Nexhat Halimi “Zogu fle nė ēinar”, botoi “Faik Konica”, 2013, Prishtinė


I shpėrblyer me Ēmimin “Ymer Elshani” pėr kėtė vit nga Karvani i Shkrimtarėve pėr
Fėmijė “Agim Deva”, libri “ Zogu fle nė ēinar”i Nexhat Halimit ėshtė i rrallė nė shumė aspekte; pėr nga forma e realizimit, pėr mjeshtėrinė e vargnimit, tematikėn mozaik tė pėrditshmėrisė e vlerėn e pamohueshme artistike. Kėshtu, letėrsinė tonė pėr fėmijė ta begatojė edhe me njė pėrpjekje serioze tė krijimit poetik nė njė formė dukshėm mė rrallė tė praktikuar deri tani.
Shkrimtari Nexhat Halimi, i njohur nė letrat shqipe me botime librash qė nga viti 1969, kur botoi librin e parė, “Parakalimi i etjeve” ka arritur tė pasurojė letėrsinė shqipe me njė fond librash tė zhanreve tė ndryshme, si pėr tė rritur, ashtu edhe pėr fėmijė.
Fillimisht ishte i pėrqendruar nė fushėn e krijimeve pėr tė rritur, me kontribute tė ēmueshme nė poezi dhe nė prozė, ndėrkaq viteve tė fundit i ėshtė pėrkushtuar edhe letėrsisė pėr fėmijė, dashurisė sė tij tė hershme, duke e pasuruar atė me titujt e librave: “Molla e fshehur”, “Lulja qė qan”, “Fyelli i gjallė”, “Kotelja e artė”, “trėndafili me zemėr”, “Vetėtima e shpatės”etj. Nė kėtė vazhdė tė angazhimit permanent nė kėtė fushė tė letėrsisė, kohė mė parė u prezantua para lexuesve me librin mė tė ri dedikuar fėmijėve, me titull “Zogu fle nė ēinar”. Dedikimi i pėrmendur nė kėtė rast nuk mund tė ketė dedikim absolut, pėr shkak se ky libėr ia vlen tė lexohet edhe nga tė rriturit, tė lexohet dhe tė analizohet, me ē`rast lexuesi do tė pėrballet ja vetėm me pėrvojėn krijuese dhe mjeshtėrinė nė vargnim, por edhe me pėrmbajtjen e veprės, me tėrėsinė e saj e cila bart mė vete mesazhe kuptimplota jo vetėm pėr mundėsitė receptuese dhe pėr imagjinatėn e fėmijėve.
Pėrmendja e mjeshtėrisė nė vargnim ka tė bėjė me skalitjen e vargjeve qė i bėn autori nė formėn e sonetit, formė kjo e cila kėrkon njohuri estetike dhe disiplinė rrokjesh, rimash dhe vargjesh. Si i tillė, ky libėr ėshtė i rrallė, qė zakonisht shkruhet nga krijues tė rrallė, nga tė tillė tė cilėt letėrsisė ia kushtojnė tėrė qenien. Nexhat Halimi e dėshmon kėtė me librin “Zogu fle nė ēinar” pra me zogun e tij, qė me vlerėn artistike arrin tė fluturoj lart dhe tė tė jap mundėsi qė, gjatė leximit, tė relaksosh shpirtin me imazhe qė dalin herė drejtpėrdrejt, herė pėrmes kuptimeve aforistike dhe metaforave tė qėlluara, siē janė vargjet, psh: “Udha nga shtatori nė qershor tė pėrket dhe ty/ Udha nėpėr pyll tė errėt, por e ylbertė...” apo vargjet mbi konceptin e lirisė, etj.
“Zogu fle nė ēinar”, kurorė sonetike - katėrmbėdhjetė vjersha dhe me magjistralin pėrmbyllės, por edhe me vjershat e tjera tė sistemuara nė ciklin “Udha deri nė zemėr” na vjen me ngjyrime kuptimesh qė grishin fantazinė e fėmijės pėr ta kuptuar botėn me tė gjitha nuancat, botėn qė e rrethon dhe shpesh nuk e kupton. Autori e ka gjetur mėnyrėn mė tė pėrshtatshme pėr grishjen e kureshtjes sė lexuesit, duke ia ofruar pėrditshmėrinė si njė lloj mozaiku, ku gjejnė vend edhe bleta, edhe geri, edhe mėsuesi, edhe plaku, edhe postieri, edhe Skėnderbeu; ku nė mėnyrė tė pėrshtatshme spikaten edhe atmosfera njerėzore, dashuria pėr tė bukurėn, lirinė, madje edhe pavarėsinė. Nė kėtė mozaik preokupimesh, tė shndėrruara nė ritme vargjesh, Nexhat Halimi krijon optimizėm, dashuri pėr jetė pas ditėve tė ethshme tė pėrjetuara nga trysnitė e luftės.
Sikurse me kurorėn sonetike, edhe me poezitė e tjera nė vazhdim, qė paraqesin njė lloj dashurie, respekti e pėrkushtimi ndaj Karvanit tė Shkrimtarėve dhe ndaj themeluesit tė tij, autori ka arritur qė, me njė mjeshtri tė rrallė vargnimi dhe me njė fjalor tė pasur, tė na dhuroj njė vepėr e cila do tė pėlqehet nga lexuesit si fėmijė, ashtu edhe mė tė rritur dhe letėrsinė tonė pėr fėmijė ta begatojė edhe me njė pėrpjekje serioze tė krijimit poetik nė njė formė dukshėm mė rrallė tė praktikuar deri tani. Libri, pėrkatėsisht ēdo poezi e kėsaj kurore sonetike, mrekullisht ėshtė ilustruar nga Salih Lutolli