Pikaso i besonte vetėm Gjon Milit

13 Korrik 2013 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

Nė 40-vjetorin e ndarjes nga jeta tė Pikasos, revista amerikane “Live” nxjerr njė koleksion fotosh tė realizuara mjeshtrit nga Gjon Mili




Kur Gjon Mili mbėrriti pėr herė tė parė nė studion e Pikasos, ndjeu sesi drita qė ishte gjithnjė bashkudhėtarja e tij u zhduk menjėherė sapo tablotė e mėdha shpėrndarė kudo nė hapėsirėn e madhe u shfaqėn para tij. Ishte viti 1948 dhe fotografit shqiptar nuk i ishte dashur shumė tė gjente studion e artistit nė Vallauris, nė Francėn e Jugut, ku Pikaso ishte vendosur pėr tė punuar. Me sy ai kėrkoi ēelėsin e dritės dhe kur nuk e gjeti shkoi tek dritarja dhe e hapi. Njė dritė e lehtė ēau dalėngadalė errėsirėn dhe subjektet nė tablotė e pikturuara sikur morėn njė tjetėr kuptim. I veshur thjesht me pantallona tė shkurtra, siē ishte duke punuar, Mili iu lut mjeshtrit tė vendoste duart kryq dhe tė shikonte nga aparati i tij. Njė mori shkrepjesh do tė ktheheshin nė fotot mė tė mira tė realizuara pėr Pikason gjatė gjithė jetės sė tij. Nė vazon me lule mbi tryezėn e drunjtė, Mili kėputi njė lule dhe ia vendosi mjeshtrit lehtė nė kokė. Njeriu qė i kishte dhėnė aq jetė luleve, tashmė ishte i gjithi nėn fuqinė e saj. Por eksperimenti qė mė pas do tė ndikonte dhe nė pikturat e realizuara nga Pikaso ishte drita. Si fotograf novator, Mili e kishte zbuluar dritėn si njė element qė i jepte njė tjetėr fuqi imazheve. Duke ia treguar Pikasos, ky i fundit do tė mahnitej nga forca e saj, duke e derdhur mė pas nė ngjyra. Pikaso dallohej pėr tendencėn pėr tė shtyrė kufijtė e vetes dhe kur Mili i tregoi rrugėn pėr tė pikturuar pėrmes dritės, ai pranoi menjėherė. Vizatimet e dritės shfaqin Pikason duke lėvizur njė dritė pėr tė krijuar njė figurė tė ngjashme me kafshėn qė ēirret nė pikturėn e tij, apo gruan plot forma tek “Ėndėrrimtarja”. Pėr tė krijuar efektin hipnotizues, Pikaso mbante nė dorė njė elektrik tė vogėl tė cilin e lėvizte nė njė dhomė tė errėt. Pėr fotot u pėrdorėn dy aparate, njėri pėr tė kapur pamjen ballore dhe tjetri atė anėsore. Duke lėnė objektivin tė hapur, Mili kapi vijat e dritės si vorbulla nė hapėsirė. Tridhjetė fotografi janė realizuar me Pikason duke vizatuar me dritė. Nga viti 1948 deri nė vitin 1967, pėr dy dekada, Pikaso dhe Mili do tė kishin njė miqėsi tė veēantė. Askush si Mili nuk do tė mund futej thellė nė psikikėn e artistit dhe pėr ta dhėnė kėtė psikikė pėrmes fotove tė rralla. Mili dhe Pikaso mė shumė se miq ishin dhe dy artistė qė sipas kritikės u influencuan nga arti i tyre. Kur Mili e vizitoi Pikason sėrish nė Vallauris, ai jetonte me Franēoise Gilot, e dashura e tij prej dhjetė vitesh me tė cilėn kishte njė djalė, Claude. Nė kopshtin e shtėpisė sė tyre, Mili ka realizuar njė set fotosh tė gruas sė dashuruar me djalin. Por ajo ēfarė i bėn fotot e Milit tė veēanta ėshtė karakteri qė ai u jep atyre. Njohės i mirė i Pikasos, ai mundohet tė vendosė nė ēdo fotografi detaje tė cilat janė nė thelb dhe arti i piktorit. Interesante janė dhe fotot ku Pikaso shfaqet me maskėn e njė gomari, tė cilėn Mili e gjeti nė studion e tij kur e vizitoi nė vitin 1967. Nė atė kohė Pikaso sapo kishte dalė nga dėshpėrimi i thellė qė e pushtoi pas ndarjes me muzėn e tij tė vetme, Franēoise. Ai jetonte me gruan e dytė, Jacqueline Roque, dhe ky kolazh fotosh ku trupi i Pikasos shfaqet i zhytur nėn portretin e njė gomari, ėshtė njė alegori e madhe pėr tė shkuarėn. Takimi i Milit me Pikason ishte njė ngjarje e madhe pėr revistėn “Life” dhe nė vitin 1968 kryeredaktori i revistės, George P. Hunt, shkroi njė shkrim special pėr kėtė. Fotot e realizuara nga Mili pėr Pikason vijojnė tė jenė si njė libėr pėr tė lexuar mendjen e artistit, qė shumė pak foli pėr vete, por vetėm pikturoi. Njė nga fotografitė qė vijon tė ekspozohet nė galeritė mė tė njohura tė artit ėshtė ajo me titull “Pikaso duke vizatuar me dritė”. Nė vitin 1952, nė Paris, Mili hapi njė ekspozitė kushtuar Pikasos. Nė albumin biografik tė Pikasos, fotot e artistit shqiptar zėnė njė pjesė tė madhe tė hapėsirės. Emri i Gjon Milit renditet nė morinė e fotografėve mė tė njohur botėror. Ai nuk e mohoi asnjėherė origjinėn e tij shqiptare dhe pse ishte vetėm 5 vjeē kur e la Shqipėrinė. Pėr 15 vjet, ai punoi nė revistėn e njohur “Life” dhe fotot e realizuara prej tij, pėrbėjnė njė pjesė tė rėndėsishme tė fondit tė kėsaj reviste, e cila herė pas here i risjell nė vėmendjen e publikut, pėr tė kujtuar njė ikonė tė fotografisė botėrore, e cila kėrkonte t’i shikonte gjėrat pėrmes dritės… Fotot e publikuara me rastin e 40-vjetorit tė vdekjes sė Pikasos janė ndėr mė tė rrallat nė jetėn e artistit dhe e sjellin atė nė momente tė ndryshme tė jetės, nė njė stil qė nuk ndryshon shumė nga ai i pikturave tė tij…

a.b

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...em-gjon-milit/

fotot jane ne link,

kush ka mundesi ti ngarkoj cik.