LUCE në UNESCO, pjesë edhe Shqipëria me 7400 fotografi
3 tweet
Kulture, Kuriozitete e Enjte, 27 Qershor, 2013 | 14:07 pm
Apolloni, 21, 9. 1940, Jakomoni bashkë me të shoqen viziton gërmimet arkeologjike. Të pranishëm edhe një prift ortodoks dhe personalitetet ushtarake e politike
Arkivi italian në listën e trashëgimisë botërore.
Në fond edhe 108 filma e 25 dokumentarë nga periudha e Zogut dhe Lufta II Botërore.
Arkivi historik LUCE është bërë pjesë e Listës së Kujtesës Botërore të UNESCO-s. Dy ditë më parë është pranuar kërkesa e këtij arkivi për t’u bërë pjesë e kësaj pasurie, duke u futur nën “ombrellën” mbrojtëse dhe promovuese të UNESCO-s. LUCE është arkivi i parë italian i imazheve të ‘900-s, që ruan në fondin e saj vlera unike e universale fotografike dhe kinematografike, kjo është edhe arsyeja pse në mbledhjen e radhës u aprovua dosja e LUCE-s.
Arkivi Kinematografik i Institutit LUCE konservon thuajse një shekull kujtesë të historisë kolektive, fiksuar në miliona metra pelikulë. Në të ka jo vetëm prodhime dokumentare të LUCE-s qysh në vitin 1924, por edhe koleksione të huaja, të mbledhura kohë pas kohe. Pjesë e këtij koleksioni janë edhe fotografi e filmime të realizuara gjatë fillimshekullit XX në Shqipëri, gjatë pushtimit fashist, por ndërkohë falë bashkëpunimit mes këtij instituti dhe
Punëtorë shqiptarë me veshje tradicionale dhe mjete primitive, duke punuar
Arkivit Qendror Shqiptar të Filmit, bëhet i mundur edhe publikimi i filmave artistikë e dokumentarë të realizuar në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. LUCE e vlerëson arkivin shqiptar “me dokumentarët nga paslufta deri në vitet ’90 si një dritare përtej perdes së hekurt në botën komuniste”.
Ky fond i pasur audioviziv, me vlerë të paçmueshme historiko-kulturore, i ruajtur, mbrojtur, vlerësuar, kataloguar, dixhitalizuar për të qenë në përdorim të të gjithëve, numëron aktualisht 12 mijë kronika, 6 mijë dokumentarë dhe filma të ndryshëm, që nga kinematografia vendëse te dokumentacioni i jetës politike, sociale e kulturore të dekadave të fundit. Arkivi disponon edhe 8 mijë rula të “xhiruar por jo të montuar”, të quajtura materiale “repertori”.
Arkivi fotografik
Ndërsa arkivi fotografik me pasurinë e vet prej rreth 3 milionë imazhesh, dokumenton gjithë ‘900-n dhe është një kronikë besnike e ndryshime në Itali e jo vetëm. Një pjesë e tyre përmban fotografi që tregojnë ngjarje, peizazhe, ndryshime sociale nga 1919 në 1956. Mund të gjenden on line fotot e realizuara nga Adolfo Porry Pastorel, fondi mbi teatrin, kinemanë pa zë, repartin e luftës, ku përfshihet ajo e Spanjës, në Afrikën orientale etj. Fonde të tjera që pas luftës
Fëmijë duke ngrënë ëmbëlsirën tradicionale gjatë festës së Bajramit, 23.01.1940
e më tej dokumentojnë shoqërinë italiane nga viti 1948 deri në ditët tona, etj. Të ndara sipas direktorive, ato ofrojnë një pasuri të jashtëzakonshme mbi artin dhe kulturën, folklorin, traditën, modën, shpikjet, zhvillimin ekonomik, punën, gjeografinë, që nga Italia dhe pjesa tjetër e botës, institucionet, kisha, administrata, ushtria, dinastitë, natyrën, botën bimore e shtazore, katastrofat, shkencën, gruan, familjen, jetën e metropoleve, kohën e lirë, spektaklin, kinema, teatër, muzikë, dac, radio, televizione, sport dhe një pjesë shumë të rëndësishme edhe historia, ku dokumentohen që nga fillimi i shekullit te luftërat botërore, paslufta, diktaturat deri në ditët tona.
Falë bashkëpunimeve të ngushta të Institutit LUCE dhe arkivave të tjerë, mes të cilëve dhe ai shqiptar, është bërë i mundur publikimi on line i koleksioneve të ndryshme.
Ushtarë italianë duke luajtur në një park lojërash, në kohën e pushimit 25.06.941
Shqipëria në LUCE
Në arkivin e LUCE-s një vend të veçantë zë edhe Shqipëria e viteve ’20-’40. Fotografi bardhë e zi, dokumentarë e kronika. Kështu, në arkivin fotografik, krahas çdonjërës prej direktorive mbi arkitekturën, infrastrukturën, luftën etj., ekziston edhe një skedar i titulluar “Reparto Albania”. Janë 6753 fotografi të realizuara kryesisht gjatë viteve 1939-1943. Po kështu numërohen edhe 472 fotografi në repartin e luftës, 167 tek aktualiteti dhe 5 të tjera në master foto. Përmes imazheve na vjen Shqipëria e atyre viteve. Pamje nga Berati, Kavaja, Kruja, Tirana, Durrës, etj. Janë përgjithësisht pamje ndërtesash, si vila, teatro, ura, rrugë, ndërtime në proces, nga periudha e luftës, vizitat e krerëve italianë në Shqipëri etj. Sa u përket materialeve filmike, numërohen 108 kronika dhe 25 dokumentarë, që lidhen që nga festimet e Mbretit Zog te ndërtimet në periudhën e fashizmit etj.
http://www.panorama.com.al/2013/06/2...400-fotografi/
Krijoni Kontakt