Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Një periudhë e re dhe e vështirë për botën islame

    Një periudhë e re dhe e vështirë për botën islame

    Bota islame ndodhet përpara një provimi të vështirë për të ardhmen.

    E gjithë Bota Islame me në krye vendet Arabe dhe Lindjen e Mesme gjenden ballë përballë me një gjendje të re. Turbullimi i brendshëm dhe destabiliteti i cili ka kohë që po vazhdon në Irak, tani u shfaq edhe në Siri dhe Egjipt. Nuk mund të bëhet fare parashikimi nëse kjo gjendje e rrezikshme nuk do të përhapet edhe nëpër vendet e tjera Islame. Procesi i cili filloi me Pranverën Arabe tani ka marrë përmasa të turbullirave të brendshme. Përpara se të bëjmë fjalë mbi veçoritë e kësaj gjendjeje të re, duam t’ju flasim pak mbi gjendjen e vjetër.
    Lindja e Mesme ishte një sistem ku përjetoheshin marrëdhëniet klasike midis Perëndimit dhe botës Islame. Pothuajse të gjitha vendet Islame brenda këtij sistemi ishin formuar nën ndikimin e vendeve Perëndimore. Ky sistem që u formua andej nga shekulli i 20-të funksiononte nëpërmjet të dinamikës imperialiste klasike midis Perëndimit dhe vendeve Islame. Bota Perëndimore kishte lidhje kontrolli mbi strukturën ekonomike, shoqërore–kulturore, politike dhe ushtarake të vendeve Islame. Këto lidhje mbanin në këmbë organizimet moderniste dhe simpatizantë të Perëndimit në botën Islame. Në mënyrë të veçantë shtetet Evropiane dhe SHBA-ja mbështesnin regjimet ushtarake , burokracinë dhe kur duhej edhe elitën për të ruajtur statukuonë në boten Islame. Këto mbështetje realizoheshin ose me anë të grushteve të shtetit ose nëpërmjet të stërvitjes së aktorëve simpatizantë të Perëndimit. Statukuo nëpër vendet Islame fuqizohej duke venë në funksionim institucionet që kontrolloheshin nga këta aktorë si dhe rregullat që vendosnin ata. Vetëm kur dilte në skenë ndonjë gjendje anormale atëherë për të ruajtur statukuone përdorej forca e detyrimit dhe mjeti më efikas për këtë ishin grushtet e shtetit. Është kjo arsyeja që shtetet Perëndimore i kanë mbështetur grushtet e shtetit në botën Islame dhe kuadrot e tyre, sepse kështu janë përpjekur të ruajnë organizimin në këto vende.
    Ky mekanizëm i cili në përgjithësi ka funksionuar në periudhën e Luftës se Ftohtë, pas kësaj Lufte fitoi përmasa të reja. Vendet Perëndimore me në krye SHBA-në, në vend që të ruajnë vazhdimësinë e organizimit në botën Islame, morën vendim që ta ndryshojnë atë rrënjësisht. Ata planifikuan që nëpërmjet të ndërhyrjeve të jashtme ushtarake të përmbysin regjimet dhe liderët e demoduar aktualë në këto vende, dhe në vend të tyre të vendosin regjime dhe liderë demokratikë. Ishte ky qëllimi i grushteve që u kryen nga SHBA-ja nga viti 1990 deri në vitin 2003 në Irak si dhe pas vitit 2001 në Afganistan. Pra të përmbyseshin udhëheqjet e Saddamit dhe të Talibanit dhe në vend të tyre të viheshin pushtetet e miratuara nga SHBA-ja. Pas Afganistanit dhe Irakut objektivi për të përmbysur udhëheqjet e ngjashme edhe nëpër vendet e tjera Islame deri në një farë mase pati sukses por nuk u arritën rezultate përfundimtare. Vërtetë në Irak u përmbys regjimi i Saddam Hyseinit dhe ai Baas si dhe në Afganistan pushteti i Talibanit por në vend të tyre nuk u ngritën organizime pro Perëndimit. Dhe ajo që është më e keqja kjo disfatë i kushtoi shtrenjtë SHBA-së si dhe vendeve që e mbështesnin atë. Ekonomia e SHBA-së hyri në krizë, burimet financiare u shkrinë, ushtarë amerikanë humben jetën, imazhi politik i saj u keqësua dhe ajo që është më e rëndësishmja u rritën fitimet e atyre vendeve që SHBA-ja i shihte si kundërshtarët më të mëdhenj. Kjo gjendje tregonte se vërtetë organizimet e vjetra ishin përmbysur, por organizimet e reja nuk ishin formuar ende.
    Këto dëme dhe përfundime sollën pas një ndryshim radikal në strategjinë e SHBA-së dhe të Perëndimit. Ndryshimet e regjimeve në botën Islame dhe nëpër vendet e Lindjes së Mesme tashmë të realizoheshin jo nëpërmjet të ndërhyrjeve të jashtme por duke vënë në lëvizje dinamikat e brendshme të këtyre vendeve; pra vendet Islame ta bënin vete kthesën dhe në vend që të mbështeten regjimet ushtarake nëpër këto vende të mbështeteshin opozitat reformiste dhe transformuese; ky ishte edhe kuptimi i Pranverës Arabe.
    Sigurisht që ta paraqesësh Pranveren Arabe si projekt Perëndimor nuk është e drejtë. Vendet Perëndimore duke mbështetur kryengritjet e popullit kontribuuan në transformimet që ndodhen në Tunizi, Egjipt dhe Libi. Kështu vendet Perëndimore pa paguar asnjë çmim dhe pa hyrë në asnjë vështirësi, kryen ndryshimet në organizmin e këtyre vendeve. Ndryshimet në Tunizi , Egjipt dhe në Libi ishin më me leverdi dhe më të vlefshme se sa ndryshimet në Irak dhe Afganistan.
    Zhvillimet në Siri dhe Egjipt janë gjendje në përshtatje me strategjinë e ndryshimeve nga brenda. Në vend që ushtarët Perëndimorë të luftojnë me myslimanët, këta të fundit po luftojnë me njëri tjetrin. Lufta e brendshme e grupeve myslimane po shkon drejte luftës midis vendeve Islame. Lufta civile midis grupeve pro Esadit dhe atyre kundra, po shkon drejtë tensionimit midis Arabisë Saudite dhe Katarit si dhe midis Sirisë, Iranit dhe Irakut. Nga këto luftëra fitues mund të jenë rrethet Perëndimore që shesin armë si dhe lobi i tyre politik, madje midis tyre mund të gjenden edhe nga ata që janë të kënaqur nga destabiliteti nëpër vendet Islame. Vetëm që t’ia hedhësh të gjithë fajin Perëndimit, për tërë këtë proces është një përqasje e gabuar dhe mendjelehtësi. Sepse sido që të jetë, për zhvillimet në Siri dhe Egjipt nuk mund të shpërfillet edhe roli i grupeve në vend si dhe i disa vendeve Islame. Këtu duhet të kihen parasysh edhe roli i jo vetëm i aktorëve sirianë por edhe udhëheqjeve iraniane dhe irakiane që mbështesin Esadin si dhe roli i Arabisë Saudite dhe Turqisë me Katarin që mbështesin opozitën. Dhe në tërë këtë proces nuk duhet neglizhuar edhe udhëheqja e Obamas si dhe Rusia të cilët janë mjaftuar vetëm duke i soditur këto zhvillime.
    Tani po jetohet një gjendje e ngjashme edhe në Egjipt. Po vazhdon përplasja midis Vëllezërve Myslimanë, simpatizantë të Mursiut, me ushtrinë, liberalet, Koptët dhe simpatizantët e organizimit të vjetër. Ushtria pas përmbysjes së Mursiut po kërkon të formojë një regjim ushtarak, kurse simpatizantët e Mursiut i dalin kundër kësaj. Si përfundim populli është i ndarë më dysh. Kriza çdo ditë e me tepër, sa vjen e po thellohet. Ja pra në këtë pikë duhet që grupet në Egjipt si dhe vendet Islame të jenë tepër të kujdesshëm dhe të mos futen në asnjë mënyrë në një lufte civile.
    Ushtria dhe ata që janë kundër grushtit të shtetit të mos i rrokin në asnjë mënyrë armët. Vdekja e 53 vetëve me 8 Korrik gjatë namazit të mëngjesit ishte një provokim tepër serioz. Populli egjiptian nuk duhet të bjerë në kurthin e këtyre provokimeve. Sepse një kurth i tillë mund të bëhet shkas jo vetëm i një lufte civile në Egjipt por i zhvillimeve negative në tërë botën Islame.
    Prof.Dr.Ramazan Gözen ,Pedagog në Katedrën për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Jëlldërëm Bajazit.
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Një periudhë e re dhe e vështirë për botën islame

    Islamistat e vertete do luftojne deri ne fund...deri sa te shikojne 72 virgjeresha ne fund te tunelit.... njerez qe na harxhojne oksigjenin kot se koti. Uroj qe te gjithe ata qe e quajne veten mysliman te shkojne ne siri e te luftojne perkrah vellezerve te tyre arabe. Dhe allahu ja u di per faleminderit por gjithashtu dhe ne.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Një periudhë e re dhe e vështirë për botën islame

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Islamistat e vertete do luftojne deri ne fund...deri sa te shikojne 72 virgjeresha ne fund te tunelit.... njerez qe na harxhojne oksigjenin kot se koti. Uroj qe te gjithe ata qe e quajne veten mysliman te shkojne ne siri e te luftojne perkrah vellezerve te tyre arabe. Dhe allahu ja u di per faleminderit por gjithashtu dhe ne.

    Shiko mos u terbo fare . Muslimanismi per shqiperine , eshte baraz me vdekjen e kombit shqiptar , edhe shnderimin e nje gheto arabe ne me te europes ( hape harten , shiko kush vende jan jo anetare te EU , edhe do kuptosh , definicionin e ghetos ) . Por te kalosh deri ne ato caqe qe te urresh edhe muslimanet ne vendet arabe , eshte pak si shume . Njerez jan edhe ata si ti edhe une , ne vendin e tyre , me shtetet e tyre .

    Une personalisht nje nga anti-muslimanet me te flakte , distancohem plotesisht nga komenti jot !

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Një periudhë e re dhe e vështirë për botën islame

    As me kercet per vendet arabe..... per keta islamistat e europes e kam fjalen...te zhduken njehere e mire...le te shkojne tek vllezerit e tyre ne arabi. Sa per Sirine une jam me Asadin per sa kohe ai po qeron morrat islamike
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Një periudhë e re dhe e vështirë për botën islame

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Islamistat e vertete do luftojne deri ne fund...deri sa te shikojne 72 virgjeresha ne fund te tunelit.... njerez qe na harxhojne oksigjenin kot se koti. Uroj qe te gjithe ata qe e quajne veten mysliman te shkojne ne siri e te luftojne perkrah vellezerve te tyre arabe. Dhe allahu ja u di per faleminderit por gjithashtu dhe ne.
    Vella Korcar mos u ngut, dalloi ekstremistet me myslimanet e tjere. Mos te postojme vetem ate qe na thote mendja por edhe ate qe na thote zemra. Zemra ime nuk thote se shoket e mi myslimane shqiptare e te tjere te shkojne e te vriten ne Siri per kotesira te fese islame apo t'i jene besnik nje zoti i cili thote se i ka krijuar yjet per t'i goditur shejtanet me ta, apo qe thote po te mos ishin kodrat toka do te binte ne kolaps, apo se per ta cartesuar formen e tokes merr shembull tepihun qe kemi ne dhome. Kete vertete nuk ia deshiroj as serbit se le me shqiptarit i cfaredo besimi cofte.

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Një periudhë e re dhe e vështirë për botën islame

    Per ke shoke mysliman e ke fjalen? ka vetem 2 lloje myslimanesh:
    1- nuk e kane idene se cfare shkruan kurani dhe quhen "mysliman i moderuar" = jo-islamist ( te tille shoke kam plot)...
    2- pjesa tjerter qe ndjek kuranin,

    Nuk ka vend ne europe per Islamin, sinonimin e prapambetjes, kafsherise, terrorizmit dhe pushtuesit.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •