Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431

    Mdëroi jetë rapsodi TAHIR DRENICA

    TAHIR DRENICA

    21.06.1921 - 22.06.2013


    Më shumë se një Akademik është rrangu i një artisti, historiani, arkivi i gjallë i një kombi.

    I tillë ishte dhe mbetet në zemrat dhe kujtesat e popullit tonë emri i rapsodit të mirfilltë TAHIR DRENICA.

    Tipik Drenicak, burrë zakoni, rapsod ballëhapur e kokëlartë, njeri me tipare burrërore, morali - nderi - ftyra ishin vyrtytet e larta që i posedonte, kurse thesari që i fali Kosovës është arkivi i këngëve kreshnike, legjendare, lirike, epike, satirike, ...
    Gojë ëmbël në biseda dhe me zërin karakteristik që kishte shahirat e kishin për nder të jenë në shoqërimin e Tahir Drenicës.
    Këngën e ka filluar që nga ditët baritore të fëmijrisë së tij, por si shahir njihet nga viti 1948.
    Gjatë jetës së vet ka takuar dhe ka kënduar me këto shahira:
    Cuf Kadishani prej Tërsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci , Beqir Prelezin, Halil Cërvadikun, Osman Gllarevën, Qazim Berishën, Sali Bajrami, Ferizi Krasniqi, Rizah Bllaca, Sef Mleqani, Durmish Kadishani, Demir Krasniqi, Bajrush Doda, Augustin Ukaj e tjerë.
    E kemi has edhe me ansamblet dhe orkestrat popullorë : Hajdar Dushi, Ansamblin e Rugovës (Shahindere Bederjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha). Ky rapsod pas vete ka lënë shumë video dhe audio materiale sidhe autor i mbi 70 këngëve për dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës.
    Gati një gjysëm shekulli ka qenë shok i pandar i rapsodit Hashim Shala i cili besoj se shumë rëndë e ka përjetuar shuarjen nga jeta të shokut të pandar Tahir Drenica.

    NGUSHLLIME TË SINQERTA për gjithë shahirat dhe këngëtarët e Kosovës, Shqipërisë e me gjërë.

    Ngushëllime institutit albanologjik dhe institutit për trashëgimi kulturore she shpirtërore të shqipëtarëve.

    NGUSHLLIME FAMILJES, MIQËVE, SHOKËVE DHE ADHURUESVE Të FOLKLORIT DHE KËNGËS BURRIMORE.

    Dje e festoi ditëlindjen e Tij ,
    Sot ndëroi jetë që të mbetet i gjallë sa të jetë jeta e të kendohet kënga.

    PËR MI TA PAST ZOTI RAHMET
    SHPIRTI TIJ SHKOFT N'XHENET
    I KA KNUE VET KTO FJAL
    KY RAPSOD KOSOVAR


    E kujton:
    Shoqata e Kulturës Shqipëtare në Maqedoni
    Daim Hiseni
    urtësia

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Mdëroi jetë rapsodi TAHIR DRENICA

    Rapsodi Tahir Drenica ka qen dhe mbetet legjendë e pa harruar e këngëve burimore,i cili ka lënë gjurmë të thella në folklorin dhe këngët burimore shqiptare.kënga e mirëfilltë shqipe ka humbur kreatorin e këngëve burimore shqipe.Ngushllime Familjes së Tahir Drenicës!!!!!!!!!!! dhe zoti e shpërbleftë me gradën më të lartë të parajses.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •