Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 106
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    -Një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit bëri thirrje publike, kundër kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me diktatorët, Enver Hoxha dhe Hitlerin dhe i kërkoi ndihmë kryeministrit ende në detyrë, Sali Berisha që t’i drejtonte në rrëzimin e Edi Ramës. Fjala është për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, që i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Sali Berisha për të rrëzuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Edi Rama. Në një status në profilin e vet në Facebook, hedhur të dielën në mbrëmje rreth orës 20.00, përmes celularit, Breçani i bëri thirrje publike Berishës që t’i prijë në rrëzimin e kryeministrit të ardhshëm, duke e cilësuar atë Enver të dytë dhe Hitler. “Përshendetje liderit historik të shqiptarëve Doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studentë të ’91-it shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”-shkroi Brecani në profilin e vet në Facebook.

    Pas këtij mesazhi erdhën edhe disa mbështetje online. Dikush iu përgjigj se ai është kandidati i duhur për kryetarin e PD-së, duke uruar që ta shohin në atë post një ditë dhe se PD është e Tropojës. Një tjetër i shkroi se: “E meriton vërtet vendin e Doktorit...”, një tjetër i shkroi se: “Besnikëria, përkushtimi dhe fisnikëria me të cilën ti i shërbeve kryeministrit, liderit të kombit, ka bërë që të gëzosh respekt dhe vlerësim nga të gjithë ata që të njohin dhe të kanë dëgjuar vetëm emrin”, se: “Patjetër që do jemi të bashkuar dhe s’do lejojmë që disa besëprerë bukëshkelur të shkelin mbi idealet dhe atë që Lideri ynë arriti të lartësojë”, “Do ta rrëzojmë birin e k... ës Edvin Ramën se askush nuk na ndal”. Por ka edhe disa komentues që nuk janë dakort me PD-në dhe figurat që e përfaqësojnë sot atë. Njëri prej tyre shkruan se: “Problemi i PD-së është se ka shumë komunistë, spiunj, sigurimsa, ish-anëtarë të Partisë së Punës..... duhet brezi i ri...”, apo se: “PD me deputet Kastriot Islamin, Genc Pollon, Rusmajlin, Agim Shehun, oficerin e kufirit që vriste njerëz në kufi, e vër Saliun që ishte anëtar partie e i përkëdhelur i Bllokut, s’më duket shumë parti e djathtë, pa përmendur terroristin Arben Imami që vriste oficerë të republikës në 1997...”.

    Breçani

    Erzen Breçani është një emër i njohur i njohur për publikun dhe gjithkund i shfaqur ka ka patur dhunë ndaj qytetarëve. Në 21 janar 2011 ai ishte shef i komisariatit numër 2 të Tiranës dhe në krye të dhunës së paprecedentë që ushtroi policia ndaj qytetarëve të pafajshëm që ndodheshin në shesh pasi kishte mbaruar protesta ose ishin kalimntarë, disa orë pasi katër qytetarë ishin vrarë nga garda përballë kryeministrisë. Katër muaj më vonë po ky shef policie ushtroi dhunë edhe ndaj deputetëve të PS-së që protestonin para KQZ-së, pas vendimit për rinumërimin e votave për bashkinë e Tiranës, pas të cilave rezultati u përmbys në favor të kandidatit të PD-së, Lulzim Basha. Në tetor 2012, me vendim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës u hoqën policët që ruanin vendin ku zhvillohej greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë te “Komuna e Parisit”, për tu zëvendësuar me policët e komisariatit numër 2 në krye të të cilëve ishte Breçani. Pas kësaj policia zgjeroi rrethimin në zonën ku po zhvillohej greva e urisë, u ndaloi komunikimin me jashtë grevistëve dhe pengoi furnizimin me ujë dhe me lëngje frutash, përfshirë pakot me sheqer, që ishin jetike për grevistët. Në 8 prill 2013 një kameraman i “Top Channel” u dhunua pse po filmonte dhunën policore ndaj tifozëve të ndeshjes Tirana-Skënderbeu, që hidhnin parulla kundër kryeministrit Berisha. Ai deklaroi se u pengua tqë të bëjë detyrën dhe më pas u shoqërua në komisariatin numër 1, ku, sipas deklaratës së bërë, u godit nga zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

    Pas protestës së televizionit dhe gazetarëve, Drejtoria e Policisë tha se e kishte pezulluar nga detyra Breçanin, por në 16 prill ai ishte në krye të policëve që dhunuan qytetarët dhe banorët e një pallati ku ku ishin nxjerrë me dhunë 13 familje. Së fundi Erzen Brecani u shfaq në 24 qershor 2013, po në cilësinë e zv.drejtorit të Policisë, në mbrojtje të një tentative për të ndërruar kutitë e votimit në Qendrën e numërimit të votave në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë në KZAZ-në numër 33, ku 6 punonjës të ÇEZ-it me makinë hynë fshehurazi brenda në oborrin e KZAZ-së nr.33 dhe komisionarët e PS-së i kanë kyçur ata brenda dhe kanë njoftuar policinë. Deputeti Abazi tha se policia i ka lejuar të hyjnë në KZAZ pa autorizim dhe se punonjësit e ÇEZ-it u larguan nga prapa shkollës dhe policia nuk ka veproi. Akuzave të deputetëve të PS-së, breçani u ishte përgjigjur: “Unë jam gjeneral i policisë së shtetit, as i Saliut, as i kurrkujt!”, ndërsa deputeti Fatmir Xhafa e akuzoi Breçanin: “Ti je aksident në polici. Për fat mbaroi koha jote. E ke përdorur policinë e shtetit. Ti je ordiner”. Drejtuesit e opozitës aktuale, Rama dhe Meta, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve kanë bërë thirrje që Policia e Shtetit të distancohet nga aktet e dhunës dhe mbështetjen e qeverisë, siç u duk ditën e votimeve, kur një simpatizant i LSI-së u vra në Laç, ndërsa policia nuk ishte pranishme.




    SHEKULLI

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Nje deklarim i tille duhet ndjekur penalisht sepse behet nga nje shef policie.

  3. #3
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nje deklarim i tille duhet ndjekur penalisht sepse behet nga nje shef policie.
    Keto deklarata degjoheshin perdite nga Edi Rama dhe deputete secialiste kur ishin ne opozite..
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nje deklarim i tille duhet ndjekur penalisht sepse behet nga nje shef policie.
    e drejt,sepse ketu me pak flaje ben thirje haptas per lufte civile,si nje diktator per te rrezuar me dhune ate qe me voten i lire shprehu populli,habitem si nuk jane marre masa akoma ndaj ketij njeriu,duhet te kishte menjehere reagim nga institucionet perkatese te shtetit
    -dhe pastaj habitemi pse lulezon krimi ne shqiperi...me polic te tille madje te shkalles se larte sic eshte ky,nuk mund te prite gje tjeter..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Keto deklarata degjoheshin perdite nga Edi Rama dhe deputete secialiste kur ishin ne opozite..
    Ka ndryshim shume te madh midis deklaratave te nje politikani dhe nje funksionari te shtetit,qe paguhet per ti sherbyer popullit

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Keto deklarata degjoheshin perdite nga Edi Rama dhe deputete secialiste kur ishin ne opozite..
    Une nuk kam asnje simpati ndaj edi rames, ai duhej te ishte ndjekur penalisht kur tentoi te bente puç me dhune, por populli e beri zgjedhjen, nuk kemi nevoje per deklarata te tilla.

  7. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Ka ndryshim shume te madh midis deklaratave te nje politikani dhe nje funksionari te shtetit,qe paguhet per ti sherbyer popullit
    Funksionari i shtetit paguhet per ti sherbyer popullit ndersa kryetari i opozites u paguaka qe te ja fusi popullit. Kjo eshte tamam llogjika e Napolon Zerves. Llogjike prej krimineli.

    Ky polici pikesepari shkruaka nje shqipe shume te cunguar dhe duket qe eshte njeri pa nivel dhe i papershtatshem per postin qe i kane dhene. Pikesedyti tregon lajthitje kur prononcohet ne kete forme. Zgjedhjet mbaruan.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Tropojan zoteria ne fjale??
    BRECANI
    Opo lerini deklaratat e tyre,sepse shefa policie ne c'do rajon policie te te gjithe qyteteve shqiptare tropojane gjen.

    Keta duhet te bejne tatuazhe ne trup per Salen,e jo vec ne tru qe e kane,sepse nga nje cop arsimi te mesme qe kishin arriten te behen shefa krimesh,gjykates,prokurore.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Cudi e madhe si jane mbledhur te gjithe analfabetet tek ministria e brendshme... Si ky si Muli nuk do kene pasur leke per Abetare...

    Shyqyr ju erdhi Berisha edhe i mblodhi nga shpellat ku jetonin e i solli ne mes te Tiranes te vene rendin... Keta e shumta dele kane ruajtur ne jeten e tyre... Prandaj tregojne te njejten egersi me njereizt, se jane mesuar me kafshet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 02-07-2013 më 05:13

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Funksionari i shtetit paguhet per ti sherbyer popullit ndersa kryetari i opozites u paguaka qe te ja fusi popullit. Kjo eshte tamam llogjika e Napolon Zerves. Llogjike prej krimineli.
    Deklaratet e kryetarit te opozites jane te denueshme,por akome me skandaloze behet kjo gje kur vjen nga institucioni i sigurise se shtetit,nga numri 2 i saj qe ben thirje per rezimin e kryeministrit te ardhshme te zgjedhur ne menyre demokratike me shumice te theksuar votash,te pranuar nga te gjitha palet

  11. #11
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Nje deklarim i tille duhet ndjekur penalisht sepse behet nga nje shef policie.
    Atehere Tak Ngjela duhet denuar me burg sepse ben thirrje qe jo 3, por 3 mije do sakrifikohen per te shembur qeverine me dhune.

    PS: Akti i drejtorit ne fjale eshte i denueshem dhe ndaj tij duhet te meren masat administrative te parashikuara nga rregullorja e brendshme e institucionit.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Atehere Tak Ngjela duhet denuar me burg sepse ben thirrje qe jo 3, por 3 mije do sakrifikohen per te shembur qeverine me dhune.

    PS: Akti i drejtorit ne fjale eshte i denueshem dhe ndaj tij duhet te meren masat administrative te parashikuara nga rregullorja e brendshme e institucionit.
    Sigurisht qe tak ngjela ka bere thirrje gjakatare dhe ne nje vend normal demokratik do ishte denuar.
    Jo se saliu eshte me i mire por kur imagjinon qe do kemi edi ramen kryeminister, tak ngjelen minister drejtesie dhe saimir tahirin minister te brendshem te vjen natyrshem dyshimi se si do eci perpara shqiperia.

  13. #13
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Ka ndryshim shume te madh midis deklaratave te nje politikani dhe nje funksionari te shtetit,qe paguhet per ti sherbyer popullit
    Jo re me llogjiken tende politikani te beje c'te doje ... I vemit ndryshim eshte qe ka imunitet. Perpara ligjit te gjithe jane te barabarte nga politikani, polici dhe deri te qytetari i thjeshte.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Sigurisht qe tak ngjela ka bere thirrje gjakatare dhe ne nje vend normal demokratik do ishte denuar.
    Jo se saliu eshte me i mire por kur imagjinon qe do kemi edi ramen kryeminister, tak ngjelen minister drejtesie dhe saimir tahirin minister te brendshem te vjen natyrshem dyshimi se si do eci perpara shqiperia.
    Ca jane keto deklarime pa lidhje aman. Partia e Ngjeles 1000 vota i mori a si mori, do na u beka Ngjela minister. Jo po kryeminister.

    Ne dore e kishte ta arrestonte Berisha, pse nuk e beri? Se ka frike nga ato qe nxjerr Ngjela, prandaj luante ngriva shkriva me te!

    Une nuk besoj se do te kete ndonje deputet qe do te behet minister per vete faktin sepse duhet te heqi dore nga mandati i deputetit.

    Ndoshta jam i gabuar por kete do e shohim pas dy muajshve.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ca jane keto deklarime pa lidhje aman. Partia e Ngjeles 1000 vota i mori a si mori, do na u beka Ngjela minister. Jo po kryeminister.

    Ne dore e kishte ta arrestonte Berisha, pse nuk e beri? Se ka frike nga ato qe nxjerr Ngjela, prandaj luante ngriva shkriva me te!

    Une nuk besoj se do te kete ndonje deputet qe do te behet minister per vete faktin sepse duhet te heqi dore nga mandati i deputetit.

    Ndoshta jam i gabuar por kete do e shohim pas dy muajshve.
    Ashtu thuhej, mbase dhe nuk behet, pak rendesi ka kjo, rendesi ka qe tipa te tille do na qeverisin direkt apo indirekt.

  16. #16
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Une nuk kam asnje simpati ndaj edi rames, ai duhej te ishte ndjekur penalisht kur tentoi te bente puç me dhune, por populli e beri zgjedhjen, nuk kemi nevoje per deklarata te tilla.
    E ca ka per tu habitur ketu? Me pare ne kemi degjuar thirrje per dhune hapur me ze e me figure . Polici ka bere thirrje duke shprehur bindjen e tij partiake, secili ka te drejte te shprehe mendimin personal ne nje profil privat. Une e lexoj si nje thirrje per te mbledhur forcat opozitare dhe jo thirrje per dhune. Duhet te ndajme mendimet ne nje vend privat dhe ndryshe sillet kur eshte ne krye te detryre qe duhet te jete profesional.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 02-07-2013 më 06:10
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    E drejte dhe ajo qe thua, ka goxha ndryshim nga nje status personal ne facebook dhe kur del ne televizion.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    qe duhet denu e ndjek penalisht kjo ska nevoje per komente
    por me pelqen sinqeriteti i tij
    sepse si ky dhe qindra te tjer duke fillu nga qyteti im e din se ato miliona e ato vite luksi i paten dhurat
    e eshte e qarte qe tani pa saliun ndryshon per keq Puna
    JO SEKS PARA MARTESE

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    E drejte dhe ajo qe thua, ka goxha ndryshim nga nje status personal ne facebook dhe kur del ne televizion.
    ky qe e ka shkrujt kete status ne FB, eshte nji ar me xhunga.

    shume trapa jane bere kta njerez, s'lejne gje pa shkruar ne FB, si puna e atij ministrit te brendshem qe kithe fotografu voten.

    gjithsesi, edhe jashte kur shkrujne gjera ne FB, qe u kontestohen, s'e kam shkrujt uen thone. kane hyre hackerat e kane shkrujt, ose eshtre profili fals etj.

    gjithsesi thirrjet per gjak te ngjeles, tani duhen pritur nga krahu tjeter.

    nese sdo qe te bien mbi ty, sduhet as ti te besh gjera te tilla ndaj te tjereve.

    po kujt i thua?

    mhut njeri dhe kahke tjetri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    WOW , injoranca kolektive shqiptare , nuk ka limite . Per ate zote , nuk ka dite qe shqiptaret mos te kapin rekorde injorance ne nivele boterore . Me trishtim po ja u them , ky shtet per deri sa nje minorance e madhe
    shqiptaresh te ken kete lloj mentaliteti NUK BEHET .

    Zv-drejtori i policise (ende ne detyre ) nje vagabond ordinere , ne nje nga funksjonet me te larta shteterore qe eshte atje edhe paguhet me LEKET e taksapaguesve shqiptare , po ben thirje per rrezimin e kryeministrit qe as nuk ka ardhur akoma ne pushtet .

    JA pra shikoni nivelin ordirner , qe tregohet fare qarte haptas , qe kjo qeveri ne arrati ka pasur edhe ka ! Qenkemi shtet primitiv !!! Turp t ju vij edhe disa prej jush qe njerez nuk u bet . Parazita qe e keni lidhur jeten tuaj me nivele shteterore per te vjedhur popullin .

    E di qe disave mund t ju pengoje edhe realiteti , sidomos moderatoreve qe kan nje para pelqim per simptomen e Enverizmit te misheruar ne Berishisem . Prandaj edhe mund te me fshihet komenti sic eshte bere edhe ne shume raste te tjera .

    Po une jam nje njeri qe gjerat i them ashtu sic jan . Edhe ne shqiperi shume gjera te neveritshme si edhe njerez te neveritshem jan te paqene .... Nejse !!!

    Ky me mire te futet ne burg po nuk dha doreheqje ! Kaq nga une !

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •