BSH ul normën e interest në 3.5 për qind

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli sot normën bazë të interesit për lekun me 0.25 pikë përqindje duke e rikthyer atë në nivelin 3.5 për qind. Sipas Guvernatorit Ardian Fullani, përmes këtij vendimi banka synon t’i japë një stimul të ri ekonomisë duke nxitur konsumin dhe investimet që sipas tij mbeten në ritme të ngadalta. Ai tha se stabiliteti makroekonomik mbetet i qëndrueshëm dhe inflacioni ruan nivele të ulta, por brenda ankorimit të BSH-së. ”Politika monetare e BSH-së, ka ndihmuar në ruajtjen e shëndetit bankar në vend dhe tregueseve makrofinanciar”,- tha Fullani.
Guvernatori tha se, në 3-mujorin e parë të këtij viti rritja e ekonomisë me 1,7% u mbështet nga sektori i industrisë ndërsa, rritja ekonomike gjatë 6- mujorit të parë i detyrohet ekporteve. Fullani vuri në dukje se borxhi publik në nivelin 63,3% është një nga dobësitë e sistemit, për të cilën kërkohet marrja e masave për kontrollin e borxhit dhe primeve të rrezikut, përmes një rregulli fiskal të qëndrueshëm.

MAPO