Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Filma qe do shfaqen se shpejti"""""Coming SOON""""

    Pacific Rim 3D
    Film Fantastik do shfaqet ne kinema ne 12 korrik
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Filma qe do shfaqen se shpejti"""""Coming SOON""""

    Filmat premierė tė vitit 2021

    Denisa Pasholli, A2 CNN


    Nė thuajse 1 vit pandemi, studiot mė tė mėdha kinematografike nuk e ndalėn punėn, duke vijuar xhirimet edhe gjatė muajve tė karantinės. Pandemia, megjithatė, bllokoi premierat botėrore tė filmave qė pritej tė bėnin jehonė gjatė vitit 2020, duke shtyrė pėr vitin 2021 publikimin dhe shfaqjen e tyre nė kinematė mbarėbotėrore.

    Amazon e Netflix menduan kėto muaj pėr tė siguruar argėtim, pėrmes titujve qė shfaqėn premierė. Por, mungoi ndjeshėm “magjia e ekranit tė madh tė kinemasė”. Filmat e rinj, nga ato aksion apo me superheronj, thriller e fantazi, filmat e animuar apo komeditė, janė shtyrė pėr vitin 2021. Me shpresėn se njė vaksinė do tė japė rezultatet e shumėpritura e gjithēka do t’i rikthehet normalitetit gjatė 2021-shit, regjisorėt presin me padurim tė shohin vendimin e publikut pėr prodhimet qė pritet tė shfaqen premierė deri dhjetorin e ardhshėm.

    Kalendari i premierave ėshtė gati, me filmat e Ues Anderson, Steven Spielberg, Marvel e James Bond, qė janė gati pėr publikun dhe presin prej muajsh nė sirtar. Ja ēfarė presim tė shohim kėtė vit:

    1.The French Dispatch

    Menjėherė, mendojmė pėr ēmimet Oscar dhe njė nga pretendentėt e tij ėshtė “The French Dispatch”, listuar tashmė nga kritikėt si njė ndėr ata qė mund tė sigurojnė njė statujė tė artė, edhe pse premiera gati u shty pėr 2021-shin. Filmi i regjisorit dhe producentit, Ues Anderson, pėrshkruhet si njė letėr dashurie pėr gazetarėt e njė gazete amerikane nė Parisin e shekullit tė 20-tė dhe nė qendėr tė tij ka 3 histori. Filmi vjen nga njė Anderson modern dhe njė kast qė pėrfshin aktorė tė mėdhenj si Benicio del Toro, Adrien Brody, Tilda Swinton, Léa Seydoux, Frances McDormand, Timothée Chalamet, Lyna Khoudri, Jeffrey Wright, Mathieu Amalric, Steve Park, Bill Murray, Owen Wilson. Ky ėshtė filmi i parė qė shfaqet premierė nga prodhimet hollivudiane, mė 28 janar.

    2. Morbius

    Sepse “Joker” nuk mjaftonte… Jared Leto i bashkohet University Marvel, gjithashtu. Leto do tė luajė rolin e Michael Morbius, njė biokimist qė bėn njė gabim tė rėndė gjatė njė eksperimenti, duke i injektuar gabimisht vetes gjak, e duke i dhėnė formėn e njė vampiri. Premiera ėshtė vendosur pėr mė 18 shkurt.

    3. No Time To Die

    Prit e prit e prit…dhe premiera e James Bond u shty me thuajse 1 vit. Por, tashmė duket se ka njė vendim final: Filmi mė i fundit me protagonist kryesor James Bond do tė shfaqet premierė mė 2 prill. Ky do tė jetė prodhimi i 25-tė ndėr vite me personazhin aq tė dashur tė agjentit 007. Filmi, me aktorė Lashana Lynch si 007, sjell njė tjetėr aventurė pėr spiunazhin britanik, qė nis me rrėmbimin e njė shkencėtari, pėr tė cilin James Bond rikthehet nė skenė, i armatosur, sipas teknologjisė mė tė fundit. Filmi vjen me kolonė zanore tė Billie Eilish dhe premton njė fund eksploziv tė Daniel Craig nėn kostumin e personazhit Bond.

    4. A Quiet Place Part II

    Emily Blunt rimerr rolin e mėparshėm, tė gruas qė jeton nė frikė, me familjen e saj vėrtet tė qetė, e fshehtė nga krijesat qė gjuanin me zė, nė pjesėn e dytė tė filmit qė pati sukses nė 2018-n. Nė prodhimin e dytė shfaqet familja Abbot, qė jeton njė aventurė tė dytė, me zhvendosjen nė atė qė e konsideroi njė “zonė tė sigurt”, por qė shumė shpejt kuptojnė se ato krijesat, nuk janė i vetmi rrezik pėr ta. Filmi pritet tė shfaqet premierė, mė 23 prill.

    5. Last Night In Soho

    Shkruar dhe nėn regjinė e Edgar Wright, filmi horror “Last Night in Soho” sjell si personazh kryesor Anya Taylor-Joy nė rolin e njė gruaje qė pėrpiqet tė kthehet pas nė kohė, nė vitet ’60. Por, asgjė nuk duket se shkon siē duhet dhe aventura e saj merr njė kthesė tė frikshme. Nė film, luan edhe aktorja e ndarė nga jeta muajt e fundit, Diana Rigg. Premiera do tė shfaqet nė kinematė botėrore, mė 23 prill 2021.

    6. Black Widow

    Pavarėsisht faktit qė “Avengers” pėsuan njė humbje tragjike tė “Black Widow” nė “Avengers:endgame”, ajo rikthehet pėrsėri, kėtė herė vjen pas nė kohė, me Natasha Romannoff qė luhet nga Scarlett Johansson, qė kthehet nė shtėpi pas ngjarjeve tė Captain America: Civil War, vetėm pėr t’u pėrballur me familjen dhe hidhėrimin qė do lėrė pas. Po ashtu, nė Marvel Universe do tė luajnė Florence Pugh dhe David Harbour. “Black Widow” do tė shfaqet premierė mė 7 maj.

    7. Fast & Furious 9

    Edhe pse mendohej se seria e 8 do tė ishte e fundit, aksioni dhe intriga rikthehen nė ekranin e madh tė kinemasė. Garat nė rrugė dhe aksioni i superheronjve modern qė shpėtojnė botėn, vjen me serinė e 9 tė Fast & Furious. Kėtė herė, armiku vjen nga brenda. Roli kryesor shkon pėrsėri pėr Dominic qė luhet nga Vin Diesel dhe familjen e tij, qė do t’i duhet tė pėrballet me vėllain e Dominici, Jakob, njė vrasės vdekjeprurės, qė punon pėr armiqtė e vjetėr tė Dominic dhe miqve tė tij. Filmi aksion dhe aventurė shfaqet premierė, mė 28 maj.

    8. The Conjuring: The Devil Made Me Do It

    Patrick Wilson dhe Vera Farmiga rimarrin rolet e tyre si Ed dhe Lorraine Warren nė kapitullin e tretė tė “The Conjuring”. Seritė, tė frymėzuara nga jeta reale e 2 hetuesve tė aktiviteteve paranormale, marrin njė kthesė nė kėtė film tė ri, kur njė i dyshuar si vrasės pretendon se ėshtė posedimi i aftėsive djallėzore qė i shkakton krimet dhe jo ai vetė. Thrilleri psikologjik shfaqet premierė, mė 4 qershor.

    9. Top Gun: Maverick

    Kanė kaluar 34 vjet qė kur Tom Cruise u shfaq pėr herė tė parė nė filmin Top Gun, por mos mendoni se kėto vite e kanė ngadalėsuar aktorin. Maverick rikthehet po aq i fortė dhe me besim si atėherė, duke testuar pėrsėri limitet e fizikut, por edhe autoritetit tė tij. Por, dy zhvillime tė rėndėsishme do ta shkundin pak: njė mision i rrezikshėm i Top Gun dhe mbėrritja e djalit tė mikut tė tij mė tė ngushtė, tė ndarė nga jeta. Pas shumė shtyrjeve, Top Gun: Mavercik vjen premierė, mė 2 korrik.

    10. Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

    Do duhej tė ishte filmi i 25-tė i Marvel Cinematic Universe, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, por ky ėshtė i pari film ku shfaqet artisti i famshėm i arteve marciale, superheroi Shang-Chi, i cili ėshtė shfaqur pėr herė tė parė nė ekran nė njė film tė vitit 1973. Tashmė, thuajse 50 vite pas, Marvel po rrėfen histori, tė shkruara mė mirė, pėr superheronjtė e tjerė, jo ata tė zakonshmit. Aktori me origjinė kineze e kanadeze, Simu Liu, do tė jetė personazh kryesor me kostumin e kuq nė kėtė film, qė vjen premierė mė 9 korrik.

    11. Space Jam: A New Legacy

    Mė nė fund. Filmi klasik i viteve ’90 vjen nė prodhimin e ri, “Space Jam: A New legacy”, 25 vjet pasi filmi origjinal pushtoi kinematė. Nė filmin e ri, basketbollisti LeBron James do tė luajė veten e tij. Po ashtu, pjesė e filmit, nėn petkun e personazheve kryesore do tė jenė edhe yje tė tjerė tė NBA dhe WNBA, si Klay Thompson, Chris Paul, dhe Diana Taurasi. Ryan Coogler dhe vetė James, janė edhe nė rolin e producentėve, nė historinė e re, ku LeBron ėshtė nė kėrkim tė tė birit Bronny. Ky i fundit dhe banda e Looney Toons kanė nisur njė rrugėtim pėrgjatė katalogut tė Warner Bros. kjo do tė jetė njė aventurė, qė duket se do tė lėrė pas misterin e Harry Poter. Filmi do tė shfaqet premierė nė kinematė e mbarė botės mė 16 korrik.

    12. The Suicide Squad

    Epo, le ta provojmė pėrsėri. Pasi arritėn tė mbijetojnė pas aksionit tė parė, skuadra vetėvrasėse, vjen me tė njėjtin emėr si nė 2016-n, por e pajisur mė mirė, me armė tė teknologjisė sė fundit dhe robotė. Protagonistėt kryesorė janė po ata: Viola Davis, Margot Robbie e Idris Elba. Pėr premierėn e “Skuadrės Vetėvrasėse” do tė duhet tė prisni 6 gushtin.

    13. Candyman

    Pas suksesit me “Get out” dhe “US”, regjisori dhe skenaristi Jordan Peele vjen me njė tjetėr film horror. Me regji tė Nia DaCosta, ky film ėshtė vazhdim i prodhimit tė vitit 1992, me ngjarjet qė vendosen nė po tė njėjtėn lagje tė Ēikagos, si nė filmin e parė. Artisti vizual Anthony McCoy dhe e dashura e tij, vendosen nė kėtė lagje tė Ēikagos. Kur karriera e tij pėson lėkundje, McCoy shqyrton njė mundėsi tė re pune me njė mik tė vjetėr tė lagjes dhe ekspozohet kudo si “Candyman”, duke kthyer pėrsėri nė vėmendje njeriun qė terrorizoi lagjen vite e vite mė parė. “Candyman” ishte vendosur pėr t’u shfaqur premierė, fillimisht nė SHBA gjatė 2020-s, por premiera ėshtė vendosur tashmė pėr mė 27 gusht.

    14. Dune

    Bazuar nė njė nga novelat fantastiko-shkencore mė tė famshme tė tė gjitha kohėrave, “Dune” sjell librin nė njė dritė te re, shndėrruar nė njė film tė adoptuar enkas pėr ekran, me yjet e kinematografisė Timothée Chalamet, Rebecca Ferguson, Zendaya, Oscar Isaac etj. Novela ėshtė shkruar nė vitin 1965, por ėshtė pėrshtatur nė kohė. Personazh kryesor ėshtė Paul Atreides, familja e tė cilit komandon Arrakis, njė planet qė prodhon njė substancė tė quajtur “nuancė”, qė ėshtė integrale me eksplorimin e hapėsirės dhe udhėtimit. Premiera e “Dune” vjen mė 1 tetor.

    15. The Eternals

    Nuk do t’iu duhet tė prisni mė gjatė. “The Eternals” bėn bashkė njė ekip me superheronj, qė rikthehen nė aksion. Me njė kast aktorėsh tė jashtėzakonshėm si Angelina Jolie, Kit Harington, Kumail Nanjiani, filmi sjell historinė e njė grupi superheronjsh tė pavdekshėm, prania e tė cilėve i dha formė historisė sė tokės. Pėr premierėn e saj do tė duhet tė prisni 5 nėntorin.

    16. Fantastic Beasts 3

    “Fantastic Beasts” rikthehet me filmin e tretė. Eddie Redmayne rikthehet me rolin e Newt Scamander, njė magjistar qė duket se do tė mundojė sėrish Harry Potter. Pjesė e filmit pritej tė ishte edhe Johnny Depp, por pjesėt e tij janė prerė. Filmi shfaqet premierė, mė 12 nėntor.

    17. Mission: Impossible 7

    2021-shi do tė jetė njė vit fantastik pėr Tom Cruise. Pėrveē Top Gun, aktori risjell nė ekran personazhin e famshėm dhe ikonik tė Ethan Hunt, nė episodin e 7 tė spiunit. Ai sjell pėrsėri nė ekran njė aventurė tė jashtėzakonshme, me asgjė qė shkon keq, ashtu siē vetė Cruise kėrkon qė filmi tė jetė: perfekt.

    Agjenti sekret pėrballet me njė rrezik tė frikshėm, qė vjen nė ekran si personazhi i keq, i luajtur nga Hayley Atwell. Por, mos kini merak: “Mission: Impossible 7” nuk do tė jetė aventura e fundit e Tom Cruise, i cili ka nisur xhirimet pėr “Mission: Impossible 8”, qė premierė do tė shfaqet nė nėntor tė 2022. Pėr momentin do tė kėnaqemi me, mė 19 nėntor.

    18. West Side Story

    Ikonikja, ndoshta muzikali mė i famshėm i tė gjithė kohėrave, “West Side Story” do tė shfaqet pėr herė tė parė qė prej vitit 1961, nė ekranin e kinemasė si njė film. Nėn regjinė e Steven Spielberg, filmi ngjitet nė sheshxhirim pėr t’u adaptuar nė njė film, nė njė version Romeo and Juliet, tė viteve ’50 nė Nju-Jork City. Premiera do tė shfaqet mė 10 dhjetor.

    19. Untitled Spider-Man Sequel

    Dhjetori i vitit 2021 rikthen nė ekranin e kinemasė njė tjetėr hero, “Njeriun Merimangė” dhe aventurėn e tij tė tretė, ende pa njė titull zyrtar. Duket se Peter Parker do tė rikthehet jo pėr njė, por edhe pėr 2 seri tė tjera tė “Spiderman”, me datėn zyrtare tė premierės vendosur pėr mė 17 dhjetor.

    20. The Matrix 4

    Edhe pse mendohej qė pėr shkak tė pandemisė, xhirimet do tė shtynin premierėn pėr nė vitin 2022, filmi mė i fundit i John Wick, “The Matrix 4” do tė shfaqet premierė mė 22 dhjetor, me protagonist kryesor sėrish Keanu Reeves. Skenari i filmit ka mbetur sekret deri mė tani, por historia e aksionit dhe aventurės sė radhės do tė jetė interesante, me rikthimin nė ekran pas thuajse 20 vitesh.


    https://a2news.com/2020/12/31/filmat...te-vitit-2021/

  3. #3
    Blanc et noir
    Anėtarėsuar
    28-03-2005
    Postime
    490

    Pėr: Filma qe do shfaqen se shpejti"""""Coming SOON""""

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    Filmat premierė tė vitit 2021



    20. The Matrix 4

    Edhe pse mendohej qė pėr shkak tė pandemisė, xhirimet do tė shtynin premierėn pėr nė vitin 2022, filmi mė i fundit i John Wick, “The Matrix 4” do tė shfaqet premierė mė 22 dhjetor, me protagonist kryesor sėrish Keanu Reeves. Skenari i filmit ka mbetur sekret deri mė tani, por historia e aksionit dhe aventurės sė radhės do tė jetė interesante, me rikthimin nė ekran pas thuajse 20 vitesh.


    https://a2news.com/2020/12/31/filmat...te-vitit-2021/
    Interesante.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •