Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Interviste me Sarah Montague ne emisionin HARDtalk. Shikoni videon te faqja e BBC.

    http://www.bbc.co.uk/news/world-radio-and-tv-23356455

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin




    Nė cilėsinė e Kryeministrit tė zgjedhur tė Shqipėrisė, Edi Rama ishte i ftuar i gazetares Sarah Montague nė emisionin mė tė rėndėsishėm politik tė BBC-sė, 'HARDtalk'.

    Shqipėria, sipas 'Transparency International' rezulton vendi i vetėm mė i korruptuar nė Europė dhe intervista me zotin Rama u fokusua mjaft nė kėtė temė.

    Njeriu, qė do tė bėhet Kryeministėr i Shqipėrisė nė muajin shtator ėshtė njė artist modern, - thotė BBC,- i lavdėruar prej ndėrkombėtarėve pėr transformimin e Tiranės nė kohėn kur ishte kryetar bashkie i saj dhe meritat nuk i referohen vetėm ngjyrave plot jetė me tė cilat u veshėn ndėrtesat gri. Rama ka premtuar rilindje per te gjithe vendin. Sa do tė arrije t`ia dale mbane aty ku politikanet e tjere perpara tij kane deshtuar?

    "Kjo mbetet per t'u pare, por mendoj se eshte koha per t'i dhene vendit tone nje pastrim te mire. Eshte nje vend qe ka nje reputacion te keq dhe jo krejtesisht te pamerituar, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė vend me potenciale tė jashtėzakonshme e plot talente, qė jetojnė brenda kufijve e jashtė kufijve. E vėrteta ėshtė se kemi bėrė pak pėr ta ndryshuar imazhin e tij dhe nėn mbikėqyrjen e Bashkimit Europian, pėr shkak tė procesit tonė tė integrimit nė BE, problemet janė shfaqur qartazi, e ne duhet t'i zgjidhim. Mendoj se kur bėn llogarite me korrupsionin dhe problemet e thella tė krijuara prej tij, duhet mbajtur gjithmonė parasysh se ėshtė sistemi qė korrupton njerėzit dhe jo e kundėrta. Besoj me forcė se lufta kundėr korrupsionit ka tė bėjė me modernizimin e sistemit dhe mėnyrat se si t`ja bėsh sa mė pak tė mundur njerėzve pėrfitimin nga njė sistem defektoz," tha Rama.

    Zgjedhjet e fundit dhe 21 janari u prekėn gjithashtu gjatė intervistės gati 30 minutėshe.

    "Ne morėm angazhime dhe njeri prej tyre ishte tė ndjekim me vullnet tė plotė procesin qė duhet tė nxjerrė para drejtėsisė, e supozohet tė japė njė vendim tė drejtė, ndaj tė gjithė atyre qė ishin pėrgjegjės pėr 21 janarin. Pėr vrasjet ka njė pėrgjegjėsi tė qartė dhe kėtė duhet ta pėrcaktojė gjykata," tha Rama.

    Gazetarja nė kėtė pikė, kėrkon tė dijė nėse nė bankėn e tė akuzuarve, do tė ulet edhe Sali Berisha.

    "Kjo nuk ka te beje me ēfare dua apo mendoj une, ka te beje me sistemin e drejtesise. Kur fola per Sali Berishen kam thene se atij i takojne te gjitha pergjegjesite ne sensin moral dhe politik. Gjyqi sigurisht duhet te vazhdoje, por nė bazat e njė procesi tė pavarur," tha Rama.

    Rama shton se do te duhet te gjendet rruga per te reformuar sistemin shendetesor, e cila ta transformojė nga sistemi i ēalė qė ėshtė aktualisht nė njė tjetėr funksional.

    Ndersa pyetjes nese do te nevojitet nje pastrim rrenjesor i njerezve ne administraten shqiptare, Kryeministri i zgjedhur i pėrgjigjet: "Jo, nuk kemi pse ta bejme nje gje te tille. Kam bindjen e forte se edhe brenda ketij sistemi me probleme ka njerez te vlefshem. Siē e thashe dhe me pare, ajo qe na nevojitet eshte te transformojme sistemin; nuk jemi ne pozitat qe te shpikim dicka nga e para, thjesht duhet te ndjekim shembullin e historive te suksesshme jashte kufijve, e ka mjaft te tilla, madje edhe ne situata shume me te veshtira se kjo e Shqiperise te cilat tregojne se korrupsioni mund te mposhtet."

    / Top Channel

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Sa i kushton Edvin Rames konsulenca e "mikut" te tij Tony Blair ???

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    titulli eshte i gabuar.
    ai nuk tha do ta mposhtim korrupsionin. ai tha qe fajin per korrupsionin e ka sistemi. pra ai la te kuptohet qe korrupsioni do vazhdoje dhe per kete e ka fajin sistemi kapitalist.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Intervista e plote


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    ...
    shpikim dicka nga e para, thjesht duhet te ndjekim shembullin e historive te suksesshme jashte kufijve, e ka mjaft te tilla, madje edhe ne situata shume me te veshtira se kjo e Shqiperise te cilat tregojne se korrupsioni mund te mposhtet."
    Korrupsioni eshte i pamposhtshem...
    Ne vecanti ne vende si Shqiperia dhe Kosova nuk ka mekanizem funksional per mposhtjen e korrupsionit.
    Mundesia me e mire per ta zvogeluar korrupsionin, pervec pergjegjshmerise se duhur te politikaneve dhe funksionimit sa me te mire te sistemit gjyqesor, eshte perparimi ekonomik resp. rritja e mireqenjes se pergjithshme.
    Une si politikan (i pergjegjshem) ne vendet si Shqiperia kurre nuk do te deklaroja mposhtjen e korrupsionit apo gjera te ngjashme dhe as nuk do te krijoja iluzione per mposhtjen e korrupsionit.
    Eshte ceshtje tjeter qe politikane ( te papergjegjem) te Ballkanit kane gjera (interese) tjera ndermend, kur permendin "mposhtjen e korrupsionit"...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Korrupsioni eshte i pamposhtshem...
    Ne vecanti ne vende si Shqiperia dhe Kosova nuk ka mekanizem funksional per mposhtjen e korrupsionit.
    Mundesia me e mire per ta zvogeluar korrupsionin, pervec pergjegjshmerise se duhur te politikaneve dhe funksionimit sa me te mire te sistemit gjyqesor, eshte perparimi ekonomik resp. rritja e mireqenjes se pergjithshme.
    Une si politikan (i pergjegjshem) ne vendet si Shqiperia kurre nuk do te deklaroja mposhtjen e korrupsionit apo gjera te ngjashme dhe as nuk do te krijoja iluzione per mposhtjen e korrupsionit.
    Eshte ceshtje tjeter qe politikane ( te papergjegjem) te Ballkanit kane gjera (interese) tjera ndermend, kur permendin "mposhtjen e korrupsionit"...
    kjo eshte gjeja me qesharake
    gjithe bota pret qe edvin rama dhe ilir koklopa te zhdukin korrupsionin ndersa ju tani u pelqeka korrupsioni dhe pranoni qe korrupsioni nuk luftohet. atehere perse e luftonit berishen per korrupsionin?
    apo do vazhdoni filozofine e nanos, 8 vjet ne opozite, tani duhet te bejme leke.
    kjo eshte rilindja e morrave

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    kjo eshte gjeja me qesharake
    gjithe bota pret qe edvin rama dhe ilir koklopa te zhdukin korrupsionin ndersa ju tani u pelqeka korrupsioni dhe pranoni qe korrupsioni nuk luftohet. atehere perse e luftonit berishen per korrupsionin?
    apo do vazhdoni filozofine e nanos, 8 vjet ne opozite, tani duhet te bejme leke.
    kjo eshte rilindja e morrave
    Korrupsioni s'ka qene shkaku i humbjes se Berishes...
    Shkaku i humbjes se Berishes ka qene Berisha, i cili ishte bere i padurueshem dhe i padeshirueshem (persona non grata) per shume votues shqipetar.

    Dhe nuk e thashe se s'duhet luftuar korrupsioni, por se korrupsioni eshte i pamposhtshem. Kjo megjithate nuk do te thote se korrupsioni duhet te tolerohet dhe te mos ndeshkohet, ne vecanti ne qeveri dhe institucione te larta te shtetit.

    Korrupsion ka edhe ne shtetet me te zhvilluara dhe me demokratike te botes. Per cdo dite arrestohen qindra dhe mija njerez te rendesishem dhe me pak te rendesishem te politikes, ekonomise dhe shoqerise per korrupsion apo afera te ngjashme. Por, ky korrupsion, per dallim nga Shqiperia, Kosova dhe Co. nuk e rrezikon direkt mieqenjen e pjeses me te madhe te kombit, stabilitetin politik dhe ekzistencen e shtetit.

    Une e kritikova ne radhe te pare deklaraten per "mposhtjen e korrupsionit", sepse e konsideroj si kryesisht te pasinqerte dhe per qellime tjera politike. Votuesit me se voni pas kater vitesh do ti kujtohen deklaratat e tilla dhe sipas te gjitha gjasave gjykimi i tij lidhur me luften kunder korrupsionit s'do te jete shume me pozitiv dhe me i favorshem as per qeverine e ardhshme te Rames.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Korrupsioni s'ka qene shkaku i humbjes se Berishes...

    Dhe nuk e thashe se s'duhet luftuar korrupsioni, por se korrupsioni eshte i pamposhtshem.


    pikerisht kjo ishte arsyja e humbjes se berishes ; korrupsioni. ketu berisha u tregua i pa-afte.
    korrupsionin ne shqiperi mund ta zhdukesh vetem me 5 police te veshur si civile. mjafton te denosh 1 doktor, 1 profesor, i tatimor, 1 doganier, 1 gjykates. te tjeret e marin vesh vet.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,114
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Disa nga premtimet e Edi Rames ne fushate:

    1. Do te ndertojme nje sistem te ri shendetesie ne gjithe vendin qe do te jete falas!

    2. Do te prishim te gjitha kontratat e privatizimeve e koncensioneve te qeverise Berisha me biznesin privat!

    Vetem me keto dy premtime me te cilat ai beri fushate, ai jo vetem qe nuk do te luftoje korrupsionin ne vend, por do ta 100fishoje ate, do ta beje me keq se ndonjehere tjeter ne historine post-komuniste te atij vendi. Korrupsioni nuk eshte nje fenomen privat, eshte nje fenomen publik, nje fenomen qe e hasim vetem brenda administrateve publike te vendit ne te gjitha nivelet. Nese nderton nje sistem te ri shendetesie, a nuk do te ngresh ne kembe nje administrate te re akoma me te madhe se ajo ekzistuese me doktore e infermiere te punesuar ne shtet? A mendon se rrogat qe keta do te marrin ne shtet do te mjaftojne per ta e nuk do t'iu kerkojne me bakshishe pacienteve? Kur prish kontratat e privatizimeve e koncesione, a nuk je duke e kaluar pergjegjesine perseri tek administrata publike e ketyre ndermarrjeve? A nuk do te mbushen keto ndermarrje me 20 drejtore qe nuk bejne asgje por vrasin diten kot dhe vjedhin sa mundin fondet e shtetit. Cila eshte ajo ndermarrje publike qe menaxhohet nga shteti shqiptar qe del me fitim e nuk del me humbje ne fund te vitit?

    Edi Rama do ti beje keto gjera, jo se i behet vone per shendetin e shqiptareve, jo se i behet vone per "pasurine kombetare", por klientelizmi eshte politika e vetme qe ai dhe te majtet dine te bejne. Ti voto per mua e une do te gjej nje vend pune ne shtet kur te vi ne pushtet. Dje ishte bashkia Tirane qe kish me shume punetore se Bashkia e NYC, neser do te jete administrata qendrore. Na duhen ndermarrjet e sistemet publike ne menyre qe te shperblejme me vende pune militantet tane. Ne menyre qe keta ta marrin lekun kot, lek qe del nga djersa e rroga e shqiptareve te tjere te punesuar ne privat apo nga taksat qe do te paguaje biznesi.

    Do te luftosh korrupsionin?

    Privatizo te gjitha ndermarrjet publike, perfundo procesin e legalizimeve dhe hopotekimit te prones dhe monitoro dhe ndeshko sistemin e drejtesise ne vend. Por kjo e fundit, nuk eshte pergjegjesi kushtetuese e kryeministrit, por e presidentit. Te gjitha te tjerat, jane fjale te rrahura mire ne havan.

    Albo

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Hmmm, korrupsion ka kudo, ne ēdo shtet te botes sado i perparuar te jete. Ka vetem nje faktor qe ben ndryshimin, kosto e korrupsionit, ketu ne shqiperi nuk duhet te jesh i pasur qe te korruptosh dhe nuk do shume lek per t'u korruptuar, shto edhe mentalitetin pro korrupsion qe e kemi tashme pjese te kultures popullore.

    Nuk ka shprese te hiqet korrupsioni ne shqiperi, sepse te gjithe e duan, te gjithe kane perfituar prej tij. Ndoshta zvogelohet nese rriten pak ēmimet korruptive, si ne itali psh.

  12. #12

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Korrupsioni eshte i pamposhtshem...
    Ne vecanti ne vende si Shqiperia dhe Kosova nuk ka mekanizem funksional per mposhtjen e korrupsionit.
    Mundesia me e mire per ta zvogeluar korrupsionin, pervec pergjegjshmerise se duhur te politikaneve dhe funksionimit sa me te mire te sistemit gjyqesor, eshte perparimi ekonomik resp. rritja e mireqenjes se pergjithshme.
    Une si politikan (i pergjegjshem) ne vendet si Shqiperia kurre nuk do te deklaroja mposhtjen e korrupsionit apo gjera te ngjashme dhe as nuk do te krijoja iluzione per mposhtjen e korrupsionit.
    Eshte ceshtje tjeter qe politikane ( te papergjegjem) te Ballkanit kane gjera (interese) tjera ndermend, kur permendin "mposhtjen e korrupsionit"...
    Kjo eshte zgjidhja e vetme per korrupsionin ne mase qe ka ne Shqiperi. Rritja e rrogave dhge e mireqenies ul direkt korrupsionin, sidomos te ata qe i sherbejne direkt publikut. Nese nje polic si p.sh. ka nje rroge te mire, nje plan pensioni te siguruar, dhe mund te beje nje jete normale me ate rroge, atehere nuk ka pse rrezikon vendin e punes per nje 10 mij leksh nen dore. Por kur dikush mbahet vetem me ato leke nen dore, atehere s'ke cfare ben.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Hmmm, korrupsion ka kudo, ne ēdo shtet te botes sado i perparuar te jete. Ka vetem nje faktor qe ben ndryshimin, kosto e korrupsionit, ketu ne shqiperi nuk duhet te jesh i pasur qe te korruptosh dhe nuk do shume lek per t'u korruptuar, shto edhe mentalitetin pro korrupsion qe e kemi tashme pjese te kultures popullore.

    Nuk ka shprese te hiqet korrupsioni ne shqiperi, sepse te gjithe e duan, te gjithe kane perfituar prej tij. Ndoshta zvogelohet nese rriten pak ēmimet korruptive, si ne itali psh.
    sa here qe e majta vjen ne pushte atehere korrusioni nuk duhet te shifet si dicka e keqe. pavaresisht se korrupsioni eshte kancer i shqiperise. me te drejte bota perendimore thone shqiptaret dhe harixhinjte jane hajdut. llumbi i shqiperise ka kapur shtetin, familjet e mira ose jane larguar dhe jetojne me dinjitet ne vend tjeter ose vuajne ne shqiperi.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Rama: Do te mposhtim korrupsionin

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    .. familjet e mira ose jane larguar dhe jetojne me dinjitet ne vend tjeter ose vuajne ne shqiperi.
    jo jo, familjet e mira arrijne te bejne nje jete dinjitoze, problemi eshte se llumi ka kapur majat me te larta te pasurise, per perseri llum ka mbetur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •