Michael Douglas ndahet nga Catherine Zeta-Jones, divorci do i kushtojë 300 milionë dollarë
5 Gusht 2013 | : ShowBiz | Autor: Gazeta Shqip
GFormonin një nga çiftet më të famshme të Hollywood që prej 13 vjetësh, por duket se historisë së dashurisë mes Michael Douglas e Catherine Zeta-Jones i ka ardhur fundi.
Sipas revistës ‘Star’: “Michael do të bëjë publik shumë shpejt lajmin, por pret ndarjen e çmimeve Emmy që janë parashikuar për në shtator”.
Sipas zërave, aktorja bukuroshe është përpjekur me të gjitha mënyrat për të shpëtuar martesën, por mesa duket pa sukses. Ndërkohë thuhet se Douglas ka braktisur plotësisht Zeta-Jones dhe ka shkuar të jetojë për momentin tek një mik. Paraprakisht mendohet se bukuroshja do të ketë një divorc “fitimprurës”, pasi i takojnë të marrë rreth 300 milionë dollarë nga Douglas.
5 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...lione-dollare/
Krijoni Kontakt