Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Shqipja Letrare

    Nezir Myrta / SHQIPJA LETRARE




    Kur flet pėr gjuhėn - flet pėr gjithēka!
    If you speak about language, you speak about everything!


    Kur 'njėsia e gjuhės ėshtė njėsia e kombit' ne kemi njėsinė tonė kombėtare, njė gjuhė qė merremi vesh tė gjithė shqiptarėt e botės, e nėse dikush nuk don ta kuptojė, e nuk ka aftėsi shprehėse e vetėdije kombėtare, shprehet nėpėr dialekte tė veta, por mos tė na imponojė njė dialekt pėr gjith kombin! Duhet ta kuptojė secili shqiptar, se me dialektin e vet, nuk mund tė flasi nė aspektin kombėtar. Mund dhe duhet tė fillojė gjithmonė nė gjuhė kombėtare letrare, por askush nuk ia mohon tė drejtėn secilit shqiptarit, ta plotėsoj edhe me fjalorin e tij dialektor, njė fjalė a fjali, kur ka fakte plotėsuese - por sėpari tė mėsohemi tė flasim e shkruajmė bukur gjuhėn letrare - sepse gjuha letrare jep njėsinė e kombit, me atė matet kombi, si njė tėrėsi kompakte, nė rradhėt e kombeve tė botės!

    Njė intelektual shqiptar, linguist, historian, filolog, etnograf etj., posaēėrisht, njė studjues linguistike, qė nuk njeh fonetiken historike dhe morfologjinė historike tė dy dialekteve tona kryesore, nuk ka pse mashtron mėtutje kombin se njeh a flet Shqip, kushdoqoftė ai, qė pretendon tė jetė!

    Dialektet e Shqipes, tė folmet, krahinarizmat, lokalizmat etj., mund tė studjohen, analizohen, gjurmohen pėr aq aftėsi sa ka shqiptari intelektual, nė aspekt shkencor, kulturor e historik, sepse pa to as nuk do ishte vet Shqipja, ato formuan gjuhėn, ato janė baza shkencore e gjuhės shqipe - po mbi tė gjitha ėshtė gjuha letrare shqipe dhe ato dialekte, si gegėnishtja apo toskėrishtja, apo dilaekte e nėndialekte tjera duhet tė gjurmohen, hulumtohen nė shprehjen e letrarishtes shqipe, mund ta pasurojnė fjalorin shqiptar, kulturėn shqiptare, sepse sa mė shumė pėrgjegjėse tė njė fjale tė kemi - aq mė e pasur dhe mė e fortė ėshtė vet gjuha. Shqipja ka atė fenomen tė tillė spjegimi, mė shumė se asnjė gjuhė tjetėr, ku pėr njė fjalė kemi disa pėrgjegjėse tė saj dhe ajo ėshtė vet mrekullia e Shqipes!

    Sipas artikullit lartė, shihet hapur se po tentohet tė ndahet gjuha ashtu sikurse edhe kombi, por nuk do tėndodhi njė gjė e tillė kurrė,sepse edhe faza kalimtare e Kosovės, me tė gjitha ato ēudira politike, nuk ka shansė askush tė gėzohet as armiku, as tė dėshprohet miku, qė shqiptari i Kosovės ta ndrrojė identitetin e tij nga identiteti shqiptar! Pretendimet e tilla janė tė pavlera, se as gegėt as toskėt nuk mund tė veprojnė nė ndasi gjuhe letrare, po pėr plotėsime e pasurime tė letrarishtes shqipe, historikut tė saj, lidhjes gjenetike tė gjuhės, pajisjes me forma tė shprehjes sa mė tė bukur, sa mė tė shkurtė, sa mė natyrale dhe tė kapshme pėr folėsin shqiptar dhe pėr tėhuajin qė merret me studimin e pėrhapjen e Shqipes nė botė!

    Shprehjet e pėrditshme dialektore bėhen pikėrisht nė saje tė mosaftėsisė tė shprehet shqiptari nė nivel kombėtar, duke deformuar e bastardhuar gjuhėn me lokalizma e deformime fonetike tė gjuhės, gjoja po flas mė shkurt, gjoja po merremi vesh mė mirė, gjoja po flasim mė lirshėm, kalohet nė gjeste tė mbrapshta, qė vetiu tregon se nuk ėshtė i pėrmasave kombėtare! Ajo nuk ėshtė aq tragjike, kur edhe disa intelektual, qė i thonė vetit, e nė infomedia, shtyp, radio e TV edhe deri nėpėr mediat elektronike - tregojnė nivelin e ulėt tė tė shprehurit shqip edhe nėse shprehen si me zor, japin shenja se athua kanė kryer ndonjė shkollim shqip dikund, apo kanė lexuar ndonjė libėr shqip!

    Nė kėtė themė duhet shkruar vetėm shqip, e pėr joshqipfolėsit, tė bėhen pėrkthime nėvariante tė gjuhėve tjera, ngase kjo ėshtė ēėshtje brėndashqiptare.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Prof. Myrta ben nje konstatim te drejte. Per shembull, ne Wikipedia u hodh nga nje tufe shqiptaresh ideja per te krijuar enciklopedine ne Gegerisht - http://incubator.wikimedia.org/wiki/...Faqja_Kryesore, sa per informacion. Argumenti kryesor i ketyre mendjendriturve ishte se 3 milion shqiptare flasin me dialektin Geg. Argumenti i ketyre perkthehet, me nje logjike te ftohte, ne "Pjesa tjeter nuk flasin Geg". Kjo 'pjesa tjeter' i bie prape po aq - 3 milion, atehere ka "te drejte" te kerkoje nje enciklopedi ne Toskerisht. Pra, absurditeti qendron tek fakti se gjuha letrare po ngaterrohet me dialektet. Ose e thene me fjale fshati, dialektet po konsiderohen gjuhe dhe gjuha po percahet nga argumenta teper qesharake.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Autori ben mire te mesoje per veten e tij se cka quajme "gjuhe letrare" nje here dhe te mos na lodhe poshte e perpjete per gjera qe s'ua ka idene; e aq me pak per gjerat qe s'i kupton hic me mire se nocionin "gjuhe letrare" per te cilin sic thame - nuk di asgje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Autori ben mire te mesoje per veten e tij se cka quajme "gjuhe letrare" nje here dhe te mos na lodhe poshte e perpjete per gjera qe s'ua ka idene; e aq me pak per gjerat qe s'i kupton hic me mire se nocionin "gjuhe letrare" per te cilin sic thame - nuk di asgje.

    Eja pas meje, e na thuaj ti qė je njė gjė e gjallė!

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Gegėrishtja gjuhė zyrtare nė Kosovė?
    Nga Lekė Rezniqi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •