Kėnga e Zogut:

Ku po fluturon o zog i lirė?
Po iki tė gjejė njė vend mė tė mirė.
Po tė zėnė furtunat o zog i mjerė?
Nuk trembem unė, ashtu ka ngjarė ēdoherė.
Po nėse gjatė rrugės shkabat tė gjėmojnė?
Nuk jam i pari qė s'do jetojė gjithmonė.
Po ēfarė do hash o zog i brishtė?
Farat pėr bukė dhe krimbat pėr mish.
Ēfarė do pish o zog i Efesit?
Do pijė shiun e mėngjesit.
Po kur tė lagesh o zog skifteri?
Do presė diellin tė mė teri.
Po kur dielli tė tė pėrcėllojė?
Do presė mbrėmjen tė mė freskojė.
Po nėse gjatė natės tė zėnė tė ftohtėt?
Do presė agimin qė tė ndiejė tė ngrohtėt.
Si do i shtysh ditėt o zog pa dashurinė?
Do cicėrojė pėr gjithė njerėzinė.
Kush do tė dėgjojė o zog pa emėr?
Do mė dėgjojė nėna, me veshė dhe me zemėr.
Nuk ke frikė o zog se ngordh nga marazi?
Mė e mirė ėshtė vdekja sesa kafazi.



Ngrita njė dolli:

Ngrita sot njė dolli
Pėr zogjtė, pėr fluturat dhe pėr ēdo njeri
Ngrita sot njė dolli
Pėr nėnėn, pėr babain, pėr ty o perėndi

Ngrita sot njė dolli
Pėr dashurinė e pajetuar
Shishen e verės gėlltita plotė dalldi
Kėtu, nė tokėn e premtuar

Ngrita sot njė dolli
Pėr Denisėn iu luta perėndisė
Largoja o i madh ēdo pasiguri
Zemrėn ēliroja, midis dashurisė

Ngrita sot njė dolli
Qė dielli ēdo mėngjes tė ēohet
U luta edhe pėr hėnėn
O zot, errėsira nuk durohet

Ngrita sot njė dolli
Pėr ėndėrrimtarėt dhe pėr ēdo poet
O zot, mbushna me ėndrra dhe me poezi
Se kjo ėshtė dashuria e vėrtetė

Ngrita sot njė dolli
Pėr mua, njeriun e drejtė
Dy jetė t’i jetojė o perėndi
Njėrėn si udhėtar dhe tjetrėn si poet