SHBA, muzeu El Segundo i hapur një natë për vizitorët nudist
25 Korrik 2013 | : Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip
630763_naturisti-museoRespekt për të drejtat e autorit apo gjetje publicitare? E vështirë për tu vlerësuar plotësisht iniciativa e Muzeut të artit modern në El Segundo, i cili për një mbrëmje ka pritur një publik vërtetë të veçantë: të gjithë nudist.
Në fakt ekspozita artistike ka pranuar kërkesën e asosacionit natyralist të Kalifornisë që kërkonte të festonte në mënyrë të veçantë javën e nudizmit.
Për gjithë mbrëmjen Muzeu ka qëndruar i hapur ekskluzivisht për vizitorët që shfaqeshin pa rroba.
Takimi është lançuar në mënyrë rigoroze nëpërmjet listave të shoqatave të ndryshme natyraliste për të evituar turmën e kuriozëve. Megjithatë ngjarja nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kalimtarëve, të cilët kanë mbetur jo pak të habitur kur kanë hasur vargun e personave nudo në hyrje të muzeut, ku ndodhen të ekspozuara veprat: “Truth” dhe “Verità”.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...itoret-nudist/
Krijoni Kontakt