Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 78
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Skenderbeu, Nė dritė pėr herė tė parė botimet e Kastriotit

    • Oliverta Lila


    Rreth 50 eksponate tė Skėnderbeut janė nxjerrė nga katet e nėndheshme tė Bibliotekės Kombėtare. Nėn kujdesin dhe syrin ruajtės tė shumė punonjėsve ato janė shkundur nga pluhuri pėr t’u bėrė objekt soditje. Ėshtė zgjedhur dita Botėrore e Librit qė ato tė jenė pjesė e njė ekspozite tė parė. Botime tė shekujve XV-XVIII dhe inkunabula tė ruajtura nė Fondin e Vlerave tė Rralla janė vendosur nė kuti tė xhamta pėr tė dėshmuar nė ditėn e librit vlerėn e tyre. Me ngjyrėn karakteristike tė librave qė kanė kaluar nga njė shekull nė tjetrin ato shihen si stoli tė rralla pėr tė cilat janė dashur shumė kėrkime. Mes shkronjave tė tyre, tė diktuara nė gjuhė qė po aq mbajnė peshėn e kohės, gjendet heroi ynė kombėtar. Po nga fletėt e tyre ėshtė ndėrtuar historia. Botimet e formateve tė ndryshme janė pėrzgjedhur nga jetėshkruesit dhe autorėt kryesorė tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Titujt e tyre, disa nė italisht, nė latinisht, apo edhe nė gjuhė tė tjera flasin pėr Historinė e Skėnderbeut. Mes vitrinave lexohen emrat e Franco, Blancus, Biemmi, Sansovina, Lavardin, Menense, Chevreau qė pėrcjellin trashėgiminė evropiane nė Shqipėri. Kėtyre dėshmive nuk mund t’u mungonte as libri i Barletit si dėshmia e parė qė vjen nga autorėt shqiptarė. Ndėrsa nė faqet e murit janė varur portrete tė imagjinuara tė Skėnderbeut. Eksponentėt e ekspozuara janė disa mes 500 ekzemplarėve nga fondi i antikuarėve tė bibliotekės. E pėr kėtė arsye ato ruhen me fanatizėm e mbahen edhe larg syrit tė publikut. Vet drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari ka pohuar se ekspozita tė tilla janė tė vėshtira pėr t’u realizuar nė mungesė tė kushteve teknologjike, tė ruajtjes sė tyre dhe tė ekspozimit. Nė fjalėn e tij ai theksoi se “ekspozimi i kėtyre antikuarėve duhet tė jetė njė nxitje pėr kushte mė tė mira ekspozimi dhe hapėsira mė tė mėdha”. Shiritin e ekspozitės sė parė e ka prerė vet kryeministri Berisha. Ndėrsa ėshtė bėrė njė dhurues i rrallė pėr fondin e Skėnderbeut. Tre libra tė vjetėr tė bibliotekės sė tij personale tashmė do tė radhiten nė katet e errėta ku ruhen vlerat e rralla. Njė prej tyre, i shkruar nga De Lavardin mban datėn e botimit 1603. Deri mė tani ky libėr pėr Skėnderbeun i kishte munguar fondit tė bibliotekės. Pėr ta bėrė pjesė tė kėtyre vlerave ishin filluar negociatat me njė privat qė tani nuk do tė vazhdojnė mė tej. Botimi tjetėr ėshtė pėrkthim nė italisht i librit tė Barletit dhe i treti njė botim nė hungarisht qė daton nė 1890. Duke folur pėr rėndėsinė e letėrsisė shqiptare dhe emrat qė e kanė pėrfaqėsuar nė botėn e madhe, kryeministri ka premtuar se “qeveria do tė mbėshtesė fuqishėm kėtė institucion si pėr tu pasuruar sa mė shumė dhe nga ana tjetėr do tė mbėshtesė qė ky institucion tė gėzojė lehtėsira pėr shėrbime mė tė mira lexuesve dhe studiuesve shqiptarė”. Ndėrsa ministri i Kulturės, Pango, duke vlerėsuar iniciativėn e ndėrmarrė pėr ekspozimin e kėtyre vlerave, ka uruar edhe pėr 85-vjetorin e institucionit mė tė vjetėr tė kulturės tė shtetit shqiptar. Por antikuarėt e Skėnderbeut nuk janė tė vetmet qė ruhen fondin e Vlerave tė Rralla tė Bibliotekės Kombėtare. Nė katet e nėndheshme tė saj janė sistemuar rreth 2000 eksponentė tė rėndėsishėm, dėshmi tė njė rėndėsie tė veēantė.
    #VamosArgentina

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Danci modern, tendencat shpalosen ne Durres


    • Oliverta Lila

    Danci modern do t'i ofrohet pėr tė dytėn herė publikut durrsak. Pas sfidės sė parė, Festivali Ndėrkombėtar i Dancit Modern dhe Kontemporan shėnon sivjet edicionin e tij tė dytė. "Dance Meeting 2007" do tė bėhet arenė e shprehjes sė aspiratave krijuese tė artistėve nga vende tė ndryshme. Ashtu si edhe njė vit mė parė, festivali do tė organizohet nė harkun e njė jave. Aktiviteti do tė marrė startin nė datėn 16 prill pėr t'u mbyllur nė 22 prill. Gjergj Prevazi, drejtor artistik i kėtij festivali, e ndėrmori kėtė nismė njė vit mė parė, si njė sfidė pėr ta bėrė tė pranishėm edhe te publiku shqiptar dancin kontemporan. Festivali Ndėrkombėtar i Dancit Modern dhe Kontemporan, pėr momentin ėshtė i pari aktivitet nė llojin e tij. Prevazi e nisi me idenė pėr ta kthyer nė njė festival tė pėrvitshėm. E nė kėtė mėnyrė, pėr tė krijuar edhe njė traditė nė kėtė zhanėr. "Danci modern sot ėshtė i njohur nė tė gjithė botėn, por i pėrjashtuar nga politikat mbėshtetėse kulturore", - ėshtė shprehur ai. Nė kėtė edicion tė dytė trupat e pėrzgjedhura vijnė nga Maqedonia, Italia, Serbia, Kanadaja, Zvicra, Suedia, Franca dhe Holanda. Pjesėmarrėsit e "Dance Meeting 2007" nė shumicėn e tyre janė kompani tė pavarura tė dancit modern, kontemporan dhe dance - teatėr. Por pėrveē performimeve qė do tė sjellin trupat pjesėmarrėse, ėshtė menduar qė gjatė javės tė ketė workshope dhe diskutime mbi dancin dhe hapėsirat qė kjo lloj rryme tenton. Gjithashtu, pas shfaqjeve do tė ketė edhe konferenca shtypi pėr tė diskutuar mbi performimet e secilės trupė. Ndonėse tė pėrkufizuara brenda rrymės sė dancit, ēdo koreografi sjell diēka tė veēantė nė konceptimin e saj.
    Programi
    Festivali Ndėrkombėtar i Dancit Modern dhe Kontemporan, "Dance Meeting 2007" do tė ēelet nė mbrėmjen e 16 prillit. Nė orėn 19.00 do tė organizohet ceremonia e hapjes sė festivalit, e cila do tė pasohet me shfaqjen e pare, "Albana ose sytė mavi". Tashmė kjo pjesė ėshtė prezantuar pėr publikun e kryeqytetit. "Albana ose sytė mavi" erdhi si premierė e realizuar nga koreografja e njohur franceze nė kėtė zhanėr, Karine Saporta nė bashkėpunim me Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė. Dita e dytė do tė nisė nė orėn 10.00 me njė konferencė shtypi, e cila do tė organizohet gjatė gjithė ditėve nė po tė njėjtin orar. Mė pas do tė vazhdohet me workshop tė realizuar nga koreografja holandeze Noortje Bijvoets, e njohur pėr realizime tė shumta tė saj si dhe mėsimdhėnie nė dancin kontemporan. Gjithashtu, pjesė e workshopeve do tė jetė edhe Nasser Martin-Gousset, i diplomuar nė Lion tė Francės. Nė orėn 19.00 do tė shfaqet pjesa "(Not )close", me koreografi tė maqedonasit Kire Miladinoski. E interpretuar prej tij dhe prej balerinės Viktorija Ilioska, pjesa ėshtė njė eksperiment, njė kėndvėshtrim i koreografit mbi hapėsirėn dhe lumturinė e dy njerėzve qė janė tė mbyllur ose jo. "La Volupte d'etre" e Paul Ibey nga Kanadaja dhe "Prelude" nga Miona Petroviē, Serbi, janė dy shfaqjet e datės 18 prill. Pjesa e pare, qė interpretohet po nga Paul Ibey, ėshtė ndėrtuar mbi tė dhėnat e jetės sė markezės Luisa Casati, e cila ka jetuar nė vitet 1881-1957 dhe ėshtė njė pėrpjekje pėr tė kuptuar mugėtirėn qė qėndron mes jetės reale dhe iluzioneve. Miona Petroviē nė performimin e saj, kėrkon tė tregojė raportet e muzikės, kėrcimit dhe trupit tė njeriut. Nė ēfarė raporti qėndrojnė ata me njėri-tjetrin? Nė datėn 19 prill do tė shfaqet pjesa e Laura Tanner, nga Zvicra, e ekzekutuar nga kompania e baletit me tė njėjtin emėr. Programi do tė vazhdojė nė datėn 20 prill me pjesėt "Merchandise" dhe "Domestique", tė realizuara nga italiania Ambra Senatore dhe pas saj, kompania suedeze, "Rytm Ba Company" do tė interpretojė "Rytm Ba 2". Dita e fundit do shfaqė pėr publikun njė pjesė tė realizuar nga francezi Nasser Martin-Gousset, nė bashkėpunim me trupėn shqiptare tė dancit dhe teatrit. Edicioni i dytė i kėtij festivali do tė mbyllet me pjesėn "De Noorderlingen dancen", qė vjen nga Holanda me koreografi tė Feri de Geus. Ceremonia qė do tė zhvillohet nė orėn 22.00, do tė shėnojė edhe mbylljen e festivalit tė dancit.
    #VamosArgentina

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tenori Pirgu nė Royal Opera


    • Tenori Saimir Pirgu interpreton njė nga rolet kryesore nė operan “Gianni Schicchi” tė Puēinit nė Royal Opera House nė Londėr.

    Artisti nga Shqipėria ėshtė vlerėsuar nga kritika britanike si “njė nga tenorėt lirikė mė tė mirė tė sė ardhmes”. Nė mė pak se pesė vjet ai ka marrė pjesė nė ngjarje tė rėndėsishme operistike nė tre kontinente dhe po punon me shtėpinė e njohur diskografike UNIVERSAL pėr diskun e dytė me muzikė klasike. Tenori Pirgu do ta luajė rolin e Rinuēios edhe nė Los Anxheles tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku opera e Puēinit do tė vihet nė skenė nga Plaēido Domingo dhe Woody Allen. Marre nga BBC
    #VamosArgentina

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pronesia intelektuale, “De Juro” e garantuar

    “De juro” pronesia intelektuale eshte e garantuar! Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit prej dites se djeshme ka celur dyert e saj dhe ne nje konference te tejzgjatur u paraqit funksionimi i saj, si edhe garantimi qe kjo zyre do te mbroje pronesine intelektuale, duke qene nje hap para edhe ne permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga MSA-ja. Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit (ZSHDA), institucion qendror ne varesi te Ministrise se Kultures, duket se eshte edhe sfida e radhes. Pasi gjithcka pritet prej autoreve tani eshte zbatimi i ligjit “Per te drejten e autorit”, i cili eshte miratuar me se 2 vjet me pare dhe vetem pas 2 vjetesh u mundesua celja e kesaj zyre. Por a do mund te funksionoje sic duhet kjo zyre per mbrojtjen e pronesise intelektuale?! Pakkush e di kete gje dhe koha do te jete deshmitari kryesor, por kineasti Pirro Milkani, i pranishem ne konference si drejtues ekzekutiv i Forumit te Mbrojtjes se Autoreve te Audiovizualit Film & Video u shpreh se, “problemi i mbrojtjes se te drejtes se autorit eshte teper kompleks, nisur edhe nga mungesa e pervojes. Meqe Shqiperia ka firmosur MSA-ne, hapja e kesaj zyre si nje organ qendror do te jete nje ndihme shume e madhe dhe une kam besimin se do te kete ndryshime rrenjesore ne respektimin e se drejtes se autorit. Ne raport me operatoret televizive dhe te gjithe atyre qe jane perdorues te saj”. Por per funksionimin sic duhet te kesaj zyre duhet nje koordinim teper i mire i grupeve te interesit me perdoruesit e prones intelektuale. Por ky eshte vetem njeri hap, ai ligjor. Milkani e cileson si nje fenomen tipik shqiptar zvarritjen e zbatimit te ligjeve, e nese ndodh keshtu, edhe per shume kohe, pronesia intelektuale ne Shqiperi do te jete e mbrojtur edhe per shume kohe vetem “de juro”.

    Premisat duken te medha per mirefunksionimin e zyres, e cila eshte nen drejtimin e Nikoleta Gjordenit. Ministri i Kultures, Ylli Pango, duke i meshuar faktit se edhe ai vete eshte nje autor librash, theksoi dje ne celjen e kesaj konference se, “Si ne shume raste te tjera, Shqiperia nuk vuan mungesen e nje kuadri ligjor te mire, ajo vuan mungesen e strukturave dhe kapaciteteve per ta implementuar ate ligj. Me kete synim, ne kete ligj ishte parashikuar ngritja e Zyres Shqiptare per te Drejtat e Autorit, nje institucion i ri publik qendror, i cili eshte krijuar me qellimin qe te luaje nje rol aktiv e te rendesishem ne procesin e respektimit dhe zbatimit te ligjit per te drejten e autorit”.

    Krahas entuziasteve se kjo zyre do te funksionoje ka edhe prej atyre qe jane teper skeptike. Ka pasur edhe nga ata autore, si Agim Doci, i cili nuk ka ngurruar aspak te largohet para se konferenca te mbyllej, e per me teper nuk ka kursyer aspak te shprehet: “Ajo ishte nje sfilate dhe aspak nje konference, qe te kishte ne qender mbrojtjen e te drejtave te autorit”. Sipas tij, kjo konference mblodhi teper njerez, qe paten vene maska dhe atyre qe iu dhemb vjedhja e krijimeve te tyre, pra autoret, nuk ishin”. Ndersa ajo cka perben edhe nje kerkese imediate per drejtorin e Qendres Kombetare Kinematografike, Xhevdet Ferrin eshte pulla per prodhimet kinematografike per perdorim familjar, e cila deri me tani nuk ekziston.

    Ndersa Ledi Bianku, kreu i KKRT-se, nuk harroi te permende piraterine, duke e cilesuar luften kunder saj jo vetem si nje aksion, por si nje proces, i cili duhet te vijoje. Madje beri edhe thirrje qe te mos mbetemi vetem ne stadin e konstatimeve per programet e filmat e piratuara, por te shkojme pertej.

    Agim Doci, duke qene edhe njeri prej skeptikeve me te medhenj te funksionimit te kesaj zyre, flet hapur, dhe shpresen e tij nese kjo zyre do te mund te funksionoje normalisht duket se nuk e llogarit aspak. “Shpresa vdes e fundit,- pohon ai,- ndonese besimi tek une ka vdekur, por mund edhe te behet dicka, pasi ekziston paketa ligjore per te drejten e autorit. E une, duke qene ne mbreterine e kenges, deklaroj publikisht se te drejtat e autoreve ne Shqiperi, dhe pse ligji mund t’i mbroje, dhe pse neni 58 i Kushtetutes i thekson, ne kete konference pati vetem nje parade lavderimesh dhe vetelavderimesh. Nxora perfundimin se autoret ne Shqiperi, personalitet e artit do te jene perseri njerezit me te varfer te shoqerise sone”. Ngre edhe nje tjeter problem, qe per shumekend mund te mos jete asgje e jashtezakonshme. Mungesa e atyre per te cilen edhe ishte mbledhur kjo tryeze, atyre qe ne fund te fundit do t’u sherbeje kjo zyre qe celi dyert dje. Vijon duke pohuar, “ne kete konference une pashe vetem 4 autore dhe rreth e rrotull kishte perfaqesues te atyre institucioneve, qe pervetesojne te drejten e autorit. Nuk duhet te keqkuptohemi ne nje pike: E drejta e autorit ne Shqiperi nuk mund te mbrohet. Ligji ekziston dhe nisma e qeverise me pelqen, por kercenohemi nga nje fakt tejet negativ, qe autoret nuk kane avokat, pasi nuk ka nje zyre avokatie, qe te na mbroje ne. S’mund ne asnje menyre te le pa permendur faktin se edhe ata autore, qe qene te pranishem, nuk paten guximin te thone: Ju qe na keni vjedhur vepren deri me tani, qe nuk na keni dhene honorare, qe na keni thirrur ne kete sfilate”.

    Pakez histori...

    Me 26 prill, 2 vjet pas miratimit te ligjit, prezantohet Zyra per te Drejtat e Autorit. Cka do te thote, vule dhe logo per pronesine intelektuale, dhe ata tanime do te kene nje dere ku te trokasin. Ndonese ndodh shpesh qe ministrat te nderrohen, te njejtin fat nuk eshte e thene ta kene doemos premtimet e dhena prej tyre. E ne kete rast, fatin te jete e lena pas dore e ka pasur Zyra per te Drejtat e Autorit! Nese kthehemi pas ne kohe, pas shpalljes se ligjit “Per te drejten e autorit” i cili mban daten 28 prill 2005, nje vendim i mevonshem, i dates 19 prill 2006, kerkon krijmin dhe funksionimin e Zyres Shqiptare per te Drejtat e Autorit. Urdher pas urdheri, u deshen plot 2 vjet prej miratimit te ligjit, qe te kete pakez drite edhe per te drejtat e autorit ne Shqiperi. Apo se paku 2 vjet per te krijuar nje zyre ku te trokasesh per te bere ankesa, se sa do te munden te zgjidhin “hallet” e intelektualeve shqiptare kjo mbetet ende per tu pare.

    Box

    Autori ka te drejte te ndaloje:

    1. Riprodhimin e dpd apo te terthorte, te perkohshem apo te perhershem te vepres se tij ne cfaredo forme e mjeti.

    2. Shperndarjen ne publik te origjinalit apo te kopjeve te tij ne cfaredo lloj forme, duke e shitur, duke e dhene me qira, dhene hua apo dhuruar.

    3. Shfaqjen skenike, recitimet dhe cfaredolloj tjeter ekspozimi ose shfaqjen e dpd te vepres.

    4. Transmetimet apo komunikimi i saj ne publik.

    5. Perkthimi ne gjuhe tjeter etj

    Veprat qe mbrohen nga ligji jane:

    1. Shkrimet letrare dhe publicistike e programet e kompjuterit

    2. Krijimet shkencore me shkrim ose me goje, librat shkollore

    3. Kompozimet muzikore, qe jane me shkrim ose edhe gojore

    4. Krijimet dramatike, krijimet koreografike, si edhe pantomimat

    5. Krijimet kinematografike, por edhe krijimet e tjera vizuale

    6. Krijimet fotografike, pasi edhe ato kane autoresine e tyre

    7. Krijimet e arteve te bukura, tablo, skulptura, instalacione

    8. Veprat e artit te aplikuar qe jo rralle gjenden ne Shqiperi

    9. Krijimet arkitekturore qe mbajne firmen e arkitekteve tane

    10. Krijimet tridimensionale apo hartat dhe skicat ne topografi



    Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit tanime e celur. Por skeptiket, si Agim Doci, dyshojne per funksionimin e saj
    #VamosArgentina

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Nje atentat ndaj kultures dhe trashegimise kombetare”

    Deklarate per shtyp e Kryesise se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise

    Vendimi i qeverise Nr.165, dt. 28.03.2007 “Per kalimin ne pergjegjesi administrimi te Ministrise se Tuirizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, te mjediseve te godines se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise”, eshte nje atentat ndaj kultures dhe trashegimise kombetare.

    E sqarojme edhe nje here opinionin publik se LSHA-ja eshte pronare e ligjshme e kesaj ndertese te fituar ne rruge te ligjshme nepermjet aktit publik te Keshillit te Ministrave me Nr. 2743, dt. 26.10. 1992 dhe e registruar konform kerkesave te ligjit ne Regjistrin Hipotekar Tirane, Nr.3796 dt. 30 dhjetor 1992.

    Aktet, vendimet e qeverive ne kohe, vendimet e Gjykates, aktet e Hipotekes prej vitit 1969 e deri me sot njohin ligjerisht ndertesen e LSHA-se si prone te te gjithe shkrimtareve dhe artisteve te Shqiperise.

    Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise i konsideron veprime te paligjshme dhe ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin cdo vendim ose veprim te kesaj qeverie qe cenon te drejten pronesore te ketij institucioni kombetar.

    Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, duke kapercyer kompetaencat e saj ligjore nepermjet shkreses Nr. 4324 dt. 25.04.2007, falsifikon VKM-ne e mesiperme dhe kerkon te grabise jo vetem pasurine 2/100 (“Klubin e Lidhjes”), por dhe pasurine tjeter te Lidhjes (ndertesen e saj) me Nr. 2/99.

    Ne kushtet e mungeses se dialogut me qeverine, Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise do te perdore te gjitha rruget dhe mjetet ligjore per te mbrojtur te drejtat e saj pronesore ne mbrojtje te interesave te saj te ligjshme ndaj kesaj sjelljeje absurde duke ftuar opinionin publik shqiptar te mbroje kete pasuri te cmuar te kultures dhe trashegimise kombetare, nga sallat e te ciles kane referuar gjithe korifejte e kultures sone kombetare.

    Nga mbledhja e Kryesise se Lidhjes,

    Tirane, me 26.04.2007
    #VamosArgentina

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Berberi i Seviljes”, komedia qe i mungoi humori


    Komedi e Beaumachais nuk solli gaz ne skenen tone! “Berberi i Seviljes”, qe u shfaq pergjate fundjaves qe shkoi ne skenen “Kadri Roshi” te Teatrit Kombetar, ka lene takim serish kete fundjave per spektatoret. Pritej te shihej ne skene “arratisja” e regjiorit francez Erik Vinje prej versionit klasik te kesaj komedie boterore, pasi qe thene e sterthene edhe prej vete regjisorit. Por ajo cka u shfaq ne premieren e 9 prillit e ditet ne vijim nuk kishte asgje te perbashket me “Berberin e Seviljes”, thjesht dhe vetem emrat e personazheve, konti Almaviva apo Lindori, Rozina apo Rozi e doktori “i saj” Bartolo dhe berberi Figaro.

    Ndonese shfaqja ishte konceptuar bardhe e zi per te percjelle sa me mire mesazhin e dy boteve e mentaliteteve, s’mund qe gjykimi per te, te jete po bardhe e zi.

    E nese pyetja qe mund te shtrohet ne kesi rastesh per nje shfaqje eshte sukses apo deshtim, s’mund te marre nje pergjigje te prere. Por ama nje analize e elementeve qe shkuan mire dhe theksit se ku ka caluar shfaqja, qofte edhe ne syrin e nje spektatori te thjeshte, mund te kete.

    E ndricim me te mire se ai i “Berberit te Seviljes” rralle se ka pasur tjeter shfaqje ne skenen e teatrit, fale mjeshterise se Paskal Noel.

    Por pertej kesaj, c’iu servir spektatorit prej kesaj komedie?!

    Nderveprimi ne skene, ate qe spektatori te ndieje se aktoret jane vertet partnere ne kete shfaqje, s’mund ta gjeje. Mirepo ndoshta te qenit nje shfaqje e hapur mund edhe te nenkuptoje faktin se nese nje aktor flet me shikim te kthyer nga salla, tjetri, ai qe presupozohet te jete partneri i tij, mund edhe t’i pergjigjet nga prapaskena apo ne fund te saj, ku askush s’e sheh. E nese nderveprimi mungoi, individualiteti i aktoreve gjendej me bollek. Cka do te thote, cenim i nje marredhenieje normale ndernjerezore, e mandej, edhe asaj ne skene!

    Por dic te mire e ka sjelle kjo shfaqje per aktoret e Teatrit Kombetar, pare ne syrin e nje regjisori, qe eshte ende teper aktiv ne skenen e teatrit tone. Mihallaq Luarasi shprehet pak dite pas premieres se, “ka nje perfitim per aktoret nga kjo venie ne skene, pasi ketu shfrytezohet trupi i aktorit, ana plastike e tij per te thene se edhe ky trup mund te shprehe dicka. Dhe nga kjo ane ai ka bere pune shume te mire, pasi shohim qe aktoret jane fizikisht te perdorshem. Vihet re qarte qe plastika e tyre eshte fare e perpunuar”. E per te vijuar me tej, ai shprehet se, “ ata kane edhe disiplinen e fjales, e duket sikur te jesh ne nje partiture muzikore dhe aktoret nuk i thone fjalet, si t’i kape momenti ne te cilin ndodhen. Pra, nuk eshte i lire, sic eshte ne teatrin realist, pasi ky nuk eshte i tille, eshte teater i regjisorit absolut per te cilin aktori eshte nje kukull dhe realizon me perpikeri ate qe ai kerkon, numrin e hapave, perkuljet e ndalesat, pra cdo gje me hollesi. Dhe ky eshte nje perfitim i trupes se teatrit”. E pos te gjitha ketyre elementeve qe calojne, ndricimi, muzika, kompozuar enkas per “Berberin” nga Fatos Qerimi, plastika e aktoreve e disiplina e fjales se tyre perbejne elementet e arritjes se tyre.

    Por ajo cka duket se mungon teresisht eshte dinamika e lojes se aktoreve ne skene, per cka edhe origjinali i kesaj shfaqjeje dallohet ne skenat e botes, ku edhe eshte ngjitur. Ajo eshte plot pasion, temperament. Pra, vlon humori, ndersa ne skenen tone erdhi nje komedi, e cila aspak nuk shkaktoi te qeshura ne salle, vec ndonje fraze spontane. Pra, ishte dicka e ftohte, qe sidoqofte, estetikisht mbetet per t’u cmuar.

    Po ndarja e roleve?

    Konti Almaviva, i maskuar si Lindori beri qe aktori yne Roland Trebicka, nder me te miret aktore komike qe ka Shqiperia, te interpretonte rolin e dashnorit. Po,r a i shkon per shtat atij nje rol i tille. Pergjigjen me te mire ne kesi rastesh e jep publiku, te cilit ka gjasa t’i pelqente me shume ta shihte ne rolin e berberit, Figaro, qe interpretohet nga aktori i ri, Helidon Fino.

    Ndersa Luiza Xhuvani apo Rozi, sikunder thekson edhe regjisori Luarasi, “ishte teper mire”. E tjeter gje eshte nese publiku shqiptar e pranon apo jo kete menyre interpretimi, sic vjen tek “Berberi i Seviljes”. Dhe pse ka gjasa ta kete dhene pergjigjen e tij, pasi ne biletarine e teatrit duket se nuk ka teper spektatore, te cilet rendin te blejne bilete per te pare shfaqjen, ndonese pa dyshim qe ata nuk mungojne.
    #VamosArgentina

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nje Antologji Ballkanike bashkon shkrimtaret me te njohur te rajonit

    Nje projekt gjerman ka marre persiper te botoje nje antologji gjitheperfshirese te vendeve te Ballkanit me autoret me te njohur bashkekohore. Antologjia eshte redaktuar nga Richard Swarts dhe do te botohet njekohesisht ne Gjermani, Shqiperi, Bosnje- Hercegovine, Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe Slloveni. Njoftimi vjen nga zedhenesi i shtypit i Shtepise Botuese Toena, institucion i cili eshte pjese e projektit te Antologjise Ballkanike (per botimin ne gjuhen shqipe). Projekti gjerman drejtohet nga “Fondacioni S.Fischer Stiftung”, i cili eshte themeluar me 2003 nga Monika Scoeller–von Holtzbrick. Ajo eshte nje nga pronaret e grupit botues Geoerg von Holtzbrink dhe, pervec kesaj, botuese e S. Fisher ne Frankfurt/Main, nje nga shtepite botuese me te rendesishme gjermane te shek. XX. Shtepia Botuese S. Fisher eshte Shtepia Botuese e autoreve si Thomas Mann, Sigmund Freud dhe Franz Kafka dhe gjithashtu e nje sere autoresh te njohur.



    Botuesi Fatmir Toci shpjegon se e vecanta e ketij programi lidhet me punen e mahnitshme te atij Fondacionit per shkembimet letrar me vendet e Evropes Qendrore dhe Juglindore. Qe prej vitit 2003 jane realizuar te ashtuquajturit projekte SCHRITTE (hapa) qe mbeshtesin dhe inkurajojne perkthimet nga gjermanishtja ne rusisht (SCHRITTE/SCHLAGI) dhe polonisht (SCHRITTE /KROKI), ku ne cdo rast jane realizuar 35-40 tituj. Duke ndjekur aktivitetet e veta ne Rusi dhe Poloni, tanime Fondacioni S. Stiftung ka kthyer syte nga Turqia, dhe po ben pergatitje per te perfshire edhe vendet e Evropes Juglindore. Pikerisht tani na prezantohet me kete antologji te autoreve me te njohur te Evropes Juglindore.

    Nisur nga shkrimtaret shqiptare te perzgjedhur nga redaksia e ketij fondacioni per Antologjine e Ballkanit, arrijme ne perfundimin se jane zgjedhur autoret me te afirmuar bashkekohore. Keshtu, krahas Ismail Kadarese dhe Fatos Kongolit, verejme se eshte perzgjedhur nga Kosova shkrimtari Beqe Cufaj, i cili, ndoshta, eshte me pak i njohur ne Shqiperi, por qe ka bere emer me romanin “Shkelqimi i huaj”, perkthyer ne gjermanisht dhe botuar ne Gjermani, Austri dhe Zvicer. Me pare Beqe Cufaj kishte botuar ne gjermanisht edhe librin me ese dhe reportazhe: “Kosova, kthim ne nje vend te shkaterruar”, per te cilin eshte shperblye me cmimin “Bruno Kreisky”(2001). Gjithashtu nder autoret shqiptare eshte perzgjedhur edhe shkrimtari Luan Starova, i cili shkruan kryesisht ne maqedonisht, por veprat e tij, tanime jane te botuara edhe ne gjuhen shqipe nga Toena. Vemendjen ta terheq edhe nje fakt tjeter. Shume shkrimtare ballkanas jetojne ne Perendim. Autoret e kane theksuar kete detaj biografik, si per te kembengulur ne ate qe “evropianizimi i Ballkanit” eshte para se gjithash nje realitet kulturor dhe do te paraprihet gjithmone nga persona qe prodhojne vlera letrare-artistike. Per Kadarene thuhet: Shqiperi-France, per Beqe Cufajn: Kosove-Gjermani (ai jeton ne Shtutgard), ashtu si prezantohen: David Albahari, Serbia – Canada; Charles Simic, Serbia – USA; Bora Cosic, Croatia – Germany; Slavenka Drakulic, Croatia – Swseden; Predrag Matvejevic; Croatia – Italy/France; Irena Vrkljan, Croatia – Germany; Dimitre Dinev, Bulgaria – Austria; Aleksandar Hemon, Bosnia – USA. Gjithsesi, projekte te tilla kulturore i sherbejne perafrimit me komunitetin evropian, gje te cilen autoret shqiptare e kane deshmuar prej kohesh, ndryshe nga politikanet qe togfjaleshin “perafrim me Evropen” duket se e kane privatizuar per te deshmuar sa larg prej saj mund te rezistoje populli i tyre.

    Tonin Cobani

    Autoret qe do te marrin pjese ne te:

    David Albahari Serbia - Canada

    Vladimir Arsenijevic Serbia

    Bora Cosic Croatia – Germany

    Beqe Cufaj Kosovo - Germany

    Dimitre Dinev Bulgaria - Austria

    Slavenka Drakulic Croatia - Seeden

    Aleksandar Hemon Bosnia - USA

    Drago Jancar Slowenia

    Miljenko Jergovic Croatia

    Ismail Kadare Albania – France

    Fatos Kongoli Albania

    Marusa Krese Slowenia

    Predrag Matvejevic Croatia – Italy/France

    Charles Simic Serbia - USA

    Biljana Srbljanovic Serbia

    Sascha Stanisic Bosnia

    Luan Starova Macedonia

    Lįszlo Végel Serbia

    Nenad Velickovic Bosnia

    Dragan Velikic Serbia

    Irena Vrkljan Croatia – Germany

    Vladimir Zarev Bulgaria
    #VamosArgentina

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Strategjia e rinise, “Nga politika ne veprim ”

    Paraditen e djeshme eshte mbajtur konferenca “Prioritetet e Strategjise Kombetare te Rinise 2007-2013 - Nga Politika ne Veprim”, e cila permes paraqitjes se perparesive te Strategjise se Rinise do te beje te mundur aktivizimin e te gjithe aktoreve per te mbeshtetur rinine ne Shqiperi dhe integrimin e tyre ne BE. Ne kujdesin e vecante te ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporeve, Ylli Pango, Strategjia e Rinise dhe Plani i Veprimit do te mundesoje ndergjegjesimin e rinise per rolin e saj ne ndertimin e shoqerise, ne sferen e kultures, si edhe sferat social-ekonomike, duke i dhene asaj pergjegjesi te drejtperdrejte ne zhvillimet e sotme ne vend”. Ministri Pango u shpreh gjate konferences se “kjo strategji vjen si nje kerkese direkte e qeverise per t’i dhene moshes se re vendin dhe mundesine e komunikimit me krejt shtresat e shoqerise dhe te shtetit, ne raport me ekzigjencat e tyre sociale e kulturore, por edhe si alternative integrimi dhe qasjesh evropiane, sipas standardeve te BE-se”. Sipas tij, politikat e Strategjise Kombetare te Rinise perfaqesojne te gjithe spektrin e pjesemarrjes rinore ne zhvillimin social-kulturor dhe ekonomik te te gjithe shoqerise, duke u fokusuar ne problemet me paresore, politika te miratuara nga Keshilli i Ministrave ne nentor te vitit 2006. Strategjia Kombetare e Rinise, e shoqeruar me Planin Kombetar te Veprimit, ka ne thelb te saj rolin aktiv te te rinjve ne nje shoqeri demokratike dhe te shtetit ligjor, pjesemarrje dhe vendimmarrje te te rinjve ne nivelet e pushteteve: ekzekutiv, legjislativ, gjyqesor dhe media. Keto politika, sikunder u cilesua ne konference, nxisin punesimin rinor, fuqizojne nismat rinore ne fushen e te drejtave te njeriut, ekonomise, arsimit te pergjithshem dhe profesional, artit, kultures, zhvillimit, turizmit eko-kulturor, sportit dhe sektoreve te tjere te zhvillimit te vendit, integrim te te rinjve ne shoqeri dhe me gjere ne rajon e Bashkimin Evropian. Strategjia Kombetare e Rinise, dokumenti themeltar i politikave rinore, parashikon bashkepunim te ngushte te MTKRS-ne me ministrite, pushtetin vendor, organizatat rinore dhe organizmat nderkombetare per realizimin efikas dhe ne kohe te ketyre politikave.

    Disa pika te Strategjise Kombetare te Rinise:

    1. Roli aktiv i te rinjve ne nje shoqeri demokratike dhe te shtetit ligjor.

    2. Pjesemarrje dhe vendimmarrje e te rinjve ne nivelet e pushteteve: ekzekutiv, legjislativ, gjyqesor dhe media.

    3. Politika qe nxisin punesimin rinor, pasi eshte gjithnje e me shume problem punesimi per te rinjte.

    4. Fuqizim i nismave rinore ne fushen e te drejtave te njeriut, ekonomise, arsimit te pergjithshem dhe profesional, artit, kultures, zhvillimit. turizmit eko-kulturor, sportit dhe sektoreve te tjere te zhvillimit te vendit.

    5. Integrim efektiv i te rinjve ne shoqeri dhe me gjere ne rajon e BE.
    #VamosArgentina

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Hapet shtepia e Ibrahim Kodres

    DURRES - Hapet per publikun shtepia-muze e Ibrahim Kodres. Pasditen e djeshme disa koleksioniste kane vizituar per here te pare apartamentin e vogel ne "Piazza Lagosta" nr. 2 ne Milano ku mjeshtri i madh dha shpirt nje vit me pare. Ne shtepine-muze jane ekspozuar vepra te tij qe nuk jane publikuar si dhe disa punime te fundit te pafirmosura. Shtepia-muze do te jete vazhdimisht e hapur, por ajo mund te vizitohet vetem me prenotim. Apartamenti i postkubistit te shquar eshte vene ne dispozicion te publikut ne saje te nje investimi te fondacionit me emrin e piktorit. Fondacioni "Kodra" ka realizuar ne Milano sistemimin e apartamentit te Ibrahim Kodres. "Kemi kryer nje sere punimesh restauruese ne brendesi te apartamentit", - thote Fatos Faslliu, njeriu qe kujdeset per administrimin e pasurise qe Kodra ka lene per fondacionin qe mban emrin e tij. "Per pjesen tjeter, gjithcka eshte sic e ka lene vete mjeshtri. Pikturat jane neper kavalete, nje pjese te paperfunduara, ndersa sendet e tjera neper vende. Tani po punojme per te inventarizuar mbi 6000 veprat e tij te shperndara neper bote, pasi vete mjeshtri nuk mbante kurre shenime dhe nuk dihet se ku kane perfunduar".

    Ibrahim Kodra, postkubisti i shquar lindi ne Ishem te Durresit ku edhe u varros nje vit me pare. Qe nga viti 1944, kur hapi ekspoziten e pare personale ne Milano, punimet e tij jane ekspozuar ne te njejtet muze dhe galeri prestigjioze te botes, se bashku me emrat qe kane bere histori ne arte, si Picasso, Matisse, Chagall, Modigliane, Rouaut, Dufy dhe te tjere. Eshte vleresuar dhe ka bashkepunuar me poetet e medhenj nobeliste, si Quasimodo, Montale, Paul Elyard etj. Ka nje koleksion te ndritur cmimesh, ku evidentohet "Medalja e Arte" e Akademise Franceze, "Qytetar Nderi" ne shume qytete te Italise, cmimi "Ambrogini i Arte" nga Bashkia e Milanos, dhe me 1996 iu akordua titulli "Nderi i Kombit", si edhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikes se Shqiperise. Veprat e tij gjenden ne Muzeumin e Vatikanit, ne Dhomen e Deputeteve ne Rome, ne Galeri dhe ne Muzeume te njohura te botes, si ne Itali, Zvicer, Danimarke, Gjermani, Japoni, Angli, France, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argjentine, Greqi, Iran, Shqiperi dhe Kosove. Shume punime te tij jane sot prone e koleksionisteve ne mbare boten. K.J
    #VamosArgentina

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Muzikali “Chicago”, nen ethet e premieres

    Ethet e provave te fundit! Edhe pak ore larg premieres se muzikalit “Chicago”, qe vec premieres, mbremjen e sotme do te shfaqet edhe 3 nete te tjere ne skenen e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit. Shfaqja me popullore e Broadway, ndonese me te njejtet personazhe, vjen nen petkun dhe interpretimin e artisteve shqiptare. Velma & Roxie per skenen tone jane Soni Malaj dhe Miriam Cami. Duket se cdo gje eshte gati, dhe prova gjenerale e mesdites se djeshme ishte nje prove per te korrigjuar ato gjera qe nuk shkonin. E per te pasur nje performance sa me te mire sot ne mbremje degjoje jo rralle edhe te bertitura ne salle. Ndersa ndricimit i eshte kushtuar nje vemendje teper e madhe, pasi muzikali kerkon mund, teper mund per t’u shfaqur i denje para publikut. Bazuar ne skenarin e vitit 1926 te reporterit Maurine Dallas Watkins, Chicago tregon historine e Roxie Hart, e cila vret te dashurin e saj dhe me pas arrin te shpetoje nga denimi me ndihmen e avokatit te talentuar Billy Flyn. Historia, e cila nuk i ka shpetuar “kthetrave” te kinematografise, si muzikal eshte ngjitur ne shume skena boterore per te shkelur per te paren here edhe ne nje skene shqiptare. Mban firmen pa dyshim te kompanise “Theatre-International”, qe ka sjelle muzikalet me ne ze boterore, edhe per publikun shqiptar. Suksesi i fundit ishte “Romeo & Zhulieta” apo permbledhja e tyre per 14 shkurtin, festen e te dashuruarve. Koreografine producentet ia kane besuar solisteve te TKOB-it, Enades dhe Gerdit, te cilet kane treguar se mund t’ia dalin me se miri edhe ne kesi sipermarrjesh te medha, sic eshte nje muzikal.

    Ndonese edhe ne Shqiperi mund te flasim per fillimin e nje tradite te muzikalit, duket se jemi teper larg realizimit live. Fonia e teknika eshte teper larg realizimit te nje shfaqjeje te tille live , ndaj edhe si muzikalet e tjere, edhe “Chicago”, do te vije play back.

    “Chicago”, tregim elektrizues per lakmine, vrasjen dhe boten e spektaklit, i mbushur me disa pjese muzikore shume te famshme si: “All that Jazz” dhe “Razzle Dazzle”, “Funny Honey”, “Cell Block Tango”, “When You’re Good To Mama”, “Roxie”, “Me and My Baby”, “Mister Cellophane”, “Noeadays”; perbehet gjithashtu nga disa nga koreografite me te mira te Broadway, me nje trupe qe performon numra koreografike te mrekullueshem ne stilin e Bob Fosse. Per keto arsye New York Times e quan “Musical me i mire per momentin.” Nje ane e erret e drejtesise amerikane. Chicago eshte nje muzikal ekstravagant, qe perfshin disa pjese muzikore shume te famshme.

    E natyrshem, kjo shfaqje eshte konceptuar si nje veper qe do te sjelle jo vetem elementet artistike te nje spektakli skenik, por do te jete dhe nga ana dramatike e muzikore nje veper, ku nderthuren te gjitha emocionet dhe elementet e domosdoshem te nje shfaqjeje. Ndersa trupa e baletit, natyrshem, ka nje peshe teper te madhe e interpretimi i tyre i jep dinamizmin muzikalit.
    #VamosArgentina

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Politika asnje shans te nderhyje ne letersi

    Anisa Ymeri - Ndonese “zeri” i eshte degjuar ne Shqiperi prej mese 30 vjetesh, Sabri Hamiti keto vite gjendet edhe me shpesh ne Tirane. Ne funddhjetorin e vitit qe lame pas, qe i pranishem, pasi u shpall fituesi i librit me te mire studimor per 2006-en, ndersa paraditen e djeshme, “Litota” e solli mes njerezve te letrave per promovimin e permbledhjes se tij me poezi, te shkruara nder dekada. Ka preferuar ta cilesoje bashkevuajtes, Mark Markun, perzgjedhesin e poezive, te mbeshtjella ne kete permbledhje per nje arsye fare te thjeshte. Pasi studiuesi Hamiti pohon: “Edhe perzgjedhesi, edhe promovuesi, edhe lexuesi i poezise eshte bashkevuajtes i autorit, pasi une mendoj se poezia ndertohet nga pesimet, nga dhembjet…dhe autori pergjithnje mbetet nje njeri i pangushelluar. Nje ngushellim eshte leximi i vepres se tij”. Per dekada te tera, letersia shqipe eshte zhvilluar ndarazi, por, sipas Hamitit, nuk kane ekzistuar kurre dy letersi, pasi ajo shqipe eshte nje dhe e vetme. E dekada me pare “fajin” e ka pasur politika per nderhyrjet e saj. Por sot c’ndodh me letrat shqipe, a cenohen ato nga politika. Hamiti shprehet se, “Nuk ka shans! Politika letersine nuk ka shans ta cenoje. Letersia shqipe po i tejkalon keto kufij”.

    Dita Boterore e Librit shenohet edhe ne Tirane duke pasur edhe nje promovim te permbledhjes tuaj me poezi, “Litota”. Jeni gjithnje e me i pranishem ketu. Cdo te thote kjo per ju?

    Si autor kam qene i pranishem ne Tirane ne 30 vitet e fundit, natyrisht, me ritmet qe i ka prania e nje autori. Ne 2 vitet e fundit mund te duket se jam dukur me shpesh, e vertet, jam dukur 2 here. E kjo dukje sigurisht qe ka bere pershtypje, pasi edhe rastet kane qene te vecanta. Heren e shkuar, pasi kam fituar me librin “Tematlogjia” cmimin per studimin me te mire brenda vitit, qe me ka bere nje nder te vecante. Ndersa tani eshte nje takim edhe me i dashur, pasi eshte per promovimin e librit me perzgjedhjen e poezise sime nga 9 libra me poezi qe kam deri me tani. Mendoj se perzgjedhesi i tyre, Mark Marku, ka bere nje perzgjedhje teper interesante, natyrisht, shija eshte e tij dhe vjershat jane te mijat. Rasti eshte qe te flitet me teper per letersine shqipe, te rilexohet letersia ne boten shqiptare dhe ky qarkullim i vlerave ne boten ekzistuese te jete nje qarkullim me i fuqishem dhe me i gjalle.

    Permendet ne fjalen tuaj se perzgjedhesi i permbledhjes, Mark Marku, ka qene nje bashkevuajtes. Pse?

    Nje bashkevuajtes, pasi mendoj se poezia eshte esenca e qenies se krijuesit, esenca e qenies te te gjitha arteve, ajo qe une quaj thelb. Nje tip krijimi i koncentruar, te cilin e lexon vetem ai qe perpiqet t’i ngjaje autorit dhe kjo eshte me pak fjale teoria Bodleriane e leximit. E quaj tek ne edhe Lasgushiane, ndaj edhe ai qe hyn ne kete aventure te leximit te nje literature, ne kete rast te poezise qe ketu nuk eshte thjesht pasqyrim, por shprehje esenciale e nje bote personale, qe pretendon te kete jete te gjate duke u bere pjese universale, permes qarkullimit. Pra, lexuesi, ne kete rast Mark Marku, si nje lexues inteligjent, nese do te jete bashke me autorin do te jete si autori, do te jete bashkevuajtes i dhembjes, pare ne nivelin e dyte. Edhe perzgjedhesi, edhe promovuesi, edhe lexuesi i poezise eshte bashkevuajtes i autorit, pasi une mendoj se poezia ndertohet nga pesimet, nga dhembjet…dhe autori pergjithnje mbetet nje njeri i pangushelluar. Nje ngushellim eshte leximi i vepres se tij.

    Jo vetem ju, por edhe shkrimtaret ketu dhe ata ne Kosove jane gjithnje e me prane. Mendoni se ka ardhur teper vone ky bashkeveprim, e nese mund t’i konceptojme ndarazi, cfare e ka penguar?

    Nuk kemi te bejme me dy letersi, eshte nje gjuhe, nje letersi, nje kulture e nje tradite. Eshte e vertete se kane vepruar ne dy situata socio-politike te vecanta. Do thosha paradoksale, pasi kemi pasur nje mur te pakalueshem politik e ideologjik ne mes, qe ka qene pertej vullnetit te popullit e le me te krijuesve. Por tanime ky problem nuk ekziston dhe qarkullimi nuk duhet te behet sipas qarkullimit te dy etniteteve, te dy pjeseve, por nje qarkullim normal i vlerave te letersise sone. Shpejt, ky qarkullim do te jete aq normal, sa nuk do te kete me nevoje as qe te shtrohet pyetja, pse te ndodhe qarkullimi. Kultura shqipe nuk ka nevoje te krijoje as kufij te paragjykuar nacionale, pasi tani jemi ne boten e qarkullimeve te ideve dhe ajo literature qe ka vleren e vete individuale qe provohet si universalitet shanset i ka shume me te medha, brenda kultures nacionale dhe ne komunikim me kultura te tjera. Dhe qarkullimi i vlerave, se brendshmi, eshte nje emancipim dhe vetem atehere, ne nje qarkullim te tille, mund te flasim per nje kulture te pjekur dhe konkurruese me te tjeret.

    Flasim per barriera politike gjysmeshekullore, po tani e cenon politika letersine?

    Jo. Nuk ka shans. Politika letersine nuk ka shans ta cenoje. Letersia shkruhet ne nivele te ndryshme. Te gjithe autoret duhet te lexohen, pasi cdo shkrim e ka brenda nje mundim. Te gjitha shkrimet e kane nga nje cope reference te aktualitetit. Ne Shqiperi, sidomos ne periudhen e soc-realizmit, metoda ka qene ideologji e dirigjuar, por tani ajo nuk ekziston. Nuk eshte e thene qe letersia te mos kete referim politik, pasi qe kur letersia e pranon qenien me vete dhe e vetemjaftueshme, nuk behet instrument. Ne momentin kur nuk shkruhet per t’u bere instrument, atehere s’mund te ideologjizohet. Shkurt, mendoj se literature e vertete, qofte edhe kur ka referenca nga nje kohe e vecante, i bluan me magjine e vete dhe i ben te perhershme, keshtu qe duket se shtresimi dhe nenvijezimi ideologjik nuk ekziston. Letersia shqipe po i tejkalon keto kufij. Letersine e ndihmojne te mesmit, por e perfaqesojne te medhenjte.



    Kemi vertet autore te medhenj, po krize ne letersine shqipe kudo ku zhvillohet, a kemi?

    Krize nuk besoj! Termi krize mendoj se ne arte nuk ka kuptim. Ne asnje letersi nuk e kemi teorine e perparimit permanent, pra ai qe eshte me i vjeter eshte me i dobet, e ai qe eshte me i ri eshte me i mencur. Ne arte nuk shkojne keshtu gjerat. Mendoj se edhe ne kohen tone ka autore shume te mire, sic ka edhe ne kohe te tjera. E per mua nuk ka kurrfare krize ne letersi.



    Po ne lexim ka krize?

    As ne lexim s’mendoj se ka krize. Kush eshte ai qe ka bere mesazhe te nivelit intim se kush dhe sa lexon. Nuk besoj se afishohet rrugeve se kush lexon. Leximi eshte nje problem i intimitetit. Nuk iu besoj deklarimeve, pasi ato mund te jene maska per te mbuluar dicka.
    #VamosArgentina

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pashk Pervathi ne galerine “Jozef” te Durresit


    Ne galerine e arteve "Jozef" ne Durres eshte hapur keto dite ekspozita e piktorit lezhjan, Pashk Pervathi. Te 25 punimet e paraqitura ne te i kushtohen kryesisht detit dhe natyres bregdetare, pershtypjeve artistike nga keshtjellat dhe banesat karakteristike te veriut. Pashk Pervathi eshte nje piktor i lidhur ngushte me natyren, vecanerisht me peizazhin e vendlindjes, Lezhes dhe rrethinave te saj, qe karakterizohet si nje peizazh i larmishem e me shume drite. Prandaj edhe ne punimet e Pashk Pervathit ka gjithmone shume drite dhe nje “loje dekorative” me driten qe reflektohet ne forma te ndryshme ne objektet qe ai pikturon. Mund te ndodh qe Pashk Pervathi t’i rikthehet me shume se nj here objekteve qe ai ka me per zemer. Dhe sa here i ripikturon ato, do te ndiesh emocione te reja, te cilet lidhen, sigurisht, me ate loje te drites qe asnjehere nuk eshte e njejta ne peizazhet qe dalin nga dora e Pash Pervathit. Pas kaq vitesh pervoje, ai tanime ka krijuar disa cikle “tematike”, nese do te mund te quhen keshtu, bf. peizazhet e tij me vjeshte, me kuaj, me varka, me guraleca. tabllote tematike me nje figure etj. Ata qe e kane ndjekur nder vite krijimtarine e Pashkut kane vene re se si ka evoluar peneli i tij nga emocioni i drejtperdrejte prej natyres, ku e ku me nota impresioniste, drejt nje peizazhi te stilizuar e deri te dekorativizuar, cfare shpreh nivelin me te larte artistik te piktorit lezhjan, i cili tashme ka nje qendrim ideo-emocional krejtesisht te individualizuar. Piktura e Pashk Pervathit dallohet me lehtesi nga ata qe e kane ndjekur ate nder vite, sepse Pashk Pervathi pikturon ashtu si e ndien ai pikturen, ngjyren dhe lojen e drites, qe, tashme me teper se sa e gjen ne objektet qe pasqyron, atij i buron se brendshmi. Prandaj me te drejte ndonje e ka quajtur fazen e tanishme te peizazheve te Pashk Pervathit, si faza meditative e tij.

    Pashk Pervathi ka lindur ne Manati, prane qytetit te Lezhes, ne vitin 1958, me 27 shkurt. Qe ne femijeri ushqen pasion per pikturen. Pas mbarimit te shkolles se Mesme Artistike ne Tirane, punon mesues vizatimi dhe merret me pikture, kryesisht ne gjinine e peizazhit.

    Ne moshen 21-vjecare paraqitet per here te pare ne Ekspoziten Kombetare te vitin 1979 me peizazhin "Vjeshte ne Manati", perkrah piktoreve me te njohur te vendit. Ne vitin 1983 cel edhe ekspoziten e tij te pare vetjake.

    Gjate viteve 1986-1990 studion ne Akademine e Arteve ne Tirane (Pikture Monumentale), nderkohe qe vazhdon te krijoje dhe te marre pjese ne ekspozita kombetare.

    Me pas, krahas punes si drejtues i Galerise se Arteve ne Lezhe, i kultures se rrethit dhe anetar i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit (1999 - 2004), eshte pjesemarres si piktor ne veprimtari te ndryshme kombetare dhe nderkombetare. Ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane ka dy vepra, ndersa nder koleksioniste private mbi 620, prej te cilave 130 nder koleksioniste te huaj, perfshire edhe peizazhin "Vjeshte ne lagune", qe sot ndodhet i ekspozuar ne Muzeun e Arteve dhe te Historise te qytetit Ceuta ne Spanje.

    Ne vitin 2002 ka realizuar te gjitha pikturat e Kishes se re te Shen Palit ne Detroit, SHBA. Mban dekoraten “Urdherin "Naim Frasheri" i Arte.

    Kujtim Buza: Pashku, me intuiten e nje artisti te lindur pikturonte portretet ashtu si lulet, lulet si peizazhet, peizazhet si te ishte zot i tyre; nuk tronditej perpara natyres, vetem duart i leviznin sakte.

    Ali Oseku

    Elegant ne modelimin e peizazhit, intim e shume personal. Tani ai fillon te pikturoje dhe te meditoje.

    EKSPOZITA PERSONALE



    1983, Galeria e Artit, Lezhe

    1984 , Galeria e Artit, Lezhe

    1986 , Galeria e Artit, Lezhe

    1989 , Galeria e Akademise se Arteve, Tirane

    1991 , Galeria e Artit, Lezhe

    1992 ,Galeria Kombetare e Arteve, Tirane

    1993 ,Art Gallery Milano, Itali

    1994 ,Galeria e Artit, Lezhe

    1995 , Galeria e Artit, Lezhe

    Qendra Kulturore "Ataturk", Stamboll, Turqi

    1996 , Pallati i Kultures, Lac

    1997 ,Misioni Pageruajtes Spanjoll, Shengjin

    1998 ,Galeria TE&GI, Tirane

    Muzeu Municipal, Ceuta, Spanje

    1999 ,Muzeu Historik Kombetar, Tirane

    Misioni Pageruajtes Spanjoll, Durres

    2002 ,Muzeu Historik Kombetar, Tirane

    2005 ,Galeria Kombetare e Arteve, Tirane

    Molo Vanviletano, Ancona, Itali

    2006 ,Galeria "Rozafa", Shkoder

    "Oficina della memoria", Fiuggi, Rome

    "Guzini" Gallery Recanati, Ancona
    #VamosArgentina

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Arti figurativ, kriteret per te fituar Akademine e Arteve




    Valmora Gogo - Teper te rrepte do te jene anetaret e komisionit, nese zbulojne se punet e dorezuara per konkurrim, nga cdo kandidat, nuk jane origjinale. Specialistet nuk do te ngurrojne per te perjashtuar menjehere cdo te ri qe manipulon veprat e paraqitura per konkurrim. Akademia e Arteve ne Tirane ka shpallur kriteret per te gjithe te rinjte qe deshirojne te vazhdojne Pikturen dhe Skulpturen. Kandidatet do te duhet t’i nenshtrohen dy fazave te konkurrimit, punes praktike ne atelie, por njekohesisht edhe nje testimi teorik. Por, kete vit Fakulteti i Arteve Pamore do te krijoje edhe me shume liri tek konkurruesit gjate puneve te tyre. Puna praktike do te zgjase 2 dite, me nga 5 ore secila dhe kandidatet do te duhet te bejne nje skulpture, vizatojne ose pikturojne imazhe nga natyra ose figura njerezish. Kriteret saktesojne se ne ndryshim me konkurset e meparshme, modeli i propozuar para studenteve do te sherbeje qe ata te kene nje qendrim me individual. Cfare duhet te kene me vete ne ditet e konkurrimit jane leter vizatimi 70 me 90, telajo pikture 70 me 90, si dhe te gjitha mjetet e tjera plotesuese per te realizuar nje veper ne vizatim apo ne telajo. Ndersa, per kandidatet e Skulptures, balta plastike dhe armatura sigurohet nga vete fakulteti. Nderkaq, testimi teorik do te zgjase ne dy dite, ku do te perfshihen lenden e Historise se Artit. Me pas, anetaret e komisionit do te realizojne nje interviste me cdonje prej kandidateve dhe, ne fund, po keta anetare komisioni do te shqyrtojne dosjen personale me vizatime, realizime me laps, realizime ne vaj, akuarel etj. Njekohesisht, ne dosje duhet te kete realizime ne skulpture, realizime ne teknika te grafikes, foto, video etj. Sipas kritereve te Fakultetit te Arteve Figurative punimet ne vizatim, pikture dhe skulpture jane te detyrueshme, ndersa ato ne grafike, foto dhe video mbeten fakultative. Sjellja e dosjes do te jete sipas deshires se konkurruesit dhe ne rast se ky paraqet nje te tille, numri i pergjithshem i punimeve qe duhet te permbaje duhet te jete jo me shume se 20. Ne kete vit, ne Akademine e Arteve vazhduan studimet rreth 775 studente, duke u cilesuar si nje nga shkollat ku numri i konkurruesve nuk ka qene shume i madh. Gjithsesi, per kete vit te ri akademik nuk jane percaktuar ende datat e konkurseve.
    #VamosArgentina

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    KRITERET E KONKURSIT TE PRANIMIT NE FAKULTETIN E ARTEVE FIGURATIVE (PAMORE)






    Konkursi per seleksionim dhe perzgjedhjen e kandidateve te rinj do te zhvillohet sipas kritereve te meposhtme:

    Konkursi do te kete dy faza ose te thena ndryshe dy boshte kryesore:

    1. Pune Praktike ne Atelie

    2. Testim teorik



    Puna Praktike ne atelie do te zhvillohet si me poshte:

    Kohezgjatja : 2 dite nga 5 ore

    Tema e vepres: Studim nga natyra. (Figure Njeriu)

    Dimensioni i vepres: 70 x 90 cm

    Lloji i vepres: Vizatim ose Pikture (per kandidate te Piktures), Vizatim ose Skulpture (per kandidate te Skulptures).

    Disa sqarime te metejshme te kritereve te mesiperme.

    Studimi nga Natyra do te propozohet dhe organizohet si me poshte:

    Ne te gjitha ateliete e shkolles ku do te zhvillohet testimi praktik i kandidateve per studente do te kete modele te vendosur (figure njeriu).

    Studentet do te prezantohen me modelet dhe me pas ata do te vetevendosin:

    a. Cilin model zgjedhin.

    b. Menyren se si kompozojne.

    c. Mjetin me te cilin realizojne vepren.

    Sqarim: Ne ndryshim me konkurset e meparshem, ne rastin konkret Modeli i propozuar (figure njeriu) para studenteve sherben si shkak qe, ata, ne menyre te ndergjegjshme te pozicionojne me qarte nje qendrim individual te shprehjes. Duke mos kushtezuar prerjen e Figures sipas nje kompozimi Standard, si dhe mjetin me te cilin do te realizohet vepra, studenti vihet ne pozicion krijues, ku detyrohet te kompozoje individualisht, te zgjedhe mjetin dhe format e shprehjes nepermjet nje raporti ndjesor me personal me figuren e propozuar.



    Sikunder u tha me lart ne Diten e Pare te Konkurrimit, ata, pasi te njihen me modelin, do te vendosin mjetin me te cilin do te realizojne vepren e tyre. Vepra do te jete Nje (1) ose Vizatim, ose Pikture, ose Skulpture, qe do te realizohet ne 2 dite.



    Baza Materiale

    Kandidatet per Studente duhet te vijne te pergatitur me keto materiale perkatese:

    Leter Vizatimi 70x90,

    Telajo Pikture 70x90, si dhe te gjitha mjetet e tjera plotesuese per te realizuar nje veper ne vizatim apo ne telajo (pikture).

    Per kandidatet e Skulptures, Fakulteti siguron materialin (balte plastike, armature) ne qofte se ata zgjedhin modelimin, plastiken per te realizuar punen e tyre.





    Testimi Teorik

    Kohezgjatja: 2 dite + ( ne varesi te nr. te konkurrenteve)

    Fazat:

    Faza e pare eshte Testimi i Kandidatit per Student ne Lenden Histori Arti. Ky testim do te kryhet nepermjet pergjigjjes direkte mbi Tezen e Zgjedhur. Teza eshte e fshehte.

    Literature:

    - Te gjithe materialet me te cilat kane studiuar ne shkollat e mesme

    - Historia e Artit (E.H. Gombrixh)

    - Aventure e Artit ne shek.XX dhe materiale te tjera alternative.

    Faza e Dyte eshte Interviste e Kandidatit per Student me Anetaret e Komisionit.

    Qellimi eshte: Per te testuar nivelin e pergjithshem kulturor, ndjeshmerite artistike, marredhenien e tij me nje proces artistik qe ai kryen, e lidhur kjo ngushte me formacionin e fakultetit, kerkesat tij, si dhe ato cka ky fakultet kerkon prej studenteve dhe i ofron atyre njekohesisht.

    Faza e Trete eshte shqyrtimi i Dosjes Personale te Kandidatit per Student, ne te cilen ai paraqet praktikisht nje grup punesh te kryera prej tij dhe qe ai mendon se bejne prezantimin me te mire artistik te tij. Keto pune mund dhe duhet te plotesojne imazhin e punes praktike qe ai kryen ne atelier ne dy ditet e para te konkursit.

    III – Dosje profesionale personale

    1. Vizatime e skica te ndryshme, realizime me laps karbon etj. Realizime ne vaj, tempera, akuarel etj. (per pikturen)

    2. Realizime ne skulpture me foto, si dhe punime ne skulpture etj.(per skulpturen)

    3. Realizime ne teknika te grafikes, tekstil, foto, video, punime ne kompjuter etj.



    Punimet ne vizatim, pikture dhe skulpture jane te detyrueshme, ndersa ato te pikes 3 mbeten fakultative, sipas deshires dhe preferences se konkurruesit. Numri i pergjithshem i punimeve qe duhet te permbaje dosja te jete jo me shume se 20.







    Shenim:

    Kandidati per student eshte pergjegjes per autoresine e materialit qe paraqet ne dosjen e tij personale. N.q.s nga Komisioni verifikohet material i manipuluar, pra jo produkt i kandidatit per student, ai do te perjashtohet nga konkursi per kete vit akademik.
    #VamosArgentina

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Triumf apo deshtim i Bomarshese ne Tirane?

    Nga Tonin Cobani / Nisur nga duartrokitjet e nates se pare te shfaqjes “Berberi i Siviljes” te regjisorit francez Eric Vigner me aktore te Teatrit Kombetar, duhet thene se shfaqja qe e suksesshme. Por, nga diskutimet nen ze te disa njerezve te artit, ajo ishte larg asaj qe kishin pritur ose larg perfytyrimit qe shqiptaret kane, sipas tyre, per kete veper, te cilen e kane pare ne skene si komedi (trupa profesioniste e Vlores) apo si veper muzikore te Xhakomo Rosinit (opera buffa) ne disa venie e rivenie ne skene nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit. Kishte ndonje ze qe shtonte edhe se mungonte komedia apo se nuk i pershtatej natyres komike te shqiptareve apo dicka e tille, qe lidhej me lojen e pazakonte te aktoreve.

    Komedia “Berberi i Siviljes” e Bomarshese (Beaumarchais, Pierre-Augustin Caron de (Paris 1732-1799) eshte vene ne skene per here te pare ne vitin 1784. Suksesi i saj shpjegohet me gjallerine e situatave, gjuhen e guximshme dhe pasionante, karakterizimin e personazheve, “por mbi te gjitha per satiren e fuqishme sociale qe permban”. Pikerisht per keto arsye ajo eshte muzikuar dy here nga kompozitori Paizelo dhe Rosini. Vepra e ketij te fundit, me libret te Cezare Sterbinit, u vu ne skene ne vitin 1816 dhe qysh atehere eshte ne repertorin e te gjithe teatrove metropolitane te operas, per muziken e gjalle dhe optimiste. E beme kete reptrospektive per te traguar se “Berberi i Siviljes” i Bomarshese ndryshon nga ‘Berberi i Siviljes” se Rasinit. Keshtu duhet pare edhe “Berberi i Siviljes” i Eric Vigner-it. Kjo vihet re jo vetem nga titulli i dyte qe i ka vene vepres Vigner, “Te marresh masa te kota”, por edhe nga prekja qe ai i ka bere tekstit, i cili nuk eshte me as komedia e Bomarshese e as libreti i Cezare Sterbinit, sadoqe ne thelb ruan ne menyre rigoroze gjallerine e situatave, gjuhen e fuqishme, karakteret dhe “mbi te gjitha, satiren e fuqishme sociale”. Vepra e Vigner-it ka marre vlera te reja nga nje konceptim krejt tjeter regjisorial, bashkangjitur mbeshtetja muzikore, skenografia konvencionale, kostumet qytetare, ndricimi e, ne pershtatje me keto, aktrimin ku plastika, gjestikulacionet dhe elemente te tjere, perbejne risine kryesore te kesaj vepre. Ne kete kendveshtrim eshte pak te thuhet se kemi te bejme me nje venie ne skene moderne apo bashkekohore, terma keto qe po konsumohen vend e pa vend, aq sa gati-gati nuk thone me asgje. Por vertete kemi te bejme me nje veper krejtesisht origjinale te regjisorit Vigner, me nje veper te re te Bomarshese, ne ate kuptim si mund te thuhet per “Berberin e Siviljes” te Rosinit, prej te cilit (Rosinit) Vigner ka marre shume, jo vetem per faktin se ka vendosur nje orkester ne skene qe shoqeron gjate gjithe kohes aksionin, por sepse ne lojen e aktoreve ka perdorur edhe deklamimin skenik me kenge, nese mund te thuhet keshtu edhe per nje risi tjeter butaforike te aktrimit ne ate shfaqje. Por nuk mund ta perfundojme me kaq argumentin tone per ta trajtuar si veper te Vigner-it ne Tirane “Berberin e Sivilies” (te treten, nese do ta quajme te pare komedine e Bomarshese, te dyte operan e Rosinit). Ashtu si Rosini u mbeshtet ne konfliktin universal te komedise se Bomarshese per te krijuar partiturat muzikore te nje ansambli vokalo-instrumental te gezueshme per triumfin e dashurise ne kohen e tij te romantizmit italian (dhe evropian), po ashtu edhe Vigner u mbeshtet ne konfliktin universal te Bomarshese (dhe te Rosinit) per ta risjelle ate ne kohen e sotme te globalizmit, duke nenvizuar nevojen e vazhdueshme per triumfin e dashurise dhe te humanizmit. Per me teper Vigner ka krijuar nje “Berber te Sivilies” te Tiranes, jo vetem se ka kerkuar nje muzikant shqiptar per muziken (Luan Qerimin), jo vetem se eshte mbeshtetur te kostumet e fotografeve Marubi (me kostumografen Anila Zakmi), jo vetem se te gjithe aktoret jane shqiptare (Roland Trebicka, Luiza Xhuvani, Neritan Licaj, Helidon Fino, Marko Bitraku e Fadil Kujovska), por, mbi te gjitha, per simboliken e trajtimit bardh e zi te te gjithe shfaqjes qe na kujton mendesine bardhe e zi te shoqerise se sotme shqiptare; per theksimin e perseritur te fjales “shpifje-shpifje” qe shpreh ne thelb shkakun e sotem te perplasjeve te grupeve te ndryshme ne vendin tone; per trajtimin e figures se Don Bartolos, “doktorit me plastiken e pikepyetjes” qe trysnon Rozinen dhe te gjithe sallen, me “korrupsionin” e don Bazilit, qe te neverit me “muziken” e tij te hapave qe nuk degjohen. Ata nuk te bejne te qeshesh, sepse jane te zinj e te krijojne dhimbje, ndryshe prej kontit Almaviva, Rozines dhe Figaros, qe krijojne humor dhe te bejne te qeshesh me plastiken e tyre, qe ka sherbyer edhe si mjet individualizimi te personazhit qe luajne. Ndoshta, regjisori francez, Eric Vigner, nuk eshte nisur nga realiteti tipik shqiptar ne konceptimin kesisoj te vepres se tij, por konfliktet artistike universale i mbartin keto domethenie, qe do ta bejne kete veper nje “Berberi i Sivilies” i Tiranes. Kjo edhe duke pasur parasysh se disa artiste shqiptare, qe nen ze nuk e kane pranuar si te tille vepren e re te nje regjisori te huaj ne Teatrin e tyre Kombetar.

    Eric Vigner ka lindur ne Ren te Frances. Profesor i arteve plastike, ai eshte pjese e Konservatorit Kombetar Superior te Artit Dramatik ne Paris. Ai eshte aktor, regjisor ne teater dhe ne opera, si dhe skenograf. Erik Vigner eshte drejtor i CDDB-theater Lorient, Qender Kombetare e Artit Dramatik, qe prej viti 1996. Si drejtor i ketij teatri, ai i ka krijuar mundesine nje gjenerate te re autoresh dhe regjisoresh te vene ne skene dhe te afirmohen me veprat e tyre.

    Me 1993 Vinger vuri ne skene “Shiu i veres” te Margaret Duras, e cila i dha skenarin e “Hiroshima, dashuria ime”. Me pas krijimtaria e tij vazhdoi me regjine e “Egersira ne xhungel”; 2001, “Savannaf Bay 2002”, veper qe shenoi hyrjen e autorit ne repertorin e Comedie Francaise.

    Ne Comedie Francaise Vigner ka vene ne skene “Bajazet” te Jean Racine me 1995 dhe “Shkolla e grave” te Molierit me 1999.

    Me 2004 Eric Vigner ve ne skene per Teatrin Kombetar te Korese ne Seul nje pershtatje te “Borgjezit fisnik” te Molierit dhe “Luli”, veper e cila u shfaq ne Operan Comique te Parisit ne shtator te 2006. Po ne vitin 2006 Eric Vigner krijoi me rastin e 60-vjetorit te Festivalit te Avinjonit “Shi vere ne Hiroshima”, duke u bazuar ne vepren e Margaret Duras “Shi vere” dhe “Hiroshima, dashuria ime”. Krijimi me i fundit “Jasqu’ a ce la mort nous separe” e Remi de Vos eshte shfaqur ne janar dhe shkurt te 2007-s ne Teatrin Rond-Point ne Paris.

    E vecanta e Eric Vigner qendron ne perzgjedhjen e veprave te rralla, me te cilat ai synon te nxjerre ne pah – duke zgjedhur nje stilistike te fuqishme – me deshiren per t’i dhene vendin e merituar ne praktikat teatrale bashkekohore.



    Cmim tjeter letrar per shkrimtarin Fatos Kongoli



    Ne Panairin Nderkombetar te Shkupit , edicioni i 19-te, Shoqata e Botuesve te Maqedonise ka nderuar me nje cmim tjeter letrar shkrimtarin Fatos Kongoli “Per vepren me te mire te botuar midis dy panaireve” Si njofton Shtepise Botuese “Toena” shkrimtari Fatos kongoli e mori ate cmim per librin “Endrra e Demokleut”, botim i Toena-s.
    #VamosArgentina

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rikthehet vepra e Gjergj Bubanit

    Publicisti, perkthyesi, poeti e prozatori i talentuar

    Tonin Cobani

    Shumekush emrin e Gjergj Bubanit e lidh me djemte e tij, Dionis e Loredan Bubani, qe jane te njohur ne fushen e letrave. Disa te tjere Gjergj Bubanin e njohin si drejtuesin e pare te Radio-Tiranes, vecanerisht, pas dokumentarit qe realizoi Agron Cobani, ne perkujtim nje pervjetori te institucionit qe drejtonte. Te tjere e lidhin ate emer me disa libra te perkthyer heret, dmth, para Luftes se Dyte Boterore. Fare pak njerez mund ta dine se Gjergj Bubani ka qene cilesuar ne vitet ’30 te shekullit qe lame pas si “nje nga shkrimtaret e rinj me premtues te letersise bashkekohore shqiptare”(Petrota). Vetem tani qe Shtepia Botuese “Omsca-1” nxorri ne qarkullim veprat e tij te zgjedhura ne dy vellime, mund te potretizohet meritueshem personaliteti i Gjergj Bubanit ne fushen e letrave vecanerisht ne publicistike, poezi e proze origjinale dhe ne perkthime. Tek i lexon sipas viteve titujt e shkrimeve te zgjedhura nga krijimtaria e Gjergj Bubanit, te shkon nder mend se ashtu si u be Shqiperia nga diaspora shqiptare (Rilindja), ashtu edhe u mbrojt ajo gjate periudhes se Pavaresise, kryesisht, nga diaspora. Kam ne vemendje shkrimet e Gjergj Bubanit te viteve 1919-1920 ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise, vecanerisht, artikujt per Kosoven dhe Camerine; si dhe gjate viteve ’20-‘30 artikujt per ceshtjet sociale ne Shqiperi dhe per njohjen e kultures kometare, vecanerisht, mbeshtetjen qe ai u jepte intelektualeve shqiptare, pavaresisht cilit rreth kulturor i perkisnin ata. Kete te fundit, do ta quaja nje solidaritet vlerash intelektuale kombetare per t’u pasur zili edhe sot e kesaj dite. Gjergj Bubani, ashtu si dikur Faik Konica, botonte ne organet e veta shkrime dhe krijimtari te Lasgush Poradecit (Nositi etj) dhe Gjergj Fishtes, te Viktor Eftimiut dhe Ali Asllanit (Hanko Halla), te Dhimiter Paskos dhe Vincenc Prenushit, te Asdrenit dhe Haki Stermillit, te Milto Sotir Gurres dhe Dhimiter Shuteriqit etj. etj. Por jo vetem kaq. Fakti qe ai e la familjen ne Rumani dhe erdh per te drejtuar gazeten nacionaliste “Drita” ne Tirene dhe me pas per te ngritur te paren radio nacionale (Radio-Tirana) ne Shqiperi (ashtu si disa vite me pare kishte bere Fan Noli, i kthyer nga SHBA per te ndertuar nje model shteti demokratik ne Shqiperi), na ben te mendojme se “idealizma” te keta figura ka qene me e madhe se ajo qe sot quajme vlere intelektuale. Pyetja qe mund te shtrohet eshte perse vlera te tilla jane mbajtur fshehur? Por nuk eshte vendi te gjykojme me gjate as te qahemi. Eshte koha t’i pranojme si vlera jo me te munguara te perssonalitetit “te larte te Gjergj Bubanit, te ketij atdhetari te flakte, veprimtari shoqeror dhe shkrimtari te talentuar, i cili energjite



    Gjergj Bubani (Boboshtice, 1899 – Tirane, 1954) qe ne moshen 6-vjecare humbi babain dhe u rrit me te emen e dy motrat. Mesimet e para i mori ne vendlindje, kurse gjimnazin e beri ne Korce. Ne Athine perfundoi studimet e larta per kimi industriale, me pas u vendos ne Kostanca te Rumanise ku u mor me publicistike, shkrime satirike – poezi e proze- dhe perkthime. Ka bashkepunuar me gazeta si “Shqiperia e Re” (Bukuresht) dhe Kuvendi (Bari) dhe me organet qe themeloi ose drejtoi vete, si: “Dodona”, “kosova”, “Zeri shqiptar”, “Kuvendi Kombetar”, “Drita”(Tirane) etj. Ka qene sekretar i Konsullates Shqiptare ne Kostance dhe Sofie, si dhe drejtori i pare i Radio Tiranes nga themelimi (1938) deri me 1944, kur u burgos dhe u denua me 15 vjet burg, prej te cileve beri gati 8, pasi e nxorren per arsye shendetesor. Veprat e tij te zgjedhura jane permbledhur ne dy vellime me 1000 faqe, te ndara: publicistike, shenime udhetimi, “Brumbulli ne gaz” (shkrime satirike) dhe perkthime nga Viktor Eftimiu, I.L.Karaxheale, Mihai Eminisku, Nahalet Kuciak, Rabindranat – Tagora, Mihail Sadaveanu, F.M.Dostojevski, G.Kashbuk, Damin Kalfov, Emil Gerleanu, Eugen Jebeleanu, Ion Minulesku etj. Profesor Gaetano Petrota qysh me 1934 ne librin “Popolo, lingua e litteratura albanese”, shkruante: “Per krijimtarine origjinale, ne proze e poezi, si dhe per perkthimet, Gjergj Bubani mund te konsiderohet nje nga shkrimtaret e rinj me premtues te letersise bashkekohore shqiptare”.

    Prof. Gaetano Petrota

    “Popolo, lingua e litteratura albanese”, shkruante: “Per krijimtarine origjinale, ne proze e poezi, si dhe per perkthimet, Gjergj Bubani mund te konsiderohet nje nga shkrimtaret e rinj me premtues te letersise bashkekohore shqiptare”.

    Dr. Ndue Zef Toma

    “Sigurisht me pak fjale nuk mund te ndricohet personaliteti i larte i Gjergj Bubanit, i ketij atdhetari te flakte, veprimtari shoqeror dhe shkrimtari te talentuar, i cili energjite dhe aftesite e tij i vuri ne sherbim te Atdheut dhe te Kombit shqiptar.”
    #VamosArgentina

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ne seline e KE ne Strasburg u hap ekspozita e Komisionit te Implementimit dhe Rindertimit

    Strasburg 18 prill - Komisioni i Implementimit dhe Rindertimit qe kryesohet nga Keshilli i Evropes dhe qe sponsorohet nga Ministria e Kultures, Rinise e Sporteve, ka hapur ekspoziten me fotografi te monumenteve religjioze ortodokse te cilat jane rindertuar dhe rekonstruar me fondin e Qeverise se Kosoves. Ata institucione kane qene demtuar me pare, gjate trazirave te marsit te vitit 2004. Kjo ekspozite eshte hapur ne hollin e selise se Keshillit te Evropes. Sipas kryesueses se KIR-it, znj. Ema Kermikahl, kjo ekspozite ka zgjuar interesim te perfaqesuesit e vendeve anetare te Keshillit te Evropes, te cilet kane pasur rastin te shohin konkretisht punen dhe progresin qe eshte bere ne Kosove, ne rindertimin dhe rekonstruimin e monumneteve ortodokse serbe. Kjo ekspozite do te qendroje e hapur nje jave, nderkaq hapesira qe i eshte dhene ne seline e Keshillit te Evropes eshte ne pamje te dukshme dhe bie ne sy te te gjithe ata zyrtare, diplomate dhe eksperte te Keshillit te Evropes, te cilet marrin pjese apo jane te akredituar apo te punesuar ne Keshillin e Evropes. Sic dihet, Komisioni per Implementim dhe Rindertim kryesohet nga Keshilli i Evropes dhe deri me tash i tere procesi eshte financuar nga Buxheti i konsoliduar i Kosoves. Puna e metutjeshme e KIR-it do te perkrahet edhe nga vendet e tjera perendimore, te cilat kane premtuar shumen prej 10 milion dollaresh ne Konferencen e donatoreve te mbajtur ne maj te vitit 2005
    #VamosArgentina

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Teatri i Korces i ftuar ne Shen Peterburg

    Bashkia e Korces do te mbeshtese me fonde aktivitetet kombetare dhe nderkombetare per nje perfaqesim me te gjere te artit korcar. Teuta Lavdari, pergjegjese per sektorin e kultures ne bashkine e Korces, nder aktivitetet me te rendesishme kulturore permend veprimtarine artistike qe teatri i qytetit ka parashikuar per ne Shen Peterburg ( Rusi), perfaqesimin e grupit "Lira" ne Festivalin Europian te Koreve qe organizohet ne vendin tone, veprimtarine tashme tradicionale "Netet e poezise korcare" apo edhe shkembime kulturore me qytete te aferta ne Greqi.

    "Teatri i Korces ka nje ftese per ne Shen Peterburg dhe bashkia parashikon ta mbeshtese kete projekt me nje fond prej gati 8 mije euro", thote Lavdari, duke shtuar se "buxheti i bashkise per kulturen, i caktuar per kete vit, mund te mos jete i mjaftueshem, por per aktivitete te rendesishme kombetare dhe nderkombetare do t'i kerkohet keshillit bashkiak celja e fondeve shtese, si ne rastin e teatrit qe do te perfaqesohet ne Rusi".

    Fondet me te medha qe bashkia e Korces ka caktuar per kete vit, i jane dhene teatrit "A.Z.Cajupi" pasi ky institucion mbulon dhe nje pjese te mire te veprimtarive artistike, ndersa nuk mbetet pas dhe qendra kulturore "Vangjush Mio" apo biblioteka e qytetit. Rreth 7 milion leke fonde jane parashikuar nga ana e bashkise ne mbeshtetje te veprimtarive kryesore artistike per kete vit, nderkohe qe kerkesat e institucioneve te ndryshme apo projektet individuale detyrojne edhe dhenien e fondeve shtese.ATSH

    Cmim fotove te nje beteje kunder kancerit



    "Behej fjale per te dokumentuar nje histori qe duhej te tregohej. Dhe ishte nje dhurate e gjitha kjo. Shpresa ime ishte qe permes eksperiences se tij, te mund t’i transmetoja shprese edhe familjeve te tjera".

    Renée C. Bayer, fotografja e gazetes Sacramento Bee, eshte nderuar ne fillim te kesaj jave me cmimin Pulitzer per reportazhin fotografik, A mother's journey (Udhetimi i nje nene ). Behet fjale per portretin e nje nene beqare, Cyndie French dhe djalit te saj, 11 vjec ne lufte kunder nje kanceri te rralle, neuroblastoma, te cilet i ka fotografuar per gjate nje viti.

    Reportazhi me kater pjese, shkruar nga gazetarja Cynthia Hubert, u botua veren qe shkoi dhe mbyllej me vdekjen e Derek, i cili, sipas nenes se tij, parashikoi qe fotot do te merrnin ndonje cmim. Dhe nuk u gabua: gjithashtu mori World Understanding Award del Pictures of the Year International dhe Sigma Delta Chi nga Shoqata Profesionale e Gazetareve. ATSH
    #VamosArgentina

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Prishtine, promovohet libri “Skenderbeu”

    Nje nga veprat shume te rendesishme per kryetrimin shqiptar

    “Skenderbeu”, pergatitur nga Skender Blakajt eshte nje botim luksoz me format te madh, qe mund te konsiderohet si nje antologji (dhe album) per Skenderbeun, duke e pasuruar literaturen skenderbeane me nje perkthim nga gjermanishtja te Historise se Skenderbeut te Barletit, bere ne vitin 1533. Risia e kesaj Historie te Skenderbeut, qe vjen ne shqip per here te pare, nuk jane vetem gravurat e piktorit te njohur gjerman te fillimshekullit te 16-te, Jost Amman, por edhe mestitujt, te cilet i mungojne botimit ne shqip te Barletit, ndoshta, per faktin se nga Barleti nuk eshte perkthyer ne shqip botimi i pare i vepres se tij per heroin shqiptar. Ballafaqime te kesaj natyre ne vepren “Skenderbeu” te Skender Blakajt ka edhe per probleme te tjera te pandricuara mjaftueshem deri sot nga historiografia per Skenderbeun dhe epoken e tij, sic u vune re ne gjate promovimit te ketij libri ne Prishtine.
    #VamosArgentina

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Promovohet “Skenderbeu”

    Te marten, ne kuader te Javes se Bibliotekes dhe ne kuader te projektit “Kujtesa e Kosoves”, ne amfiteatrin e Bibliotekes Kombetare Universitare eshte promovuar libri “Skenderbeu”, i pergatitur nga Skender Blakaj, i cili nga te pranishmit eshte cilesuar si nje nga veprat e rendesishme per kryetrimin shqiptar.

    Artdashesit e shumte, publiku, studentet jane njohur me jeten dhe vepren e Skenderbeut te paraqitur ne piktura, gravura te shumta, punime te cilat deri dje i kane munguar historiografise shqiptare.

    Figura e Skenderbeut nga te pranishmit eshte thene se vazhdon edhe me tutje te jete jo vetem interesim i gjithanshem, por edhe plotesim dhe perkujtim i brazave te popullit shqiptar dhe i mbare njerezimit.

    Profesor Shyqeri Nimani ka thene se autori i ketij libri ka realizuar nje kaleidoskop pasionant per jeten dhe vepren e Skenderbeut. Ai me radhe ka shpjeguar tipologjine e gravurave, autoresine e pikturave, te permendoreve sic jane “Skenderbeu dhe Karli i Madh”, gravurat e betejes se Skenderbeut kunder venedikasve ne Shkoder, keshtjellen e Krujes, betejat kunder turqve, martesen e Skenderbeut ne manastirin e Ardenices etj. Keto punime te shumta, jane vepra te piktorit te njohur Jost Amman.

    “Shqiptaret, qofte artiste te kohes apo autodidakte, kurre nuk e kane harruar Skenderbeun. Ata edhe sot frymezohen dhe krijojne vepra te ndryshme per jeten dhe vepren e tij”, ka thene profesor Nimani, i cili me perkushtim ka elaboruar librin e Blakajt, qe e ka cilesuar si nje nga veprat shume te rendesishme per kryetrimin shqiptar.

    Publicisti Avni Spahiu ka folur per krijimet e shumta qe autore evropiane kane bere per Skenderbeun qysh prej vdekjes se tij e deri ne ditet tona.

    “Ky liber eshte baze e librit te Marin Barletit qe ishte botuar ne gjermanisht pas vitit 1500. Skenderbeu ishte figure qe kishte fituar respekt te madh ne oborret mbreterore evropiane. Librat mbi Skenderbeun fillojne te paraqiten ne fillim te shek. XVI ne polonisht, frengjisht, gjermanisht madje, ne shek. XVII, edhe ne japonisht. Pa nderprere jane shkruar vjersha, opera, romane, drama. Ne shek. XVIII ka nje riinteresim per jeten dhe vepren e Skenderbeut dhe botuan nje seri dramash dhe u inskenuan ne Angli, Danimarke dhe ky interesim vazhdoi, edhe gjate shek. XX. Kjo biografi, eshte kontribut i ri ne studimet e pergjithshme per Skenderbeun...”, ka thene Spahiu.

    Autori Skender Blakaj ka thene se biografise se Skenderbeut i mungonin rreth 250 mestituj, qindra rigesta te latinishtes, shume gravura te vitit 1533.

    “Perfshirja ne nje liber te kompletuar, nuk ishte aspak e lehte. Skenderbeu, ishte modeli i heroit nga i cili shqiptaret nuk kane arritur te mesojne kurre sa duhet, sepse ai s’ishte vetem heroi mbi kale, por ishte strateg, burreshtetas qe grumbulloi rreth vetes mendjet me te ndritura, kishte nje bashkepunim me shtetet e kohes. Ne ende nuk e njohim sa duhet. Tash, ne kemi mesuar se Donika Kastrioti vdiq dhe u varros ne Valenci te Spanjes”, ka thene Blakaj, i cili ka bere te ditur se ne bashkepunim me Tiranen, po punohet ne realizimin e nje dokumentari per jeten dhe vepren e Skenderbeut.

    Sali Bashota, drejtor i BKUK-ut, ka thene se puna e palodhshme e Blakajt, ka bere qe edhe ne ne Kosove te vazhdojme te shenojme jubileun e 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut.

    “Ky promovim behet ne kuader te Javes se Bibliotekave te Kosoves. Biblioteka ju fton te gjitheve qe kushdo qe ka gjera me vlere dokumentare, libra te vjeter t’i sjelle ne biblioteke dhe te vazhdojme te bashkepunojme edhe me tutje”, ka thene Bashota.



    F.Ajvazi (KosovaPres)

    Avni Spahiu

    “Kjo biografi, eshte kontribut i ri ne studimet e pergjithshme per Skenderbeun...”

    Shyqeri Nimani

    “Autori i ketij libri ka realizuar nje kaleidoskop pasionant per jeten dhe vepren e Skenderbeut.”

    Sipas autori, Skender Blakaj, Historise se Skenderbeut te Barletit, te perkthyer ne gjuhen shqipe, i mungojne rreth 250 mestituj, qindra rigesta te latinishtes, shume gravura te vitit 1533.
    #VamosArgentina

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njohuri gjuhėsore dhe politike pėr arvanitėt
    Nga alfeko sukaraku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 11:37
  2. Nje pyetje per te gjithe ata qe kan njohuri ISLAME
    Nga Stentori nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 17:25
  3. Gjurmėt e civilizimeve tė zhdukura - Fingerprints Of The Gods
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 24-04-2008, 22:05
  4. Njohuri Mbi thesaret tona
    Nga rudi c33 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 21:37
  5. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •