Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    hëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë
    15 Maj 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Trupi i njeriut përmban dhjetë herë më shumë baktere sesa qeliza, por njëra prej tyre zbulohet se ndihmon tretjen dhe ndoshta do të shërbejë në të ardhmen si kurë për mbipeshën

    James Gallagher, BBC



    Bakteri që jeton në zorrë është përdorur për të ndaluar mbipeshën dhe diabetin e llojit 2 në studime të kryera me kafshë, bëjnë të ditur shkencëtarët. Kërkimi i publikuar së fundmi tregoi se një supë që përmban një specie të caktuar bakteri mund të ndryshojë në mënyrë dramatike shëndetin e një miu obez.

    Mendohet se ky bakter ndryshon përmbajtjen e zorrëve dhe mënyrën se si absorbohet ushqimi. Teste të ngjashme tashmë duhet të kryhen me njerëzit për të parë nëse i njëjti bakter mund të përdoret për të ruajtur linjat.

    Trupi i njeriut është përplot me baktere, – organizma të vogla që për nga numri janë më të shumtë se sa qelizat e trupit, ose më saktë, dhjetë herë më shumë. Dhe ka gjithashtu prova se ky koleksion bakteresh ose “mikrobioma” ndikon te shëndeti.

    Studime të ndryshme kanë treguar se dallimet në llojet dhe sasitë e baktereve që gjenden në zorrë kanë lidhje me masën trupore të njerëzve.

    Ndërkohë, operacionet e bajpasit gastrik kanë treguar se ndryshojnë edhe balancën e baktereve në zorrë.

    Kërkuesit në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë, punuan me një specie të vetme të bakterit Akkermansia muciniphila. Kjo përbën zakonisht 3 deri në 5 për qind të baktereve të zorrëve, por niveli i tyre është më i ulët te njerëzit në mbipeshë.

    Minjtë e vendosur në një dietë të pasur me yndyrë – gjë që i çoi ato në vendosjen e tre deri në katër herë më shumë dhjamë se sa normalisht – u ushqyen me këtë baktere.

    Minjtë mbetën më të shëndoshë se sa kushërinjtë e tyre të patrajtuar, por humbën rreth gjysmën e peshës së tepërt pavarësisht se nuk kishte ndryshime të tjera në dietën e tyre.

    Ata shënuan gjithashtu edhe nivele më të ulëta të rezistencës ndaj insulinës, një simptomë kyçe e diabetit të llojit 2.

    Prof. Patrice Cani, nga Universiteti Katolik i Louvain, i tha BBC: “Natyrisht ky është një përmirësim, por ne nuk e kthyem tërësisht obezitetin. Ne gjithsesi realizuam një rënie të konsiderueshme të masës dhjamore”.

    “Ky është demonstrimi i parë që tregon për një lidhje direkte mes një specie të caktuar bakteri dhe metabolizmit.”

    Duke shtuar bakteret, u shtua edhe trashësia e mukusit të zorrëve, gjë që ndalon disa materiale për të kaluar nga zorrët te gjaku. Ajo ndryshoi gjithashtu edhe sinjalet kimike që vinin nga sistemi tretës – gjë që ndryshon mënyrën se si yndyra përpunohet në pjesën tjetër të trupit.

    Rezultate të ngjashme u arritën duke shtuar një lloj fibre në dietë, e cila solli rritjen e nivelit të Akkermansia muciniphila. Prof. Cani tha se qe “befasuese” që vetëm një specie, nga ato mijëra baktere që gjenden në zorrë, kishte një efekt të tillë.

    Ai tha se ky “është hapi i parë” drejt përdorimit të këtyre baktereve për parandalimin apo mjekimin e obezitetit dhe diabetit të llojit 2 dhe se disa forma terapish me baktere mund të përdoren në një të ardhme të afërt.

    Prof. Colin Hill, një mikrobiolog në Universitetin e Kork tha: “Është studim shumë interesant. Ne kemi pasur shumë të dhëna që lidhnin bakteret me peshën por kjo është hera e parë që një ndërhyrje duket se funksionon. Gjithsesi nuk mendoj se është e mundur dhe ndihmuese që të hash kek kremoz, çipsa dhe sallam gjithë ditën dhe pastaj të marrësh baktere për të shmangur mbipeshën”.

    Ai tha se studimi ka gjasa do të ndihmojë në të kuptuarit më të mirë të faktit se çfarë ndodh në zorrë, që mund të sjellë një këshillë distike më të mirë për njerëzit që po përpiqen të humbasin peshë.



    Deklarata

    “Ne nuk e kthejmë tërësish obezitetin, por kemi arritur të realizojmë një rënie të fortë në masën dhjamore”

    Prof. Patrice Cani

    Universiteti Katolik i Louvain



    Reagimi

    “Nuk mendoj se është e mundur dhe ndihmuese që të hash kek kremoz, çipsa dhe sallam gjithë ditën dhe pastaj të marrësh baktere për të shmangur mbipeshën”.

    Prof. Colin Hill

    Universiteti i Korkut

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-06-2013 më 11:55
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    interesante.. ka qene prej vitesh nen studim ky bc, siduket tani paskan evidentuar keto te dhenat..
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    te gjitha mashtrime
    shkencetaret duan te justifikojne rrogen e tyre

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    Ky bakter thuhet qe rrit trashesine e mukusit ne zorre dhe pengon kalimin e disa elementeve ushqyes ne gjak.

    Nga eksperimentet ne minj na del qe ato kane ulur ne peshe.
    Kjo teknike shoqerohet me shume rreziqe
    1.Mundet qe elemente ushqyes si kalciumi,kaliumi,aminoacide,proteina nje kategori etj
    te pengohen dhe mos kalojne fare ne gjak si pasoje e ketij bakteri ne shumice.
    Si rezultat I kesaj mund te vihen re deficienca ne gjak per kalciumin,kaliumin etj(kalciumi kaliumi qe gjendet ne tubin e zorres nuk do kaloje
    nga zorret ne gjak por do dale jashte humbe me jashtqitje)
    Atehere doktori do I jape recete pacientit te marre kalcium ne tablet ne farmaci, te marre multivitamina etj
    Pacienti do dale sipas analizave I keq ushqyer me deficienca ne elemente ushqimore ne gjak.
    Rritja e ketij bakteri ne shumice ne zorre mund te rrise konkurencen mes baktereve per ushqim dhe disa baktere te dobishme ne zorre mund te ngordhin si pasoje e
    konkurences dhe struktura e popullates se mikrobeve te dobishme do ndryshoje.
    Se cfare ndikimi do kete kjo per shendetin nje zot e di.Une sjam mjek.
    Studimi eshte interesant por duhen pare edhe gjera te tjera si , cfare efekti jep rritja e ketij mikrobi ne popullaten e mikrobeve te dobishme ne zorre.
    ===
    Artikulli nuk eshte genjeshter eshte real,studim i kryer nga profesor universiteti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-05-2013 më 21:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    Kjo pudra e re qe po beka namin ne Usa
    Nidora
    A e keni provuar?
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    Marya,

    Ke kaluar nga nderzimi artificial I lopeve, tek lufte ne Vietnam.

    Tek ty ne luksemburg, ka geshtenja?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Marya,

    Ke kaluar nga nderzimi artificial I lopeve, tek lufte ne Vietnam.

    Tek ty ne luksemburg, ka geshtenja?
    Per te mbajt elegant eshte edhe ajo pudra, tani ne per nje pitje sdo hap teme te re...
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Shëndeti: Zbulohet bakteri që na mban elegantë

    Lol,

    Ha geshtenja tropoje,

    Jane sh te mire.

    Kshu thote brunilda zllami.

    P.s

    Marya,

    Sa cm Je?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •