Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Edison Ypi
    Kėtė herė nė shėnjestėr tė tij ka qenė njė kolege e tij, Rudina Xhunga. Ypi nė fakt merret me Xhungėn si shkrimtare dhe merr nė analizė librin e saj “Sikur Ana…” dhe i 'kėshillon' tė heqė dorė nga shkrimi i romaneve. Ja shkrimi i plotė i tij i publikuar nė faqen personale:

    Sikur Rudina...

    …Xhunga tė ishte romanciere, ah ē‘gjė e mrekullueshme do ishte. Por, ah, po tė ishte romanciere Rudina Xhunga, Tolstoi do ketė qenė bujk, Servantesi pirat, Dostojevski idiot, Kafka buburrec, Balzaku tuhaf, Shekspiri palaēo, dhe ky qė kam pėrpara jo kompjuter por pėrkrenarja e Skėnderbeut.

    Por ēfarė ėshtė Rudina Xhunga ?
    Nuk e di ! Ndoshta pėrgjigja ėshtė tek Makbethi, “A did without name”.

    Nisa ta lexoj romanin e saj “Sikur Ana…”, jo vetėm pa e paragjykuar aspak, por me vėmendje tė shtuar, pėr tė respektuar sa mė tepėr lodhjen e njėrės prej tė paktave shkrimtare shqiptare.
    Ajme! Pėr tė mos e flakur qė nė faqen e parė, nuk munda kurrsesi, pa thithur ē‘do pesė minuta njė cigare dhe pa e futur her’ pas here kokėn nė lavaman pėr tė ardhur nė vete. Por nuk u mposhta. E lexova tė tėrin deri nė fund. Fjalpėrfjalė, nga kopertina nė kopertinė.

    Pėr ēdonjėrin shqiptar qė nuk e ka lexuar;
    Mos e lexo! Mos e lexo po t’them! Ėshtė nga sajesat mė banale, mė mediokre, mė tė pa vlera, mė kot, qė janė shkruar qyshkurse shkrimi ėshtė shpikur. Himn, pėrmendore, shtatore, mėndjelehtėsisė, mėndjengushtėsisė, gjysmakllėkut, qaramanllėkut, halabakllėkut.

    Shkurt, pėrmbajtja e menderromanit tė Rudinės, ėshtė kjo;

    Koha e skemave mashtruese financiare. Njė shqiptar gjysmak, pa asnjė fije indi shpirti, babai, burri, tė dashuri, madje as prej njeriu, ish emigrant nė Itali qė merret me tregėti dhe kambizėm, nga ata qė i gėnjen mėndja se mund tė pasurohen brėnda njė muaji. Gjysmak halabaku bashkėjeton me njė ēerek femėr. Femra, Ana, protagonistja, ėshtė shtatzanė. Shtatzanja Ana, meqėnėse dru burri ėshtė njė fol o gur fol o mur, hallet, me piramida, Sude, Vefa, Gjallica, etj., ja qan bebit ende brėnda vetes. Kur mė sė fundi edhe ajo edhe ai mėsojnė pėr abortimin e piramidės sė ėndėrrave idiote pėr tu pasurur sa hap e mbyll sytė, abortojnė bebin. Kaq.

    Epo mirė, s’pėrmbyset dynjaja pėr njė libėr, makar edhe i keq, Ferri plot me autorė mediokėr ėshtė.

    Jo Buēko jo. Nuk ėshtė ashtu.

    Vėrtet letėrsia shumė e keqe e ka njė tė mirė shumė tė madhe; tė bėn syēelėt, ta mpreh vigjilencėn ndaj plehut letrar. Por ėshtė relative. Sepse ēka mbetet nga syēelėsia ėshtė vetėm e qeshura.
    Ky far’ libri i Rudinės tė shkrin fare. Nuk ėshtė pak dhe duhet falenderuar. Njė minutė e qeshur me gjithė shpirt ėshtė ekuivalente me dyzetepesė minuta vrap. Qė i bie, leximi i krejt librit tė Rudinės sa pėr tre herė vrap rreth Ekuatorit.
    Murgut tė Liqerit nuk i vajti kurrė mėndja kurrė pėr tė botuar ndonjė libėr. Nuk bėri kurrė ndonjė promuovim. Nuk doli kurrė nė ndonjė ekran. Nuk dha kurrė ndonjė konferencė shtypi.
    Romancierja jonė, me intervista dhe ekrane dhe tė gjitha, pa i lėvizur fare qerpiku, thotė se qėnka e aftė tė shkruajė njė roman tė tėrė nė dimėr pėr ta botuar nė verė.
    Pėr tė mos e lėnė varur kureshtjen e tė shumtėve qė nuk kanė pėr ta lexuar kurrė roman mavrinė e komunikatores sė rrethanave Rudinė, ja njė gallatė ortografike dalė nga pena e saj; “Tė shkruaj nuk ėshtė profesion pėr mua. Mbase, jo ende. Ose mbase nuk do jetė kurrė. I kam uruar vetes tė shkruaj ngaherė si amatore, sepse vetėm kėshtu nuk do kem komplekset e profesionistes, qė mė duket, sikur ta pėrmirėsojnė frazėn, por edhe ta shterin lėngun, lėngun e krijimit. Ndoshta gaboj.”

    Ngushėllohu Rudina. Mos u ep. Ndoshta nuk gabon. “Pėrmirėsimi i frazės” dhe “Shterrja e lėngut tė krijimit” nuk janė kushedi ēė pėr Ty. Punėt nuk i ke aq keq sa tė biesh nė gjith’ kėtė dėshpėrim. Ti, nė parathėnien e librit vetė thua; “u binda se asnjėherė nuk do ta merrja Ēmimin Nobel”. Po jo moj Rudina jo, edhe mund ta marrėsh ! Ai qė nuk po e merr quhet Kadare. Ti nuk quhesh Kadare. Prandaj mund ta marrėsh qė ēke me tė. Ta marrėsh t’ja lush Zotin! Vetėm me njė libėr. Vetėm me kėtė vrromėn. Miliona kopje do tė shitet romani yt, ky kėllira qė sapo nxorre. Njerėzimin mbarė do ta lėsh pa frymė. Rrotullimin e Botės do ta ndalėsh. Nė Histori do hysh. Tė gjitha enciklopedirat do tė marrin.

    Rudina, Ti tė bėn aq pėr tė qeshur sa nuk tė lė tė vdesėsh. Kurrė mos t’u ndaltė hovi pėr tė shkruar romane, dhėnė intervista me gėnjeshtra e broēkulla.

    Ke pėr tė shkruar edhe tė tjerė romane. Nė mos pėr tjetėr, sė paku pėr mėshirė, pėr atė qė ta thashė mė lart, tė mos na lėsh tė vdesim duke na mbajtur me dhėmbė pėrjashta.

    Po ku kanė fund turpet e tua komunikative o Rudina. S’do ishte keq tė rendisja kėtu disa. S’po e bėj se s’dua tu provokoj vjelljen lexuesve. S’ka problem. Ata mė besojnė mua, jo tya.

    Rudina, dėgjo ! Shqiptarėt, mund tė mos dinė shumė gjėra, por pėr tė kuptuar ē‘u thua dinė. Nuk janė kėrrusur kot gjithė jetėn mbi libra. Prandaj nuk mund tė gėlltisin gėlbazat e tua. Ato ik e flaki ku tė duash. Mos na i flak mbi ekrane dhe libra duke na i mbushur me qurret e tua komuniste, katundareske, bolshevike Se na i trazove zorrėt moj burrnesh’. Mos e prek shėnjtėrinė e Shijes, tė vetmes gjė qė u ka mbetur shqiparėve. Ti ndoshta nuk e di, por ėshtė e vėrtetė se nė katundet shqiptare ka katundarė qė e dinė pėrmėndėsh krejt ē‘ka shkruar Naim Frashėri, Fishta, Pushkini, Lermontovi, Dantja.

    E kam tė qartė se ti nuk i beson kėto qė po tė them. Mosbesimi yt s’ndryshon asgjė. Komunikimet e tua mbeten njėlloj tė shkretėtirta, gjuha jote tmerrėsisht e varfėr, mendimi yt llaftarisht i cekėt, stilit tėnd i mungojnė kryekrejt figurat, ato iskrat qė mbajnė ndezur zjarrin e dėshirės pėr tė ndjekur komunikimin. Nė komunikimin tėnd o Rudina mungon kryesorja pa tė cilėn nuk bėn sens asgjė. Mungon ai Eteri, ai oqeani qė pėshtjell gjithēka me butėsi, qė brenda Shpirtit dhe Trurit tė shikuesit apo lexuesit bėn tė mundur ndezjen e atij zjarrit qė djeg botėn.

    Rudina, ti dhe komunikimi s’keni asgjė tė pėrbashkėt.

    Prandaj po tė them se e mira ėshtė ta braktisėsh plazmėn dhe ta hedhėsh nė hale penėn.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    u ēar gallate me shkriu se qeshuri ypi

  3. #3

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Shkrim brilant lol
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Shkrim brilant lol
    Bashkohem me kete vleresim...

    Nga eshte marr ky artikull ?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Rudina Xhunga vlereson Enver Hoxhen si burri i shekullit qe kaloi ne historine shqiptare. Ca do presesh nga kjo tani se po na habit edhe Ypi?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Shkrim gallate, bravo Ypi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Ky Ypi me kujton dike mua

  8. #8
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Citim Postuar mė parė nga Edison Ypi
    Po jo moj Rudina jo, edhe mund ta marrėsh ! Ai qė nuk po e merr quhet Kadare.Ti nuk quhesh Kadare. Prandaj mund ta marrėsh qė ēke me tė...

    Ky far’ libri i Rudinės tė shkrin fare. Nuk ėshtė pak dhe duhet falenderuar. Njė minutė e qeshur me gjithė shpirt ėshtė ekuivalente me dyzetepesė minuta vrap. Qė i bie, leximi i krejt librit tė Rudinės sa pėr tre herė vrap rreth Ekuatorit.
    Recension interesant... lol

  9. #9

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Nga eshte marr ky artikull ?
    Te blogu i tij, ma merr mendja http://edisonypi.com/shkrime/
    ...por, kam pershtypjen se e ka shkruar kohe me pare kete sepse, nese i besoj kujteses sime, Ypi ne nje shkrim "Idhnakut Klosi" kur ky u vetvra, nder te tjera permendte faktin qe Klosi i ishte drejtuar Ypit ne nje bisede mes tyre, se: "Ti e vrave dhe e varrose Rudinen me artikullin tend kundra saj "sikur Rudina" dhe ajo qe nga ajo kohe, as ka marre me mundimin te shkruaj, por, halli im kur do e vras dhe e varrosi Mira Meksin" ... dmth dicka e tille, sepse s'e mbaj mend fjale per fjale.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Kush e ka lexuar kete liber? Tani u bera kureshtare ta lexoj.
    Feelings change - memories don't.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    kritika provokon konkurencen nga e cila lind mendimi inteligjent dhe interesant, por ne demokraci nuk mund t'i thuash tjetrit Mos Shkruaj, sepse edhe nese shkrimi nuk ka vlera me kete lloj kritike nxitet blerja e romanit qe sjell dem (apo humbje kohe) te lexuesi. prandaj kjo lloj kritike nuk me pelqen sepse duket sikur e nxjerr gazetaren me me shume vlera. pastaj libri ka kohe qe ka dale... . Nuk mund te ofendohet nje femer ne kete lloj menyre, por eshte i vertete edhe fakti qe rudina s'eshte aspak shkrimtare he per he.

    morali: kurseni parate...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Edison Ypi: Xhunga, hiq dorė nga shkrimi i romaneve

    Soni eshte kampion !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •