Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Nikos Kazanxaqis

    Mund tė jetė nga tė paktėt shkrimtarė dhe filozofė tė rruzullit qė u bė i famshėm jo vetėm me emrin e tij, por dhe kur shkruante me pseudonim. Nikos Kazanxaqis i njohur nė vendin tonė pėr pak libra tė pėrkthyer si “Kapedan Mihali” apo autobiografia “Letėr el Grekos”, ai edhe 54 vjet pas ndarjes nga jeta duket se ka ende ē’t’i japė botės mbarė. Shumė vepra tė tij mbeten tė pabotuara jo vetėm nė shqip, por dhe nė gjuhė tė tjera, pasi bashkėshortja e tij u pėrball me njė betejė tė gjatė ligjore pėr tė drejtat e autorit.

    E megjithatė, Eleni falė njė beteje 7-vjeēare ia doli tė marrė nė dorė botimin e veprave tė ish-bashkėshortit duke u ndihmuar dhe nga djali i saj i adoptuar. Sot e kėsaj dite, “Botimet Kazanxaqis” apelojnė pėr ta sjellė Nikon nė shumė gjuhė, por, ndėrkohė, ai mbetet i madhi dhe i paharrueshmi pėr brezin e viteve ‘60 dhe mė pas kur novela e tij “Greku Zorba” u bė njė film aq i dashur duke e kthyer dhe Nikos Kazanxaqis njė shkrimtar simpatik dhe me kontribute tė mėdha. Kur ai humbi ēmimin “Nobel” mė 1957 vetėm pėr njė votė, dhe ky ēmim u fitua nga Alber Kamy, ky i fundit shprehu njėlloj “pendesė-vlerėsimi” pak muaj mė vonė pasi Kazanxaqis u nda nga jeta.

    Emri:  kazantzakis2.jpg

Shikime: 686

Madhėsia:  12.5 KB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Nikos Kazanxaqis

    MUHAMEDI

    Nga Nikos Kazanxaqis*

    1.- Shkretėtira, valėzime tė rėrės. Dielli po ngrihet; njė luan kthehet ngadalė nė shpellėn e tij; kopetė e ēakejve, tė tmerruar largohen duke ulėritur; pėr njė ēast luani ndalet, vėshtron diellin, vrumbullin dhe i qetė vazhdon rrugėn e tij…Shumė larg Muhamedi shpalos turbanin mbi rėrė dhe bie nė gjunjė. Nė thellėsi tė shkretėtirės duket njė karvan; udhėrrėfyesi, i hipur mbi njė gomar tė vogėl, i bie fyellit dhe kėndon njė kėngė monotone me hapat e deveve. Dėgjohen zilkat e deveve qė po afrohen.
    2.- Njė djalė i ri i afrohet ngadalė Muhamedit (qė ne e shohim tek afrohet); duke u dridhur vendos pranė tij, njė shtambė dhe njė grusht me hurma…Ai largohet. Karvani duket mbi njė kodėr tė shkretė, tė zhveshur; udhėrrėfyesi duke u kthyer nga shokėt, vė pėllėmbėn nė sy dhe thėrret i gjithi i gėzuar: Meka! Meka!
    3.- Ne shohim Mekėn; ajo si njė gjysmė hėne shtrihet midis kodrave. Ajo ėshtė e gjitha e zhveshur, pa asnjė pemė; shtėpitė janė me tulla dhe baltė; era fryn, ngrihen re pluhuri. Duke u afruar mė shumė ne shohim: lagjen e jashtme, ēifutė qė bisedojnė pėrpara dyqaneve tė tyre. Skllevėr tė ngarkuar me ēalik? plot me ujė , valltare qė i bien ritmikisht tamburėve tė vegjėl…Ne shohim pusin Zem-Zem; gratė duke bėrtitur nxjerrin ujė, tė tjerat largohen duke mbajtur nė ekuilibėr brokat mbi kokė. Vajza tė reja duke qeshur spėrkaten me ujė. Vjen njė djalė i ri, i raskapitur i vdekur nga etja. Njė vajzė e re i flet duke thėrritur: - Ali! Ali! dhe i jep pėr tė pirė. Aliu pi si i babėzitur, dhe thotė:- Zoti ta shpėrbleftė, o Fatma!
    4.- Udhėrrėfyesi dhe shokėt e tij tė ngazėllyer, vėshtrojnė Mekėn. Befas shikimi i tyre turbullohet. Meka zhduket, dielli errėsohet, re tė rėnda rėre ngrihen, e gjithė shkretėtira e valėzuar dridhet…Devexhitė lėshojnė thirrje tė tmerrshme:- Simuni! Simuni! Ata mbulojnė fytyrėn me pėlhurėn e tyre, bien pėr tokė dhe fshihen pas deveve tė gjunjėzuara. Stuhia e rėrės shpėrthen.
    5.- Meka; era fryn, shtėpitė prej argjili thėrrmohen. Fustanet e grave ngrihen lart, pelerinat e burrave hidhen dhunshėm. Nė qendėr tė Mekės, sheshi i madh i rrumbullakėt, nė mes tempulli i vogėl Qabe, nė formė kubike, porta e hekurt e zbukuruar me flori. Idhuj tė shumtė, 360, tė shėndoshė, tė ngėrdheshur, primitivė. Mė i madhi ėshtė i zotit
    6.- Shkretėtirė. Era ngrihet dhe lėviz, zhvendos male me rėrė. Dielli ėshtė krejtėsisht i errėsuar. Devet e karvanit pėllasin…burrat tė mbėshtjellė me pelerinat e tyre qėndrojnė palėvizur…Muhamedi ngre duart dhe thėrret: Allah! Allah! Ai sheh drejt veriut; ai sheh pamjen e Jeruzalemit.
    7.- Qabe. Paria, ulur mbi plloēa, diskutojnė. Omari fut duart nė gropė dhe i lyen me gjakun Hallall. Papritmas vjen Abu Lahab, i shėndoshė, brutal, i mbėshtetur mbi shkopin e tij; ai tėrheq nga rripi njė qese tė vogėl, ku nxjerr zaret, i pėrzien ndėr duar dhe bėrtet: - O Abu Sofian, Talib, Abu Bakir, Omar! Luajmė me zare! Tė gjithė bėrtasin tė gėzuar: - O Abu Lahab, luajmė me zare! Ato ulen rreth e qark, kėmbėkryq dhe nisėn tė luajnė me pasion. Tė gjithė qė ndodhen pranė afrohen tė shohin; nė kėmbė, njė grumbull arabėsh, ēifutėsh, skllevėrish…Kalon njė plak i verbėr dhe dėgjon britma dhe thirrje, ai godet zaret me shkopin e tij dhe thėrret: - Adhuruesi i arit do tė vdesė! Adhuruesi i arit do tė vdesė! Tė gjithė kthehen dhe e shohin duke qeshur: - Oh plaku Varaka! Plaku mbėshtetet nė mur dhe duke luajtur kokėn mėrmėrin:- "Adhuruesi i arit do tė vdesė!"
    8.- Mbi njė tarracė, njė grua e bukur nė njėfarė moshe, shikon e shqetėsuar drejt shkretėtirės. Lotėt i rrjedhin nga sytė e mėdhenj. Ajo mėrmėrin: O Muhamed! O Muhamed! Ajo shembet mbi tarrac?. Aliu shfaqet duke gulēuar, ai thėrret duke iu mbajtur fryma: - O teze Hatixha! Hatixha ngre kokėn, pėshpėrin: -Ali, djali im, a e pe xhaxhain tėnd ? Aliu pėrgjigjet: - O teze Hatixha, ai lutet, akoma lutet!
    9.- Shkretėtira. Simuni ka kaluar, karvani ngrihet, devexhitė kėrcejnė nga gėzimi, devetė tundin qafėn e tyre tė gjatė. Ata vihen nė rrugė…Muhamedi afrohet ngre duart duke lėvizur ritmikisht pjesėn e sipėrme tė trupit dhe reciton me njė zė shumė melodioz:
    Alhandulillahi rabil alamin,
    Er rahmani er rahim…
    10.- Meka. Njerėzit e parisė bėrtasin tė zemėruar… Ata grinden…Lahabi ngre shkopin, godet Talibin. Abu Sofiani thėrret: -Abu Lahab, nuk tė vjen turp? Ti godite vėllain tėnd Abu Talib! I verbėri drejton trupin dhe qesh tallshėm, ai godet zaret me shkopin e tij dhe bėrtet: - Ha!ha! Adhuruesi i arit do tė vdesė! Adhuruesi i arit do tė vdesė! Befas dėgjohet tamburi, grindjet ndalen. Tė gjithė dalin nė rrugė. Njė tellall vrapon i gėzuar nė rrugė, godet tamburin, portat dhe dritaret hapen, ai mbėrrin pėrpara Qabesė dhe bėrtet: -Karvani mbėrriti!Paria tė gjithė tė gėzuar fillojnė tė vrapojnė…Turma i ndjek.
    11.- Tellalli shkon nėpėr rrugica dhe duke i rėnė tamburit thėrret:- Hola! Karvani mb?rriti! Gratė ngjiten nė tarraca, dėgjohen britma dhe tė qeshura. Fėmijėt mbushin rrugėt, burrat mbėrthejnė shkopinjtė e tyre dhe shkojnė.
    12.- Lagjja jashtė Mekės. Rumitė, ēifutė, njerėz tė veshur me rrecka, tė dehur. Gjithė fundėrrimat e Mekės. Nė njė udhėkryq, njė peshkop i vjetėr, i hypur mbi njė deve, predikon:…Gjithė turma rrotull tij dėgjon. Plaku predikon: "O burra, o gra, gjithēka ėshtė e kotė! O burra, o gra, vetėm Zoti ekziston…" Shumė filluan tė qeshin, tė tjerėt ngacmonin peshkopin e vjetėr, ata e qėllonin me bėrthamat e hurmave, ata cytnin tinėz devenė e tij, deveja ngrihet, plaku tundet dhe bie…Ai kapet pas qafės sė devesė dhe vazhdon tė predikojė: -O skllevėr, unė do t'iu sjell lirinė! Unė do t'iu sjell Krishtin! O skllevėr, ju jeni tė lirė! Disa ēifutė gajasen sė qeshuri, dy skllevėr tė vjetėr qajnė.
    13. - Befas dėgjohet tamburi. Tellalli vrapon duke iu marrė fryma, ai ndalet nė mes tė pazarit dhe thėrret: - Eh, Ēifutė, Krishterė, kopukė, valltare! Karvani mb?rriti! Shku e ardhje, zhurmė, tė gjithė mbyllin dyqanet, shumė mbushin tepsitė e rrumbullakėta me ėmbėlsira, i vendosin mbi kokė dhe shkojnė…Gratė me shtamba mbi kokė i ndjekin…Valltaret tė pushtuara nga gėzimi i tambureve tė tyre, kėmbė zbathura vrapojnė, muzikantėt e vjetėr tė verbėr tė pushtuar nga gėzimi i ut-ave tė tyre shkojnė duke i rėnė…Prostituta tė shėndosha, gjysmė lakuriq, me njė hap tė rėndė, fillojnė tė ecin…
    14.- Pazari ka mbetur i shkretė. Peshkopi i vjetėr, i hipur mbi devenė e tij, shikon rreth e rrotull. Ai nuk sheh njeri…Ai tund kokėn dhe psherėtin…Papritur ai sheh nė njė cep, tė dy skllevėrit e vjetėr qė po qajnė…ai i bėn me shenjė. Skllevėrit vrapojnė, kėrcejnė mbi vithet e devesė, peshkopi mėrmėrin: - Jeni tė mirėpritur, vėllezėrit e mi! Ai i shėnjon, i bie me mamuzė devesė dhe zhduket.
    15.- Muhamedi, me duart akoma tė ngritura, lutet…Ai kthen shpinėn; midis shpatullave tė tij shihet njė lyth i madh, i rrumbullakėt me push. Pak nga pak, shumė ngadalė,pamja e Jeruzalemit zbehet dhe zhduket…Befas, njė dritė, qė u duk si njė shpatė verbuese, e godet mbi kokė. Muhamedi hidhet nė kėmbė. Pėrpara tij ngrihet kryeėngjėlli Gabriel, i veshur me tė bardha, me krahė tė mėdhenj shumėngjyrėsh. Ai mban kapistrėn e njė deveje tė mrekullueshme, me kokė gruaje, krahė ėngjėlli…Pela ulet nė gjunjė, Muhamedi me njė kėrcim, i hipėn sipėr…
    16.- Pela me njė tė rrahur tė krahėve, ngrihet nė ajėr…Ne shohim, si nga lartėsia e avionit, shkretėtirėn e val?zuar t? pafund…Kafshėt e egra largohen tė tmerruara…Shihen tė vrapojnė me tė katėrta kopetė e antilopave, luanėt, devetė…Shfaqet njė oaz, i rrethuar me hurma…
    17.- Male tė thatė, tė ashpėr…Njė majė mė e ngritur: Mali Sinai. Pela ndalet mbi majė, Muhamedi zbret; ai ulet nė gjunjė, fillon tė lutet; ai thėrret:- O profet i madh i Zotit tė pavdekshėm, O Moisi; Moisiu shfaqet…Muhamedi ngrihet me nxitim. Tė dy profetėt pėrqafohen pa fjalė.
    18.- Pela afrohet, Muhamedi i hip…Me njė lėvizje tė krahėve, pela ngrihet nė ajėr. Ne shohim: detin, brigjet e bardha, kopshte, rrėke…Detin e Vdekur…Jordanin…Jeruzalemin! Tė gjitha qytetet tė para nga lart. Muhamedi zbret mbi malin e Ullinjve. Njė hije e bardhė endet nėn ullishta…Muhamedi ngarend, e pėrqafon gjatė nė qetėsi…
    19.- Pela afrohet. Muhamedi i hip…Pela ngrihet shumė lart nė ajėr…Jeruzalemi duket i vogėl…Malet, detrat, brigjet zvogėlohen…Toka shfaqet si njė sferė e madhe e ndritėshme…Yjet zmadhohen, drapėri i hėnės bėhet gjithnjė e mė i madh…Njė melodi shumė e ėmbėl dėgjohet…njė fėrfėllimė krahėsh…Befas Parajsa shfaqet; njė lėndinė e madhe me lule, pėrrenj qė rrjedhin, qumėsht dhe mjaltė…Shumė tė lumturit, me rroba tė mėndafshta, qė mbajnė byzylykė floriri, me freskore tė mėdha palloi, shėtitin lehtė si hije mbi barin e lulėzuar…Vajza tė bukura, gjysmė tė zhveshura, kėrcejnė dhe kėndojnė mbi lule…Petale trėndafilash tė vesuar.
    20.- Pela u ul lehtė mbi livadh…Muhamedi zbret. Engjelli Gabriel shkon pėrpara dhe i prin. Tė gjithė tė lumturuarit e pėrshėndesin duke vendosur dorėn nė gjoks, nė gojė, nė ballė. Muhamedi ndjek engjėllin ngadalė dhe drejtohen drejt njė pallati marramendės, nė fund tė livadhit. Ai ngjit shkallėt e argjėnda, ku engjėj me krahė tė mbledhur, ngjiten dhe zbresin. Muhamedi hyn nė pallat…Ai sheh xhami tė mrekullueshme: Xhaminė e Omarit nė Jeruzalem, Xhaminė e Delhit, tė Agrės, tė Kairos, tė Kordusė etj. Mijėra besimtarė…Nė majat e minareve muezinėt fillojnė tė kėndojnė me pėllėmbėt e duarve nė vesh: "La illah il Allah, Muhamed in resul Allah". Muhamedi lėshon njė britmė dhe bie pa ndjenja mbi rėrė.
    21.- Rrotull pusit Zem-zem…Panair i madh…karvani ėshtė ndalur, shitėsit ekspozojnė: grurė, coha, armė, skllevėr…Zhurmė, shitet, blihet, bėrtasin…Njė beduin shet dy djemtė e tij tė vegjėl…njė tjetėr shet vajzėn e tij pesėmbėdhjetėvjeēare. Ai i hap kėmishėn, dhe i tregon gjoksin tregtarit ēifut: - Vėshtroje, vėshtroje! Mė jep njė deve dhe unė ta jap! Ai thėrret: Njė deve! Njė deve! Peshkopi i vjetėr, mbi devenė e tij lutet: "-O burra, o gra, e gjitha ėshtė e kotė!" Valltaret luajnė me tamburet kėngė tė egra…Djem tė rinj pijnė dhe pėrplasin duart duke thirrur…Njė gjysėm budallė u duk nė mes tė valltareve; gjysmėn e kokės e kishte tė rruar, gjysma e fytyrės sė tij ėshtė e stolisur, gjysma e gjoksit tė tij ėshtė lakuriq; ai mban njė formė ut-I, e akordon…Tė gjithė gėrthasin: -Oh, poeti! Oh, poeti! Poeti ulet kėmbė kryq, ai kėndon: "Oh vera, oh, gratė, hai! hai!"
    22.- Muhamedi i dobėt, i rraskapitur, hyn nė Mekė, duke iu marrė kėmbėt (rreth pesėdhjetė vjeē, me trup tė mesėm, ai ka njė kokė tė fortė, gjoks tė gjerė, duar dhe kėmbė tė mėdha por tė hijshme. Flokėt e tij derdhen deri tek qafa. Mjekra ėshtė e gjitha e zezė, mustaqet janė tė prera, hunda me samar, goja e madhe). Meka ėshtė gati e shkretė. Muhamedi i hutuar sheh rreth e pėrqark. Ai kalon pėrpara Qabesė. S'ka asnjė njeri. Idhujt shkėlqejnė nė diell duke pikuar gjak. Muhamedi ngre shkopin, godet zaret dhe bėrtet: - Allah! Allah! Sakaq nga errėsira shfaqet plaku i verbėr, ai e ka dėgjuar Zėrin e Muhamedit, thėrret: "-Muhamed!" Muhamedi drithėrohet: Varako! I verbėri i afrohet. Ai e prek me duar dhe bėrtet: -"Bėj durim, Muhamed, bėj durim!" Muhamedi e shikon i habitur. Varaka vazhdonuhamed, shoh engjėllin tek tė mban nd?r thonjtė e tij! Shoh njė karbon tė prushtė midis buzėve tė tua! Shoh Zotin, si njė shpatė, nė zemrėn tėnde. Bėj durim, Muhamed, bėj durim! I verbėri hap krahėt, pėrqafon Muhamedin, dhe qan. Ai e prek dhe gjen lythin leshtor midis shpatullave tė Muhamedit, ai bėrtet: -Ja vula e profetit! Ai e puth : - Bėj durim Muhamed!
    23.- Muhamedi shkon mendueshėm. Ai ecėn pėr nga rruga e drejtė. Njė portė hapet, duket njė vajzė e vogėl. Ajo sheh Muhamedin dhe bėrtet e tmerruar:-Njė i ēmendur! Njė i ēmendur! Ajo mbyll portėn duke e pėrplasur. Muhamedi ligėshtohet, ndalet pėr njė ēast dhe fshin djersėn qė i rrjedh nga balli. Ai mbėshtetet pėr mur…Engjėlli Gabriel shfaqet me shpatėn flakėruese. Muhamedi lėshon njė britmė habie dhe shkon pėrpara…Duke u dridhur ai troket nė portėn e tij…Porta hapet, Hatixha i hap atij krahėt. Muhamedi i thėrret: -Hatixha! Hatixha! -Muhamed ē'farė ke? Ti dridhesh! -Mbylle portėn! Mbylle portėn! Hatixha mbyll portėn. Engjėlli me shpatėn flakėruese kalon nga njė e ēar? e portės. Muhamedi e sheh: - Hatixha mė shpėto! Mė fsheh! Kam frikė! Ai mė ndjek…Kush? Kush? Fol, Muhamed! - Kryeėngjėlli Gabriel! Kryeėngjėlli Gabriel! Ja ! Hatixha e fsheh Muhamedin nė gjoksin e saj si njė fėmijė tė vogėl. Ajo e pėrkund…Ajo e pėrkėdhel. Muhamedi hap nga pak sytė…Ai shikon: ėngjėlli ėshtė zhdukur. Muhamedi buzėqesh i lehtėsuar.
    24.- Muhamedi flė mbi gjunjėt e Hatixhas. Ai sheh nė ėndėrr: ėngjėllin Gabriel tė shpalosi para syve tė tij njė shirit tė gjerė me shenja fosforeshente: shpata, minare, ēallma, gjysmė hėna…Engjėlli e urdhėron Muhamedin:-Lexo! -Nuk di tė lexoj! Engjėlli e udhėzon sėrisht:-Lexo! Engjėlli hidhet mbi Muhamedin, e shtrėngon, ai i rrotullon shiritin rreth qafės, ai e shtrėngon ta mbysė. Engjėlli pėrsėrit: -Lexo! Muhamedi duke lėkundur trupin, reciton me zė melodioz: "La illah il Allah Muhamed in resul Allah…"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 16-07-2013 mė 11:58

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Nikos Kazanxaqis

    Nga Nikos Kazanxaqis*

    Vijon

    25.- Muhamedi zgjohet duke u hedhur. Hatixha qė i kishte dėgjuar fjalėt e tij tė fundit, bie ndėr kėmbėt e Muhamedit, i puth kėmbėt. Ajo mėrmėrin: -Unė besoj!Unė besoj! La illah, il Allah etj. Muhamedi qan. Pėrmes lotėve ai sheh ėngjėllin ti buzėqeshė. Ai pėrkulet drejt Hatixhas dhe i thotė: -Hatixha, ti beson tek mua? Hatixha pėrgjigjet me sytė e pėrflakur: -Ti je profeti i Zotit! Fol me popullin tėnd! Muhamedi i habitur e pėrqafon: -O grua, o goja e Zotit tė pavdekshėm.
    26.- Gosti nė oborrin e Muhamedit. Rrogozė tė shtruar…Gjysmė hėna e re ndriēon nė qiell…Qingja tė pjekur nė hell. Rreth tridhjetė burra, tė gjithė tė afėrm tė Muhamedit: Abu Talib, Abu Lahab, Hamza, Abazi, kushėriri i ri Ali, etj.Hanė, pinė, qeshin…Muhamedi ėshtė i pangeshėm, i turbulluar. Ai fshin herė pas here ballin…Lahabi qesh, ai tėrheq nga rripi i tij zaret dhe bėrtet: -Dėgjoni, vėllezėrit e mi. Ne hėngrėm mir?, pimė mjaft, tavolina ishte e mrekullueshme, Muhamed. Tani luajmė me zara. Muhamedi i turbulluar, tėrhiqet nė njė qoshe tė oborrit.Ai ngre sytė, fillon tė dridhet: nė dritėn e hėnės sheh ėngjėllin e zemėruar ti bėj me shenjė: Fol! Muhamedi shikon mbrapa tij sikur kėrkon tė ik?; ai sheh pėrsėri ėngjėllin e zemėruar qė bėn tė njėjtėn shenjė: Fol! Muhamedi shikon djathtas, shikon majtas, ai kėrkon tė ikė: ėshtė i bllokuar! Engjėlli i zemėruar i shfaqet nga tė gjitha anėt.
    27.- Muhamedi i gjithi i dėrsitur, vendos. Ai hedh njė hap drejt tė afėrmėve tė tij. Ai pėrsėri heziton…Ai hedh pėrsėri njė hap, fshin ballin e zemėruar. Papritur ngre zėrin - njė zė qė i dridhet mbytazi: -O vėllezėr tė tim eti, tė nėnės time! Allah…Abu Lahab u kthye i nxehur: -Mbylle gojėn! Muhamedi belbėzon…ai hesht duke u dridhur…Talibi ndėrhyn: -Lėre atė, Abu Lahab! Lahabi u pėrgjegj kėrcėnueshėm -Ai ėshtė i ēmendur…shikoje pra Abu Talib, ai shkumbėzon nga goja! Lidheni atė! Muhamedi i turbulluar u mbėshtet pas murit. Gjunjėt iu thyen. Por engjėlli me shpatėn e flakėruar u duk pėrsėri. Ai i bėrtet: -Fol! Muhamedi merr guxim. Ai drejton trupin, shtrėngon grushtat, ecėn pėrpara. Ai hap gojėn. Zėri i tij ishte i plotė, i fortė, kėrcėnues! -Dėgjomėni mua! Dėgjomėni mua! Me hir ose pahir mė dėgjoni! Allahu mė dėrgoi t'iu sjell shėndet. Nuk ka veēse njė Zot dhe Muhamedi ėshtė profeti i tij! Eh, njerėz tė racės time, kush vjen me mua? Tė gjithė shpėrthyen nė tė qeshura. Lahabi ngre shkopin. Talibi ndėrhyn, ai e ēon drejt portės…Hamza gjigandi, shikon me trishtim Muhamedin qė goja i ėshtė mbuluar me shkumė…Lahabi i bėrtet Hamzait: Eh, Hamza, pse mbete gojė hapur? Nisemi! Muhamedi hedh edhe njė hap, ngre dorėn, pėrsėrit: - Kush vjen me mua? Tė afėrmit hapin portėn…Njė nga njė ata i bėjnė bisht…Aliu i ekzaltuar, hov,bie nė kėmbėt e Muhamedit, bėrtet:…: - Unė! Unė! Lahabi kthehet duke u tallur nga Talibi: - Eh, Talib, ti duhet tė jesh krenar pėr djalin tėnd! Talibi godet me kėmbė djalin: - Eja me mua, horr! Aliu shtėrngon mė fort kėmbėt e Muhamedit: - Jo! Jo! Nuk vi! Ja babai dhe nėna ime! Tė gjithė tė afėrmit janė larguar. Nė oborr kanė mbetur vetėm Muhamedi dhe Aliu. Muhamedi pėrqafon Aliun: - Ali, biri im! Biri im!
    28.- Mėngjes. Muhamedi duket nė oborr. Shihen akoma mbetjet e gostisė…Dielli ngrihet. Muhamedi lan kėmbėt, duart dhe fytyrėn. Ai bie nė gjunjė dhe lutet.Dėgjohet zėri i tij lutės: Allah! Allah! Ai ngrihet. Shtrėngohet fort me njė rrip. Zbath sandalet dhe ul shkopin…Ai hap portėn. Mėrmėrin: - Bismillah!
    29.- Muhamedi shkon nė rrugicat ende tė zbrazėta tė Mekės. Ai godet me shkop gurėt. Ai duket i vendosur. Fytyra e tij shkėlqen. Pak nga pak hapen porta tė ndryshme. Paria shfaqet. Muhamedi shikon Abu Sofianin tė dali nga shtėpia e tij, i veshur mire; ai shikon Talibin, Lahabin, Hamzain, Omarin qė qėllon me kamxhikun e tij. Ata i mbushin mendjen qė tė bėj nė Qabe thaėaf [sevap], shtatė rrotullimet proēesionale. Muhamedi i turpėruar ngadalson hapin. Ai vendos shkopin poshtė krahut dhe ndjek nė heshtje parinė…Ata arrijnė nė Qabe. Njė deve pret para Hobalit duke qėndruar mbi tre kėmbė, e katėrta e lidhur. Omari nxjerr thikėn, afrohet tek deveja dhe zhyt thikėn nė ashtin e qafės. Deveja bie. Parija zbathet, fillon rrotullimi i tyre…Ēdonjeri afrohet tek gropa e Hobalit, zhyt dorėn dhe lyen njė idhull.
    30.- Muhamedi i mbėshtetur pėr mur, vėshtron palėvizur. Befas ngre sytė, shikon engjėllin ta shohė me njė pamje tė zemėruar dhe ti afrohet. Muhamedi ngre shkopin dhe godet zaret. Ai bėrtet, zėri i tij ėshtė i mbytur, ai thėrret: - Nuk ka veēse njė Zot! Lahabi ngre dorėn dhe e godet. Sofiani qesh dhe i bėn me shenjė: - Lėre atė, ai ėshtė i ēmendur! Duket Abu Bakiri. Ai mban nga krahu njė vajzė shumė tė bukur, pesė a gjashtė vjeē. Abu Bakiri shikon Muhamedin, tė mendueshėm. Vajza dėgjon burrat tė bėrtasin, shikon Muhamedin qė godet me shkop zaret, ajo ka frikė, ndersa rrethon me krahėt e saj qafėn e tė atit. Abu Bakir e pėrkėdhel: -Aisha, Aisha, mos ki frikė! Ky nuk ėshtė njeri i keq. Njė grua e bukur kalon, duket e pasur. Tė gjithė hapen, ata murmėrijnė: -Hindi! Hindi! Gruaja e Abu Sofianit! Hindi ndalet, dėgjon Muhamedin qė bėrtet: "Nuk ka veēse njė Zot!", ajo merr njė gur, bėn njė hap drejt Muhamedit. Ajo bėrtet duke qeshur: -Nuk ka veēse njė tė ēmendur: Muhamedi! Dhe e qėllon me gurė. Buzėt e Muhamedit gjakosen. Ai bėrtet: -Nuk ka veēse njė Zot! Omari kap zorrėt e devesė sė therrur dhe i hedh mbi qafėn e Muhamedit.Tė gjithė gajasen. Abu Bakiri vėrsulet: - Omar, Omar, nuk tė vjen turp? Omari pėrgjigjet i indinjuar: - He! Abu Bakir, ti do tė bėhesh me kėtė sharlatan?
    31.- Hue, fėrshėllyen. Muhamedi largohet… Fėmijėt, burrat e ndjekin duke qeshur. Papritur u duk Hamzai. Ai shkon pėr nė gjah duke mbajtur mbi shpatulla harkun e tij gjigand. Tė gjithė shpėrthyen me britma frike. Ata pėrshpėrijnė: - Kujdes! Hamza! Hamzai shikon Muhamedin tė largohet i gjakosur. Ai zemėrohet. Ul harkun: -Asnjė njeri tė mos e prekė! Ai ėshtė nipi im! Shkoni, mbathjani!
    32.- Muhamedi vrapon…Portat hapen, gratė qeshin…Nga tarracat gratė i hedhin Muhamedit gurė, bajga deveje. Abu Bakiri, duke mbajtur gjithmonė Aishan ndjek nga larg Muhamedin. Ai i bėrtet grave: Eh, gra, nuk iu vjen turp? Njė beduin vrapon, ndal Muhamedin, e pėshtyn nė fytyrė. Njė negėr gjigand, i mbushur me zemėrim ngre grushtin dhe me njė tė goditur e shtrin pėrtokė beduinin. Abu Bakiri i bėrtet: -Bravo, Bilal! Nė njė qoshe tė rrugės ku ai lyp,shfaqet i verbėri: - Guxim Muhamed, guxim Muhamed!
    33.- Muhamedi mberrin pėrpara portės sė tij. Ai mbėshtetet mbas portės krejt i rraskapitur. Troket. Eshtė i gjithi i pėrgjakur, ofshan. Aliu hap portėn. Muhamedi rrėzohet nė oborr. I gjithė trupi i shkundet nga spazmat…. Nga goja i del shkumė…Aliu heq turbanin e bardhė dhe mbulon Muhamedin. Ai vrapon i zbathur pėr t'i sjellė ujė, zbulon fytyrėn e Muhamedit dhe e spėrkat. Aliu qan…Muhamedi mbyll sytė, shtrin dorėn dhe pėrkėdhel Aliun. Ai i mėrmėrin: -Ali, mos qaj! Zoti ėshtė me ne! Nga fundi i oborrit, Hatixha, e rraskapitur, e sėmurė, e mbajtur nga dy shėrbėtorė, vjen ngadalė…Nė kėtė moment porta hapet me kujdes dhe hyn Abu Bakiri.
    34.- Natė. Rrugėt e zbrazėta tė Mekės. Roja e natės kalon duke goditur tokėn me shkopin e tij tė madh…Qen qė lehin…ēakej qė ulėrijnė sė largu…Hėna, nė perėndimin e saj, ngjitet…Roja e natės kalon para portės sė Muhamedit. Ai ndalet…Dėgjon klithma therrėse, kuje…Troket. Bilali zezaku gjigand e hap. Roja pyet:- Pėrse kėto klithma? Bilali i tregon: Nė oborr mbi njė rrogoz, Hatixha ėshtė shtrirė e vdekur. Muhamedi mban kokėn e tė vdekurės…Ai vajton…Aliu, Abu Bakiri, tre vajzat e Muhamedit shkojnė e vinė tė trallisura. Roja i pėshpėrit Bilalit: - Hatixha ka vdekur? Bilali pėrgjigjet duke mbajtur lotėt: - Hatixha ka vdekur!
    35.- Mbrėmja bie. Rreth Mekės peisazh i ashpėr, plot gurė, i zhveshur. Shihen Arabė qė ngjiten nga tė gjitha anėt drejt njė kodre tė vogėl. Ata ulen duke formuar njė rreth nė sheshin nė majė tė kodrės, tė rrethuar nga shkėmbinj. Shihet tė vij Abu Bakiri dhe Aliu qė mban tė verbėrin Varaka; shihet Bilali; shihen skllevėr, rreckamanė, lypės… Tė ulur, me kėmbė tė kryqėzuara, ata pėrshėndeten nė arabisht: Selam aleikum! Aliu qė priste me ankth mbrapa shkėmbinjve, vrapon me nxitim: - Ai po vjen! Ai po vjen! Tė gjithė ngrihen, sytė e tyre shkėlqejnė, fytyrat iu ndrisin. Muhamedi shfaqet, shumė i dobėsuar, shumė i trishtuar, i raskapitur nga ethet. Ai ngre krahėt dhe bėrtet: - Laillah il Allah! Tė gjithė pėrsėritin nė kor: Muhamed in resul Allah. Muhamedi ulet nė mes me kėmbė tė kryqėzuara. Ai nė heshtje vėshtron njė nga njė besimtarėt e tij. Njė lot i bie nga sytė. Varaka me njė zė tė ėmbėl i thotė: -Bėj durim, Muhamed! Muhamedi tund kokėn dhe mėrmėrin: -Allahu ma dha Hatixhan, Allahu ma morri…Allahu qoftė i lavdėruar! Ai hesht. Besimtarėt afrohen tek Muhamedi. Muhamedi vazhdon: - Kush isha unė, para Hatixhas? Ne shohim: Muhamedin, njėzet vjeē, i veshur varfėrisht duke ruajtur disa dele…Ne shohim Muhamedin pas tridhjetė vjetėsh,kėmbėzbathur tė udhėheqi devetė nė shkretėtirė. Muhamedi hesht. Ai ngre kokėn, drejton trupin, dhe flet me njė zė qė kėndon:"Kur isha i varfėr, ajo mė pasuroi…kur gjithė njerėzit mė braktisėn, ajo mė ngrohu zemrėn…kur mė trajtuan si mashtrues, ajo besoi tek unė! Oh, Hatixha!
    36.- Befas Muhamedi ngrihet. Ai lėshon njė britmė gėzimi…Ai sheh drejt qiellit. Aliu afrohet tek Muhamedi, i pėrqafon kėmbėt duke i thėnė: - O, xhaxhai im, o profeti im, ēfarė shikon ti? Muhamedi me sytė lart, i pėrgjigjet gjithė gaz: - Shoh Hatixhen! Shoh Hatixhan tė hyjė nė Parajsė…Ne shohim: Parajsėn muslimane, Hatixha shkon pėrpara e mbajtur nga dy engjėj…Ajo hyn nė njė pallat tė argjendė…Ajo sheh drejt tokės dhe mėrmėrin: - O Muhamed! Ajo buzėqesh e lumtur…Muhamedi mbulon me duar fytyrėn. Pamja zhduket.
    37.- Papritur dėgjohen thirrje, kėrcėnime…Besimtarėt shohin nga shkėmbinjtė beduin tė armatosur, ata panė Omarin me kamxhik nė dorė, qė ngjitet duke lėshuar britma kėrcėnuese. Aliu bėrtet: - Omar! Omar! Besimtarėt tė trembur largohen. Muhamedi, i verbėri, Aliu dhe Abu Bakiri qėndrojnė. Shfaqet Omari. Muhamedi e shikon:- Omar, nuk ke turp? Allahu tė thėrret! Eja! Omari qesh me tallje. Ai ngre kamxhikun. I verbėri i bėrtet: -Omar, dėgjo! dėgjo! Allahu ėshtė tamam nė shtėpinė tėnde! Motra jote Amina…Omari hov i zemėruar: -Eh, plaku Varaka! Nėse ti thua tė vėrtetėn, mallkuar qoftė motra ime! Ai ikėn i inatosur.
    38.- Besnikėt kthehen, ata mblidhen rrotull Muhamedit. Muhamedi i shikon…Ai bėrtet: -O besimtarė, braktiseni Mekėn e pabesė! Nisuni! Unė dėgjova njė zė! Nisuni!
    39.- Nata ka rėnė. Shtėpia e Aminės. Oborri i vogėl. Mbi njė rrogoz, pėrkulen, Amina dhe burri i saj falen. Ata mbajnė nė duar njė gjethe tė madhe palme dhe recitojnė duke kėnduar me njė zė melodioz.Befas porta tundet dhe hapet vrullshėm, Omari hyn i tėrbuar. Ai hidhet mbi burrin,e shtrin pėrtokė dhe nxjerr thikėn. Amina i kap atij krahun: - O vėlla i mallkuar! thėrret ajo. Omari kthehet: - Beson ti nė Muhamed? Amina hap gjoksin: - Besoj! Besoj! Mė godit mua! Godit motrėn tėnde! Omari, i inatosur fut thikėn nė mill. Ai ulet nė tokė dhe ul kokėn. Qetėsi. Dėgjohen dy devetė qė ripėrtypen nė njė qoshe tė oborrit. Befas Omari ngre kokėn, ai thotė: - Amina, ē'farė lutje recitoni ju? Amina hap gjethen e palmės. Ajo reciton:- Nuk ka veēse njė Zot! Ēdo gjė mbi tokė kalon…Njerėzit do tė shpėrndahen si flutura, malet si tufėza leshi…Zoti vetėm do tė qėndroj!" Omari hidhet.Ai kap gjethen e fut nė turbanin e tij. Ai shkon drejt portės dhe e hap: -Omar! thėrret Amina dhe shkon drejt portės. Ajo shikon nė rrugėn e errėt, krejt e zbrazėt. Omari ėshtė zhdukur.
    40.- Qabe. Mesditė. Paria: Abu Sofiani, Lahabi…etj, ulur nėn hije diskutojnė me zė tė pakėt. Mbi plloēat e nxehta, Bilali i gjithi i zhveshur, me kėmbė e duar tė lidhura, i trishtuar, i djegur nga dielli, bėrtet me zėrin e tij tė fortė:- Nuk ka veēse njė Zot! Vetėm Njė! Lahabi ngrihet; - Vrasim Muhamedin, ai sjell fatkeqėsi nė Mekė. Ai mbjell pėrēarje mes nesh! Abu Bakiri, Hamzai, Omari, na lanė. Vrasim Muhamedin! Abu Sofiani tund kokėn:- Ai ėshtė fshehur! Ai ka shkuar tė lidhet me armiqtė tanė! Lahabi godet plloēat me shkopin e tij:- Ta ndjekim! Ta vrasim! Abu Sofiani ngrihet:- Mos humbasim kohė! Pas meje! Tė gjithė ngrihen.
    41.- Nė oborrin e Muhamedit: tre vajzat e Muhamedit, shėrbėtoret, tė ulura pėr tokė, rrotullojnė me krahė mullinjtė. Njė skllave e vjetėr tjerr. Befas ajo dėgjon portėn tė tundet nga goditjet. Ajo dėgjon thirrje:- Hapeni! Hapeni! Ato alarmohen. Ato venė e vine tė trallisura…Dėgjohet zėri i egėr i Lahabit:- Eh, Fatima, hape! Jam unė, xhaxhai yt Abu Lahab! Fatima e shqetėsuar vrapon tek porta. Ajo e hap. Lahabi i zemėruar e pyet:- Ku ėshtė babai yt? Fatima pėrgjigjet duke belbėzuar:- Nuk e di…nuk e di…Lahabi ngre shkopin:- Gėnjeshtare! Ah, ti nuk e di! Ai e kap prej flokėsh. Sofiani largohet; Fatima lėshon njė britmė dhe mbyll portėn. Ajo vė veshin tek porta. Ajo dėgjon: Abu Sofiani bėrtet:- Shaloni devetė, shpejt! Shpejt! Njėqind deve atij qė e kap!

    42.- Njė shpellė nė rrethinat e Mekės. Shkretėtirė. Nga shtegu qė digjte, duken Aliu dhe Fatima, tė lodhur duke gulshuar. Ata vrapojnė. Ata sjellin njė broke, hurma, ajo thėrret:- Baba! Baba!Ata dėgjojnė gjithė ankth. Aliu thėrret: - O, xhaxhai im! Shfaqen Muhamedi dhe Abu Bakiri. Fatima dhe Aliu vrapojnė. Ata iu japin zahiretė. Fatima me njė zė tė mbytur duke qarė: -Po ju ndjekin! Nisuni! Nisuni! Muhamedi pėrkėdhel flokėt e Fatimes:-Fatima, mos qaj. Allahu na mban nė duart e tij. Mos ke frikė! Abu Bakiri thotė:- na dėrgoni nė mbrėmje dy deve! Aliu qė ishte duke pėrgjuar, vjen i tmerruar: - Ata po vijnė! Ata po vijnė! Abu Bakir shtyn Fatimėn dhe Aliun :- Nisuni! Nisuni shpejt!
    43.- Abu Bakiri shkon pėrpara, i pėrkulur nė dysh, shikon prapa shpellės, ai thėrret:- Nė shpellė! Nė shpellė! Abu Bakiri u tėrhoq i tmerruar, ai kap Muhamedin nga krahu:- Ne jemi tė humbur! Ata janė tridhjetė…ne nuk jemi veēse dy! Muhamedi pėrgjigjet i qetė:- Mos ke frikė! Ne jemi tre: Abu Bakir, Muhamed dhe Allah! Abu Bakiri tėrheq Muhamedin nė shpellė. Ata hyjnė…Nė fund, njė e ēarė nė shkėmb. Ata rrėshqasin nė shpellėn e dytė tė vogėl duke zėnė vend nė njė qoshe. Abu Bakiri dridhet. Muhamedi bie nė gjunjė, si i ngurtėsuar ai lutet me duart ngritur duke. mėrmėritur: Allah! Allah!
    44.- Njė gėmushė qė ka mbirė nė hyrjen e shpellės sė vogėl ka shtrirė krahėt e saj kapur rrotull tė ēarės sė shkėmbit,maskon hyrjen…Njė merimangė fillon me tė shpejtė tė thurri ēatinė e saj… Njė pėllumbeshė e bardhė e shtrirė pėrpara hyrjes, lėshon vezėt tamam nė gjurmėt qė kishin lėnė kėmbėt e Muhamedit.Mashkulli ulet shumė pranė femrės dhe gugat…Dėgjohen britma,sharje, shpella jashtė u mėsy…Abu Bakiri prek shpatullat e Muhamedit dhe i thotė duke pėshpėritur:- Ne jemi tė humbur Muhamed! Muhamedi i tendosur si njė hark, lutet. Abu Bakiri pėrsėrit:- Ne jemi tė humbur, Muhamed! Muhamedi kthehet, pėrplas qerpikėt:- Hesht, Abu Bakir! Unė po flas me Allahun! Dėgjohet Lahabi tė bėrtas:- Hyjmė nė shpellėn e vogėl! Hyr ti Abu Sofian; unė jam shumė i madh! Abu Sofiani pėrgjigjet:- Lėre pra! Nuk shikon merimangėn, pėllumbeshėn, lulet e gėmushės? Asnjeri nuk do tė hyj atje. Nisemi! Zėrat e tjerė thėrrasin: - Nisemi! Nisemi! Nisen, dėgjohen zėrat dhe hapat e deveve qė po largohen…
    45.- Muhamedi del nga shpella e vogėl; ai bėn kujdes mos thyej shkurren dhe mos tė shqetėsoj merimangėn dhe pėllumbat…Abu Bakiri e ndjek i mrekulluar. Tė dy pėllumbat fluturojnė lehtė duke u rrotulluar rreth shpellės. Muhamedi dhe Abu Bakiri dalin. Abu Bakiri bie nė kėmbėt e Muhamedit. Muhamedi i thotė:- Abu Bakir beson tani? Abu Bakiri puth kėmbėt e Muhamedit dhe thėrret:- Ti je profeti i Zotit tė pavdekshėm! Dielli perėndon.Muhamedi dhe Abu Bakiri pėrkulen, ngrenė duart dhe luten. Tė dy pėllumbat kthehen, ulen para tyre dhe fillojnė tė gugasin, Muhamedi kthehet nga Abu Bakiri dhe i tregon pėllumbat:- Abu Bakir, ja engjėjt e Allahut!
    46.- Mbrėmje. Nga Meka dalin dy deve ku kishin hypur Fatima dhe Aliu. Muhamedi dhe Abu Bakiri tė ulur pėrpara shpellės qėndrojnė veshė ngritur. Dėgjohen zhurmat e natės nė shkretėtirė. Ēakejtė qė ulėrijnė, kafshėt e egra, bufat…pėllumbat qė akoma gugasin nė ēerdhet e tyre. Duken yjet e parė. Befas Abu Bakiri drithėrohet: ata po vijnė.Tė dy ngrihen. Ata shohin Aliun dhe Fatimėn tė afrohen duke vrapuar. Aliu dhe Fatima zbresin nga devetė. Muhamedi pėrk?dhel devenė e vet; me mėngėn e tij ai i fshin djersėt. Nė thes fusin zahiretė. Ata nuk kanė me ēfarė ta lidhin, Fatima gris rripin e saj nė dy pjesė dhe lidhė thasėt.Ajo pyet:- Baba, ku do shkosh - Nė Medinė,- Inshallah!
    47.- Muhamedi dhe Abu Bakiri hypin mbi devetė.Tė rraskapitur, tė dobėsuar, mbuluar nga pluhuri. Shkretėtira, agimi zbardh. Ata zbresin nga devetė dhe gjunjėzohen mbi rėrė. Abu Bakiri kthehet nga Muhamedi:- Muhamed nuk kemi ujė pėr abdes. Ēfarė do tė bėjmė? Muhamedi merr njė grusht rėrė, e derdh mbi duar dhe fytyrė. Ai pėrgjigjet:- Allahu qoftė i lavdėruar Abu Bakir. Ne kemi rėrė! Nė momentin qė po falen, pėllumba dhe zogj qė cicėrrijnė kalojnė mbi kokat e tyre. Muhamedi ngrihet:- Abu Bakir, shikoi pėrsėri engjėjt e Allahut! Ne arritėm! Tė gėzuar ata zbresin nga devetė dhe vrapojnė. Ata ngjiten mbi njė kodėr. Vendosin duart mbi sy; bėrtasin nga gėzimi. Ne shohim: Medinėn, e gjitha e bardhė, nė mes tė pemishteve- hurmave, portokalleve, fiqve, vreshtave…Ata thėrrasin: Allah! Allah!
    48.- Dymbėdhjetė kalorės, paria e Medinės, vrapojnė pėr t'i takuar. Devetė e tyre janė zbukuruar me vargje lulesh. Sheiku nxiton i pari. Ai hap krahėt dhe i flet Muhamedit:- O i dėrguari i Zotit tė pavdekshėm, je i mirėpritur! Ne do tė mbrojmė ty dhe Zotin tėnd, siē mbrojmė gratė dhe fėmijėt tanė! Muhamedi ngre duart:- O pari e Medinės, betohem! Sheiku afrohet duke i shkelur syrin: - Ēfarė do tė kemi ne si shpėrblim? Muhamedi pėrgjigjet:- Parajsėn! - Dorėn! Muhamedi i shtrin dorėn, sheiku dhe njerėzit e tij pėrpjekin dorėn e Muhamedit. Sheiku thotė:- Kontrata u pėrmbush! Muhamedi thėrret: -Pėrpara, nė emėr tė Allahut, dhe vihet nė krye tė kortezhit.
    49.- Rrotull Medinės. Puset arabe, fshatarėt vadisin kopshtet e tyre. Fruta, zogj…Dėgjohet gurgullima e ujrave…Menjėherė kalorėsit afrohen nė mes tė reve tė pluhurit. Fėmijėt vrapojnė duke thirrur: Erdhi Profeti, Profeti! Tė gjithė lėnė punėn, ata vrapojnė tė gėzuar. Dikush kap njė tambur dhe vrapon pė ta takuar. Muhamedi mb?rrin me suitėn e tij . Gratė vrapojnė pėr ti sjellė ujė, lule dhe bistakė rrushi. Muhamedi pi, merr me tė dyja duart njė bistak tė madh rrushi. Vajzat e reja pėrgatitin njė ēadėr tė madhe me gjethe bananesh dhe palmash. Dy kalorės tė rinj e mbajnė ēadrėn mbi kokėn e Muhamedit. Muhamedi i gėzuar i hypur mbi deve, ha, ha si i babėzitur bistakun e rrushit. Ai kthehet i gėzuar drejt Abu Bakirit dhe i thotė: - Abu Bakir, Parajsa!
    50.- Kortezhi hyn nė Medinė. Shtėpi tė vogla tė bardha tė gjitha tė zbukuruara me lule. Nga tarracat hedhin lule dhe hurma. Burrat dhe grat? i thėrrasin:- O Profet, je i mirėpritur! Nė Pazar, pėrpara dyqaneve tė tyre,disa ēifutė vėshtrojnė me qesėndi dhe pėrbuzje. Ata pėshpėrisin ndėrmjet tyre:- Mesia! Mesia! Sheiku afrohet tek Muhamedi:- O Profet! Nė cilėn shtėpi do tė zbresėsh? Muhamedi hedh frerėt mbi qafėn e devesė. Ai pėrgjigjet: - Zoti do tė zgjedhė! Deveja ecėn…Nė udhėkryq ajo ndalet e pasigurtė. Ajo shkon djathtas, majtas…Ajo zgjat qafėn, dhe ha barėrat e mbira mbi mure. Njė grua i ofron asaj gjethe dhe degė…Deveja kthehet. Muhamedi qesh. Ai pėrshėndet grat?, fėmijėt, ai ėshtė i lumtur…Mė nė fund deveja gjunjėzohet nė sheshin publik. Muhamedi ngre duart:- O besimtarė, mbi kėtė shesh ne do tė ndėrtojmė shtėpinė e Allahut! Deveja ngrihet dhe me njė hap tė ngadaltė shkon drejt njė shtėpie tė vogėl ballė pėr ballė. Ajo rrėshqet qafėn pėrmes portės dhe hyn; ajo gjunjėzohet. Pronari ngarend duke shkėlqyer nga gėzimi. Gruaja dhe vajza e tij vrapojnė. Muhamedi zbret nga deveja; gruaja i lan kėmbėt. Vajzat e reja i sjellin ujė dhe mjaltė.

    Vijon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 16-07-2013 mė 12:07

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Nikos Kazanxaqis

    Vijon

    51.- Meka. Mesnatė. Shtėpia e Aminės. Nė oborr deve tė ngarkuara, gra, njė vajzė e vogėl shtatė vjeē, Aisha, luan me kukullat e saj. Gratė qajnė: - Oh, Meka! Oh, Meka! Kur do ta shohim pėrsėri? Hapet porta dhe hyn Omari me familjen e tij. Ai thotė: - Allahu ėshtė i madh! Ohe, grat?! Mos qani! Ne do ta kemi Mekėn, ne do tė kemi gjithė token! Allahu ėshtė i madh! Porta hapet pėrsėri: mberrijnė Fatima dhe Aliu…vjen Hamzai dhe zezaku Bilal. Njė vajzė e re qan; ajo varet tek Omari: Baba! Baba! Omari kthehet: mos qaj Hafsa, ne do tė vijmė nė Mekė, kordhat pėrpara. Aliu duke pėrgjuar tek porta, kthehet dhe lajmėron: - S'ka njeri! Nisuni! Omari ngre kamxhikun. Ai jep sinjalin: -Nė emėr tė Allahut dhe tė Profetit! Amina pėshpėrin: -Ngadalė! Ngadalė! Mos bėni zhurmė! Bilali kap kapistrat e devesė dhe thotė: - Pėr Allah! Pėr Allah! Hapin portėn dhe dalin pa zhurmė…Befas Aisha fillon tė qajė: - Kukulla ime, kukulla ime! Ajo kthehet shpejt, merr kukullėn e saj. Bilali duke qeshur merr nė krah Aishėn dhe kthehet drejt grupit qė po largohet.
    52.- Medina. Muhamedi, Abu Bakiri dhe tė tjerė punojnė. Ata pėrgatisin llaēin, sjellin gurė dhe tulla. Punėtorėt kėndojnė. Muhamedi me mistri nė dorė, ndėrton xhaminė. Nė oborrin e xhamisė ėshtė gati tė ndėrtohet njė dhomė e vogėl pėr Muhamedin. Befas Muhamedi ngre sytė, shikon diellin nė mes tė qiellit, thotė: -O besimtarė, mesdita! Pushojmė! Tė gjithė ndalin punėn dhe zhduken. Muhamedi dhe Abu Bakiri tėrhiqen poshtė hijes sė njė hurme. Ata ulen kėmbė kryq. Ata shohin xhaminė qė nuk ka pėrfunduar. Njė fėmijė iu sjell hurma dhe njė broke me ujė. Ata pijnė dhe hanė. Abu Bakiri psherėtin: - Ata do tė vonojnė tė vijnė. Kam frikė! Muhamedi i prek shpatullat. - O shok i dashur i mėrgimit tim, o shok i dashur i fitores time, ki besim tek Allahu! Njė beduin afrohet duke ngarė devenė. Ai e mjel dhe i ofron qumėsht Muhamedit duke i thėnė: - O profet, mua mė quajnė Omar ben el Hamam…Mos mė harroni pėr nė Parajsė! Muhamedi merr qumėshtin dhe duke qeshur i pėrgjigjet: - O Omar ben el Hamam, ti, deveja dhe qumėshti, tė gjithė, nė Parajsė!
    53.- Muhamedi dhe Abu Bakir pijnė qumėsht. Befas ata hovin. Dėgjohet njė zė qė ushėton si bubullimė: "La illah il Allah Muhamed in resul Allah". Muhamedi thėrret: - Bilal! Abu Bakiri thotė: - Ata erdhėn! Allahu qoftė bekuar! Tė dy fillojnė tė vrapojnė. Mbi njė shtrojė, Bilali kėndon. Tė ikurit, tė mbuluar me pluhur, tė rraskapitur nga lodhja, qeshin e qajnė, pėrqafojnė Muhamedin dhe Abu Bakirin.Abu Bakiri merr nė krah Aishan: - Aisha! Aisha! Aliu pėrqafon kėmbėt e Muhamedit. Omari bėrtet: - Na i kanė konfiskuar tė gjitha! O Profet, hakmarrje! Hakmarrje! Muhamedi i pėrgjigjet: - Durim, durim, Omar! Toka dhe Parajsa janė pėr ne.
    54.- Xhamia ka mbaruar. Dhoma e Muhamedit ėshtė gati. Dy hurma ngrihen nė qoshe tė oborrit. Mėngjes. Fatima rrotullon mokrrėn…Muhamedi kėmbėkryq, rregullon njė broke. Dy vajzat e tjera tė Muhamedit ndezin zjarrin. Aliu sjell degė. Fatima kthehet nga Muhamedi: - Eh, baba, ja dhe kokrrat e fundit tė grurit. Nuk kemi asgjė ēfarė tė vėmė nė gojė! Muhamedi qesh: - Eh, Fatima, hambarėt e Allahut janė plot! Fatima tund kokėn; ajo mėrmėrin e vrenjtur. - Po, po, hambarėt e Allahut…Shfaqet Abu Bakir; ai mban pėr dore Aishan; ajo ėshtė nėntė vjeē. Abu Bakiri pėrshėndet: - Allahu ėshtė i madh! - Allahu ėshtė i madh! pėrgjigjet Muhamedi dhe i bėn shenjė tė ulet. Abu Bakiri nxjerr nga brezi i tij njė grusht me hurma; ai ia ofron Muhamedit. Muhamedi qesh: - Eh, Fatima, ja hurmat! Fatima dhe dy vajzat e tjera bashkė me Aliun vrapojnė, lakmues. Muhamedi ua shpėrndan hurmat: - Do mbaj vetėm kėto dy hurma pėr vete! Ai shtyn broken; tėrheq Aishan nė gjunjėt e tij: - Eja Aishe, luajmė! Aisha qesh: - Nėse ti je njė profet i vėrtetė, mė bėj njė shilarse! Muhamedi ngrihet, ai buzėqesh: - Allahu na urdhėron me gojėn e fėmijėve! Ai merr njė litar, dhe shkon drejt dy hurmave, rregullon shpejt njė shilarse:- Shko, Aisha, luaj! Ai e vendos Aishan mbi shilarse dhe fillon ta tund. Qeshin…
    55.- Njė lypės afrohet duke u qaravitur; - O Muhamed, po vdes urie! Muhamedi ndal lojėn, ai nxjerr nga brezi dy hurmat: - Ja, vėllai im. Lypėsi shkon. Muhamedi rifillon lojėn. Njė grua duket tek pragu; ajo qan: - O Muhamed, djali im vdiq, nuk kam qefin. Muhamedi vrapon drejt gruas: - O motra ime, ja gjithēka qė kam; janė tė tuat. Ai heq turbanin dhe ia jep. Gruaja shkon…Muhamedi mbetet me kėmishė, gjysmė i zhveshur. Abu Bakiri psherėtin. Muhamedi, i gėzuar, i rreh shpatullat; ai qesh: - Eh, Abu Bakir, ne kemi Zotin tonė, qė kishte nevojė pėr turbanin tonė.
    56.- Nė kėtė moment Omari, Hamzai, Bilali etj. tė gjithė u paraqitėn tė armatosur; oborri i Xhamisė u zbras. Omari bėrtet: - Eh, Profet, ne po vdesim urie! Na jep bekimin tėnd! U duk njė karvan nga Meka! Aliu nxiton, ai merr armėt e tyre. Muhamedi i afrohet Omarit: - Njė karvan nga Meka? Hamzai bėrtet: - Na jep bekimin tėnd! Karvani ėshtė i ngarkuar me grurė, coha, armė, mjaltė dhe flori! Muhamedi ulet nė gjunjė, lutet. Tė gjithė e rrethojnė nė qetėsi. Nėpėr rrugė,dėgjohen vetėm tamburet e luftės. Devetė, luftėtarėt hyjnė nė oborr. Muhamedi ėshtė i zhytur nė lutjet e tij me duart e ngritura. Mė nė fund ai drejtohet…Ai thėrret: - Shoh tė zbresin nga qielli grurė, coha, armė, mjaltė dhe flori. Pėrpara, besimtarė!
    57.- Shkretėtira. Njė karvan i vogėl ecėn. Drejtuesit kėndojnė njė kėngė tė lehtė, monotone…Papritur kėnga e tyre pushoi. Devetė ndalen tė trembura…Dėgjohen thirrje: Allah! Allah! Re pluhuri…Pėrmes pluhurit dallohen thika qė shndrisin, vėrviten…Dėgjohen britmat e fitimtarėve dhe tė mundurve. Kur pluhuri shpėrndahet, shihen Myslimanėt qė tė gėzuar, vrapojnė, me kapistrat lėshuar, duke i ēuar devetė e ngarkuara drejt Medinės. Ata bėrtasin duke ngritur shpatat: - Allahu ėshtė i madh!
    58.- Bie mbrėmja . Nė oborrin e Xhamisė, Muhamedi dhe Abu Bakiri shohin Aishen qė lėkundet. Muhamedi kthehet dhe e prek lehtė nė gju Abu Bakirin. Abu Bakiri i hidhet nė qafė. Ai thėrret Aishan dhe i thotė:- Aisha, puthe dorėn e burrit tėnd! Aisha qesh, shtėrngon kukullėn nė krah, puth dorėn e Muhamedit. Muhamedi e pėrkėdhel qetė. Befas tamburet, thirrje gėzimi, deve qė afrohen. Muhamedi i pėrkėdhel flokėt dhe i thotė: - Po sjellin pajėn tėnde, Aisha!
    59.- Muslimanėt mb?rrijnė triumfues. Oborri i Xhamisė ėshtė i zbrazėt. Shkarkohen devetė, grumbullohet nė oborr grurė, armė, coha, parfume. Muhamedi fut dorėn nė xhep; ai thėrret: - Allah! Allah! Bilali kap njė shishe tė madhe, derdh parfum mbi kokėn e Muhamedit; Muhamedi qesh, merr erė me kėnaqėsi; ai lag flokėt, mjekrėn; pika parfumi i bien mbi kėmishė. Ai zgjedh njė cohė tė bukur dhe mbulon trupin e Aishas. I kalon nė krah, byzylykė floriri . Ai e stolis si njė tė fejuar. Ai bie nė gjunjė, ngre duart: - Tė falenderoj, o Allah, qė na dhe lutjen, parfumet dhe gratė!
    60.- Natė. Gjysmė hėna ndrit nė qiell. Oborri i Xhamisė ėshtė i mbushur me tė ftuar. Tamburė tė zbukurur me lule dhe kordele. Ndizen grumbuj kashte pėr ndriēim. Gosti. Nė mes, mbi njė rrogoz, Muhamedi dhe Aisha. Abu Bakiri iu ofron atyre, mbi njė gjethe banane, mjaltė. Muhamedi dhe Aisha ngjyejnė gishtat; ata i lėpijnė. Njė poet kėndon: - O Profet, ti je kordha e Zotit! Hamzai pi. Befas nė mes tė oborrit lėshohen zezakėt. Tė gjithė u kthyen. Zezakėt kėrcejnė tė shfrenuar, kėrcime lufte tė stilizuara. Ata vendosin mbi fytyrė maskat e luftės.Tė gjithė duke rrahur duart mbajnė ritmin. Muhamedi vėshtron zezakėt; syri i ndizet. Papritur vėrsulet. Ai thėrret i ekzaltuar: - O vėllezėrit e mi, Parajsa ėshtė nė hije tė shpatave. Ai mbulon fytyrėn e turbulluar. Abu Bakiri dhe Omari vrapojnė pėr ta mbajtur. Vallja pushon. Muhamedi, nė mes tė krahėve tė Abu Bakirit dhe Omarit, ……Fatima e spėrkat me ujė trėndafili. Muhamedi hap sytė. Poeti merr njė shpatull qingji, e pastron me thikė, ai merr kalemin. Ai fikson Muhamedin dhe dėgjon. Muhamedi flet: - Unė pashė kalorės me flamurin e Profetit! Unė pashė Mekėn, Qaben, Abu Sofianin, Abu Lahabin, grat?…Unė pashė pazarin, karvanėt, delet…Allah! Allah! Unė i pashė tė gjitha nėn thundrrat e deveve tona!" Poeti thėrret; e lidhim me njė spango shpatullėn dhe ia kalojmė mbi qafė. Tė gjithė Myslimanėt kėrcejnė duke vrėngėllur shpatat. - Nė Mekė! Nė Mekė! Aisha e tmerruar fillon tė qajė. Muhamedi pėrkulet dhe e pėrkdhel me dashuri, i merr dorėn. Ai kthehet nga tė ftuarit e tij dhe iu thotė:- O besnikė, kjo ėshtė natė e mir?! Pėrqafoni grate tuaja,lindje, lindje e Myslimanėve. Ai hap portėn e dhomės sė tij, hyn bashkė me Aishan. Tė ftuarit largohen. Bilali, me thikė zhveshur, qėndron nė kėmbė, para portės.
    61.- Tamburi. Bilali, i qullur nė djersė, i bie tamburit, nė kėmbė nė sheshin e Medinės. Ai bėrtet: - O besimtarė,ngrihuni! Karvani i Abu Sofianit! Karvani i Abu Sofianit! Dyqanet mbyllen. Hapen portat, burrat ngjeshin armėt. Bilali vrapon nėpėr rrugė duke bėrtitur: - Ngrihuni! Ngrihuni! Karvani i Abu Sofianit! Ēifutėt, gjakftohtė, pėrpara dyqaneve tė tyre, buzėqeshin me tallje. Njė Ēifut i vogėl gungaē hipėn nė devenė e tij. Ēifutėt e rrethojnė, ai iu flet me zė tė ulėt, u jep para, iu rreh krahėt, dhe thėrret: - Shpejt! Shpejt!
    62.- Oborri i Xhamisė. Portat e Muhamedit tani janė dy. Dhoma e re e Aishes, zbukuruar me lule. Vajzat e Muhamedit lajnė nė oborr, fshijnė…Aliu tėrheq njė deve. Aisha,shfaqet duke dalė nga dhoma. Ajo mban njė poēe me mjaltė, lyen gishtat. Ajo shtron nė tokė gjethe tė mėdha bananesh, thėrret:- Muhamed, o Muhamed! Muhamedi, falet, lutet; ai nuk e dėgjon Aishan. Papritur tamburet! Bilali hyn nė oborr, ai bėrtet: - O Muhamed, karvani i Abu Sofianit!
    63.- Shkretėtira. Nga veriu dhe lindja, male. Pemė tė vogla hurmash. Njė pus. Njė qen, duke ngordhur nga etja, me gjuhėn qė i varet, zvarritet mbi grykėn e pusit; ai ndjen ujin,qan. Njė grua kalon, vrapon, kėrkon nga tė gjitha anėt si tė nxjerrė ujin. Ajo nuk gjen. Ajo heq rripin, var sandalet, nxjerr ujė dhe ia jep qenit qė ėshtė nė agoni.Papritur, ajo kthehet e trembur. Mbrapa saj, Muhamedi qesh, i shtrin dorėn, ai zotohet:- O grua, zotohem para Zotit tė plotfuqishėm, ti do tė hysh nė Parajsė, sepse ti i dhe pėr tė pirė njė qeni. U shfaqėn tė armatosur Abu Bakiri, Omari, Hamzai, etj. Gruaja e trembur, largohet. Zbresin kovat nė pus, pijnė. Muhamedi lan duart, kėmbėt dhe fytyrėn, ai nxjerr nga rripi njė pasqyrė tė vogėl, krihet me kujdes, ai u zbukurua me tė zezė rrotull syve, kėna mbi gishta. Omari e shikon i ēuditur; - O Profet, pėrse u bėre si njė grua? Muhamedi pėrgjigjet duke qeshur: - Duhet Omar qė tė prezantohem sot pėrpara Zotit. Hamzai shtrihet pėr tokė, mbėshtet veshin mbi tokė, ai thėrret:- Dėgjoj devetė e tyre! Dėgjoj zėmrat e tyre tė rrahin! Bilali hyp mbi deve. Aliu vendoset pėrpara Muhamedit; ai mban flamurin e zi tė Profetit. Muhamedi ngre duart, thėrret: - Tė lumtur ata qė do tė jetojnė, ata do tė kėnaqen me tokėn! Tė lumtur ata qė do tė vdesin, ata do tė kėnaqen me qiellin.
    64.- Qabe, paria, ulur nė rreth, luten. Ata shohin tė verbėrin Varaka, qė kėmbė zbathur,hidhet duke kėrcyer mbi plloēat e nxehta. Dy beduin me kamxhik nė dorė, e fshikullojnė. Paria i thėrret: - Eh, Varaka, beson akoma tek Muhamedi? Varaka, me kėmbė tė djegura, duke kėrcyer bėrtet: - Nuk ka veē se njė Zot, Muhamedi ėshtė profeti i tij! Ai kėrcen, ai thėrret: - Guxim Varaka! Guxim Varaka! Paria qesh. Nė kėtė moment, mbėrrin Ēifuti kurrizdalė i Medinės, i rraskapitur, mbuluar me pluhur. Deveja bie mbi plloēat gjysmė e vdekur. Ēifuti rrotullohet nė tokė, ngrihet nė gjunjė, shkul flokėt, dhe fillon tė thėrrasė:- Ndihmė! Ndihmė! Paria ngrihet, e rrethojnė, e pyesin… Ēifuti duke dihatur: - Unė jam Ēifut…Ēifutėt e Medinės mė kanė dėrguar…Vraponi nė ndihmė tė karvanit tuaj tė madh! Muhamed…Ēifuti nuk mundet mė, ai humbet ndjenjat. Dy vetė nga paria shkulin idhullin e Habalit dhe dy idhujt e gruas nga ana e tij, ata ngjiten mbi ēatinė e Qabes, thėrrasin: - Luftė! Luftė!
    65.- Shkretėtira. Mbi njė kodėr, disa kaēube tė vogla. Mesditė pėrvėluese. Njė beduin, i ulur, ha me nxitim hurma. Dėgjohen thirrje, ulėrima, tamburė. Muhamedi shfaqet mbi kodėr, i mbuluar nga pluhuri, i gjakosur. Mbrapa tij Abu Bakiri tėrheq nga kapistra dy deve. Muhamedi ulet mbi kėmbėt e tyre. Ai vė pėllėmbėt mbi sy, shikon poshtė. Ne shohim: Muslimanėt qė luftojnė me tėrbim. Armiqtė janė tė shumtė nė numėr…Ne shohim, tė ngarkuar mbi njė deve tė madhe, zotin Hobal dhe dy idhujt e grave. Rrotull, gra tė pasura i bien tambureve; ato kėrcejnė.Nė kokėn e tyre gjendet e bukura Hind. Dėgjohen britmat e tyre therrėse. Abu Bakiri kthehet nga Muhamedi: - O Profet, ata janė shumė…Muhamedi merr njė grusht rėrė, dhe e shpėrndan nė erė. Ai thotė:- Abu Bakir, ja se si do tė shpėrndahen! Beduini qė hante hurma u ngrit; ai afrohet tek Muhamedi: - O, Profet, nuk ka veēse vdekje midis meje dhe Parajsės? - Po.Beduini hedh larg hurmat, hedh larg armėt e mbrojtjes, kap ushtėn dhe kordhėn e tij dhe merr pjesė nė luftė…Muhamedi lėshon njė thirrje, ai ngrin; ai dėgjon njė zė nė ajėr: - O, Muhamed, ti je nė hije dhe shokėt e tu luftojnė nė diell! Nė kėmbė! Muhamedi kėrcen mbi devenė e tij. Abu Bakiri sulet pas tij.
    66.- Muhamedi i rrethuar nga armiqtė, lufton burrėrisht. Njė shigjetė e plagos nė mjekėr. Njė grua qė ishte ngarkuar me njė katruve, i shpie ujė luftėtarėve, hedh katruven dhe kap njė mburojė, ngrihet pėrpara Muhamedit dhe thėrret- Mos e prekni Profetin! Mos e prekni Profetin! Muslimanėt hezitojnė. Muhamedi vėrsulet, me kordhėn zhveshur, ai thėrret: - O besimtarė, pėrpara ėshtė fitorja, mbrapa turpi! Pėrpara! Omari, Hamzai, Aliu, Bilali, vrapojnė…Muhameti thėrret: - Lufta e shenjtė! Lufta e shenjtė! O, besimtarė, qėlloni pa shpirt! Armiqtė thyhen. Ata kthejnė kurrizin…Ata hedhin armėt…Ata ia mbathin. Muslimanėt i ndjekin duke thirrur: Allah! Allah!
    67.- Armiqtė zhduken nė fund tė horizontit. Shkretėtira ėshtė mbuluar me armė, torba, turbanė, deve tė ngordhura, luftėtarė tė vdekur dhe tė plagosur. Muhamedi shkon dhe vjen, vėshtron kufomat e armiqve . Ai mėrmėrin: Allahu ėshtė i madh! Allahu ėshtė i madh! Hapin njė gropė tė madhe; aty hedhin kufomat e armiqve. Tė tjerė mbledhin pla?kat e luftės, i ngarkojnė mbi deve. Hamzai gjen njė pagure verė dhe e pi si i babėzitur…Ai lan plagėt e tij me verė, qesh. Gropa u mbush. E mbulojnė me rėrė. Muhamedi largohet i ekzaltuar, ai fillon njė kėrcim tė egėr mbi kufomat. Ai thėrret: - Dėgjoni, o kufoma! Flakėt, shiu dhe djalli pėr ju! Gratė, mjalti dhe Allahu pėr ne! Dėgjoni o kufoma, nuk ka veēse njė Zot dhe Muhamedi ėshtė Profeti i tij.
    68.- Meka. Qabea. Pleqtė, grat? luten para idhujve. Therrin njė dash tė zi. Lyejnė idhujt me pika tė gjakut. Bėrtasin: - Na jep fitoren! O Zot, jepi vdekjen Muslimanėve! Papritur, njė luftėtar, i plagosur nė kokė, i llahtarisur, me rroba tė gjakosura, mb?rrin mbi devenė e tij. Ai ulėret, ējerr rrobat e tij. Ai i dėshpėruar godet gjoksin. Turma mblidhet rrotull tij. Luftėtari nga lartėsia e devesė, flet:" - Sa turp, sa turp! Ne jemi mundur! E gjithė paria ėshtė vrarė!" Gratė nga lartėsitė e tarracave lėshojnė britma therrėse.
    69.- Abu Lahabi hap portėn e shtėpisė pėrballė Qabesė. Ai ėshtė i sėmurė, kėmbėt i ka tė fryra. Ai dėgjon, merr shkopin e madh dhe del. Ai mbėshtetet mbi mure duke dihatur. Jashtė Qabesė, ai sheh Abu Sofianin qė shfaqet, me rroba tė grisura, i rraskapitur. Abu Lahabi i bėrtet: - Eh, Abu Sofian, eh, Abu Sofian, thuaje tė vėrtetėn! Tė gjithė rrethojnė Sofianin, grat? vrapojnė…Sofiani ulet nė tokė, pa fjalė. - Eh, Abu Sofian, eh, Abu Sofian, fol! Sofiani merr njė grusht rėrė, e shpėrndan nė ajėr, ai mėrmėrin: - Ja kėshtu jemi shpėrndarė ne! Gratė filluan tė vajtojnė, tė godasin gjoksin,dhe tė shkulin flokėt. Sofiani u drejtua, ai bėrtet me njė zė tė fort?:- Eh, gra mos qani! Mos e tregoni dhimbjen tuaj! Njė skllav ngre duart: - Engjėjt i kanė ndihmuar! Lahabi ngre shkopin dhe e godet nė kokė skllavin: - Skllav kristian!Lahabi e lė tė bjerė mbi plloēat e Qabesė. Ai po mbytet. Papritur ai nxjerr njė tė bėrtitur tė ējerrė, atij i bie koka. Sofiani merr turbanin e Lahabit, e shpalos dhe mbulon kufomėn e Lahabit.
    70.- Medina. Gratė vrapojnė; Aisha, Fatima, Hafsaja, vajza e Omarit, vrapojnė pėrpara. Kėrcimtaret marrin tamburet e tyre dhe vrapojnė tė presin fitimtarėt. Njė poet shkon pėrpara, ai kėndon: "Ne duam veēse tė vjedhim devetė e Mekės; Allahu na ka dhėnė deve dhe kalorės dhe Parajsėn! Ne i kemi kėrkuar atij njė kokėrr rrush; ai na dha vreshtėn! Allahu qoftė i lavdėruar! Allahu qoftė i lavdėruar! Fitimtarėt mb?rritėn tė ekzaltuar nga gėzimi. Gratė i brohorasin. Kėrcimtaret u bien tambureve. Hafsaja shkon drejt Muhamedit, ajo i hedh atij lule. Muhamedi i buzėqesh; ai i hedh pallton e tij. Ai i thotė: - O Hafsa, vajza e Omarit!

    71.- Muhamedi, falet nė sheshin e Xhamisė, lutet. Fytyra e tij shkėlqen. Rrotull tij, besimtarėt ndajnė plaēkėn e luftės. Ata thėrrasin, ata fyhen, grinden. Muhamedi kthen kokėn, dhe i veshtron. Fytyra e tij ėshtė e mbytur nga dhimbja. Njė neveri e madhe e pushton. Ai zhytet pėrsėri nė lutjen e tij…Por befas, thirrje lufte shpėrthejnė. Muhamedi ngrihet; ai shikon: Omari ka nxjerrė shpatėn dhe kėrcėnon Hamzain…Ndėrhyn Abu Bakiri…Muhamedi hidhet i indinjuar. Ai bėrtet:- Tė gjitha pla?kat e luftės i pėrkasin Allahut! Unė do t'i shpėrndaj! Largohuni -ju! Tė gjithė largohen tė zemėruar. Muhamedi me grushta ngritur lart, thėrret: - O vėllezėrit e mi, ne po vijmė nga lufta kundėr armiqve! Tani fillon njė tjetėr luftė e shenjtė, mė e madhe akoma: lufta e shenjtė kundėr vetė nesh!
    72.- Kėrcimtaret, mbi sheshin e Xhamisė, kėrcejnė dhe kėndojnė. Muhamedi ngre duart, kėrcimi ndalet. Muhamedi shkon e vjen, fikson ndihmėsit e tij, ai i bėn me shenjė, zgjedh gjashtė besnikė. Ai i ēon nė mes tė sheshit. Ai zgjedh dy, vendos duart mbi kokat e tyre; ai iu thotė: - Unė do t'ju dėrgoj tek perandori i Bizantit. Muhamedi zgjedh dy tė tjerė. Ai i jep bekimin e tij dhe iu thotė: - Unė do tju dėrgoj tek shahu i Persisė. Ai vendos duart mbi kokat e dy tė fundit: - Ju, shkoni tė flisni me Negusin e Abisinisė…Qėndroni nė kėmbė pėrpara fronit, ngrini zėrin, flisni: "Nuk ka veē se njė Zot dhe Muhamedi ėshtė profeti i tij. Unė ju urdhėroj: pėrqafoni besimin e vėrtetė! Ndryshe, ju deklaroj luftėn e shenjtė!". Tė gjashtė mesazherėt ngjiten nė devetė e tyre; Ata shtinė nė trastat e tyre disa hurma, njė pagure ujė; Muhamedi iu kalon rrotull qafės disa verse tė Kuranit. Mesazherėt puthin kėmbėt e Profetit dhe kthejnė kapistrėn drejt Veriut: - Bismilah!
    73.- Oborri i Xhamisė. Xhamia ėshtė ende e ndriēuar nga kandilė tė vegjėl. Agimi lind. Portat e Muhamedit janė shtuar nė numėr: ato tani janė pesė. Pesė deve janė lidhur nė mur. Pėrpara portės sė fundit, Bilali qėndron nė kėmbė, me kordhė zhveshur. Shihen nė oborr mbetjet e gostisė- kocka, copa buke, shtamba…Skllevėrit rrėmojnė dhe hanė…Lypėsat vijnė rrėmojnė dhe hanė…Qentė rrėmojnė dhe hanė…Aisha duket pėrpara portės sė par?, e zbehtė, e lodhur, sytė me rrathė tė zinj. Ajo shembet pėr tokė. Ajo krejt nervoze, lidh dhe zgjidh gjerdanėt e saj. Njė skllave del nga porta e dytė. Ajo mban njė ēanak dhe njė poē tė vogėl. Ajo gjunjėzohet para Aishas, ajo i derdh mjalt?, dhe i thotė: - O Aisha, Hafsaja, gruaja e Muhamedit, vajza e Omarit, tė dėrgon kėtė pikė mjalti. Embėlsoi buzėt, o Aisha, ?mbėlsoje zemrėn tėnde! Aisha godet me kėmbė poēen dhe e derdh, mjalti rrjedh…Qentė vrapojnė dhe e lėpijnė. Skllavja afrohet tek Aisha; ajo i pėshpėrin: - O Aisha, fshiji lotėt e tu, ai vetėm ty tė do! Aisha, nervoze, godet, godet skllaven.- Ik! Ik! Hafsaja hap portėn e dytė; skllavja bėrtet: - Ja Hafsa! Dhe ajo shkon. Hafsaja afrohet tek Aisha: - Aisha! Aisha, e dėshpėruar e shtyn: - Hesht! Shko! Hafsaja qesh, ajo ikėn, dhe bėn sikur i afrohet portės sė pestė; Bilali tund lehtė shpatėn e tij dhe e shtyn. Aisha,me fytyrė fshehur ndėrmjet gjunjve, qan.
    74.- Porta e pestė hapet ngadalė. Duket Muhamedi, vėshtron nė oborr duke dyshuar. Ai shikon Aishan, pėrpiqet ta shmang…Por Aisha e sheh, ajo hidhet mbi tė. Ajo e qėllon, nervoze, duke qarė dhe gėrthitur, dhėmbė shtrėnguar: - Me sa gra do tė martohesh? Hė! Hė! Ti tani u martove me vajzėn e Omarit, Hafsan; pėrveē meje, ti je martuar me Om Selan,tė mallkuarėn dhe dje nė mbrėmje Zeinepin! Ah! Ah! Nė kėtė moment, mb?rrin Abu Bakiri, ai prźt vajzėn e tij. Ai ėshtė i zemėruar, ai i gėrthet Aishas.- E mallkuar! Nuk ke turp! Muhamedi e kap nga duart, ai i thotė: -Jo! Jo! Eh, Abu Bakir, Allahu ėshtė mė i mėshirshėm se ty! Muhamedi merr nė krah Aishan, ai shtyn portėn e parė, hyn. Abu Bakiri tund kokėn dhe hyn nė Xhami. Muhamedi del, ai lan duart, kėmbėt, fytyrėn,ai ngre duart dhe thotė: - O Allah, tė falenderoj qė e bėre zemrėn time kaq tė paqėndrueshme!
    75.- Bizanti. Pamje tė ndryshme tė Bizantit: Bosfori me galerat perandorake, me pėlhura tė pikturuara me kryq. Rrugėt qė gėlojnė…Sofia e Shenjtė…Pallatet…Salla e madhe e fronit. Perandori ėshtė ulur, i gjithi nė flori, mbi fron. Mozaike tė mrekullueshėm. Njė Pantokrator gjigand. Kurtizane tė veshura me ar…Dy arabė tė veshur me turban tė bardhė shkojnė pėrpara. Ata qėndrojnė nė kėmbė pėrpara fronit, ata flasin…Perandori i dėgjon buzagaz. Ai i bėn shenjė kurtizaneve; ato i japin dy Arabėve dhurata: njė ibrik tė artė, njė dalmatika tė artė, njė Evangjel tė rėndė tė zbukuruar me gurė.


    Vijon

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Nikos Kazanxaqis

    Vijon

    76.- Kryeqyteti i Persisė. Tempulli i Zoroastrės, zjarri i shenjtė…Pallatet, kolonat gjigante, relievėt e mėdhenj: dema me fletė. Salla e fronit; qylyma, pallonj tė artė. Kurtizane…Xhelati, i mbėshtetur mbi kordhėn e zhveshur, qėndron nė kėmbė pėrpara fronit. Dy Arabėt me turbanėt e bardhė, shkojnė pėrpara. Ata qėndrojnė nė kėmbė pėrpara fronit, ata flasin…Shahu hidhet i nxehur. Ai i bėn shenjė xhelatit…
    77.- Abisinia. Njė fshat i madh. Zezakė e zezake…Kasolle me ēati konike…Kėrcime tė egra…Pallat barbar. Mbreti ėshtė ulur mbi fronin e tij, tė zbukuruar me kafka, pėrpara portės sė pallatit. Kurtizane negre, xhelatė, priftėrinj tė krishterė. Dy Arabėt me turban tė bardhė shkojnė pėrpara. Ata qėndrojnė nė kėmbė pėrpara fronit, ata flasin…Mbreti dėgjon. Ai qesh…Ai bėn me shenjė: i sjellin Arabėve dhurata: njė palė ēizme, njė gomar tė bardhė, njė skllave tė bukur, Marien.
    78.- Pamja e brendshme e Xhamisė. Rrogoza nė tokė, muret janė tė zhveshur. Ndonjė i moshuar. Muhamedi, nė gjunj?,falet. Flokėt dhe mjekra i janė bėrė gri. Muhamedi ėshtė plakur. Rrotull tij, miqtė e tij mė besnik? falen. Jashtė Xhamisė,mbi gjithė sheshin, mbi tė gjitha tarracat, pėrgjatė gjithė rrugėve dhe rrotull gjithė Medinės, mbi tė gjitha kodrat, mijėra besimtarė, nė gjunjė, luten. Ata thėrrasin:- Nė Mekė! Nė Mekė! Muhamedi, nė Xhami, dėgjon thirrjet. Sytė e tij flakėrijnė. Ai ngre sytė: tavani i Xhamisė ėshtė i hapur, Muhamedi hidhet (me fluturim zogu): gjithė Arabia, malet, shkretėtirat, pyjet e hurmave, karvanet, fshatrat. Nė tė gjitha fshatrat shfaqen minaretė, mbi tė gjitha minaretė njė muzin kėndon. Mijėra kalorės vėrsulen nėn flamurin e Profetit. Gjithė shkretėtira ėshtė pushtuar nga mijėra besnikė. Dėgjohen thirrje sė largu: Allah! Allah! Nė kėtė moment, mbi kurrizin e Muhamedit kacavirret djali i tij i vogėl. Muhamedi kthehet, qesh. Pamja zhduket.
    79.- Meka. Goditje tė lehta tamburėsh, funebėr. Mbi tarraca dėgjohen vajtime tė gjata. Gratė shkulin flokėt, gėrricin faqet…Pazari; tė gjithė dyqanet janė mbyllur. Njė grua mbi tarracė thėrret: "Lotėt e mi kanė rrjedhur si perlat e njė gjerdani kur filli kėputet". Tė vejat sėbashku me fėmijėt e tyre kanė marrė rrugėn drejt Qabesė. Ato janė tė irrituara, kėrcėnuese. Nė krye tė tyre, Hindi vėrsulet dhe qan babain e saj; ajo thėrret: - Hobal! Hobal! Ah! Ah! Do tė shkul mjekrėn! Babai im ėshtė vrarė! Sofiani nė kėmbė, i dėrrmuar, me rroba tė grisura, fikson i heshtur njė nga njė idhujt. Papritur grate mbushin oborrin e Qabesė. Hindi vėrsulet,nxjerr me forcė Hobalin nga strofulla e tij, dhe i zhyt kokėn nė baltė. Ajo thėrret: - Ah! Ah! Ti e le babain tim tė vdesė! Ah! Ah! Tė gjithė tėrhiqen tė tmerruar. Ata mėrmėrijnė njeri me tjetrin:- Rrufeja ra! Rrufeja ra! Ata dridhen. Sofiani ngre krahėt: - Hobal! Hobal! Nėse ti je Zoti i vėrtetė, lėshoje rrufenė tėnde! Presin… Heshtje…Asgjė! Papritur, qeshja tallėse e Hindit. Ajo shkel me kėmbė Hobalin, ajo thėrret:- Gėnjeshtar! Vrasės! Cjap! I verbėri Varaka, nė agoni, me kėmbė tė enjtura, kthehet drejt Sofianit. - Abu Sofian, zotat e tu janė tė rremė! Zotat e tu nuk kanė mė rrufe! Shko gjej Muhamedin! Bjer nė kėmbėt e tij, lutu me pėrdėllim: Paqe! Paqe! Bėrtasin tė gjithė:- Abu Sofian, shko vendos paqen! Shko! Sofiani ofshan, mbulon fytyrėn dhe shkon.
    80.- Medina. Muhamedi del nga Xhamia. Mijėra besimtarė nė oborr, mbi tarraca, nėpėr rrugė, mbi kodra, ngrihen duke u lutur:- Nė Mekė! Nė Mekė! Muhamedi ngre dorėn; tė gjithė heshtin. Ai bėrtet:- O besimtarė! Allahu urdhėron! Pėrpara pėr pelegrinazhin e madh tė Mekės! Ēohuni!
    81.- 90.000 Myslimanė u vunė nė rrugė. Pėrpara, njėqind deve tė zgjedhura pėr sakrificė; ato janė zbukuruar me lule dhe kurora. Nė mes, njė deve e bardhė, mbante Kuranin nė thasė tė mėdhenj. Nė tė djathtė dhe nė tė majtė, Omari dhe Aliu, kordhė zhveshur. Ndėrsa Kurani kalon, njė sheik qėndron dhe urdhėron shokėt e tij:- Nė gjunjė! Kurani! Tė gjithė gjunjėzohen. Deveja e bardhė kalon ngadalė. Mbrapa Kuranit duken shtatė deve ku kishin hypur shtatė gratė e Muhamedit: e para sillte Aishan, e dyta Hafsanė, etj. I ndiqte mbi njė deve, Muhamedi i plakur, i tėri i bardhė. Tė ndjekur nga mijėra besimtarė mbi deve, mbi kuaj, nė kėmbė. Re pluhuri. Njė thirrje e mrekullueshme ngrihet:- Nė Mekė! Nė Mekė!
    82.- Agimi lind. Gjurmuesit e parė mb?rrijnė nė kodrat e para, rrotull Mekės. Ata ndalen, thėrrasin:- Meka! Meka! Ne shohim Mekėn si njė gjysmė hėnė gjigante, shtrihet e gjitha e bardhė nė shkretėtirė. Dielli ngrihet.
    83.- Muhamedi zbret nga deveja e tij. I ngrejnė tendėn me lėkurė tė kuqe. Muhamedi hyn.Ai ngrihet, bie nė gjunjė, lutet. Tė shtatė grat? hyjnė njė nga njė nė tendė. Aisha i hedh atij parfum mbi kokė, ai lag mjekrėn gri. Hafsaja i lyen sytė…Tė tjerat duart, thonjtė e kėmbėve. Maria skllavja abisinase, e kreh. Muhamedi lutet.
    84.- Tenda hapet. Duket Muhamedi, kėmbė zbathur, krah zhveshur, me cohėn e bardhė tė pelerinės rrotull belit. Ai ecėn ngadalė, ngjitet mbi kodėr. Turma hapet. Sė largu e ndjekin Abu Bakiri dhe Bilali. Nė kodėr, e gjunjėzuar, deveja e bardhė qė solli Kuranin; nė kėmbė, nė tė djathtė e tė majtė Omari dhe Aliu. Muhamedi mb?rrin nė majė tė kodrės. Ai ulet nė gjunjė. Shikon Mekėn. Fshin sytė. Ngre krahėt, thėrret:"-Ja tek erdha, i gjithi i yti, Zoti im! Ja tek erdha i gjithi i yti!".
    85.- Kalorėsit vėrsulen nė Pazar dhe nė rrugėt e Mekės. Dyert mbyllen duke u pėrplasur. Njė grua hedh njė gur tė madh…Disa tė moshuar, tė ulur nė gjunjė mbi tarraca, hedhin shigjeta. Kalorėsit zemėrohen…Ata kapin harqet…Ata vėrsulen dhe shkallmojnė dyert. Por Muhamedi ngarend, ai thėrret:- Jo gjak! Jo gjak!
    86.- Myslimanėt mbė?rrijnė nė Qabe. Muhamedi qėndron mbi devenė e tij. Sofiani del nga porta e tempullit, e mbyll me kyē. Ai bie nė gjunjė pėrpara devesė sė Muhamedit, dhe i zgjat mbi njė pjatė tė florinjtė ēelsat e tempullit. Muhamedi qesh. Ai pėrkulet nga lartėsia e devesė, i merr ēelsat dhe i lidh nė brez. Ai i afrohet Qabesė. Ai ngre shkopin: ai godet, godet idhujt duke bėrtitur:- Nuk ka veēse njė Zot! Vetėm njė Zot! Idhujt rrotullohen nė tokė me buēimė. Abu Bakiri, Omari, Aliu, Bilali, shkelin idhujt me kėmbė, ata i grumbullojnė nė mes tė oborrit. Ata i mbulojnė me lėkurė deveje. Bilali ngjitet mbi ēatinė e Qabesė, fillon tė kėndojė me njė zė melodioz e tė fort?:- La illah il Allah Muhamedin resul Allah! Muhamedi zbret nga deveja, ai ulet mbi idhujt. Shkarkojnė devenė e bardhė. Zbrazin mbi plloēa thasėt qė mbajnė Kuranin; shpatulla, gurė, guriēka, tjegulla. Njė i verbėr i ligur vjen drejt Muhamedit. Muhamedi thėrret me gėzim:- O Varaka! Varaka e pėrqafon duke prekur Muhamedin mbi lythin pushtak tė kurrizit, mbi shpatulla, mbi sy…Ai mėrmėrin me njė zė tė shuar:- O Muhamed, unė pashė atė qė dėshiroja…Unė pashė atė qė dėshiroja…Ai mbulon fytyrėn me cepin e turbanit dhe shembet mbi plloēa.
    87.- Paria vjen,tė ngarkuar me zinxhir. Burra dhe gra. Muhamedi i tregon Abu Bakirit Kuranin:- Abu Bakir, lexo atė qė urdhėron Allahu! Robėrit dridhen. Abu Bakiri kėrkon nė grumbullin e verseve. Ai kap njė tjegull, e lėshon…Ai kap njė kockė, e lėshon…Robėrit dridhen. Mė nė fund ai zgjedh njė shpatull…Ai e vendos nė gjunjė, reciton: "Mbi fronin e Zotit ėshtė shkruar: "Butėsia ime fiton mbi zemėrimin". Robėrit hidhen nga gėzimi. Muhamedi shkruan:-Liri dhe paqe! I Pėrdėllyer ėshtė Allahu! Lirojnė robėrit qė bien ndėr kėmbėt e Muhamedit duke thirrur:- O Profet! Muhamedi ulet nė gjunjė; ai shkruan :- Allah a e pėrmbusha misionin tim?
    88.- Nė rrethinat e Mekės. Njė kodėr nga shihet qyteti. Mijėra burra dhe gra nė festė rrethojnė kodrėn. Mbi kodėr janė ulur Muhamedi, Omari, Abu Bakiri, Aliu, Abu Sofiani…Tė gjithė shohin, drejt fushės, garėn e kuajve, njė argėtim arab; dėgjohen thirrje: Allah! Allah! Argėtimi merr fund, besimtarėt tė ekzaltuar, veshur me tė bardha, fėrgėllejnė shpatat; ata hidhen duke goditur tamburet dhe fillojnė tė kėrcejnė: Shumė goditen nė kokė, gjaku iu rrjedh mbi pelerinat e bardha. Muhamedi ngrihet, ai thėrret:- Jo! Jo! Allahu nuk i do trupat e gjymtuar!
    89.- Dielli perėndon. Muhamedi ngrihet. Lejlekėt kalojnė…Tė gjithė drejtohen drejt Mekės. Muhamedi iu prin mbi devenė e tij. Ai ėshtė i rraskapitur, dridhet. Papritur,vegimi, si njė shkėlqim, godet Muhamedin nė kokė. Shkėlqimi ėshtė aq i vrullshėm sa shtrin pėr tokė devenė. Muhamedi lėshon njė thirrje tmerri dhe rrotullohet mbi rėrė. Mjekra, duart e tij janė tė pėrgjakura. Dėgjohet nė ajėr njė zė i thellė:"Muhamed misioni yt u pėrmbush!" Abu Bakiri shpėrthen nė lotė. Ai vrapon drejt Muhamedit, ai do ta ndihmoj tė ngjitet nė deve. Omari, Aliu, vrapojnė… Por Muhamedi i shmang. Ai mban kapistrėn e devesė sė tij dhe shkon pėrpara nė kėmbė. Ai ėshtė i gjithi i kėrrusur, i menduar…Ai lėkundet…Abu Bakiri qan. Muhamedi kthehet drejt shokėve tė tij: -Abu Bakir pėrse qan? - Kam frikė, o Muhamed, se ti do vdesėsh! Muhamedi qesh i trishtuar:- Muhamedi vdes, besimi mbetet!
    90.- Natė. Hėna e plotė. Oborri i Qabesė. Tė gjithė rrotull, portat e Muhamedit. Muhamedi vetėm, i shtrirė mbi njė rrogoz, nė mes tė oborrit…Papritur ngrihet. Ai bie nė gjunjė, i vėshtron tė gjithė rrotull, tė kapur nga tmerri. Njė hije e zezė, endet nėn dritėn e hėnės…Muhamedi dallon krahė shumė tė mėdhenj qė hapen dhe mbyllen. Ai mėrmėrin:- Azrail, o engjėll i vdekjes! Hija afrohet…Ne shohim hijen qė nė njė dorė mban njė shpatė flakėritėse…Muhamedi lėshon njė britmė, ai thėrret;- Aisha! Hafsa! Om Selma! Maimuna! Zeinep! Ramlah! Maria! O Aisha! Portierėt shqetėsohen…Aisha shkon e para drejt Muhamedit. Ajo e pėrqafon, e pėrkėdhel…Gratė e tjera vrapojnė. Ato sjellin parfume, mjaltė, lule…Ato pėrqafojnė kėmbėt e Muhamedit. I sjellin qumėsht…Maimuna luan me lythin e tij…Zė ulėt, melankonik…Maria kėndon yshtje…Muhamedi i vėshtron, ai buzėqesh…Ai mėrmėrin:- Ejani mė pranė meje…mė pranė meje…Mos e lejoni Azrailin, engjellin e vdekjes!
    91.- Qabe. Njė deve e lidhur pėr mur. Aliu del nga njė derė. E ndjekin duke nxituar Omari dhe Abu Bakiri, ata drejtohen tė shqetėsuar drejt Aliut. Ata i flasin. Aliu tund kokėn…Ai qan, dhe thotė: - Ai kėrkon lule, po shkoj ti kėrkoj…Ai ngjitet dhe niset me galop. Omari dhe Abu Bakiri shkojnė e vinė duke folur me zė tė ulėt. Ata afrohen nė majė tė gishtave drejt portės qė Aliu doli. Duken kokėt e Aishas dhe tė Hafsasė. Ato ua bėjnė me shenjė:- Ejani! Ejani! Omari dhe Abu Bakiri hyjnė ngadalė.
    92.- Dhoma e Maimunės. Ndriēim i errėt. Muret janė tė zhveshur. Disa rrogozė, njė broke, minderi…Njė grua, Maimuna, flė mbi minder. Mbi rrogoz, nė mes tė dhomės, Muhamedi, i shtrirė, nė grahmė, irun. Aisha I ka mbėshjellė kokėn me krahėt e saj tė zhveshur…Ajo e pėrkėdhel. Omari dhe Abu Bakiri e mbėshtjellin ngadalė Muhamedin me rrogoz,dhe e ēojnė…Gratė hapin portėn. Dalin nė oborr. Ato hapin njė derė tjetėr. Dalin nė oborr. Hapin njė tjetėr portė, hyjnė. Maimuna ngrihet nxitimthi. Ajo vėshtron; vendi ėshtė bosh. Ajo lėshon njė britmė dėshpėrimi: O Aisha!
    93.- Mijėra besimtarė, rrotull Qabesė, mbi tarraca… Ne shohim Mekėn nė vijė tė drejtė: rrugėt qė gėlojnė, burra dhe gra, tė shqetėsuar, shkojnė e vinė. Kalorėsit vrapojnė nga tė gjitha anėt drejt Mekės,flamuri lėkundet. Disa besimtarė tė shquar flasin me zė tė ulėt nė oborrin e Qabesė. Omari, shpatė zhveshur, qėndron nė kėmbė para portės…Besimtarėt, tė ulur nė gjunjė nė qoshe, recitojnė me njė zė melodioz versetet e Kuranit. Aliu vrapon, zbret nga deveja, me duar ngarkuar me lule. Fytyra e tij ėshtė e larė me lotė. Ai hap portėn dhe hyn. Abu Bakiri bie nė gjunjė. Dielli po perėndon. Ai reciton lutjen e mbrėmjes. Tė gjithė bien nė gjunjė.
    94.- Nė kėtė moment, porta hapet. Duket Muhamedi: ai ėshtė i iruar,i dėrrmuar,nė agoni. Tė gjithė lėshojnė klithma gėzimi. Muhamedi bėn njė hap. Ai flet; zėri i tij ėshtė i ulėt,shumė i dobėt:- O besimtarė! Tė gjithė bėrtasin:- O Muhamed! Muhamedi vazhdon:- O besimtarė, Allahu mė thėrret; unė po shkoj…Dėgjoni, o Myslimanė. Nėse kam rrahur dik? me pa tė drejtė, ja kurrizi im; tė mė qėllojė. Nėse i kam para dikujt, ja paratė e mia; le ti marrė. Atėherė ngrihet njė Beduin:- O Muhamed, ti mė ke tre dinarė. Muhamedi hap qesen e tij:- Vėllai im, ja tre dinarėt dhe mė fal. Ai pėrplas duart, thėrret:- Skllevėrit e mi tė afrohen! Dhjetra skllevėr vijnė duke qarė. Muhamedi iu thotė: O vėllezėrit e mi, ju jeni tė lir?! Mė falni mua! Ai pėrplas sėrish duart:- Gratė e mia ejani! Tė shtatė grat? dalin nga shtatė portat duke qarė. Muhamedi i vėshtron me njė shikim tė gjatė, ai zgjat duart dhe i bekon njė nga njė. Aisha e fundit:- O Aisha, mėrmėrin ai. Ai ngre duart drejt qiellit:- O Allahu im, tė falenderoj qė krijove gruan! Ai bėn disa hapa, atij i merren kėmbėt. Omari dhe Abu Bakiri nxitojnė pėr ta mbajtur. Muhamedi i largon. Ai zgjat krahėt. Tė gjithė ulen nė gjunjė. Ai mėrmėrin:- O besimtarė, unė po shkoj…unė po shkoj…ruajeni besimin… Luftoni kundėr tė pabesit!... Duajeni tė varfėrin…Luteni,luteni Allahun! Ai pėrpiqet dhe ulet ngadalė nė gjunjė…Dielli hedh rrezet e fundit mbi kokėn e tij. Muhamedi pėrkulet drejt tokės, ai e bekon. Ai ngrihet ngadalė, ai shikon lart. Sytė e tij zmadhohen, ai vėshtron: engjėlli Gabriel afrohet. Ai tėrheq nga kapistra njė deve tė mrekullueshme, deveja ulet nė gjunjė. Muhamedi tund krahėt, ai thėrret:- Po vij! Po vij!
    95.- Besimtarėt nxitojnė drejt Muhamedit…Tė shtatė gratė lėshojnė britma. Ato grisin rrobat…shkulin flokėt. Omari ngre lart shpatėn, ai e mban pėrpara Muhamedit, ai e pengon turmėn dhe grat? tė afrohen, ai bėrtet me njė zė kėrcėnues:- Muhamedi nuk ka vdekur! Por Abu Bakiri mbulon Muhamedin me njė qefin tė bardhė, ai bėrtet:- Muhamedi vdiq, Zoti ėshtė i gjallė!

    FUND

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •