Nofka imene chat eshte ReSpEcT Nuk fsheh ndoNje nenkuptim mistik. Thjesht me pelqen te emri i till sepse imponon respect nga te dyja palet !

Kam shume vjet qe jam ne Sarande , por sipas tradites punoj ne profesion. Lexoj dhe postoj gjate kohes time te lire . Ne kete forum kam gjetur qetesine e duhur . Fllimisht pa ndo1 interes te vecante, por me kalimin e kohes besoj se jam miqesuar shume me anetaret e forumit.Te Marresh dhe te japesh, shume informacione eshte dicka shumeinteresante, me eshte ForumiShqiptar si nje dritare e madhe me ane te ciles hynte jo vetem drite por edhe ngrohtesi.

Atehere te rikthehem ku u nisa, te flas njehere e mire per veten time. Une preferoj te bej perhere pak shaka, ndo1here me kripe e ndo1here me piper. Pergjigjet i pres me te njejten monedhe. Jam tip nostalgjik, por kjo nuk me pengon qe te shoh perhere perpara. Ne thelb jam tip liberal, edhe pse kundershtoj fort per te forcuar apo peshuar bindjet e mia. Jam i hapur per cdo debat. Kerkoj te thyej tabu-te, te luftoj prapambetjen dhe gjithcka qe sjell erresira kulturore. Jam Klasik, adhurues i cdo arti dhe vecanerisht levroj gjinise e letersise. Nuk do mund ta imagjinoja ekzistencen time pa muziken dhe sportin. Ne forum kam ndjere te me rritet patriotizmi dhe ndergjegjesimi per vendin tim, per identitetin tim, per gjuhen e shenjte qe flas, per traditat tona te vyera. Interesin me te madh e kam ndaj ndryshimeve te medha qe po ndodhin ne Shqiperi, si ne kontekstin socialo- ekonomik dhe politiko-shoqeror.

Nje tendence imja eshte zgjimi i qytetareve nga gjumi letargjik i indiferences, perballe cdo kanosje qe i vjen vendit tone, nga jashte apo nga brenda.

Gjithashtu do mundohem te bej gjithcka per te sjelle materiale historike, te cilat hedhin dyshime te forta mbi rolin dominant te shqiptareve ne krijimin e qyteterimeve dhe kulturave me te lashta. Pa lene menjane deshiren qe kam per te bere nje reklamim te turizmit shqiptar, te cilin une e shoh si nje nder mundesite me te arritshme per zhvillimin ekonomik te vendit tone.

Pergezoj te gjithe anetaret qe flasin jashte trojeve shqiptare, qe jane te interesuar te dijne se c'ndodh me Shqiperine, qe jane te interesuar te ruajne cdo tradite e vlere me te cilen u brymosen.

Pershendes te gjithe miqte e mi dhe ata qe do i bej ne vijim ...

(dhe me falni per vonesen,per tu prezantuar tani ne forum) :P
Kalofshi sa me mire!