Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Kastriot Islami: Pse fitoi LSI, humbi PD dhe nuk fitoi PS

    Pse fitoi LSI, humbi PD dhe nuk fitoi PS

    Arsyet e rezultatit zgjedhor tė 23 qershorit 2013 janė pa dyshim tė shumta dhe duhen evidentuar e analizuar nė mėnyrė racionale e pa subjektivizėm. Theksimi i disa prej tyre apo vendosja nė njė listė sipas rėndėsisė apo peshės ėshtė njė ēėshtje qė kėrkon objektivitet dhe duhet bėrė mbi bazė kriteresh tė qarta. Sidoqoftė, nė morinė e argumenteve tė artikuluara deri mė sot dallohen disa qė janė mė “tė veēanta” nė kuptimin qė shfaqen pėr herė tė parė, dhe disa tė tjera qė janė mė “klasike”, nė kuptimin qė priteshin apo shfaqen tė pėrsėritura. Zbatimi pėr herė tė dytė i sistemit zgjedhor ka nxjerrė nė pah njė tendencė tė re qė meriton vėmendje: Rritja e numrit tė deputetėve apolitikė, tė ardhur nga jashtė sistemit tė karrierės politike, me kostumin e partive kryesore apo periferike, duke vėnė nė pėrdorim mjete tė konsiderueshme financiare dhe teknologji jokonvencionale, ka pasur ndikim tė ndjeshėm nė rezultatin zgjedhor e me shumė gjasa nė funksionimin e balancat e Kuvendit tė ardhshėm. Gazeta amerikane “Huffington Post”, lidhur me kėtė tendencė tė re tė sjelljes jokonvencionale nė fushatėn elektorale, dhe me shumė gjasa nė Kuvendin e ardhshėm, shkruan se “…Me koston e njė fushate qė ka shkuar nė miliona, Rama ishte i detyruar tė kėrkonte ndihmė nga biznesmenė tė ndryshėm, tė pasuruar nė forma tė dyshimta, tė cilėt do t’i kėrkojnė njė rikthim tė fuqishėm tė investimit tė tyre”.

    1. Parashikueshmėria.
    Pėrmasa e rezultatit ishte e paparashikueshme…. Asnjė nga sondazhet e paraqitura publikisht deri mė 17 qershor 2013 nuk e parashikoi dot rezultatin e thellė tė 23 qershor 2013. Pra, njė javė para zgjedhjeve, pėrveē deklaratave euforiko-motivuese tė drejtuesve tė tė gjitha partive pėr fitore spektakolare, tė gjithė parashikonin dhe prisnin njė rezultat tė ngushtė, nga 71 me 69 pėr aleancėn e djathtė nė 73 me 67 pėr aleancėn e majtė. Argumenti se ky apo ai sondazh kishte kaq apo aq votues tė pavendosur, ėshtė veēse argument nė favor tė tezės se njė javė para zgjedhjeve askush nuk e parashikonte dot atė qė ndodhi dhe me shumė gjasa gjithēka ka ndodhur veēse nė javėn e fundit. Pra, e thėnė mė shkoqur, “kapėrcimi i befasishėm” apo “i pritshėm”, me sa duket ka ndodhur javėn e fundit, ndoshta nga tė pavendosurit apo edhe pėr shkaqe tė tjera, vetvetiu apo e nxitur me tė gjitha teknologjitė, me hop “surprizė” apo nė vijim tė njė kurbe tashmė “ngjitėse”; tė gjitha kėto mbeten pėr t’u provuar, nė shkallė kombėtare e lokale, krahasuar nė kohė dhe hapėsirė.

    2. “Kimia” e marrėdhėnieve midis PD e LSI, pėrcaktuese e rezultatit zgjedhor
    PS nė opozitė tetėvjeēare nuk arriti tė rriste as pėrqindjen e votave dhe as numrin e mandateve, pra hyri dhe doli nga “reaksioni zgjedhor” pa ndryshuar. Rezultati i 23 qershorit evidentoi njė rritje mbi dy herė nė pėrqindje dhe katėr herė nė mandate pėr LSI, nė shkallė kombėtare, krahasuar me 2009-n, ndonėse LSI kishte qenė nė qeverisje me PD nė vitet 2009-2013 dhe kaloi nė koalicion zgjedhor nė 2013-n me PS; kjo lėvizje i dha mundėsi tė dilet nga ky reaksion me njė masė mė tė madhe, katėr herė mė tė madhe, se sa hyri nė reaksion. Ky lloj bashkėveprimi dėmtoi vetėm PD, e cila u “rrudh” me mbi 9 pėr qind dhe rreth 20 mandate. Nga ky kėndvėshtrim duket se njė nga faktorėt e rėndėsishėm qė ka pėrcaktuar rezultatin e kėtyre zgjedhjeve ėshtė “kimia” e marrėdhėnieve tė PD me LSI, par e dy “copėzave” tė pushtetit, njėra prej tė cilave kaloi nė opozitė dhe tjetra qėndroi nė pushtet duke u rritur nė kurriz tė copėzės qė kaloi nė opozitė. Nė realitet, kjo marrėdhėnie e zhvendosi tė gjithė konkurrimin elektoral nė terrenin pragmatist. Po t’i shtosh ofertės pragmatiste tė LSI edhe komponentin jokonvencional tė PS e LSI, votuesit e lėkundur tė PD rezultonin shumė vulnerabėl nė kėtė treg ofertash.

    3. Radikalizmi pėrballė pragmatizimit.
    PS rezultoi jo fituese pėr shkak tė radikalizmit dhe e majta fitoi nga pragmatizmi i LSI. PS nė opozitė prej tetė vjetėsh nuk arriti nė shkallė kombėtare tė rriste as pėrqindjen e votave dhe as numrin e mandateve; kjo pėr shkak tė aplikimit tė njė opozitarizimi me tipare radikale nė frymė dhe veprime nė terren. Rezultati i 23 qershorit evidentoi njė rritje mbi dy herė nė pėrqindje dhe katėr herė nė mandate pėr LSI, nė shkallė kombėtare, krahasuar me 2009-n, ndonėse LSI kishte qenė nė qeverisje pėr katėr vjet me PD; kjo pėr shkak tė pragmatizimit tė LSI. Pragmatizmi i LSI arriti tė “gėrryente” ekstremisht PD, me mbi 9 pėr qind dhe rreth 20 mandate nė shkallė kombėtare, por edhe PS nė shumė qarqe e rrethe (qarqet Berat me 5.33%, Gjirokastėr 8.12% dhe Kukės 4.24% dhe arritur rekordin nė rrethin e Gjirokastrės, me 12.88%).

    4. Politika pėrballė sjelljeve jokonvencionale…
    Mund tė jepen shumė arsye pėr tė shpjeguar pėrmasėn e fitores, por nga analiza e tė dhėnave rezulton se tė gjithė kandidatėt nga biznesi, tė vegjėl a tė mėdhenj, nė numėr tė konsiderueshėm e mjete tė fuqishme financiare (tė rregullta apo “tė dyshimta”), prezentė pothuajse nė tė gjitha qarqet, individualisht apo nėn siglėn politike tė njė partie tė rėndėsishme apo periferike, shumė mė tepėr nga Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane, duke pėrshtatur njė sjellje (a)politike e jokonvencionale, kanė pasur ndikim tė konsiderueshėm nė pėrmasėn e fitores sė zgjedhjeve 2013. Kjo lloj sjelljeje ka pasur pėr efekt “gėrryerjen” e votave nga ato formacione qė ruajtėn formatin e qasjen politike e nuk pėrshtatėn njė qasje konkurruese tė ngjashme apo simetrike jokonvencionale.

    5. Sjellje “maxhoritare” kundrejt sistemit proporcional…
    Legjitimiteti i sistemit zgjedhor proporcional rajonal me lista tė mbyllura ėshtė dėmtuar sepse shumė nga kandidatėt apolitikė, duke pėrdorur mėnyra e mjete jokonvencionale, janė sjellė sikur sistemi tė ishte maxhoritar. Kjo sjellje e aplikuar kryesisht nga PS e disa parti pėrbėrėse tė ASHE, ka dėmtuar kryesisht PD. Nė disa raste, nė varėsi tė raportit reciprok tė intensiteteve tė pėrdorimit tė kėsaj sjelljeje, janė dėmtuar PS (nė 6 qarqet, Berat, Elbasan, Gjirokastėr, Kukės, Lezhė e Vlorė) nga LSI e parti tė tjera apo LSI (nė rrethet Krujė e Peqin) nga PS e parti tė tjera.

    6. Fluktuacionet pragmatiste/apolitike nė qark, rreth, njėsi vendore…
    Fluktuacionet pragmatiste/apolitike qartėsohen e theksohen kur analiza kalon nga niveli i qarkut nė atė tė rrethit, komunė/bashkisė e atė tė qendrės sė votimit. Analiza e kėtyre fluktuacioneve jep mundėsi tė “lokalizohen” me saktėsi gjithnjė e mė tė lartė vendndodhjet dhe intensiteti i veprimeve pragmatiste e jokonvencionale. Konkretisht, nė nivel qarku, LSI rritet nė 2013-n krahasuar me 2009-n nė tė 12-tė qarqet, PD zvogėlohet nė tė 12-tė qarqet, kurse PS rritet nė 6 qarqe dhe zvogėlohet nė 6 tė tjera. Kurse nė nivel rrethi, PD vazhdon tė shfaqet e zvogėluar nė tė 36-tė rrethet, ndėrkohė qė LSI shfaqet e rritur nė 34 qarqe dhe vetėm nė 2 prej (Peqin e Krujė) tyre ėshtė e zvogėluar. PS shfaqet e zvogėluar nė 17 rrethe dhe e rritur nė 19 prej tyre. Kjo situatė bėhet edhe mė e dukshme nė nivel komune/bashkie apo tė qendrės sė votimit.

    7. Tregu i ofertave tė subjekteve elektorale…
    Dy blloqet kryesore, APMI dhe ASHE, paraqitėn oferta konkurruese tė ndryshme, madje brenda ASHE, LSI dhe pjesa tjetėr e koalicionit e drejtuar nga PS paraqitėn oferta relativisht tė ndryshme e madje konkurruese midis tyre. Tre janė tipat e ndryshėm tė kėtyre ofertave: i) politik (PD); ii) radikalo-jokonvencional (PS) dhe iii) pragmatist-jokonvencional (LSI); gjurmė tė secilės prej kėtyre sjelljeve mund tė gjenden edhe te PD, PS e LSI, por edhe te aleatėt e tyre. Nga analiza e rezultateve zgjedhore rezulton se oferta pragmatiste-jokonvencionale (LSI) ka qenė mė e suksesshmja (LSI ėshtė rritur nė vitin 2013 nė krahasim me vitin 2009 nė shkallė kombėtare dhe nė tė gjitha qarqet). Oferta radikale-jokonvencionale ka qenė pjesėrisht e suksesshme (ASHE-LSI ėshtė rritur nė vitin 2013 nė krahasim me vitin 2009 nė 6 qarqe dhe ėshtė zvogėluar nė 6 qarqe tė tjera). Dhe oferta thjesht politike e PD ka rezultuar humbėse pothuajse kudo (APMI nė tė gjithė qarqet ėshtė zvogėluar).

    8. LSI – pragmatiste e jokonvencionale, pothuajse kudo fituese…
    LSI, duke lėvizur nga koalicioni qeverisės me PD e kaluar nė koalicionin opozitar me PS, dhe duke krijuar idenė se LSI ėshtė forcė pėrcaktuese e krahut fitues, rriti nė mėnyrė tė konsiderueshme aftėsitė “thithėse” pėr pragmatistėt. Kombinimi i kėsaj oferte me kandidatė jokonvencionalė shtoi shanset pėr rritjen e numrit tė mandateve ose sė paku mbrojtjen nga “gėrryerja” prej PS me tė cilėn LSI ishte nė koalicion, por qė ishte njėkohėsisht nė konkurrim sepse edhe PS kishte pėrshtatur po ashtu njė qasje jokonvencionale. Kjo shpjegon pėrse LSI nė nivel qarku ka rritje nė 12 qarqet, rritje qė vjen vetėm nga PD nė 6 qarqe (Dibėr, Durrės, Fier, Korēė, Tiranė e Shkodėr) dhe rritje qė vjen edhe nga PD, edhe nga PS nė 6 qarqet e tjera (Berat, Elbasan, Gjirokastėr, Kukės, Lezhė e Vlorė). Kjo tezė vėrtetohet po t’u referohemi edhe rezultateve nė nivel rrethi; pėrveē dy rretheve, Krujė e Peqin, ku oferta pragmatiste-jokonvencionale e LSI nuk siguron dot rritje tė votave pėr shkak tė veprimit mė intensiv jokonvencional tė Aleancės Arbnore nė Krujė dhe atij tė PDIU nė Peqin.

    9. PS, radikale dhe jokonvencionale, pjesėrisht fituese dhe pjesėrisht humbėse…
    PS, gjatė tė gjithė mandatit 2009-2013 kreu njė veprim opozitar destruktiv nė planin e brendshėm dhe bllokues pėr procesin e integrimit. Kjo sjellje shpjegon pėrse nė nivel kombėtar PS nuk parti rritje as nė pėrqindje dhe as nė mandate, pra nuk ka ekzistuar asnjė lloj fryme fitoreje pėr PS. Futja nė ekipin e PS tė kandidatėve me sjellje jokonvencionale shpjegon pjesėrisht pėrse nė nivel qarqesh PS ka rritje nė njė pjesė tė qarqeve dhe rretheve; konkretisht, PS ka ulje tė rezultatit nė 6 qarqe, rritje nė 6 qarqe tė tjera dhe e njėjta situatė paraqitet edhe nė nivel rrethi. Nė realitet, votuesit e lėkundur tė PS, pėr shkak tė mungesės sė frymės sė fitores e tė mbrojtjes jokonvencionale, si dhe tė ndodhur pėrballė ofertės pragmatiste dhe/ose jokonvencionale tė LSI, kanė preferuar tė votojnė pėr LSI. Konkretisht, nė 6 qarqet, Berat, Elbasan, Gjirokastėr, Kukės, Lezhė e Vlorė, dhe nė 19 rrethe, “gėrryerja” e PS ka ardhur vetėm nga oferta e LSI dhe mungesa e frymės sė fitores pėr PS.

    10. PD, as pragmatiste dhe as jokonvencionale, pothuajse kudo humbėse…
    Tė gjitha forcat politike kanė votues tė lėkundur, kjo ėshtė njė sjellje tipike e njė pjese tė votuesve nė kėtė fazė tė demokracisė, qė cilėsohet si “demokracia e votuesve konsumatorė”. Votuesit e lėkundur tė PD ishin mė tė “sulmuarit” nė tregun e “sjelljeve” tė vjetra e tė reja tė konkurrimit elektoral. Mė tėrheqėsja ishte LSI, e cila krijoi idenė e forcės fituese dhe pėrcaktuese; pėr rrjedhojė, oferta pragmatiste e LSI pėr votuesit e lėkundur tė PD ishte interesante dhe joshėse. PS radikale nuk ishte ofertė tėrheqėse pėr votuesit e lėkundur tė PD. Por ofertat jokonvencionale tė LSI e PS, pėr votuesit e lėkundur, sidomos ato nė nevojė tė PD, me sa duket ishin relativisht tė parefuzueshme; pra pėr ta kėto nuk pėrbėnin ēėshtje morali, por thjesht ēėshtje ēmimi. Konkretisht, votuesit e lėkundur tė PD janė tėrhequr vetėm nga oferta e LSI nė qarqet Berat, Elbasan, Gjirokastėr, Kukės, Lezhė dhe Vlorė. Kurse nė qarqet e tjera, Dibėr, Durrės dhe Shkodėr, votuesit e lėkundur tė PD janė tėrhequr edhe nga ofertat jokonvencionale tė PS. Uljen mė tė vogėl aleanca e djathtė APMI e ka pasur nė rrethet Krujė, Kurbin, Tropojė dhe Peqin, ku ofertat pragmatiste e jokonvencionale tė aleancės sė majtė janė “balancuar nga ofertat jokonvencionale tė APMI, kryesisht tė aleatėve tė saj.

    11. Nė vend tė pėrfundimit…
    PD ėshtė nė opozitė. PS nuk rezulton fituese kryesisht pėr shkak tė frymės radikale tė aplikuar gjatė katėr vjetėve nė opozitė. Fituesit e “mėdhenj” tė kėtyre zgjedhjeve janė pragmatizmi dhe politikanėt jokonvencionalė. LSI ishte e suksesshme sepse jo vetėm kombinoi ofertėn pragmatiste me atė jokonvencionale pėr votuesit e lėkundur, kryesisht tė PD, por edhe tė PS, por edhe krijoi besimin e forcės fituese e pėrcaktuese. Bashkimi i LSI me PS krijoi pėr votuesit e lėkundur tė PD idenė e humbjes pėr forcėn e tyre, ndėrkohe qė pėr shkak tė radikalizmit ato nuk mund tė shkonin te PS, por njė pjesė e tyre mund tė shkonin te LSI pėr shkak tė pragmatizimit. Sjellja jokonvencionale, e fuqishme nga PS dhe e konsiderueshme nga LSI, rriti pėrmasėn e fitores sė aleancės sė majtė duke tėrhequr votuesit e lėkundur, nė nevojė, tė PD, tė cilėt kriza ekonomike me sa duket i kishte bėrė edhe mė vulnerabėl.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-07-2013 mė 18:12

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kastriot Islami: Pse fitoi LSI, humbi PD dhe nuk fitoi PS

    Kastriot Islami: Pse fitoi LSI, humbi PD dhe nuk fitoi PS


    I njejti person qe para zgjedhjeve prognozonte fitoren e PD...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •