Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    INTERVISTA/ Flet veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    Lufta Nacional Çlirimtare ishte luftë heroike, turp për ata që s’e respektojnë

    Brigada e 8-ë me Komandant Asaf Dragotin ishte brigadë shumë e organizuar


    Albert ZHOLI

    Dje në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Kulturës së Ushtrisë Komitetit i Veteranëve të Luftës përkujtoi 70-vjetorin e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Nacional Çlirimtare. Në këtë takim përkujtimor merrnin pjesë veteranë, pjesëtarë të familjes së veteranëve, pjesëtarë të familjes së dëshmorëve dhe heronjve të Popullit të luftës, historianë, etj...Në këtë përkujtim ra në sy mospjesëmarrja e asnjë politikani, ministri, apo e Presidentit Nishani. Por për më keq, sipas organizatorëve ishte mospjesëmarrja e medias.

    Ju sot keni ardhur për të kujtuar 70-vjetorin e Themelimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Çfarë ju kujton kjo ditë?

    Më kujton ditën më të bukur të jetës time. Më kujton ato sakrifica të panumërta që ka bërë ushtria Nacional-Çlirimtare, djemtë dhe vajzat e kësaj toke për të çliruar atdheun nga bisha naziste. Me formimin e Shtabit të Përgjithshëm, lufta jonë mori vrull të paparë, mori një organizim të ri dhe një shtrirje kudo në atdhe. Lufta Nacional –Çlirimtare është vlerësuar kudo në botë pasi ne dolëm fitues dhe ishim në krah të kampit që shënoi një fitore historike.

    Po sot në këtë festë të veteranëve s’u pa asnjë politikan, asnjë ministër, apo pjesëtar i qeverisë, as Presidenti. Mos vallë s’ju kishit bërë ftesë?

    Jo u kemi bërë, por ata tashmë merren me gjëra të tjera. E harruan luftën sepse pa atë luftë eh, nejse. Si mund të vijnë të qeverisë, ata janë të PD dhe kjo parti e ka mohuar luftën , pasi ka në gjirin e saj, ballistë, nacionalistë, zogistë...Kanë të drejtë se ata sot flenë në dyshek me ajër, me pupla, ne flinim në tokë. Harruan se ballistët na luftonin së bashku me gjermanët. Mirë politikanët që kur duan votat na fërkojnë krahët por as televizionet nuk erdhën fare në këtë ditë feste për ne veteranët. Çudi, kaq frikë kanë televizionet nga politika? Ne themi se jetojmë në demokraci.



    Nga jeni ju me origjinë?

    Unë jam nga fshati Fushë -Bardha e Gjirokastrës. Në këtë fshat jam lindur rritur deri sa dola partizane në moshën 18-vjeçare. Jam nga fisi Çarçani, por tashmë kam mbiemrin e burrit. Ish- Kryeministrin Adil Carçani e kam pasur kushëri të parë.



    Në cilën brigadë u inkuadrove ? A të lejuan prindërit?



    Unë u inkuadrova në Brigadën e 8 Sulmuese me Komandant trimin dhe të aftin Asaf Dragoti, Komisar Qazim Kondi. Kjo Brigadë u formua më 25 prill 1944. Madje, dua të të them se në luftë më nisi apo më përcolli vetë babai. Lotoi kur më nisi por më tha lufto për vatanin. Se di se çfarë burra kanë qenë ata. Burra që sot si gjen dot. Kjo Brigadë ka bërë luftime shumë të ashpra. Kam dalë partizane së bashku me Nevra Carçani, kushërirën time.



    Cila ka qenë beteja e parë, ku ti ke marrë pjesë duke luftuar me armë?

    Ka qenë në Rrëzomë të Delvinës ku u vra Ali Gjoliku, djali i të famshmit Jaho Gjoliku. Në atë betejë u vranë dy partizanë. Lufta ishte shumë e ashpër.

    Në këtë betejë luftuat kundër gjermanëve?

    Kundër gjermanëve dhe ballistëve. Në këtë luftë gjermanët kishin mobilizuar 100 ballistë, të cilët dinin shtigjet.



    Po beteja më e ashpër kur është bërë?

    Në Operacionin e qershorit të vitit 1944 në malin e Çajupit. Në këtë luftë frontale i kam parë për së dyti se si ballistët ishin në një formacion me gjermanët. Ata ishin mes tyre.



    Po sot thuhet se, ballistët e kanë luftuar gjermanin?

    Kush thotë? Thonë vetë ballistët. Pa pyetna ne? Ballistët mbeten ballistë, tradhtarë, bashkëpunues me armikun. Se di se si erdhi kjo kohë sot që të vlerësohen ballistët dhe të mohohet lufta Nacional Çlirimtare. Kohë e çuditshme.

    Çdo të veçoje nga operacioni qershorit?

    U vranë shumë partizanë. Ishte Operacioni më i egër i të gjitha kohërave i Komandës gjermane. Unë në këtë luftë jam plagosur në të dy këmbët. S’ishin plagë shumë të thella, por ndenja mbi dy muaj në spital. Ishte koha më e vështirë për mua. Pas operacionit gjermanët u tërhoqën me shumë humbje.



    Cila ishte beteja e fundit që keni marrë pjesë?

    Ishte lufta për çlirimin e Tiranës. Ne kemi qenë organizuar tek kazermat e Ali Rizait në Qytetin e nxënësve. Unë isha në batalionin e tretë. Ne ishim në sulm, gjermanët ishin në mbrojtje. Në këtë luftë morën pjesë shumë Brigada, pasi luftohej shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, çati më çati. Nuk pushonte as natën as ditën breshëria e plumbave.



    A e njihej emri dhe figura e Enver Hoxhës në luftë?

    Posi jo. Ai ishte Komandant i Përgjithshëm. Për ‘të, qarkullonin shumë histori dhe ishte kthyer gati në një mit. Thoshin se ishte i bukur, i gjatë, trim, i zgjuar, diplomat. Kisha shumë dëshirë ta shihja por në kohën e luftës nuk e pashë dot asnjëherë. Gëzonte një simpati të madhe.

    Pse u mohua sot kjo luftë?

    Pasi historinë sot duan ta bëjnë ata që kanë paranë, ata që s’kanë pasur lidhje me luftën, ata që duan të mbulojnë horrllëqet e tyre. Kush mohon këtë luftë mohon atdheun e vetë.



    Ku punove mbas çlirimit të vendit, apo u ktheve në Fushëbardhë?

    Unë mbas çlirimit u martova dhe kam lëvizur në disa qytete të Shqipërisë me tim shoq. Më shumë qëndruam në Shkodër dhe më pas erdhëm në Tiranë. Ishte viti 1952. Burri im ka qenë partizan me mua dhe më pas u vesh oficer. Ishte njeri shumë i zoti.



    Çfarë punë keni bërë kur keni ardhur në Tiranë?

    Kam punuar në Bashkimin Qendror të Artizanatit në degën e kuadrit, pastaj Sekretare e Komitetit të partisë së lagjes nr.5, pastaj shefe kuadri në Ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve dhe në vitin 1981 kam dalë në pension.



    Sot flitet shumë për sistemin socialist, ai dështoi, cili është mendimi juaj për atë sistem?

    Ai sistem kishte shumë gjëra të mira, por kryesorja vlerësonte njeriun, vlerësonte luftën dhe ishte shtet i fuqishëm. Dështoi për shumë arsye, por jo të gjitha gabimet i kishte Enveri.

    Cilët nga udhëheqësit e asaj kohe ke takuar?

    Enver Hoxhën, në Kongresin e Artizanatit. Unë isha në tribunë me të. Kur erdhi ai të gjithë shpërthyem në duartrokitje. Ishte një njeri gjigand. Pamja e tij të mrekullonte. Isha shumë afër. Kur më kaloi aty përbri, ku u ul në karrige o zot çfarë ndjeva. Ai ishte magji. Në atë Kongres unë u dekorova në atë Kongres që u zhvillua në vitin 1953. Mora medaljen e punës.



    Po me Adil Carçanin a i ke mbajtur lidhjet?

    Posi jo. Të thashë me Adilin jam rritur në një shtëpi në Fushëbardhë. Ne gjithmonë kemi shkruar dhe vinim në raste festash në raste ditëlindjesh. Madje, tek shtëpia e tij që hyja si në shtëpinë time, kam takuar shumë herë Enverin, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, etj... Madje, ai vinte po kaq shumë tek shtëpia ime. Ai ishte një njeri i rrallë, i urtë, ja këtu kam dhe mbesën e tij, vajzën e motrës së Adilit. Adili kishte vetëm një motër dhe ishte shumë i lidhur me të.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    E paska shem fare Kano Saliaj me luften e per pushtimin e Tiranes.

    Tironasit qe e kane jetuar nentorin e zi te '44 jane akoma gjalle. Dhe kjo Kanoja ben mire te mos genjeje lart e poshte, por te thote te verteten. Por edhe s'ka faj. I kane bere lavazh truri 50 vjet ...

  3. #3

    Për: Veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    Lloj lloj perrallash na bie te lexojme e degjojme. Enver Hoxhen se njihte kush gjate luftes. As qe e kishin idene se kush ishte. UNe i kam patur te dy gjysherit nga ime me partizane dhe me pozita ne brigadat e tyre dhe asnjeri skishte degjuar per Enverin gjate luftes. Madje madje figura e Enverit filloi te behej e njohur publikisht mbas 1945. Gjithe kjo pacavurja me siper eshte hartuar qe te rindezi dhe njehere konfliktin civil: partizano/ballist. Njerez te semure qe nuk heqin dore nga perversitetet. Rrace e ndyre paskan qene keta te kuqte :@

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [U] Nga jeni ju me origjinë?

    Unë jam nga fshati Fushë -Bardha e Gjirokastrës. Në këtë fshat jam lindur rritur deri sa dola partizane në moshën 18-vjeçare. Jam nga fisi Çarçani, por tashmë kam mbiemrin e burrit. Ish- Kryeministrin Adil Carçani e kam pasur kushëri të parë.
    Futja kot. S'lane njeri pa intervistuar. Le qe eshte kusherira e pare e Adil Carcanit e do e mbroje Enverin se s'ben, por ja fut kot edhe moshes. Mire ajo qe mund te kete rrjedhur, por ky gazetari c'ben.
    Thote qe eshte 83 vjece dhe ka dale partizane 18 vjec. I bie qe te kete shkuar ne lufte ne 1948. Mbas pilafit dmth.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Futja kot. S'lane njeri pa intervistuar. Le qe eshte kusherira e pare e Adil Carcanit e do e mbroje Enverin se s'ben, por ja fut kot edhe moshes. Mire ajo qe mund te kete rrjedhur, por ky gazetari c'ben.
    Thote qe eshte 83 vjece dhe ka dale partizane 18 vjec. I bie qe te kete shkuar ne lufte ne 1948. Mbas pilafit dmth.
    si xhaja e naltmadhnise te

    Historiani dhe kameleoni (1989) i qamil buxhelit,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Lloj lloj perrallash na bie te lexojme e degjojme. Enver Hoxhen se njihte kush gjate luftes. As qe e kishin idene se kush ishte. UNe i kam patur te dy gjysherit nga ime me partizane dhe me pozita ne brigadat e tyre dhe asnjeri skishte degjuar per Enverin gjate luftes. Madje madje figura e Enverit filloi te behej e njohur publikisht mbas 1945. Gjithe kjo pacavurja me siper eshte hartuar qe te rindezi dhe njehere konfliktin civil: partizano/ballist. Njerez te semure qe nuk heqin dore nga perversitetet. Rrace e ndyre paskan qene keta te kuqte :@
    Darius, kam rrespekt për ty , sepse je njeri i ekuilibruar dhe i arsimuar, por po të them që kjo historia me BALLISTËT ËSHTË E VËRTETË,
    Gjyshja ime ishte nga VOSKOPOJA dhe më trgonte Histori nga Lufta dhe mbaj mend që shumë herë me tregonte se si Ballistat hynin në Fshat dhe vidhnin Shtëpitë, domethënë ju merrnin me zor kuverta, bagëti kuaj, mushka, bulmete etj, etj, Bile mbaj mend një histori që më kishte bërë përshtypje shumë të madhe , sepse më tha që pasi Ballistat kishin Plaçkitur Fshatin Plakat e fshatit shkuan dhe ju ankuan një Togeri Gjerman i cili ishte i në posta Gjermane e fshatit, hollësisht më tha që kishin shkuar të gjitha Plakat dhe ju ankuan për Ballistat, kur hynë në oborr të Komandaturës ose postës e gjetën në postafi duke u rruajtur me brisk dhe nje nga Plakat që kishte qënë disa vite në Gjermani për punë dinte ca Gjermançe dhe i tha ç'kishte ndodhur dhe Togeri Gjerman për çudi u fshi me picetë dhe ashtu gjymë i pa rruajtur mori Pistoletën dhe bashkë me Plakat ju preu rrugën BALLISTAVE duke i kërcënuar me pistoletë i detyrovi ti lini të gjitha ato që kishin grabitur , madje edhe nga Fshatra të tjera , KAMENICA,SHIPSKA etj, pra me pak fjalë historia me BALLISTA besoj se Qëndron.
    Gjyshja ime nuk e deshte Rregjimin e Hoxhës pasi i kishin Burgosur Vëllain i cili ishte Prift

  7. #7

    Për: Veterania 83-vjeçare Kano Saliaj: Enver Hoxha ishte për partizanët një idhull

    Kermill nuk po them qe historia me ballistat eshte e pavertete. Por historia nuk behet e njeanshme dhe as nuk sterilizohet sipas deshires se njerit apo tjetrit. Ballistat nuk u bene bashkepuntore sepse ashtu ja donte qejfi apo sepse ishin antishqiptare por sepse urdherat e serbit kerkonin lufte vellavrasese ne Shqiperi dhe ushtaret e tyre te bindur qe po merrnin pushtetin ne mbrapaskene i zbatuan keto urdhera me perpikmerine me te madhe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •