SHBA mbyll ambasadat nė Lindjen e Mesme. Kėrcėnimet terroriste kanė detyruar Departamentin e Shtetit, gjatė sė enjtes, tė mbyllin ambasadat nė disa prej vendeve kryesore tė Lindjes sė Mesme, pėrfshi Egjiptin dhe Izraelin, gjatė ditės sė diel, teksa shanset janė qė tė mbeten tė tilla pėr njė kohė mė tė gjatė.
Njė zyrtar amerikan, i paautorizuar pėr tė folur publikisht mbi kėtė problem, e quajti kėrcėnimin “tė besueshėm dhe serioz”. Ai ishte drejtuar ndaj “objektivave amerikanė pėrtej detit”, por nuk mund tė kufizohet vetėm mbi ndėrtesat kryesore diplomatike, tha zyrtari. Veē Egjiptit dhe Izraelit, vendimi i Departamentit tė Shtetit pėrfshin gjithashtu edhe ndėrtesat diplomatike nė Arabinė Saudite, Libi, Irak dhe Kuvajt, sipas agjencisė dhe postimeve nė Twitter.
Njė zyrtar i lartė i DASH tha se agjencia u ka thėnė ambasadave fillimisht se puna e tyre do tė ndėrpritej gjatė sė dielės, por kjo gjė mund tė zgjasė edhe me disa ditė tė tjera. Ambientet diplomatike nė rajon janė pėrgjithėsisht tė mbyllura, ose operojnė me stafin minimal, gjatė tė premteve apo tė shtunave. Njė tjetėr zyrtar amerikan i tha CNN se administrata e Obama-s po monitoron edhe kėrcėnimet kundėr ambasadės nė Sanaa tė Jemenit. Por, ai nuk tha nėse ambasada duhej tė mbyllej.
Presidenti Barack Obama u takua me presidentin e Jemenit, Abdo Rabu Mandour Hadi, nė Shtėpinė e Bardhė gjatė sė enjtes. Jemeni ėshtė goditur keqazi nga al-Qaeda, duke u kthyer nė njė bastion i tyre. Njė zyrtar amerikan i tha CNN se mbyllja e ambasadave ishte pėr shkak tė “zėrave mė tė zhurmshėm se zakonisht” nė lidhje me njė kėrcėnim potencial terrorist, i cili nuk specifikohet pėr kohėn apo vendin ku pritet tė ndodhė. Sipas zyrtarėve, gjithēka ndodh teksa vjen fundi i Ramazanit dhe pėrvjetori i parė i sulmit terrorist ndaj kompleksit diplomatik amerikan nė Bengazi tė Libisė, ku mbetėn tė vrarė 4 amerikanė, pėrfshi ambasadorin Christopher Stevens.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt