Njeriu i ri


Xhoana mbushi njė gotė me vodkė dhe e rrėkėlleu me njė frymė. Nė thellėsinė e dhomės, ulur nė njė kolltuk tė vjetėr e tė pistė, dy margaritar tė vegjėl tė futur thellė nė gropat e kafkės shikonin me kėrshėri lėvizjet emocjonale tė Xhoanės. Papritmas, margaritarėt u drodhėn dhe u mrrudhėn duke pikuar nė lėkurėn e butė keqardhje dhe pak zemėrim.

- Tė lutem mė lėr tė dehem! Vetėm sot, - iu pėrgjėrua Xhoana.

- Dakord, dehu. Unė po dal mos gjej ndonjė punė.

Jashtė ishte si njė botė e harruar: retė e vrenjtura kishin pushtuar qiellin dhe njerėzit ēapitnin si tė hipnotizuar. Njė tuf qensh po pėrlanin foshnjet e vdekura tė njė maceje. Pak mė poshtė dy tė pastrehė kishin ndezur zjarr brenda koshit tė plehrave dhe ngrohnin duart; tymi qė dilte ua nxinte fytyrat duke i ndihmuar qė tė mėshiroheshin nga dorashkat e bardha me qėllim fitimin e ndonjė tė holle prej kėtyre tė fundit. Shtylla e kapluar me fleta reklamash u ndot nga e vjella e plakės sė veshur me zhele qė kėrmonin erė. Pasi mbaroi sė vjelluri fshiu buzėt, pėshtyu, bėri pak pėrpara dhe vrik u kthye nė rrėzė tė shtyllės pėr tė vjellė pėrsėri, por kėsaj here, gjak tė mpiksur, qė do e linte shakull nė vend.

Dera e pijetores u hap lehtė dhe pa zhurmė. Margaritarėt e zinj u kryqėzuan me njė palė sy tė qullur dhe me shkėlqim.

- Ulu.

- Faleminderit.

- Ku ėshtė?

Futi dorėn nė xhep dhe nxori njė letėr tė zhubrosur.

- Ma jep kėtu…Tani ajo qė duhet tė bėsh ėshtė tė shkosh nė bank dhe tė tėrheqėsh lekėt me kėtė ēekun.

Ngriti pjatėn, tėrhoqi ēekun dhe e valėviti nė ajėr, mė pas ja dorėzoi me mirėsjellje.

Asnjeri prej tyre nuk shfaqte emocione. Me qafat tė gjata dhe formėn e kafkės tė shtypur nga tė dyja anėt ishin si njerėz gjarpėrinj. Kur flisnin e hapnin gojėn jashtėzakonisht shumė saqė kuptoje nga pesė tavolina larg se ēfarė po thoshin; edhe pse asnjeri nuk ua hidhte sytė, asnjeri s’interesohej pėr punėn qė bluanin pėr njė kohė kaq tė gjatė, apo pėr deformimet e theksuara nė shtyllėn kurrizore dhe nė kafkė.

- Nė rregull?

- Po i lė tre euro bakshish kamarierit.

- Pėrse?

- Sepse ėshtė i vetmi nė tė gjithė historinė e jetės s’ime qė nuk u pėrpoq tė na lexonte buzėt.

- Ti e di. Lėvizim tani se na zuri darka, hec.

Rrugica ishte e ngushtė dhe kufizohej nga mure ngjyrė letėr tė vjetėr dhe me nervura tė thella. Ngado kishte shiringa tė tė gjitha pėrmasave, qese me ilaēe tė skaduara dhe pjesė tė ndryshme tė trupit tė njeriut. Pranė koshit mė tė mbushur ndehej njė kokė qeni; diku aty afėr medoemos duhej tė ishte edhe njė trup njeriu, por ndoshta do ta kenė shqyer qentė, minjtė dhe insektet.

- Ke njė cigare?

- Tė njėjtėn pyetje do tė bėja.

- E marrtė dreqi.

- Ēdo gjė ters, e di, pėrveē planit tonė, kuptohet.

- Ke menduar ndonjėherė pėr vdekjen?

Tjetri hapi pallton dhe nga xhepi i vogėl nxori me kujdes njė gjilpėrė tė holl tė mbushur deri gjysmė me njė lėng gri.

- Kuptova, kuptova. “I ēmendur!”- murmuriti.

- The gjė?

- Kush, unė? Jo!

- Kohėt e fundit mė duket sikur mė ėshtė kundėrvėnė e gjithė bota. Akoma dhe qentė e rrugėve rrėmbehen dhe lehin tė shfrenuar kur mė pikasin. Nuk e di se ēfarė po ndodh.

- Do kalojė mos u mėrzit. Ėshtė thjesht iluzion qė e krijon truri kur ti kėrkon pėrgjigjen e njė pyetje qė s’ka pėrgjigje.

- M’a bėre mendjen ēorape.

Ecėn nė heshtje dhe pak para se tė dilnin nė dritė njė mendim i thjeshtė, i shkurtėr dhe njerėzor hapi nga brenda derėn e tė palejueshmes. Mendimi u mishėrua nė vullnet dhe vullneti nė rezultat.

Kockat e brinjėve kėrcitėn si patatina midis dhėmbėve tė njė mituraku. I plandosur pėrtokė dhe pa frymė ēirte fytin pėr tė zhbllokuar mushkėrinė e djathtė. Sytė ishin nė formė ovale dhe tendoseshin pėrpara.

- Mos u lut, s’ėshtė nevoja.

Hapi krahun, nxori gjilpėrėn nga xhaketa, ja nguli nė zemėr dhe e shtypi. Lėngu gri u tret me gjakun; pas pak nė venat dhe arteriet gjaku ishte shndėrruar nė njė pėrbėrje gėlqerore tė trashė. Nga goja e viktimės dilte gjak i mpiksur nė ngjyrėn e mėlēisė.



- Xhoana, problemet tona pėr katėr vitet e ardhshme u zgjidhėn.

- Ēfarė?! Mė thuaj qė nuk po bėn ndonjė nga ato shakat e tua pa kripė.

- Kjo ėshtė mė shumė se njė shaka. Ėshtė njė mrekulli. E shikon kėtė letėr? E pra, kjo letėr vlen tridhjetė mijė euro, ėshtė letra dėrguar Niēes nga njė lider i madh tė njė shteti tė fuqishėm.

- Ma jep ta lexoj, duhet ta lexoj patjetėr.

Nisi ta lexonte me zė.

“I nderuar Z.Fridrih Niēe ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė t’i shkruash letėr njeriut mė tė ri nė botė.

Siē e dini shteti ynė pėr dhjetėra vite me radhė nuk ka arritur atė qė me tė vėrtetė dėshiron dhe ndjen thellė brenda zemrės sė tij: bij dhe bija tė rinj, qė do jenė shėmbėllim i luleve, por mė tepėr shėmbėllim i qenieve qė gėzohen pa kėputur as edhe njė lule.

Nė emėr tė popullit, Z. Fridrih Niēe, ju kėrkojmė tė na jepni lejen pėr tė botuar miliona kopje tė kryeveprės sė kryeveprave “Kėshty foli Zarathustra”.

Drita e mendimit tuaj do ndriēojė ēdo familje tė shtetit tonė, ēdo shkollė dhe ēdo zyrė, duke pėrgatitur brezin e parė tė lumturisė.



Pėrshėndetje tė pėrzemėrta nga presidenti i republikės sė X, A.E.”

- Presidenti vdiq, por gjithsesi, edhe sikur tė ishte gjallė, s’besoj se do realizohej. Njeriu gjithmonė ka pasur frikė nga njeriu i ri. Ai s’ka frikė nga mė e mira, ky ėshtė qėllimi i tij, ai ka frikė nga e reja…

- E mrekullueshme. Mahnitėse, brezi i parė i mbinjeriut ndjeu lėkundjen e Hėnės, rrezet e para tė agimit, por pėrsėri, fatkeqėsisht, ngelėn nė errėsirė, - foli Xhoana me emocion.

- Dua tė bėsh diēka pėr mua. E shikon kėtė gjilperė? Dua tė ma ngulėsh nė zemėr. Mos u tremb, ėshtė thjesht ilaēi qė mė rekomandoi doktori.

Xhoana e mori nė dorė gjilperėn dhe u bė gati pėr ta ngulur sa mė shpejtė; nuk kishte bėrė asnjėherė diēka tė tillė, prandaj me zi e mbante vendi.

- Kur ta shtypėsh, pasi tė kalojnė disa sekonda mua do mė zėrė gjumi. Prit! Edhe diēka tė fundit. Doktori tha se pasi tė mbyll sytė, dikush duhet qė tė vendosė nga njė monedhė mbi sytė dhe mbrenda nė gojė, por kujdes, duhet ta vendosėsh mbi gjuhė. Dakord? Mirė, bėje.

Pasi ndoqi udhėzimet e tė sėmurit u rehatua nė krevat dhe shfletoi njė libėr qė fliste pėr varret greke. Nė gjysmėn e librit, pa diēka tė ēuditshmė, njė kufomė qė kishte mbi sy dhe nė gojė nga njė monedhė tė periudhės sė artė tė Perikliut, u hodh nga krevati dhe klithi aq fortė sa qė macja mbi pemė braktisi kufomat e pėrgjysmuara tė tė vegjėlve tė saj dhe gjaku i plakės avulloi nga asfalti pėr t’u shpėrndarė gjithandej. Akoma edhe tani -kij mendjen lexues i dashur, a nuk e ndjen aromėn metalike tė gjakut poshtė gjuhės dhe thellė nė flegrat e hundės? A nuk e ndjen?





Andi Thomaj