Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si u zhdukën varrezat shqiptare në Selanik

    Si u zhdukën varrezat shqiptare në Selanik

    Arben Llalla

    Bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishin varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot ajo lagje quhet “Triandria”

    Kush ka jetuar në Greqi i njeh mirë grekët, zakonet dhe psikologjinë primitive që i udhëheq. Për të qenë më i qartë kush ka dëshirë të mësojë rreth karakterit grek le të lexojë librin e shkrimtarit grek Nikos Dhimu “Fatkeqësia të jesh grek”, një libër që është botuar për herë të parë më 1975 dhe deri më sot është ribotuar 23 herë. Shkrimtari grek Nikos Dhimu në 19 qershor të 2009 i deklaroi gazetës së madhe amerikane New York Times se: “Ne kemi folur gjuhën shqipe dhe vet thirreshim romei, por pastaj Winckelmann, Gëte, Victor Hugo, Delacroix, ata të gjithë na thanë: Jo, ju jeni grekë, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Platonit dhe Sokratit”.

    Për psikologjinë primitive që ka sunduar e sundon ende në Greqi, veç rastit të paprecedentë në histori me shkatërrimin e 700 mijë varreve të çifutëve në Selanik, të bind fare qartë skandali me varrezat e shqiptarëve po në këtë qytet. Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë raca njerëzish si grekë, shqiptar, turq, çifutë, sllavë etj. të cilët kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu bashkësia shqiptare, që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut, kishin varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot ajo lagje quhet “TRIANDRIA”. Për çudi ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve.

    Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo të shqiptarëve. E cila edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeveris greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit i cili në ato varreza kishte pasur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976.

    Janë të vetme eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistimin dikur varrezë e shqiptarëve lagja Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. Më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgare. Shteti grek mund të zhduki varrezat e çdo kombi jogrek. Athere përse Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grek që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-07-2013 më 02:29
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Si u zhdukën varrezat shqiptare në Selanik

    Ushtaret greke ne shqiperi qe luftuan fashizmin ishin aleate ne lufte dhe jo armiq.
    Si aleate respektohen.Edhe varret e tyre respektohen.
    Greqia i ka konsideruar shqiptaret gjithmone armiq.
    Cfare shpreson.
    Edhe sikur te kete fakte qe jane ndertuar lagje ndertesa mbi varre te shqiptareve
    atehere shqiptaret duhet te kerkojne qe drejtesia te vihet ne vend me gjyq dhe gjoba.
    Greket duhet te paguajne gjoba per ndertimet mbi varreza.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Si u zhdukën varrezat shqiptare në Selanik

    Nuk e kuptoj hic kte ngrindje. Kur beson qe ka ndodhur, atehere shteti shqiptar duhet ta dergoj ceshtjen ne gjyq dhe nqs fiton do ket shum perfitime te medha.

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Si u zhdukën varrezat shqiptare në Selanik

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj hic kte ngrindje. Kur beson qe ka ndodhur, atehere shteti shqiptar duhet ta dergoj ceshtjen ne gjyq dhe nqs fiton do ket shum perfitime te medha.
    Sa kan cuar ceshtjen came, sa kane cuar ceshtjet e emigrantve shqiptar tani etc. Shteti shqiptar as ka care as do caj koke per popullin e vet!
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •