Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    633

    Pėr: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

    Arben Puto: Copėtimi i Shqipėrisė? Nuk shfuqizohen kufijtė e 1913
    Plot 100 vite mė parė, Shqipėria u copėtua nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr. Sot, njė shekull nga koha kur vendi ynė u bė tortė shpėrblyese pėr fqinjėt pas Luftės ballkanike, gjithnjė e mė shumė janė shtuar zėrat qė kėrkojnė ribashkimin e trojeve etnike.

    Zėrat janė bėrė edhe mė tė fortė ndėrsa krahas tyre ka pasur edhe protesta, pėr tė cilat, mediat e huaja kanė kushtuar vėmendje jo thjesht prej kėrshėrisė, por edhe pėr shkak tė shqetėsimit, me tė cilin i kanė pritur vetė fqinjėt idetė pėr "Shqipėrinė e madhe".
    Prof. Arben Puto ėshtė njė prej ekspertėve mė tė njohur tė sė drejtės ndėrkombėtare. Studiues e historian, profesori ėshtė marrė gjatė me periudhėn historike tė fillimit tė 1900-ės.

    I pyetur nėse ėshtė e mundur qė Shqipėria tė ribashkohet, ai shprehet, "kam dėgjuar shumė pėr kėtė ēėshtje. Madje, ka edhe mendime qė vendimi i 1913-ės tė hidhet nė gjyq ndėrkombėtar. Ėshtė absurde!". Sipas tij, problemi mund tė denoncohet nga historianėt, por nuk mund tė shfuqizohet si vendim. "Fundi i fundit, ata qė e kanė kėtė ide, le ta ēojnė ēėshtjen nė gjyq, le tė provojnė t'i drejtohen gjykatės", thotė Puto.

    Vendimi

    Profesori risjell nė kujtesė se Fuqitė e Mėdha me vendimin qė dhanė mė 1913, praktikisht copėtuan Shqipėrinė duke i ndarė trevat e saj nė disa shtete. "Dihet se me kėto kufij tė caktuar prej Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, gjysma e trojeve mbeti jashtė e shtetit shqiptar. Kjo ka qenė padrejtėsi e madhe, qė ua dha gjysmėn e kombit tė huajve", vėren profesori. Ai nėnvizon se, kėtė padrejtėsi nuk e kemi denoncuar vetėm ne si historianė shqiptarė, por e ka pranuar edhe Kryetari i Konferencės sė Ambasadorėve, Eduard Grey. "Nė maj 1913, ai bėri njė deklaratė nė Dhomėn e Komuneve dhe tha: po tė gjykohet ēėshtja nga njė pikėpamje e thjeshtė lokale, do tė ketė vėrejtje shumė serioze, ēfarė u bė aty. Po tė shikohet nga rasti i veēantė ka padrejtėsi dhe do tė ketė shumė vėrejtje, por ky vendim qe i detyrueshėm pėr tė ruajtur harmoninė mes Fuqive tė Mėdha, pėr tė ruajtur paqen nė Europė", kujton Puto.

    Apelim?
    Por, pavarėsisht sfondit historik nė tė cilin u mor vendimi, apo faktit se kemi tė bėjmė me njė padrejtėsi, pėr Puton, ai nuk mund tė shfuqizohet. "Nė fund tė fundit ata qė mendojnė ta shfuqizojnė, le tė bėjnė njė pėrpjekje. Kujtoj kėtu se, konferenca e Fuqive tė Mėdha ėshtė e njė niveli tė lartė. Kjo ėshtė vėrtetuar nė kohė krizash tė mėdha. Vendimet e marra prej tyre janė tė paapelueshme", thotė eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare. Ai shton se Koncerti Europian mori goditje nė Konferencėn e Paqes mė 1919 nga presidenti amerikan Wilson, i cili denoncoi diplomacinė e fshehtė, edhe traktatin e fshehtė tė Londrės mė 1915, ndaj edhe ngriti Lidhjen e Kombeve.

    I pyetur nėse Gjykata Ndėrkombėtare mundet tė shqyrtojė vendimet e Konferencės sė Londrės, Puto sqaron: "Gjykata Ndėrkombėtare ėshtė krijuar pas luftės. Ajo nuk ka pasur kompetencė tė shqyrtojė apo tė gjykojė vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve. Ata qė besojnė se e ka kėtė kompetencė, le t'i drejtohen asaj, po ėshtė krejt pa vend".
    Sipas Putos, padrejtėsitė e sė kaluarės ndreqen nė situata tė reja. "Pėr kėtė flet shumė rasti i Kosovės. Nė situata tė reja, rishqyrtohen ēėshtjet problematike dhe vendimet e marra dikur. Ėshtė e pamundur qė tė arrihet ndreqja e tyre njėherėsh.
    Kosova u rregullua dhe nė sajė tė integrimit europian, do vijė koha 'tė fshihen kufijtė' dhe tė realizohet njė uninet mė i madh se sa ėshtė sot", shprehet Puto.
    Por, a nuk tregon ēėshtja ēame se sa aktual ėshtė problemi? Pėr Puton, ēėshtja ēame mund tė shtrohet sot vetėm nė kontekstin e respektimit tė tė drejtave tė njeriut, por jo nė atė tė kufijve.
    http://www.botasot.info/shqiperia/23...ufijte-e-1913/

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

    njeher e miu kalon kah mustaqet: e patem rastin e mire me 1999, kur keta burrat e huaj na e lidhen armikun per shtylle, e ēarmatosen, dhe e larguan 20 kilometra large shtepive shqiptare, me duket se keta na dhan shenje; os e sot ose kurrė, qe, bejeni punen tuaj, merreni ate qe ishte e juaja por ne .;jo, dojmi te pasurohemi ...dhe ky ishte gabimi yni fatal ! duhet pritur tani rastin tjeter..
    Ne mud edhe te qhemi, te ankohemi por edhe ata do mbrohen; do thonė; "ne ua mundesuam ta realizoni ate qe ju takonte, ate qe e kerkuat prej dekadash..pse nuk e kryet detyren, a mos pritnit se ne do ua realizojmi te gjithat mbi tavoline ? ..pra, nuk ishim te zotet ne vitin 1999, ku fuqit emedhaja pritnin me shume nga ne...se kerkonim te drejtat tona por:ku e lam e ku na mbeti...?
    E tani, pse ti fajsojmi te huajt ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636

    Pėr: Historiani Lambert: Europa sabotoi historine shqiptare

    a).Shqiptarėt qė u konvertuan nė myslimanė e patėn mė tė lehtė ruajtjen e identitetit kombėtar shqiptar, se feja myslimane ishte feja zyrtare e pushtuesit.

    b).Njė meritė e tyre ėshtė fakti se ata morėn vetėm kulturėn osmane, dhe nuk u asimiluan prej tyre siē mund tė ketė ndodhur me popuj tė tjerė nė Perandorinė Otomane, tė cilėt humbėn edhe gjuhėn

    Kreksi=Na thuani ju lutemi:

    -Cilėt ishin ata popuj qė humben gjuhėn nėn perandorinė osmane, le te na i ceki emrat e atyre popujve qe jane zhdukur si i paten emrat ?
    "Dhe se, duke iu falemenderuar PRANIMIT te KULTURES islame, NE mbetem shqiptar ? (ky eshte definicioni nga ky historiani i shquar zvicrane Lambert) sespe, sipas tij, "shume e shume popuj qenkan asimilua e zhdukur" ne perandorine osmane ?

    kreksi=Mirė zoti Lambert !

    Pse nuk u zhduken katoliket e Mirdites, Dukagjinit qe nuk e pranuan kulturen osmane ?
    Pse nuk u zhduken ortodokest nź Shqiperi qe nuk e pranuan kulturen osmane ?
    Pse nuk u zhduken Greket qe nuk e pranuan kulturen osmane ?
    Pse nuk u zhduken Bullgaret qe nuk pranuan kulturen osmane ?
    Pse nuk u zhduken serbet qe nuk e pranuan kulturen osmane ?
    Pse nuk u zhduken ...tjere e tjere popuj, pse nuk e harruan gjuhen e tyre keta popuj qe nuk pranuan kulturen osmane ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •