Arben Puto: Copėtimi i Shqipėrisė? Nuk shfuqizohen kufijtė e 1913
Plot 100 vite mė parė, Shqipėria u copėtua nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr. Sot, njė shekull nga koha kur vendi ynė u bė tortė shpėrblyese pėr fqinjėt pas Luftės ballkanike, gjithnjė e mė shumė janė shtuar zėrat qė kėrkojnė ribashkimin e trojeve etnike.
Zėrat janė bėrė edhe mė tė fortė ndėrsa krahas tyre ka pasur edhe protesta, pėr tė cilat, mediat e huaja kanė kushtuar vėmendje jo thjesht prej kėrshėrisė, por edhe pėr shkak tė shqetėsimit, me tė cilin i kanė pritur vetė fqinjėt idetė pėr "Shqipėrinė e madhe".
Prof. Arben Puto ėshtė njė prej ekspertėve mė tė njohur tė sė drejtės ndėrkombėtare. Studiues e historian, profesori ėshtė marrė gjatė me periudhėn historike tė fillimit tė 1900-ės.
I pyetur nėse ėshtė e mundur qė Shqipėria tė ribashkohet, ai shprehet, "kam dėgjuar shumė pėr kėtė ēėshtje. Madje, ka edhe mendime qė vendimi i 1913-ės tė hidhet nė gjyq ndėrkombėtar. Ėshtė absurde!". Sipas tij, problemi mund tė denoncohet nga historianėt, por nuk mund tė shfuqizohet si vendim. "Fundi i fundit, ata qė e kanė kėtė ide, le ta ēojnė ēėshtjen nė gjyq, le tė provojnė t'i drejtohen gjykatės", thotė Puto.
Vendimi
Profesori risjell nė kujtesė se Fuqitė e Mėdha me vendimin qė dhanė mė 1913, praktikisht copėtuan Shqipėrinė duke i ndarė trevat e saj nė disa shtete. "Dihet se me kėto kufij tė caktuar prej Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, gjysma e trojeve mbeti jashtė e shtetit shqiptar. Kjo ka qenė padrejtėsi e madhe, qė ua dha gjysmėn e kombit tė huajve", vėren profesori. Ai nėnvizon se, kėtė padrejtėsi nuk e kemi denoncuar vetėm ne si historianė shqiptarė, por e ka pranuar edhe Kryetari i Konferencės sė Ambasadorėve, Eduard Grey. "Nė maj 1913, ai bėri njė deklaratė nė Dhomėn e Komuneve dhe tha: po tė gjykohet ēėshtja nga njė pikėpamje e thjeshtė lokale, do tė ketė vėrejtje shumė serioze, ēfarė u bė aty. Po tė shikohet nga rasti i veēantė ka padrejtėsi dhe do tė ketė shumė vėrejtje, por ky vendim qe i detyrueshėm pėr tė ruajtur harmoninė mes Fuqive tė Mėdha, pėr tė ruajtur paqen nė Europė", kujton Puto.
Apelim?
Por, pavarėsisht sfondit historik nė tė cilin u mor vendimi, apo faktit se kemi tė bėjmė me njė padrejtėsi, pėr Puton, ai nuk mund tė shfuqizohet. "Nė fund tė fundit ata qė mendojnė ta shfuqizojnė, le tė bėjnė njė pėrpjekje. Kujtoj kėtu se, konferenca e Fuqive tė Mėdha ėshtė e njė niveli tė lartė. Kjo ėshtė vėrtetuar nė kohė krizash tė mėdha. Vendimet e marra prej tyre janė tė paapelueshme", thotė eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare. Ai shton se Koncerti Europian mori goditje nė Konferencėn e Paqes mė 1919 nga presidenti amerikan Wilson, i cili denoncoi diplomacinė e fshehtė, edhe traktatin e fshehtė tė Londrės mė 1915, ndaj edhe ngriti Lidhjen e Kombeve.
I pyetur nėse Gjykata Ndėrkombėtare mundet tė shqyrtojė vendimet e Konferencės sė Londrės, Puto sqaron: "Gjykata Ndėrkombėtare ėshtė krijuar pas luftės. Ajo nuk ka pasur kompetencė tė shqyrtojė apo tė gjykojė vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve. Ata qė besojnė se e ka kėtė kompetencė, le t'i drejtohen asaj, po ėshtė krejt pa vend".
Sipas Putos, padrejtėsitė e sė kaluarės ndreqen nė situata tė reja. "Pėr kėtė flet shumė rasti i Kosovės. Nė situata tė reja, rishqyrtohen ēėshtjet problematike dhe vendimet e marra dikur. Ėshtė e pamundur qė tė arrihet ndreqja e tyre njėherėsh.
Kosova u rregullua dhe nė sajė tė integrimit europian, do vijė koha 'tė fshihen kufijtė' dhe tė realizohet njė uninet mė i madh se sa ėshtė sot", shprehet Puto.
Por, a nuk tregon ēėshtja ēame se sa aktual ėshtė problemi? Pėr Puton, ēėshtja ēame mund tė shtrohet sot vetėm nė kontekstin e respektimit tė tė drejtave tė njeriut, por jo nė atė tė kufijve.
http://www.botasot.info/shqiperia/23...ufijte-e-1913/
Krijoni Kontakt