshatit… Nė vitin 1945, me urdhėr tė Petrit Dumes, familja Libohova u nxor nga shtėpia, u grabit ēdo gjė, ndėrsa librat e bibliotekės, me 2500 volume dhe shumė dokumente historike u dogjėn nė mes tė fshatit. Ollgėn e vendosėn tė jetojė nė njė stallė lopėsh. Po kėtė vit e internojnė nė Shijak. U kthye nga Italia djali i saj Elmazi, ku po vazhdonte studimet, por e arrestuan me tre akuzaentativė arratisjeje, agjitacion e propagandė kundėr pushtetit dhe formim tė grupit armiqėsor. E dėnojnė me 11 vjet burg. Nė vitin 1949 e internuan nė fshatin Tresh tė Lezhės, e vetme pa asnjė tė ardhur…

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...trishta-grash/