Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    27 June, 2013 | Filed under: Lifestyle | Posted by: T.O

    f.0404223747225_mSi dėmtohen veshkat, bimėt mjekėsore qė kurojnė sėmundjen
    Tumoret janė shumė tė pėrhapura tek njerėzit qė vuajnė nga sėmundjet e veshkave. Pėrveē gurėve edhe tumoret duhet tė trajtohen, sipas specialistėve, me bimė mjekėsore tė cilat duhet tė pėrdoren nė formėn e lėngjeve. Pėr tė evituar problemet me veshkat ėshtė e rėndėsishme qė ēdo njeri, pavarėsisht faktit nėse ėshtė i sėmurė apo jo, duhet tė konsumojė tė pakėn 2 litra ujė nė ditė.
    Karcinoma renale
    Njihet edhe si “karcinomė me qeliza boshe” ose si hipernefromė. Ai ėshtė tumor malinj mė i shpeshtė i veshkave dhe prek mė shumė meshkujt, qė pinė duhan, rreth moshės 50-70 vjeē. Shenjat kryesore janė hematuri, masė e prekshme, dhimbje nė ije, temperaturė, policitemi. Biopsia mund tė mos mjaftojė pėr tė vendosur diagnozėn e kancerit, sepse pamja e karcinomės renale mund tė ngjajė me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veēantė i karcinomės renale ėshtė pėrhapja pėrgjatė venave renale dhe venės kava. Trajtohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2.
    Tumori Wilms
    Ėshtė mė i shpeshti tumor malinj i veshkave nė fėmijė. Mosha mė e prekur ėshtė 2-4 vjeē. Shenjat janė njė masė abdominale, shpesh shumė e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund tė jetė pjesė e kompleksit WAGR, ku bėn pjesė tumori Wilm, Aniridia, ka keq-formime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqėrohet me hemihipertrofi tė trupit. Pamjaftueshmėria prerenale e veshkave ėshtė pasojė e mosfurnizimit me gjak tė veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmėria e zemrės, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndėrkohė qė pamjaftueshmėria renale (brendarenale) e veshkave ėshtė pasojė e patologjisė sė veshkave: Shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (d.m.th pamjaftueshmėria prerenale mund tė kthehet nė pamjaftueshmėri renale), glomerulonefritet, sėmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve nė tubula.
    Pamjaftueshmėria postrenale e veshkave ėshtė pasojė e bllokimit tė rrugėve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurėt, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)
    Simptomat
    Shenjat dhe simptomat: Hiperkalemi, acidozė metabolike, oliguri. Diagnoza ėshtė eozinofiluria dhe tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizėm atherosklerotik. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. Trajtimet qė mund tė parandalojnė formimin e gurėve nė veshka janė tė mundshme nė ēdo rast. Prova tė qėndrueshme sugjerojnė se marrja e lėngjeve nė sasi tė madhe mund tė ulė rrezikun e gurėve. Pėrveē kėsaj, sapo tė zbulohet shkaku i formimit tė gurit, mund tė pėrdoren mjekime tė ndryshme apo ndryshime nė dietė pėr tė parandaluar gurėt e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urinės, pėrveē se zbrazni mbeturinat dhe lėngjet nga trupi juaj.

    Bimėt mjekėsore:
    1-Trėndafil i egėr.
    2-Kamomil.
    3-Lėng kumbullash.

    Shenjat dhe simptomat:
    1. Sistemi tretės: Anoreksi, pėshtjellim, tė vjella.
    2. Gjaku: hemorragji si pasojė e keqfunksionimit tė trombociteve.
    3. Ērregullime tė volumit intravaskular qė janė pasojė e humbjes sė aftėsisė tė veshkave pėr tė rregulluar pėrqendrimin e urinės.
    4- Anemia ėshtė pasojė e mosprodhimit tė eritropoetinės.
    5-Djersitje e vazhdueshme.
    6-Fryrje e trupit.
    7-Ethe.
    8-Dobėsi.
    9-Urinė e turbullt me erė tė keqe.
    10-Temperaturė.

    Roli i veshkave pėr organizmin
    Veshkat tuaja luajnė njė sėrė funksionesh tė rėndėsishme: Rregullojnė ujin nė trup dhe pėrbėrės tė tjerė kimikė nė gjak si: Sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnė mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; ēlirojnė hormonet nė gjak pėr tė ndihmuar trupin; rregullojnė presionin e gjakut; krijojnė qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa mė e madhe e gurėve nė veshka mund tė trajtohet duke rritur sasinė e marrė tė lėngjeve, ndryshime nė dietė dhe mjekime. Rreth 90% e gurėve, kalojnė vetė brenda 3 deri 6 javėve. Disa tipa gurėsh mund tė shpėrbėhen me anė tė mjekimeve; megjithatė, gurėt me pėrbėrje kalciumi (tipi mė i zakonshėm), nuk mund tė shpėrbėhet. Gurėt gjithmonė duhet tė hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dėmtime nė veshka. Kur heqja e tyre bėhet e domosdoshme, ekzistojnė disa metoda tė ndryshme pėr ta bėrė kėtė.

    Meshkujt, mė tė prekur nga gurėt nė veshka
    Gurėt nė veshka janė mė tė zakonshme tek burrat dhe mė saktėsisht, katėr nė pesė raste kanė gurė nė veshka. Normalisht, urina pėrmban substanca qė parandalojnė formimin e kristaleve. Megjithatė, kjo nuk funksionon pėr tė gjithė. Disa nga faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e gurėve tek njerėzit e prekshėm janė: Marrja e pakėt e lėngjeve, infeksione kronike nė rrugėt urinare. Rreth 80% e kancereve tė veshkės janė karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet tė ketė lidhje me moshėn, pasi haset tepėr rrallė nėn 40-vjeēarėt. Tumoret beninje tė veshkave mund tė rrinė nė trup si tė padėmshėm. Tumoret malinje shpesh janė nė stad tė avancuar kur ne i zbulojmė e nė pėrgjithėsi nuk i pėrgjigjen mirė trajtimit mjekėsor. Pėr kėtė arsye, veshka e sėmurė zakonisht hiqet nė njė nefroektomi.

    4 shprehi qė i dėmtojnė rėndė veshkat

    Nefronet (qelizat) e veshkave pėr ēdo 45 minuta filtrojnė pesė litra ujė, qė i pėrmban gjaku. Pėr kėtė arsye, organizmi i shėndetshėm mund qė ēdo 24 orė tė largojė rreth dy litra mbetje tė panevojshme nė formė tė urinės. Kėtė detoksikim natyral mund ta ērregulloni nė sė paku katėr mėnyra.

    1. Pėrdorimi afatgjatė i tabletave kundėr dhimbjeve
    Pėrdorimi afatgjatė i tabletave kundėr dhimbjeve, veēanėrisht nė sasi tė mėdha, ndikon dėmshėm nė indin dhe strukturėn e veshkave. Edhe ilaēet qė merren me recetė, edhe ato pa recetė, mund tė ndikojnė nė reduktimin e rrjedhės sė gjakut nė veshka. Ilaēet josteroide kundėr inflamacioneve qė pėrdoren pėr shėrim tė dhimbjeve dhe temperaturės sė lartė janė shkaktare kryesore tė njė gjėje tė tillė. Ndėrmjet 1 dhe 3 pėr qind tė rasteve tė reja tė sėmundjes kronike tė veshkave nė vit mund tė shkaktohen me keqpėrdorim tė ilaēeve kundėr dhimbjeve. Efekt tė ngjashėm mund tė kenė edhe disa ilaēe kundėr shtypjes sė lartė.

    2. Cigaret
    Efekti negativ i cigareve nė mushkėri dhe zemėr tashmė ėshtė i njohur, por studimet zbulojnė se duhanpirėsit janė mė tė prirė pėr tė pasur proteina nė urinė, gjė qė ėshtė shenjė e dėmtimit tė veshkave. Sėmundjet qė ndikojnė nė punėn e veshkave, siē janė diabeti dhe shtypja e lartė, gjithashtu e pėrkeqėsojnė varėsinė nga cigaret, ndėrsa duhanpirėsit mė shpesh kanė nevojė pėr dializė ose transplantim tė veshkave, kanė zbuluar studimet.
    3. Ushqimi i pasur me sheqer
    Sheqeri i tepėrt sjell probleme shėndetėsore, siē janė diabeti dhe mbipesha, ndėrsa kėto janė faktorė pėr sėmundjen e veshkave. Reduktojeni konsumimin e sheqerit nė organizėm dhe do ta reduktoni rrezikun nga sėmundjet e pėrmendura. Mė pak sheqer i pėrpunuar do tė thotė edhe mė pak kalori, substanca kimike dhe kripė, ndėrsa mesi dhe veshkat do tė jenė mirėnjohėse!

    4. Kripa e tepėrt
    Ushqimi me shumė kripė e rit shtypjen e gjakut. Shtypja e lartė e gjakut i dėmton veshkat, ndėrsa me kalimin e kohės mund tė sjellė edhe deri te dėshtimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshėm amerikan pėrmban rreth 3 300 mg kripė nė ditė, organizatat shėndetėsore rekomandojnė konsumim ditor prej 2 300 mg nė ditė, pra rreth njė lugė tė vogėl me kripė. Personat me shtypje tė lartė dhe me veshka tė sėmura duhet qė tė konsumojnė edhe mė pak kripė – rreth 1 500 mg nė ditė. Pėr fillim, reduktojeni konsumimin e ushqimit tė pėrpunuar.

    http://www.tiranaobserver.al/2013/06...-si-kurohen-2/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Po postoj ketu se nuk doja te hapja nje teme te re. A ka rreziqe ne bombardimin me rreze te gureve te veshkave ? A eshte efikase ? Dhe sa mund te kushtoje ne nje spital privat dhe sa ne shteteror ? Ju lutem mjekeve te forumit per nje pergjigjje...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Mėngjeset pėr shėndetin e veshkave, kujdesi qė ju duhet

    Ushqyerja e shėndetshme dhe e ekuilibruar ėshtė thelbėsore pėr shėndetin e veshkave ndėrkohė qė ata qė vuajnė prej tyre duhet tė tregojnė kujdes tė dyfishtė.

    Duke qenė se mėngjesi ėshtė vakti mė i rėndėsishėm , pėrzgjedhja e ushqimeve tė duhura pėr veshkat ėshtė e njė rėndėsie tė madhe.

    Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura

    Nėse vuani nga veshkat, atėherė duhet tė tregoni kujdes me nivelet e kaliumit nė trup. Pjeshkėt, dardhat, frutat e pyllit, mollėt, qershitė, ananasi, shalqini, specat, qepėt, brokoli janė ushqime tė mira pėr veshkat qė mund t’i hani nė mėngjes. Nė mėngjes nuk duhet tė hani domate, patate, banane dhe lėng portokalli.

    Kujdes Me Proteinėn

    Nivelet e larta tė proteinės shkaktojnė njė barrė tė rėndė pėr veshkat dhe mund tė nxisin akumulimin e dėmshėm tė tyre nė gjak. Nėpėrmjet mjekut ju mund tė pėrcaktoni njė menu tė shėndetshme e tė kujdesshme me pėrmbajtje tė ulėt proteine. Mėngjeset me nivele tė ulėta tė proteinės pėrfshijnė: fruta, perime, drithėra, tėrshėrė dhe petulla me drith tė plotė.

    Hiqni Dorė Nga Kripa

    Ushqimet e pasura me kripė kontribuojnė nė sėmundjet e veshkave dhe kėto tė fundit e kanė tė vėshtirė tė pėrpunojnė dhe filtrojnė sasitė e mėdha tė kripės. Ekspertėt kėshillojnė qė mėngjesin ta nisni me njė vakt pa kripė ku mund tė hani fruta, perime, vezė tė ziera fort dhe drithėra. Nė mėngjes nuk duhet tė hani salēice ose sallamėra sepse pėrmbajnė shumė kripė.


    Disa Rekomandime

    Ekspertėt kėshillojnė qė njerėzit qė vuajnė nga veshkat tė konsumojnė nė mėngjes njė nga alternativat e mėposhtme:

    - Njė tas me tėrshėrė tė pasur me hekur,

    - Fruta tė freskėta si mollė, dardha dhe pjeshkė,

    - Njė panine me bukė gruri dhe njė vezė tė zier fort, tė shoqėruar me njė filxhan me fruta pylli. Nėse bėni krepa nė shtėpi, bėjini me miellin e drithit tė plotė dhe shoqėrojini ato me fruta tė freskėta e jo shurup.


    / AgroWeb / Metro

    https://gazetametro.net/mengjeset-pe...i-qe-ju-duhet/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Si tė Mbroni Veshkat – Mėnyrat Natyrale

    Nė mjekėsi, veshkat njihen tė kenė ēelėsat e pushtetit nė organizėm, sepse nė kėto organe ruhet dhe shpėrndahet energjia e dobishme pėr trupin.

    Veshkat filtrojnė gjakun, ekuilibrojnė lėngjet dhe rregullojnė nivelin e aciditetit dhe alkalinės nė organizėm. Ato kontrollojnė funksionet riprodhuese dhe janė burim kryesor i gjallėrisė.

    Eekspertėt mjekėsorė besojnė se ēdo organ apo sistem ėshtė pėrgjegjės pėr disa aspekte psiko-emocionale tė sjelljes sonė.

    Njė njeri, veshkat e tė cilit janė tė shėndetshme, ka mė shumė zgjuarsi, ndėrgjegjėsim pėr veten, dhe njė mėnyrė racionale tė tė menduarit.

    Veshkat problematike i shkaktojnė njeriut pasiguri, vetmi, humbje kujtese, sjellje impulsive tė tepruara. Shėndeti i veshkave nuk duhet anashkaluar dhe kjo nis duke u ushqyer siē duhet.

    Kėshillat pėr veshka tė forta

    Ushqimet me kripė janė tė mira pėr veshkat, por kripa e tepėrt shkakton dėm.
    Shmangni ose minimizoni sasitė e kafesė, ēokollatės, sheqerit dhe stimuluesve.
    Shmangni ushqimet shumė tė ftohta dhe pijet me akull.
    Pakėsoni ose hiqni dorė nga lėngjet e pasterizuara tė frutave pėrveē lėngut tė boronicės sė kuqe pa sheqer shtesė, e cila i bėn mirė veshkave dhe fshikėzės.
    Veshkat bėhen mė tė forta me lėngun e kockave tė bagėtisė sė ushqyer me bar.
    Pini 8-10 gota ujė nė ditė, ose lėngje nė formėn e supės, ēajit ose perimeve tė ziera.
    Gjatė dimrit mund tė rrisni pak dozėn e kripės sė detit dhe yndyrės.
    Burimet detare ushqimore janė tė rėndėsishme. Mund tė veēojmė kripėn e detit apo peshkun e detit dhe jo atė tė rezervatit.
    Sigurohuni tė pushoni dhe flini mjaftueshėm.
    Mos e teproni me tė ngrėnit dhe mos hani nė mbrėmje vonė.
    Ruani ekuilibrat e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave cilėsore.
    Konsumoni mė shumė minerale me ushqimet nga deti dhe algat e ngrėnshme.
    Frika ėshtė emocioni qė dėmton veshkat, ndaj pėrpiquni ta kapėrcejeni kėtė problem.


    Ushqimet qė u bėjnė mirė veshkave

    Drithėrat: Hikrra, orizi i zi dhe elbi.

    Bishtajoret: Soja e zezė.

    Perimet: Panxhari, gjethet e panxharit, lakra e kuqe, majdanozi, rradhiqja e kuqe.

    Frutat: Boronicat, manaferrat, boronica e kuqe, luleshtrydhet, manat, rrushi dhe shalqini.

    Algat: Spirulina, klorella.

    Farat: Chia, suzami i zi, orizi i egėr.

    Arrorėt: Arrat, lajthitė, gėshtenjat.

    Erėzat: Suzami, turshitė, kripa e detit, salca e sojės, uthulla, ēaji jeshil.

    Gatimet miqėsore pėr shėndetin e veshkave: Gatimet me avull dhe fermentimi.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/si-mbron...yrat-natyrale/


    * Ky informacion ka pėr qėllim tė plotėsojė, tė mos zėvendėsojė kėshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shėndetėsor dhe nuk ka pėr qėllim tė mbulojė tė gjitha pėrdorimet e mundshme, masat paraprake, ndėrveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund tė mos i pėrshtatet rrethanave tuaja specifike shėndetėsore.

    Burimi: U.S. National Library of Medicine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-01-2023 mė 18:46

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Pesė ushqime qė janė shumė tė dėmshme pėr veshkat

    Ajo qė hani mund tė luajė njė rol tė madh nė shėndetin e veshkave tuaja. Mishi i kuq, spinaqi, patatet, ushqimi i kripur dhe pijet e gazuara duhet tė shmangen nėse keni probleme me veshkat.

    Rreziku i zhvillimit tė problemeve shėndetėsore tė veshkave ndikohet nga disa faktorė, njė prej tė cilėve ėshtė gjenetika. Por janė disa ushqime qė dėmtojnė shėndetin e veshkave.

    Mish i kuq

    Sipas mjekėve nuk dihet tė hani mė shumė se tre porcionet tė rekomanduara tė mishit tė kuq nė javė. Sipas njė studimi tė vitit 2017 tė botuar nė Journal of the American Society of Nefrology, konsumi i lartė i mishit tė kuq ishte i lidhur ndjeshėm me problemet e veshkave, por zėvendėsimi i njė porcioni mishi tė kuq me njė burim tjetėr proteinash mund tė zvogėlojė rrezikun deri nė 62.4 pėr qind.

    Spinaqi

    Nėse nuk keni probleme me shėndetin e veshkave, nuk keni shumė arsye tė shqetėsoheni pėr konsumimin e spinaqit. Spinaqi ėshtė njė shtesė nė sallatat ose smoothiet tuaja tė preferuara, ėshtė i pasur me lėndė ushqyese dhe luan njė rol tė rėndėsishėm nė shumicėn e dietave. Megjithatė, spinaqi mund tė jetė problem pėr ata qė kanė probleme me veshkat.

    Spinaqi mund tė pėrmbajė deri nė 1260 miligramė oksalate pėr porcion, gjė qė mund tė pėrbėjė probleme pėr ata qė tashmė kanė probleme me shėndetin e veshkave. Nė fakt, njė studim i botuar nė “Journal of the American Society of Nefrology” zbuloi se konsumi i konsiderueshėm i oksalatit nė dietė lidhej me njė rrezik mė shumė se 20 pėr qind tė rritjes sė gurėve nė veshka tek burrat dhe gratė e moshuara dhe se spinaqi ishte zakonisht burimi kryesor i oksalatit.

    Patate

    Patatet janė njė burim i pasur kaliumi, qė pėrmbajnė deri nė 1640 miligramė lėndė ushqyese, ose gati gjysmėn e AZHR-sė pėr njė mashkull tė rritur. Fatkeqėsisht, nėse keni probleme me veshkat, patatet mund tė shkaktojnė probleme.

    Ushqim i kripur

    Ushqimet e kripura si patatinat nuk janė tė dėmshme vetėm pėr barkun, por mund tė dėmtojnė edhe veshkat tuaja. Njė artikull i vitit 2018 i botuar nė revistėn “Kėrkimi i veshkave dhe presionit tė gjakut” zbuloi se, nė mesin e njė grupi prej 12,126 njerėzish me konsumin mė tė lartė tė kripės, 29 pėrqind kishin mė shumė gjasa tė kishin dėmtim tė veshkave sesa ata me njė konsum mė tė moderuar tė kripės.

    Pijet e gazuara

    Nėse pini rregullisht pije tė gazuara me sheqer, mund tė keni probleme me shėndetin e veshkave para se ta kuptoni. Njė studim i vitit 2016 i botuar nė revistėn Nefrologji zbuloi se midis 2,382 pacientėve tė rritur tė vėzhguar si pjesė e Studimit tė Lipideve dhe Glukozės, ata qė konsumonin mė shumė se katėr pije tė gazuara me sheqer ēdo javė kishin dukshėm mė shumė gjasa tė zhvillonin sėmundjen kronike tė veshkave.


    Gazeta Telegraf

    https://telegraf.al/shendetesi/pese-...e-per-veshkat/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Ushqimet qė duhet tė hani, pėr tė pasur veshka tė shėndetshme!

    Veshka kėrkon njė ushqim qė ta mbajė shėndetshme atė. Ēdo organ i trupit lidhet me organet e tjera, pėr ta bėrė trupin qė tė funksionojė. Edhe veshka me stomakun kanė njė lidhje tė ngushtė me njėri-tjetrin.

    Veshkat kryejnė funksionet e tyre pėrkatėse nė baza ditore pėr tė mbajtur njė bilanc kimik nė trup. Trupi i njeriut duhet tė mbajė njė bilanc kimik pėr parandalimin e sėmundjes kronike dhe anomalive tė tjera, qė mund tė ndikojnė edhe te organet e tjera.

    Funksionet e veshkave konsistojnė nė:

    -Rregullimin e presionit tė gjakut

    -Ekskretimin

    -Mban nė kontroll nivelin e ujit

    -Rregullon acidet

    -Stimulon qarkullimin e qelizave tė kuqe tė gjakut etj,


    Ja ushqimet qė e mbajnė tė shėndetshme veshkėn, dhe ato janė:

    Boronicat

    Vitaminat dhe mineralet qė pėrmbajnė boronicat janė tė rėndėsishme pėr trupin e njeriut. Antioksidantėt qė pėrmban boronica, ndihmojnė edhe nė funksionimin e veshkave.

    Lulelakrat

    Janė tė ulėta nė natrium dhe veshkave nuk ju duhet shumė kripė qė tė funksionojnė mirė.

    Levreku

    Nėse e doni ushqimin e detit, shėndeti i veshkave mund tė jetė njė sfidė pėr t’u ruajtur. Nė vend qė tė zgjidhni varietetet e tjera, mund tė shtoni levrekun nė dietėn tuaj. Ėshtė relativisht i ulėt nė kalium dhe fosfor. Ajo gjithashtu pėrmban omega 3 qė eliminon shanset e anomalive metabolike nė trup, duke lehtėsuar funksionin e veshkave.

    Rrushi i kuq

    Rrushi i kuq ėshtė i pasur me antioksidantė edhe vitamina. Kėto veti tė mrekullueshme tė rrushit, e bėjnė atė tė ulėt nė natrium, kalium dhe fosfor.

    Vezėt e bardha

    Mund tė jenė tė mbushura me proteina, janė tė pasura me fosfor. Por nėse do ta shohim mirė, nėse hani vetėm vezėt e bardha veshka juaj do tė jetė mė shėndetshme, pasi ka pak fosfor.

    Hudhra

    Hudhra ėshtė njė ushqim antiinflamator, ėshtė jashtėzakonisht e ulėt nė kalium, natrium dhe fosfor. Hudhra gjithashtu mund tė ndihmojė nė promovimin e funksionit tė veshkave duke eliminuar toksinat e pranishme nė gjak.

    Lakra

    Lakrat janė njė burim i mirė i fibrave, tė cila janė tė nevojshme pėr lėvizjen e rregullt tė zorrėve. Lakrat gjithashtu heq toksinat e ndryshme nga qarkullimi i gjakut pėrmes procesit tė ekskretimit.

    Pule pa lėkurė ose fileto

    Njerėzit me probleme tė veshkave duhet tė kufizojnė marrjen e kėtyre proteinave. Por edhe proteina ėshtė thelbėsore, pule pa lėkurė mund tė konsiderohet njė opsion i mirė.

    Spec i kuq

    Specat e kuq janė tė pasur me vitamina dhe antioksidantė. Ata janė tė pėrsosur pėr njė dietė tė shėndetshme pėr veshkat, pasi ato janė tė ulėta nė natrium, kalium dhe fosfor.

    Qepa

    Qepėt, hudhrat dhe vaj ulliri janė ushqime pa kripė. Qepėt kanė veti antiinflamatore, janė tė larta nė antioksidantė dhe pa sodium, fosfor, kalium.

    Rukola

    Pėrveē pėrfitimeve tė shumta tė kėtyre gjetheve tė gjelbra, rukola ėshtė e shkėlqyer pėr shėndetin e veshkave

    Rrepa e kuqe

    Rrepat janė tė larta nė ujė dhe lėndė ushqyese thelbėsore. Ato pėrmbajnė sasi tė vogla tė kaliumit dhe fosforit, dhe janė zgjedhja ideale pėr shėndetin e veshkave.

    Rrepa lejla

    Janė tė pasura nė lėndė ushqyese, nuk kanė shumė kalium etj.

    Ananas

    Ananaset janė tė pakėt nė kalium, nė dallim nga shumica e frutave tropikale. Frutat tropikale janė pėrgjithėsisht tė larta nė kalium, tė cilat mund tė jenė tė dėmshme pėr shėndetin e veshkave.

    Boronica tė kuqe

    Boronicat e kuqe, janė tė pasura me antioksidantė. Ato gjithashtu reduktojnė inflamacionin urinar dhe ulin infeksionin nė veshka.


    Gazeta Infokus

    https://gazetainfokus.com/ushqimet-q...e-shendetshme/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Shėndeti i Veshkave Nis nė Tryezė – Cilat Janė Ushqimet mė tė Mira!

    Shėndeti i veshkave ėshtė thelbėsor pėr mirėqenien tonė.

    Problemet me veshkat shkaktojnė sėmundje tė tjera kardiovaskulare.

    Pėr fat tė mirė ka disa ushqime qė i mbajnė veshkat tė shėndetshme, falė antioksidantėve qė janė armiq tė sėmundjeve kronike.

    Ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ushqeheni me ushqime tė pasura me antioksidantė, tė cilat do t’i gjeni nė listėn e mėposhtme tė pėrpiluar nga AgroWeb.org


    Ushqimet mė tė mira pėr veshkat

    Specat e kuq

    Specat e kuq pėrmbajnė pak kalium por shumė vitamina si C, B6, A, acid folik dhe fibėr. Janė shumė tė mira pėr shėndetin e veshkave.

    Specat e kuq pėrmbajnė likopen, njė antioksidant qė e mbron organizmin nga radikalet e lira.

    Specin e kuq mund ta konsumoni bashkė me peshkun ton, mishin e pulės ose nė sallata.

    Lakra

    Kjo perime ėshtė e pasur me fitoushqyes qė largojnė radikalet e lira nga organizmi dhe pakėsojnė rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare.

    Sipas ekspertėve tė AgroWeb.org, kjo perime pėrmban vitaminat K dhe C, fibėr, vitaminat B6, dhe acid folik qė i mban veshkat tė shėndetshme.

    Lulelakra

    Kjo perime miqėsore me veshkat ėshtė njė burim i pasur me vitaminė C, folat dhe fibėr.

    Ajo ka edhe disa pėrbėrės tė rėndėsishėm pėr mėlēinė dhe neutralizon substancat toksike.

    Lulelakra konsumohet e gatuar me avull, e zier si edhe pėrfshihet nė sallata.

    Hudhra

    Lufton inflamacionin dhe kolesterolin. Ajo pėrmban antioksidantė dhe parandalon mpiksjen e gjakut, duke i ardhur nė ndihmė veshkave.

    Hudhra pėrdoret nė shumė gatime si me me mish, perime, peshk dhe salcė domate.

    Qepėt

    Qepėt pėrmbajnė flavonoidė dhe kuercetinė qė parandalojnė depozitimin e yndyrnave nė enėt e gjakut.

    Kuercetina ėshtė njė antioksidant qė mban larg sėmundjet e zemrės.

    Ekspertėt e AgroWeb.org shpjegojnė se qepėt janė shumė tė mira pėr veshkat dhe kanė pak kalium.

    Ato pėrmbajnė krom qė ndihmon nė metabolizimin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

    Mollėt

    Njė mollė e vetme ėshtė burim i pasur fibre dhe substancash qė luftojnė inflamacionin.

    Ajo largon kolesterolin e keq, shmang konstipacionin dhe sėmundjet e zemrės.

    Ky frut i bukur mund tė konsumohet edhe si pije e shijshme.

    Frutat e pyllit

    Boronicat pėrmbajnė anthocianidinė, njė antioksidant qė largon toksinat dhe inflamacionin.

    Ato pėrmbajnė vitaminė C, fibėr dhe mangan. Boronicat bėjnė mrekullira edhe pėr kockat.

    Mjedra pėrmban njė acid qė neutralizon radikalet e lira nė organizėm.

    Luleshtrydhet janė tė pasura me antioksidantė, vitaminė C, mangan, fibėr por edhe shumė subtanca kundėr inflamacionit, qė garantojnė shėndetin e zemrės dhe veshkave.

    E bardha e vezės

    Pėrbėn proteinėn mė tė pastėr dhe mė cilėsore qė mund tė gjendet nė tokė.

    Ajo pėrmban amino acide tė rėndėsishme dhe pak fosfor qė e bėn fantastike pėr shėndetin e veshkave.

    Peshku

    Peshku ėshtė njė burim i pasur proteinash. Rekomandohet qė tė konsumoni dy ose tre herė peshk nė javė.

    Peshku pėrmban acidet yndyrore omega-3 qė parandalon radikalet e lira dhe sėmundjet e zemrės.

    Peshku ėshtė i dobishėm kundėr kolesterolit tė keq dhe rritjes sė nivelit tė kolesterolit tė mirė.

    Vaji i ullirit

    Vaji i ullirit pėrmban acid oleik qė mbron organizmin kundėr oksidimit.

    Pėr mė tepėr, polifenolėt dhe antioksidantėt luftojnė inflamacionin dhe mbajnė veshkat tė shėndetshme.

    Nėse i kushtojmė trupit mė shumė vėmendje se bukurisė sė jashtme, do tė ndihemi dhe do tė dukemi mė mirė se kurrė.

    Shėndeti i veshkave ėshtė thelbėsor pėr njė organizėm tė shėndetshėm dhe jetė tė qetė.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/shendeti...ushqimet-mira/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Veshkat, 10 simptomat e sėmundjes, si kurohen

    Si tė Pėrkujdeseni pėr Veshkat nė Stinėn e Verės

    Nė stinėn e nxehtė tė verės, trupi i njeriut ėshtė shumė i brishtė dhe goditet nė disa fronte.

    Kėputja fizike nga vapa dhe dehidratimi janė dy probleme qė shkaktojnė shumė stėrmundim pėr shumė organe nė trupin e njeriut.

    Nė pėrkujdesjen ndaj shėndetit nė stinėn e verės, njeriu duhet tė jetė veēanėrisht i vėmendshėm ndaj veshkave.

    Roli I Veshkave Nė Organizėm

    Veshkat ruajnė ekuilibrat e lėngjeve nė trup.

    Ato filtrojnė mineralet dhe mbetjet ushqimore apo ato tė medikamenteve nga gjaku.

    Pėr kėto funksione bazė, veshkat kanė nevojė pėr shumė lėngje qė tė pastrojnė organizmin nga toksinat dhe infeksionet e mundshme.


    Si Tė Pėrkujdeseni Pėr Veshkat Nė Stinėn e Verės

    Nga rrjedha e pėrditshme e jetės, mund tė harrojmė shumė hapa bazė pėr mbrojtjen e shėndetit, sidomos nė ditėt pėrvėluese tė verės.

    AgroWeb.org ju kėshillon qė nė verė tė tregoheni tė vėmendshėm ndaj shėndetit tė veshkave i cili pėrkeqėsohet si pasojė e temperaturave tė larta.

    Kėto tė fundit mund tė nxisin formimin e gurėve nė veshka ndėrkohė qė dehidratimi mund tė shkaktojė njė dėshtim akut tė tyre.

    Konsumoni Mė Shumė Lėngje

    Konsumi i pakėt i lėngjeve dhe ujit mund tė nxisė infeksionet e veshkave dhe ato urinare sepse veshkat nuk e pastrojnė organizmin dhe toksinat mbeten brenda nesh.

    AgroWeb.org ju sugjeron konsumin e 1.5 deri nė 2 litra ujė nė ditė pėr tė mbajtur infeksionet larg.

    Uji me limon dhe dhalla janė dy mėnyra tė mira jo vetėm pėr tu hidratuar por edhe pėr mė shumė shėndet.

    Kujdes Me Medikamentet

    Tregoni durim me dhimbjen dhe pėrpiquni tė frenoni dėshirėn pėr tė konsumuar njė ilaē kundėr dhimbjes.

    Konsumi i tepruar i kėtyre ilaēeve mund tė shkaktojė probleme nė funksionin e veshkave.

    Njė prej kėtyre ilaēeve qė i bėn dėm veshkave ėshtė ibuprofeni i cili nuk duhet konsumuar rregullisht dhe pa u konsultuar me mjekun.

    Shmangni Kafeinėn

    Kafeina ju dehidraton dhe ky i fundit i stėrmundon veshkat.

    Pėrpiquni tė hani sa mė shumė perime dhe fruta tė cilat e mbajnė trupin tė freskėt.

    E fundit por jo nga rėndėsia, ekspertėt kėshillojnė shmangien e qėndrimit afatgjatė nė diell qė tė mos dehidratoheni.


    / AgroWeb.org

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •