Ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe
TIRANË-Sot mbrëmjes e së dielës, rreth orës 21:15 minuta ndërroi jetë, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe.
Pas një sëmundje të rëndë, trajneri kroat Josip Kuzhe ka ndërruar jetë në një spital të Zagrebit.
Kuzhe drejtoi për 18 muaj kombëtaren shqiptare të futbollit në periudhën 2009-2011, duke e ngritur edhe më shumë nivelin e kësaj kombëtareje që është sot, kur drejtimin e mori Xhani De Biazi. Kuzheja arriti ta poziciononte Shqipërinë në vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s, duke thyer i pari rekordin deri në muajin prill të vitit 2013, kur u thye nga trajneri aktual.
Josip Kuzhe u lind më 13 nëntor 1952 dhe ndërroi jetë në moshën 62 vjeçare. Edhe gjatë kohës që ishte trajner i ekipit tonë kombëtar ai ka pësuar një atak, ku u shtrua në spitalin amerikan në Tiranë, madje duke e ndjekur ekipin nëpërmjet televizionit. Problemet e tij shëndetësore vijuan edhe më pas.
Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuzhe për humbjen e këtij kolosi të futbollit kroat dhe jo vetëm.
(d.b/eduardilnica/BalkanWeb)
Ruaj Lidhjet