Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Ai quhet Iart Luca Shytaj. Ka lindur në Tiranë, në vitin 1986. Prindërit e tij u shpërngulën në Itali kur ishte 6 vjeç. Ai është qytetar italian, me shtetësi të dyfishtë italiano-shqiptare, në vitin 2007. Luca është specializuar në fushën e gjenetikës dhe në biologjinë molekulare, në Universitetin La Sapienza në Romë, ndërsa studimet bachelor i ka kryer po në të njëjtin universitet në Fakultetin e Biologjisë. Aktualisht ai është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Mjekësi, konkretisht në degën: Mikrobiologji, Imunologji dhe Sëmundjet Infektive. Kërkimet e tij i kryen në Institutin e Shëndetit Italian në Romë, njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Meryland në një kompani që bashkëpunon me Institutin e Shëndetit.

    Luca Shytaj është autori i parë i dy artikujve, në të cilët autorët tregojnë rezultatet e terapisë së tyre të re, kurë që lufton HIV/AIDS. Madje, ai e ka prezantuar këtë kërkim në shumë konferenca shkencore.

    Luca thotë se qëllimi i projektit kërkimor është gjetja e një kure për HIV/AIDS, e cila i lejon pacientët ose të zhdukin plotësisht virusin (kjo në qarqet mjekësore quhet kurë sterilizuese) ose në mënyrë të pavarur të kontrollohet virusi në mënyrë autonome pa shfaqur simptomat e sëmundjes, pa ndihmën e kurave me ilaçe që zgjasin gjatë gjithë jetës (kjo quhet kurë funksionale). Kërkimi është financuar nga Instituti Italian i Shëndetit, në bashkëpunim me disa universitete dhe kompani private në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grupi bërthamë i kërkimit është ai i Institutit Italian të Shëndetit, ndërsa drejtuesi i projektit është dr. Andrea Savariano, këshilluesi i tezave të doktoraturës së 27-vjeçarit.

    “Puna jonë është kryer te majmunët (konkretisht te lloji makaku). Majmunët makakë infektohen nga një virus që është shumë i lidhur me HIV (quhet SIV). Ky virus shkakton AIDS njësoj si virusi njerëzor, por është më agresiv, kështu që këta lloj majmunësh zakonisht i zbulojnë simptomat e AIDS më shpejt se njerëzit.

    “Terapia jonë është në gjendje të nxisë një degëzim të sistemit imunitar dhe si pasojë sistemi imunitar mund të kontrollojë virusin, pasi terapia të ndërpritet. Virusi mbetet akoma i pranishëm në organizëm, por mbahet në mënyrë konstante nën kontroll, kështu që është e pamundur të shkaktojë SIDA.

    Avantazhi kryesor i terapisë sonë mbi situatën aktuale është se zgjat vetëm tre muaj dhe jo gjatë gjithë jetës së pacientit." thote ai.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Sa here qe eshte "zbuluar" deri tani sherimi per SIDA-n...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Për: Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Mu duk specifike kjo menyre pa kura te gjata sfilitese e te shtrenjta. Vetem ne 3 muaj ... " Avantazhi kryesor i terapisë sonë mbi situatën aktuale është se zgjat vetëm tre muaj dhe jo gjatë gjithë jetës së pacientit."
    Pastaj dhe fakti qe kjo vjen nga nje shqiptar.

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Mendoj qe kura egziston por me te mdhaja jan fitimet pa kure se sa humbjet.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Mendoj qe kura egziston por me te mdhaja jan fitimet pa kure se sa humbjet.
    Seshte aq kollaj se eshte virus kompleks..
    Sdq ky qenka lajm i vjeter.

    http://www.plospathogens.org/article...l.ppat.1002774

  6. #6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Seshte aq kollaj se eshte virus kompleks..
    Sdq ky qenka lajm i vjeter.

    http://www.plospathogens.org/article...l.ppat.1002774

    Eshte njera nder kurat me te lehta qe egziston thjesht mos ju afro dhe nuk do te afrohet

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Eshte njera nder kurat me te lehta qe egziston thjesht mos ju afro dhe nuk do te afrohet
    Hahaha..e pra ee

    Paper origjinal qenka ky me poshte qe qenka botuar tane ne korrik
    http://natap.org/2013/HIV/1742-4690-10-71.pdf

  8. #8
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Një shqiptar zbulon kurën kundër SIDA-s

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Hahaha..e pra ee

    Paper origjinal qenka ky me poshte qe qenka botuar tane ne korrik
    http://natap.org/2013/HIV/1742-4690-10-71.pdf
    As i pari as i mbrami edhe tjere pas ti do te vijn qe do te hulumtojn per kete lloje virusi qe njerzit si ndahen me deshire

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •