Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    Dhimbja e muskujve: Qershi të tharta: një filxhan, ose dy gota lëng, çdo ditë, përpara dhe gjatë ushtrimeve gjimnastikore.
    Përmban të njëjtën sasi enzima anti-inflamatore si ibuprofeni, duke eleminuar rrezikun e mundshëm të efekteve anësore tek veshkat apo stomaku.

    Humbja e kujtesës: Fara luledielli : një çerek filxhani çdo ditë. Këto fara të tejmbushura me vitaminë E mbrojnë neuronet në tru nga stresi oksidativ, e cila tregon se ruan kujtesën për një kohë më të gjatë. Vezët përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndikon në funksionin e trurit për të dhënë komanda pjesës tjetër të trupit, ndërkohë që ruan strukturën e membranës qelizore të trurit.

    Depresioni: Oriz i kuq : një filxhan në ditë oriz të kuq të gatuar. Karbohidratet ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të serotoninës, një neurotransmetues i rëndësishëm në kontrollin e humorit dhe eleminimit të ankthit.

    Pagjumësia: Pulë : 100 gr në ditë. Triptofani shpesh lidhet me mishin e gjelit të detit, por mishi i pulës përmban më shumë aminoacide që ndihmojnë në prodhimin e hormonit të gjumit.

    Sytë e enjtur: Çaji jeshil : një filxhan në ditë, pas buke. Fryrja që krijon rrathët e zinj poshtë syve zakonisht krijohet nga ulja e nivelit të lëngjeve.

    Energji e ulët: Banane: një në ditë. Fruti përmban sasi të mëdha kaliumi, por edhe sasi të mëdha magneziumi, një element kyç në prodhimin dhe ruajtjen e energjisë. Ankthi: Kikirikat: një çerek filxhani në ditë. Në se trupi nuk prodhon sa duhet acid gamma-aminobutyric (GABA), truri është më i prirur të lejojë ankthin të çlirohet.
    Let food be your medicine !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Për: Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    Shume info Interesante

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    Citim Postuar më parë nga Tipiku Lexo Postimin
    Shume info Interesante
    flm ...
    Let food be your medicine !

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    Temë shumë e mirë ! Do t'ju lutesha të sillnit ( nëse keni ) edhe informacione të tjera që kanë të bëjnë me mjeksin popullore bio.. Ju faleminderit !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    Shume mire po ti kishim ne bashqe t'babes gjithe keto gjana

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    FAKTET MBI MJALTËN DHE KANELLËN


    Mjalti ka perdorim te gjer, Ja një kombinim te tij me një bime (levore te drurit)



    Kanella – bar uróvi

    Cinnamonum zeylanicum (kanella e vërtetë apo kanella e Cejlonit)

    Cinnamomun cassia.



    Është konstatuar se përzierja e mjaltës me kanellë shëron shumë sëmundje. Mjalta është prodhuar në shumë vende të botës. Weekly World News revistë në Kanadë, në numrin e saj të datës 17 janar 1995 ka përmendur listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të Përëndimit.

    SËMUNDJET E ZEMRËS:

    Përgatite një qull nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me te apo flegra të bukës, apo lloj tjetër buke, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes (kafjall). Ajo zvogëlon kolestorolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër.Poashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar sulmin në zemër, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçet të përmendur më lartë normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës.

    Në Amerikë dhe Kanada, shtëpia të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi që arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalta dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.

    ARTRITI:

    Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me kësi lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi–kafjalli ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji , shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecë më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

    INFEKTIME TË FSHIKZËS:

    Merri dy lugë ushqimi me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar–të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëz (fshikëz urine).

    DHIMBJE DHËMBI:

    Përgatite një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe veji në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.


    KOLESTOROLI:

    Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 16 unca (një uncë=28,35 gr. ose perafersisht 0.5 L) në ujë çaji, ti jepet pacientit që vuan – e ka të rritur kolestorolin, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolestorolit në gjak 10% brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit , nëse merret-përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolestoroli. Sipas informatave të marra në revistën e përmendur mjalta e pastë që merret me ushqim shkakton zvogëlimin e ankesave nga kolestoroli.

    FTOHJET:

    Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me ¼ e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky proces–marrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do ti pastrojë sinuset.

    DHIMBJET E BARKUT:

    Mjalta kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat-ithatët që nga rrënjët.


    GAZËRAT: Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japan, është konstatuar se, nëse mjalta mirret me pluhur kanelle barku pastrohet prej gazrave.

    SISTEMI IMUN:

    Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale.

    Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalta përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltës i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.


    DISPEPSIA-MOSTRETJA:

    Pluhuri i kanellës i spërkatur në nje lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tretë ushqimet më të rënda.


    MOSMPLAKJA (MPLAKJA E NGADALËSHME):

    Çaji i përbërë nga mjalta dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregullt mund të ndikojë në mos mplakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.

    PUÇËRRAT:

    Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh me fjet dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdorë për çdo ditë për dy javë rresht, ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

    INFEKTIME TË LËKURËS:

    Përdorimi i mjaltës dhe pluhurin e kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qéretin (ringworm) dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

    HUMBJA E PESHËS:

    Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesi-kafjalli në stomakun zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pij mjaltë dhe pluhur të vluar në një gotë uji.

    Nëse këtë e përdorë rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të trashur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

    KANCERI:

    Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji
    pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh




    LODHJA:

    Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibil. Dr.Milton i cili e ka bërë këtë studim thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret n[ një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas ditë, kur vitaliteti i trupit fillon të bie, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

    Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si ti hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja e saj ju siguron fibër.
    1-Përmbajnë magnez
    2-Shmangin ataket kardiake
    3-Lëvorja e tyre ju siguron fibrën
    4-Është mirë të hahen me gjithë lëvore
    5-Janë të shëndetshme për zemëren

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •