Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Kamëz, Rama: Legalizimet falas, brenda 4 vitesh. Ju, pjesë e Tiranës evropiane

    18 qershor 2013

    KAMEZ- Kreu i Partisë Socialiste firmosi në mënyrë demonstrative gjatë një mitingu në Kamëz një kontratë prej 3 pikash, të cilat premtoi se do t’i plotësojë brenda mandatit të parë të Partisë Socialiste.

    1- Legalizimi i shtëpive në zonat informat do të bëhet falas

    2- Procesi i legalizimeve të shtëpive do të mbyllet brenda mandatit të parë të qeverisë

    3- Edi Rama si kryeministër do të jetë përgjegjës për ecurinë e procesit të legalizimeve

    Rama ftoi kamzalinjtë që këtë zotim të firmosur prej tij, ta vendosin diku në një zonë publike, në sy të gjithëve, dhe vlerësimin ta japin pas 4 vitesh mbi bazën e këtij zotimi.

    Rama akuzoi kreu e qeverisë Sali Berisha, se ka mbajtur peng këtë zonë, duke nxitur përçarje.

    “Po bëhet çerekshekulli që Berisha iu mban peng, vazhdon t’ju trajtojë si një turmë që mund ta çojë ku të dojë , duke ardhur dhe duke mbjellë sa herë që vjen farën e përçarjes. Ai ka ushqyer edhe ideologjinë barbare të luftës së klasave. Ka çerekshekulli që ky burrë është bërë kalorësi i kësaj ndasie. Ka çerekshekulli që përpiqet t’ju mbajë të ndarë nga kryeqyteti, nga rruga e zhvillimit, sepse i duheni të varfër, të papunë, të inatosur dhe të revoltuar që t’ju përdorë sa herë që ka fushate elektorale.”- tha Rama.

    Kreusocialisti u zotua edhe njëherë se tërhiqet nga politika dhe largohet përfundimisht nga Shqipëria, nëse gjendet një film apo zë, ku tregohet se ai i ka quajtur të ardhurit nga veriu “shpellarë”

    Ai tha se në Shqipëri ka vetëm një shpellar, ai është Sali Berisha. Rama u ndal edhe tek akuzat drejtuar atij se do t’i kthejë në vendet e tyre të gjithë të ardhurit.

    “Kjo do të thotë se ai iu merr komplet për budallenj. Sepse ai mendon se ju besoni se ka forcë në këtë tokë që ju kthen andej nga keni ardhur. Jo politika por Enver Hoxha të ngjallej nuk iu kthen dot nga rruga juaj për tu bërë pjesë

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Rames: Legalizime falas ndertimeve pa leje brenda 4 vitesh

    Berisha: Legalizimet falas, mashtrimi i madh i “piktorit”

    TIRANE- Kryeministri në detyrë, Sali Berisha e cilësoi sot një mashtrim të madh të Ramës, premtimin e tij elektoral për legalizimet falas. Në një mesazh në Facebook, Berisha shprehet se premtimi i bujshem, siç thekson ai, i “piktorit” per legalizimin falas eshte dhe mashtrimi tjeter i madh i tij.

    “Te dashur miq, premtimi i bujshem i “piktorit” per legalizimin falas eshte dhe mashtrimi tjeter i madh i tij. Keshtu pasi per nje muaj me rradhe hoqi nga fjalori i tij fjalen legalizim, ai dje njoftoi se kete 4 vjecar do beje vetem inventarizim si te banesave ashtu dhe te frymoreve, te cileve u premtoi dhjetera here gjate fushates elektorale legalizimin falas te banesave dhe tokes. Kesaj i thone: O’ burra ju genjeva per legalizimin falas se me duhej vota juaj. Une jam Edi Rama, prapa me vjen genjeshtra! Sb”- përfundon Berisha në Facebook.

    Më herët, po nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha akuzoi Ramën për padije, vrer dhe injorancë totale lidhur me financat publike, që sipas tij, Rama i lexon si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit.

    “Te dashur miq, ne flete rrufene e tij per financat “piktori” deshmon padije, vrer dhe injorance totale ne çdo fjale dhe fraze te tij. Per çdo njeri qe njeh abc-ne e financave publike eshte e qarte si drita e diellit se ne financat publike te Shqiperise çdo qindarke hyn nepermjet bankave dhe vetem bankave dhe çdo qindarke shpenzohet nepermjet thesarit dhe vetem thesarit, i cili mund te kontrollohet on-line nga çdo qytetar. Per Shqiperine dhe per çdo vend tjeter te lire te botes, perfshire ketu dhe SHBA, prodhimi i brendshem, borxhi publik dhe tregues te tjere kryesore fiskal ekonomike perllogariten dhe publikohen se paku nje here ne vit nga Banka Boterore, FMN dhe per vendet europiane edhe nga Komisioni Europian. Por “piktori” financat i ngaterron me ngjyrat mavi, zymtesi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisini, prisni, ky eshte ndryshim!! Padije, vrere dhe urrejtje ne veprim! sb”- shkruan Berisha.

    Nje dite me pare Rama beri publike disa piketa te projektit per raportimin lidhur me financat, duke ritheksuar domosdoshmerine e te vertetes reale per situates me financat ne vend.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Rames: Legalizime falas ndertimeve pa leje brenda 4 vitesh

    PS shpall platformën për legalizimet, ja objektet që do të prishen

    Partia Socialiste ka shpallur dje platformën e legalizimeve të objekteve pa leje bashkë me zonat dhe objektet që nuk do të përfitojnë nga ky proces. Artan Lame, ekspert i çështjeve të urbanistikës në PS, tha dje se qeveria e re do të mbajë premtimin për legalizim falas, por jo të gjithë përfitojnë.

    Legalizimet sipas PS

    Lame tha se qeveria e re që do krijohet në shtator nuk do legalizojë asgjë të kundraligjshme, si dhe do vazhdojë aksionin për prishjen e nderimeve pa leje. “Ne do legalizojmë falas shtëpitë në zonat informale, programi do bëhet brenda 100 viteve, por nuk do legalizojmë asgjë të kundraligjshme në vijën bregdetare dhe rrugë kombëtare, në parqe, zona të trashëgimisë kulturore, zona turistike etj”, – tha Lame. Ai theksoi ndërkaq se po mbledh informacion për falsifikimet që po bëhen me legalizimet e ndërtimeve pa leje në Dajt, Pogradec, Krujë, në bregdetin Orikum- Vlorë, në zonën historike të Lezhës ku vazhdohet të merren denoncimet nga qytetarët. Në shtator, siç dhe vijoi ai, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama do të bëjë publike paketën e emergjencës kombëtare për territorin. Duket se procesi do të jetë i vështirë për objektet e palegalizuara që kanë aktivitete fitimprurëse. “Ne nuk do të legalizojmë asgjë në vijën bregdetare dhe asgjë të ndërtuar për qëllim fitimi kudo qoftë”, – tha Lame.

    Situata aktuale

    Prej gati dy muajsh procesi i legalizimeve në mbarë vendin thuajse është pezulluar realisht. Jo se administrata nuk është në punë, as për shkaqe të tjera që lidhen me procesin. Ngrirja e formalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje në fakt ka për motiv premtimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, se lejet e legalizimeve do të jepen falas. Në të gjitha agjencitë e ALUIZNI-t në Tiranë dhe në rrethe nuk ka asnjë person të interesuar pranë sporteleve. Punonjësit e agjencive e shpjegojnë këtë stepje me premtimin që qeveria e re ka bërë për informalizim falas. Në pritje të marrjes në mënyrë zyrtare të detyrës, kryeministri i ardhshëm ia ka nisur punës. Bashkitë që drejtohen nga socialistët, sidomos ajo e Vlorës, ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare. Aktualisht, për të legalizuar një banesë, përveç çmimit ligjor ka edhe dy tarifa. Sipas ligjit aktual, tarifa e legalizimit për të gjitha sipërfaqet e palegalizuara deri në 300 metër katror, pagesa bëhet 70 për qind me letra me vlerë dhe 30 për qind me para në dorë. Ndërsa për sipërfaqet mbi 300 metra katror duhet likuiduar 50 për qind me letër me vlerë dhe 50 për qind me para në dorë. Ndërsa për sipërfaqe mbi 500 metër katror pagesa të bëhet sipas çmimit të tregut, me para në dorë. Ndërsa tarifat janë pagesa të tjera. Personat që përfitojnë nga legalizimi i objekteve informale do të shlyejnë brenda 10 ditësh nga dalja e emrit në gazetë, dy tarifa 60 dhe 40 mijë lekë, që mundësojnë marrjen e hipotekës.

    Do të penalizohen dhe prishen objektet e ngritura në:

    - Zona të mbrojtura bregdetare, Liqenore dhe lumore,

    - Zona të mbrojtura mjedisore, parqe kombëtare, etj.

    - Zona Arkeologjike dhe të trashëgimisë Kulturore

    - Zona përgjatë rrugëve kombëtare kryesore dhe nyje rrugore.

    - Zona Turistike, plazhe.

    - Zona përreth impianteve të infrastrukturës (Depo dhe tubacione ujësjellësish, diga, kolektorë, impiante pastrimi, etj).

    - Zonat e Qendrave të qyteteve dhe hapësira publike të tyre (Parqe, lulishte, rrugë, oborre shkollash e kopshtesh, etj).

    - Të tjera që do të identifikohen.

    Do të prishen objektet

    - Në zonat e Parkut Kombëtar të Dajtit,

    - Parkut Kombëtar të Butrintit,

    - Liqenit të Pogradecit,

    - Kalasë së Krujës,

    - Vlorë-Orikum,

    - Zona historike e Lezhës,

    - Kepi i Rodonit

    - Në një mori zonash të tjera të rëndësishme për publikun, nga të cilat vazhdojmë të marrim denoncimet e qytetarëve të përgjegjshëm.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Rames: Legalizime falas ndertimeve pa leje brenda 4 vitesh

    Edhe njehere, majmuni i cirkut e tregoi fytyren e tij. Duke u premtuar shqiptareve "legalizime falas te ndertimeve pa leje", ai mori me shume vota ne zgjedhje por beri nje problem serioz per vendin akoma me te veshtire. Duke u thene qytetareve qe kane bere ndertime pa leje qe do t'iu legalizoj ndertesat falas, eshte nje ftese per ndertime te tjera pa leje ne vend. Te gjithe do te nxitojne te zaptojne toka e ndertojne ku te mundin pasi "legalizimi eshte falas", nuk do te paguajne asnje gjobe per shkeljen e ligjit qe bene duke ndertuar pa leje. Por nuk mbaron me kaq. Kjo deklarate deshmoi qe Rama nuk ka perseri respektin minimal si per qeverine e politikat e saj per te zgjidhur kete problem ne dekaden e fundit, por edhe per qytetaret e vendit qe respektojne ligjet e atij vendi dhe nuk ndertojne pa vend. Ai qytetari qe respektoi ligjin nuk perfitoi asgje nga legalizimi, kurse ai qytetari qe ndertoi pa leje, jo vetem qe e legalizoi pronen e tij te paligjshme por nuk pagoi asnje gjobe ne shtet per shkeljen e ligjit.

    Majmuni i cirkut nuk e di qe gjobat qe te gjithe ata qe paguanin per te legalizuar ndertimet pa leje, do te shkonin per te demshperblyer pronaret e ligjshem te atyre tokave te zaptuara. Ku do ti gjeje shteti leket per te kompesuar pronarin e ligjshem te tokes, kur ky ta hedhi ne gjyq shtetin per vendimet arbitrare te dhenies se prones se tij dikujt tjeter? Por Rames e kompani nuk i behet shume vone as per ligjin e as per pronaret, u behet vone per te fituar sa me shume vota duke mashtruar publikun.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anëtarësuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    62

    Post Edi Rama kontradiktor... Legalizim apo prishje të ndërtimeve pa leje?

    Eshtë totalisht amatorial ai... ai është i vetmi politikan që nuk ka një profesion. Edhe Nard Ndoka, që shumë njerëz e tallin padrejtësisht, ka më shumë shkollë se Edi Rama.

    Një gjë është të prishësh kioskat e Tiranës me leje të përkohshme, komplet tjetër gjë është të prishëh ndërtimet që kanë marrë leje nga bashkitë përkatëse...
    Më duket një ndërmarrje donkishoteske, sepse e para nuk kuptoj sesi Rama do të arrij ligjërisht të kthej lejet e dhëna nga Bashkitë. Nëse këto leje kthehen, kjo do të thotë se Bashkia apo komuna përkatëse ka shkelur ligjin. Dmth që Gjika në Vlorë dhe ai i Durrsit psh futen në burg.... Nëse ndërtimi prishet cënohet ligji dhe e drejta e qytetarit, meqë ky ka marë leje.

    Pika e dytë që e bën donkishoteske këtë ndërmarrje është se ndërtimet me dhe pa leje nuk janë të pakta. A i leverdis mister Ramës elektoralisht një gjë e tillë kur para zgjedhjeve ishte vet ky që nxiti si sharlatan populist këtë frymë fshatareske të ndërtimeve me premtimin EdRamist se më pas do të legalizoheshin...? Le të shohim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga kriskulli : 18-08-2013 më 18:40
    Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Ramës: Legalizime falas ndertimeve pa leje brenda 4 vitesh

    Ndryshon ligji. Legalizimet falas për shërbimin, toka paguhet

    Kreu i ALUIZNI, Artan Lame: Nuk imagjinohet në Europë që të jepet toka falas. Ish-qeveria u hoqi 30 milionë USD pronarëve.

    Kreu i ALUIZNI: Në 8 vite vetëm 10 mijë tapi për rreth 290 mijë ndërtime.

    Premtimet elektorale për legalizimin pa pagesë të ndërtimeve informale duket se nuk kanë të bëjnë me faturën e majme të çmimit të truallit, por vetëm për dokumentacionin.
    Kreu i ALUIZNI-t, në daljen e parë publike pas dy muajsh nga marrja e detyrës, edhe pse indirekt, la të kuptohet qartë se falja e tokës nuk do të jetë pjesë e ligjit të ri. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të thotë legalizim falas, Artan Lame theksoi: Logjika e legalizimit falas ka qenë dhe është një logjikë që praktikisht nuk e kupton dot. Nuk imagjinohet një gjë e tillë në Europë, që të jepet toka falas. Ajo që ne kemi këmbëngulur gjatë fushatës dhe është thënë nga Kryeministri do ta analizojmë më thellë kur t’ju paraqesim platformën sesi do të vazhdojë legalizimi”. Pra, duket se pavarësisht premtimeve paraelektorale, PS e ka pasur të qartë se të paktën në BE toka falas nuk mund të imagjinohet.

    Legalizimi falas
    Po atëherë çfarë do të falet? Sipas të dhënave, pritet që të falet apo të hiqen tarifat për legalizimin. Shërbimi për përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor në terren dhe në zyrat e legalizimeve do të bëhet pa pagesë. Kjo do të thotë që të gjithë ata që kanë vetëdeklaruar dhe që përmbushin gjithë kriteret ligjore për legalizimin e objektit informal, do të vazhdojnë të paguajnë vetëm faturën financiare që aplikohet për tokën dhe jo 10-mijëlekëshin aktualisht në fuqi. Një tjetër pyetjeje që Lame i dha përgjigje ishte ajo e atyre që kanë paguar, por që sot nuk kanë marrë lejen. Ky kontingjent, sipas kreut të Agjencisë së Legalizimeve, është 50 mijë dhe ata nuk do të duhet të paguajnë për së dyti për të marrë dokumentet e pronës.

    NERTILA MAHO

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Tabaku: Qeveria “harroi” premtimin

    Deklarata e kreut të Legalizimeve Artan lame duket se ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të PD-së. Deputetja Jorida Tabaku, pas kësaj, i ka drejtuar një sërë pyetjesh duke theksuar se qeveria harroi premtimin për legalizime falas. “Iku dhe një nga premtimet e tjera të qeverisë. Kreu i ALUIZNI-t, Z. Lame, sapo tha në një konferencë për shtyp live se ‘është turp t’i thuash europianëve që do legalizojmë falas e do falim tokat’. Kur është turp, pse e premtove në fushatë? Pse e shkrove në programin e qeverisë? Pse nuk na dëgjove kur thamë që është joligjore dhe e pamundur?”, shprehet Tabaku.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Ramës: Legalizime falas ndertimeve pa leje brenda 4 vitesh

    Ja edhe genjeshtra e rradhes e Edi Rames, doli ne drite.

    Duke qene se pjesa derrmuese e legalizimeve pa leje jane shtepi te vogla banimi te ngritura nga njerez fatkeqe e me te ardhura te pakta ne periferite e qyteteve te vendit, Rama u thote sot ketyre qytetareve:

    - Nuk do paguani per dokumentat, as qe keni shkelur ligjin duke ndertuar ne vend pa leje (sic beri qeveria Berisha), por do paguani per token?

    Por kush kushton me shume per xhepin e atij qytetarit, pergatitja e dokumentacionit apo toka?

    Prisni tani te ngrihet Bathorja e ti beje nje vizite Rames e cibukut te tij Lame ne Kryeministri!

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Qeveria tërhiqet nga legalizimi falas, ndryshojnë çmimet e trojeve

    Blerina Hoxha

    Që nga viti që vjen do të aplikohen tarifa të reja për legalizimet. Lajmin e ka njoftuar dje kreu i Images (1)ALUIZNI, Artan Lame, në një mbledhje me drejtorët rajonalë të këtij institucioni. Sipas tij, skema e vlerësimit të legalizimit të banesave do të ndryshojë nga fillimi i vitit 2014, në varësi të zonës ku është ndërtuar. Lame u shpreh se nuk do të paguajnë të njëjta tarifa qytetarët e Kukësit me ata të Tiranës. Gjithashtu, tarifa më të ulëta do të ketë për banesat në fshat, sesa ato në qytet. Lame u shpreh se janë rreth 300 mijë familje që presin të legalizojnë banesat, ku gjysma e tyre ende nuk ka arritur të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrave të ALUIZNI-t dhe ndryshimet e parashikuara në ligjin për legalizimin e banesave, do të mundësojnë mbylljen e këtij procesi. Ai tha se tashmë qytetarët për të kryer procesin e legalizimeve nuk do të vijnë në sportelet e ALUIZNI-t, por ekspertët e legalizimeve do të shkojnë tek ata. Ky deklarim i Lames lë në harresë premtimin e Ramës për legalizim falas. I vetmi shërbim falas i qeverisë duket se do të përfshijë faturën e dokumentacionit të nevojshëm të dosjes për të legalizuar një objekt, e cila do të mbulohet nga shteti. Por ende nuk ka një vendim të qartë për të përjashtuar të interesuarit nga pagesa e legalizimit, ashtu siç ka premtuar edhe kryeministri Rama gjatë këtyre ditëve. Qytetarët do të lehtësohen nga pagesa për plotësimin e të gjitha dokumentacioneve që përmban dosja e legalizimit të një objekti të ndërtuar pa leje. E gjithë fatura financiare do të mbulohet nga buxheti i shtetit. “Është shumë e vështirë të mbulosh faturën për kompensimin e ish-pronarëve”, –është shprehur Lame në një takim të mëparshëm me gazetarët, pasi në gjithë këto vite i vetmi burim për dëmshpërblimin e kësaj shtrese kanë qenë tarifat e legalizimeve. Gjithashtu ai e vlerësoi absurditet faktin se si mund t’u shpjegohet ndërkombëtarëve që shteti në Shqipëri fal tokat e ish-pronarëve . Ndërsa dje, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, kërkoi një qasje më të madhe me qytetarët. Ndryshimet në ligjin për legalizimin e banesave parashikojnë unifikimin e procedurave rajonale dhe reduktimin e dokumentacionit të kërkuar për legalizimin e banesave. Serveri i të dhënave të ALUIZNI-it do të lidhet online me arkivën e Hipotekave dhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të përshpejtuar këtë proces. “Procesi i legalizimeve gjatë së qeverisjes së mëparshme ka dështuar. Ka pasur mosangazhim, mungesë vullneti politik përveç faktit se shpeshherë janë përdorur për qëllime elektorale. Edhe përsa i përket fondit të kompensimit të pronarëve që duhej përdorur për kompensimin e tyre, rreth 4 miliardë lekë kanë shkuar në destinacion, ndërsa diferenca 3 miliardëshe është përdorur në kundërshtim me ligjin nga Ministria e Financave e qeverisë së mëparshme për diçka tjetër”-tha Gjermeni. Në këtë takim u theksua se pritjet e gjata të qyetarëve prapa dyerve të zyrave të legalizimit do të marrin fund, pasi do të jenë specialistët e ALUIZNI-t që do t’u shërbjnë qyetarëve, duke iu shkuar në banesat e tyre.

    KLSH çon në prokurori krerët e ALUIZNI-it në Sarandë

    Kontrolli i Lartë i Shteti ka ngritur kallëzim penal për ish-drejtorët e ALUIZNI-t në Sarandë pasi kanë lejuar legalizime të jashtëligjshme në bregdet. Sipas KLSH-së ish-drejtuesit kanë lejuar edhe ndërtime në zonën arkeologjike. KLSH bën me dije se në zonat arkeologjike në Sarandë rezultojnë 45 objekte pa leje. KLSH bën me dije se kallëzimi penal është bërë pas një auditimi për veprimtarine e ALUIZNI-t të Sarandës në periudhën 2011-2013. Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh bazuar në të cilat, KLSH dërgoi në Prokurorinë e Rrethit Sarandë për kallëzim penal ish drejtorët e këtij institucioni, R.T në periudhën janar 2011-gusht 2011 dhe V.K në periudhën shtator 2011- shtator 2013 me akuzën e shpërdorimit të detyrës për legalizimin e objekteve informale mbi monumentet arkeologjike, për cënim të integritetit të Monumenteve të Kulturës, si dhe shkaktimin e mungesës së të ardhurave për fondin e kompensimit monetar subjekteve ish pronarë në buxhetin e shtetit.

    MAPO

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Ja dhe idiotesia e rradhes na doli ne drite ne kete teme

    Albo qe deri dje cirrej per kthimin e tokave dhe kompesimin te ish pronareve tani (kur behej fjale per SHQUP) na del se nuk duhen kompesuar ish-pronaret dhe njerezit qe zbriten nga malet e ngriten tabelen "Toke e Xanun" tani duhet edhe te marrin token falas pa paguar asnje lek tek pronari i ligjshem.

    Deri dje cirrej per problemin e prones tani na thenka se Bathoristet qe kane zaptuar pronat e tjeterkujt e kane ngritur shtepiat duhet te dalin per vizite ke Rama.

    I vetmi majmun cirku je ti shoku Albo.

    Eshte mese normale qe ata qe kane marre tokat e tjeterkujt te kompesojne pronarin e ligjshem dhe te marrin certifikaten e pronesise te asaj toke.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  11. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    ububuja !

    Ngrihuni o shokë të rrëzojmë Ramë gënjeshtarin e të sjellim në pushtet Sali gomarin.. 8 vite Berisha në qeveri i paisi me letra të gjitha ndërtimet. Kur kan gojë këta të PD-ës për t'u ankuar ! Sa kam qeshur me shqetësimin e shokut Luli për dhjetë lekshin e naftës që Rama do të ngrinte. Harroji që Saliu e gjeti naftën 95 lekë kur erdhi në pushtet dhe në 8 vitet e tija të "arta" e ngrit në 182 lekë, dmth 2 fish !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ja dhe idiotesia e rradhes na doli ne drite ne kete teme

    Albo qe deri dje cirrej per kthimin e tokave dhe kompesimin te ish pronareve tani (kur behej fjale per SHQUP) na del se nuk duhen kompesuar ish-pronaret dhe njerezit qe zbriten nga malet e ngriten tabelen "Toke e Xanun" tani duhet edhe te marrin token falas pa paguar asnje lek tek pronari i ligjshem.

    Deri dje cirrej per problemin e prones tani na thenka se Bathoristet qe kane zaptuar pronat e tjeterkujt e kane ngritur shtepiat duhet te dalin per vizite ke Rama.

    I vetmi majmun cirku je ti shoku Albo.

    Eshte mese normale qe ata qe kane marre tokat e tjeterkujt te kompesojne pronarin e ligjshem dhe te marrin certifikaten e pronesise te asaj toke.
    pse nuk i tha edi rama keto gjera para zgjedhjeve? ky eshte mashtrim qe i pati kembet e shkurtra.
    pse nuk behen legalizimet per ata te cilet e kane blere token?
    nuk i ben edi rama sepse eshte nje zero me bisht

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Albo qe deri dje cirrej per kthimin e tokave dhe kompesimin te ish pronareve tani (kur behej fjale per SHQUP) na del se nuk duhen kompesuar ish-pronaret dhe njerezit qe zbriten nga malet e ngriten tabelen "Toke e Xanun" tani duhet edhe te marrin token falas pa paguar asnje lek tek pronari i ligjshem.
    Ne 8 vjet, plani i Berishes per legalizimet qe: "Paguani nje gjobe shtetit, beni dokumentat e regjistrimet e pronave, dhe shteti ua legalizon. Parate e gjobave ua kalojme pronareve te tokes." Rilindasi yne piktor ne zgjedhjet e fundit doli e na tha ne fushate: "Mos votoni per Berishen se ai po ju rrjep ne gjoba per legalizimet. Votoni per mua e une do t'iu legalizoj pronat falas." Bathorja e Kamza e degjoi dhe e besoi Ramen. Ne mendjen e tyre, Berisha na kerkon te paguajme gjoba, Rama do te na i beje legalizimet falas, pa gjoba fare.

    Tani cibuku i Edi Rames, Artan Lame, del e thote: "Ku keni pare ju qe te falet toka? Do paguani cdo pellembe toke ku keni ndertuar. Shteti do t'iu beje FALAS dokumentat."

    Lajmet ne Bathore e Kamez vene me disa muaj vonese, por kur te vene e ata hallexhinjte te mesojne se sa para duhet te nxjerrin nga xhepi per te marre tapine e shtepise se tyre, do mblidhen e do ti bejne nje vizite kryeministrit tone tek Kryeministria. Ajo do te jete dita qe do te qeshi Albo, do te qeshin gjithe shqiptaret e mbare bota, me kryeministrin tone rilindas qe genjeshtren e ka zanat.

    Albo

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    ububuja !

    Ngrihuni o shokë të rrëzojmë Ramë gënjeshtarin e të sjellim në pushtet Sali gomarin.. 8 vite Berisha në qeveri i paisi me letra të gjitha ndërtimet. Kur kan gojë këta të PD-ës për t'u ankuar ! Sa kam qeshur me shqetësimin e shokut Luli për dhjetë lekshin e naftës që Rama do të ngrinte. Harroji që Saliu e gjeti naftën 95 lekë kur erdhi në pushtet dhe në 8 vitet e tija të "arta" e ngrit në 182 lekë, dmth 2 fish !!
    Te duhet te mesosh, qe cmimin e naftes ne bote, nuk e vendos kryeministri i Shqiperise apo kryeministri i cdo vendi tjeter te botes. Cmimi i naftes diktohet nga tregu privat global. Kryeministri i vendit vendos vetem nese taksa qe do ti shtohet atij cmimi global do te jete 0, 5, apo 10 leke me shume. Rama po thote qe kur Wordless te mbushi makinen e tij me 10 litra nafte, Wordless duhet ti paguaje 1000 leke te vjetra shtetit takse.

    Albo

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Shqipri
    Postime
    128

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po mashtrimin qe do heqi fare akcizen e naftes per shume sektore dhe ne fund e rrit per te gjithe,si e komentojne keta freskuesit e Rames?

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne 8 vjet, plani i Berishes per legalizimet qe: "Paguani nje gjobe shtetit, beni dokumentat e regjistrimet e pronave, dhe shteti ua legalizon. Parate e gjobave ua kalojme pronareve te tokes." Rilindasi yne piktor ne zgjedhjet e fundit doli e na tha ne fushate: "Mos votoni per Berishen se ai po ju rrjep ne gjoba per legalizimet. Votoni per mua e une do t'iu legalizoj pronat falas." Bathorja e Kamza e degjoi dhe e besoi Ramen. Ne mendjen e tyre, Berisha na kerkon te paguajme gjoba, Rama do te na i beje legalizimet falas, pa gjoba fare.

    Tani cibuku i Edi Rames, Artan Lame, del e thote: "Ku keni pare ju qe te falet toka? Do paguani cdo pellembe toke ku keni ndertuar. Shteti do t'iu beje FALAS dokumentat."

    Lajmet ne Bathore e Kamez vene me disa muaj vonese, por kur te vene e ata hallexhinjte te mesojne se sa para duhet te nxjerrin nga xhepi per te marre tapine e shtepise se tyre, do mblidhen e do ti bejne nje vizite kryeministrit tone tek Kryeministria. Ajo do te jete dita qe do te qeshi Albo, do te qeshin gjithe shqiptaret e mbare bota, me kryeministrin tone rilindas qe genjeshtren e ka zanat.

    Albo
    Ma trego pak ku e ka thene ate qe na ke vene ne thonjeza me siper ti Rama qe te te jap te drejte.

    Nuk paguhen gjoba per zaptimin e prones, prona demshperblehet tek pronari nga zaptuesi. Sjemi ne komunizem qe ti falen pronat atyre qe i kane zene apo akoma me keq, ti paguaje shteti.

    Pra nuk ka pune shteti te vere gjoba, e paguan vete token ai qe e ka zene. Suksesi i kesaj skeme do te varet nga vullneti njerezve.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ma trego pak ku e ka thene ate qe na ke vene ne thonjeza me siper ti Rama qe te te jap te drejte.
    Kjo eshte bukuria e forumit shqiptar qe lajmet e fjalet e bera ne te kaluaren, perjetesohen. Lexo postimin e pare ne kete teme, premtimin e Rames ne 18 qershor 2013 ne Kamez:

    Kamëz, Rama: Legalizimet falas, brenda 4 vitesh. Ju, pjesë e Tiranës evropiane

    18 qershor 2013

    KAMEZ- Kreu i Partisë Socialiste firmosi në mënyrë demonstrative gjatë një mitingu në Kamëz një kontratë prej 3 pikash, të cilat premtoi se do t’i plotësojë brenda mandatit të parë të Partisë Socialiste.

    1- Legalizimi i shtëpive në zonat informale do të bëhet falas

    2- Procesi i legalizimeve të shtëpive do të mbyllet brenda mandatit të parë të qeverisë

    3- Edi Rama si kryeministër do të jetë përgjegjës për ecurinë e procesit të legalizimeve
    Sot ai mund te dridhet e perdridhet se jo thashe keshtu apo ashtu, por ajo eshte e parendesishme. Bathoraxhiu dhe Kamzioti degjoi vetem fjalet nga goja e Rames: "Legalizime Falas!"

    Albo

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (28-12-2013)

  19. #18

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

  20. #19

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

  21. #20

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •