Kam vene re kohet e fundit, kur me ane te internetit patem mundesine edhe te kontaktojme gjeresisht me boten shqiptare, sidomos ne kete forum, se Trazirat e vitit 97 edhe permbysja e rregjimit qe pasoi, po paraqiten si te pranuara edhe te vertetuara, se kane qene nje Revolucion komunist.
Madje aq e madhe edhe fanatike eshte kjo propagande, sa qe nder te rinj te papervoje ne jete, si nga ana politike po ashtu edhe nga dituria personale, do ti vihet nje mertim racist si, `Revolucioni jevgjito-komunist i 97-tes`.
(Sa turp! Ne cfare niveli po vazhdon te prezantohet shtresa e djathte politike e nje shqiptarie anadollake!)
Sidoqofte, une do te deshiroja te shihja mendimet e diskutanteve ne FSH, forumit qe sic kemi pare, permbledh ne tolerancen e vet te gjithe shqiptaret e te gjithe ngjyrimeve politike e ideologjike.
E theksoj - e mira eshte te jepen mendime personale, qofte edhe mendime politikanesh apo ekspertesh, nqs keto do te paraqiten me fjalet e diskutantit, edhe jo te sillen artikuj te mirefillte e te gjate.
Rendesia e je bashkebisedimi te tille eshte e madhe, pasi do te pasqyroje pluralisht idene e shqiptareve per ate vit, pavaresisht nga qendrimet e tyre politike.
Une e di, se kjo teme, eshte nje kocke ne fyt per PeDe-istat, edhe se eshte ne fakt nje justifikim per nje Thirrje per `Anti-Revolucion`, sic ishte perpjekja e mencur e z. Berisha, per te dale nje xhiro nga Kryeministria me arkivol e per ti fut nje kundratank Komitetit Qendror.....perpjekje qe une do ta quaja `Revolucioni Palestinez` i Sali Berishes.
Po a ishte ne te vertete nje Revolucion, permbysja e Rregjimit te 97-tes?
Cilat ishin shkaqet qe sollen permbysjen e rregjimit?
A ka me te vertete, sic trumbetojne me te madhe ish-komunistat e PD-se, sot nje perpjekje per Rrisjellje te Komunizmit ne Shqiperi?
Sa serioze do tu dukej juve ky mentalitet?
Sa serioze do tu dukeshin juve ata njerez qe varrin bindjet e tyre te zjarrta ne nje ide te tille, se permbysja e rregjimit te Berishes ne 97, ishte Revolucion Komunist, e jo thjesht nje degradim politiko-ekonomik i qeverise, i cili u sfrytezua me sukses nga partia opozitare e kohes (po aq demokrate, ose po aq ish-komuniste sa vete PD-ja) per te ardhe ne pushtet?
A e ben permbysjen e rregjimit te 97 negativ perfshirja ne te e interesave degraduese te vendeve fqinje (ps Italia, Greqia)? Dmth a mund te shfajesohet qeveria e 92-97 per gabimet e pfaleshme, thjeshte se shtetet fqinje e kane inat?
Te nderuar, une e di temperamentin e diskutanteve, por shpresoj se qyteterimi edhe dituria do te triumfoje
faleminderit!
Krijoni Kontakt