Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Kakardhistat

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Kakardhistat

    http://www.kohajone.com/arshive/2002/05/17/lajmi03.htm

    "E duam, e duam Fatos Nanon"

    Erl Murati/ Grupimi "levizja per katharsis" brenda Partise Socialiste ka qendrime tejet kontradiktore persa i perket ceshtjes se presidentit te ardhshem te Republikes. Ndonese, dy dite me pare sekretari socialist, Petro Koci deklaroi se "katharsistet" jane kunder Nanos e Meidanit, disa anetare te kesaj levizjeje vleresuan dje kandidaturen e kryetarit te PS-se per kreun e shtetit. Deputeti socialist, Gazmir Bizhga deklaroi se Nano eshte njeriu me i pershtatshem per president te ardhshem. Autoresine e propozimit te kandidates grua, Bizhga ia dha Petro Kocit dhe jo levizjes. "Une jam shprehur dhe me pare se kryetari socialist, Nano eshte kandidatura me e sakte per postin e presidentit. Kandidaten femer e propozoi sekretari organizativ i partise, dhe une mendoj se cdo kandidature mund te votohet ne mbledhjen e KPD-se se PS-se", tha ai.

    Nje nga eksponentet kryesore te "katharsisteve" Leke Cukaj, ka qendrime kontradiktore persa i perket presidentit. "Mendoj se Nano i ka te gjitha cilesite per te qene president", tha ai. Por me pas, deputeti socialist shtoi: "Kandidati per president, duhet te jete nje kandidate femer".

    Edhe deputeti socialist, Mezan Malaj deklaroi se mazhoranca duhet te votoje ne parlament, kandidaturen zyrtare qe do te dale nga KPD-ja e PS-se, duke perfshire edhe kryetarin, Fatos Nano. "Nuk ka rendesi se kush zgjidhet, rendesi ka qe te gjitha grupet brenda PS-se dhe vecanerisht individe te vecante brenda PS-se duhet te japin OK-in e tyre, qofte per Fatos Nanon qofte dhe per persona te tjere", tha Malaj. Deputeti Sabit Brokaj vleresoi dje propozimin e Kocit per nje kandidate femer per postin e presidentit. "Me vjen mire qe per here te pare ne Shqiperi flitet per nje femer presidente. Personalisht do te shikoj cilesite e kandidatit", shtoi ai.


    Baci kerkon "teseren" e katarsisteve

    Anila Basha/ Bashkim Fino ka bere kerkese per anetaresim ne levizjen per katarsis. Anetaret e ketij grupi e kane marre me shaka deshiren e Bashkim Finos, derisa ky i dha ngjyra teper serioze kerkeses se tij.

    "Une i nenshkruari Bashkim Muhamet Fino, kerkoj te anetaresohem ne grupin e levizjes per katarsis, sepse jam i sigurt se kjo levizje, do te beje jo vetem katarsisin e Partise Socialiste, por edhe me gjere.

    Ju siguroj se jam i paster dhe kerkoj te anetaresohem edhe ne grupin tuaj", ka shkruar Fino me shkrim dore ne letren e tij, dhe ku bashkangjitur eshte firmosur dhe rekomanduar edhe nga deputete te tjere te kesaj levizjeje. Arben Malaj, Elida Tepelena, Marko Bello, Albert Caci, Gazmir Bizhga, Flamur Hoxha, kane qene disa nga firmetaret e ketij rekomandimi, per te pranuar anetaresimin e Bashkim Finos ne grupin e levizjes per katarsis.

    Gjate dites se djeshme, ai ne prezence edhe te ketyre deputeteve qe e mbeshteten ne levizjen e vet, ka dorezuar kete kerkese tek kryetari i grupit Petro Koci. Por duket se Koci, ndoshta duke e marre edhe me shaka, kerkesen serioze te Finos per te qene anetar i grupit ka thene: "Ti Bashkim duhet te kalosh nje here ne stazh. Do te jesh per nje fare kohe ne vezhgim. Kjo do te thote qe nuk do te kesh asnje ambicje per t'u zgjedhur", i ka thene Koci, Finos. "Jo, nuk kam asnje synim te tille, i eshte drejtuar ky i fundit. Dua qe te jem i angazhuar edhe une ne grupin tuaj".

    Si nis kerkesa

    Ne te vertete, Bashkim Fino, ndersa kishte pare se dy dite me pare po mblidhej grupi i levizjes per katarsis ne zyren e nenkryetares se kuvendit Makbule Ceco, ka tentuar qe te hyje per te marre edhe ai pjese ne mbledhjen e ketij grupi. Fino kishte vendosur qe nese merrte pjese ne kete mbledhje, t'u kerkonte deputeteve te ketij grupi qe edhe ai te ishte nje anetar i perhershem i tyre. Por duket se anetaret e kesaj levizjeje nuk e kane marre shume seriozisht deshiren e ish-ministrit qe u shkarkua nga detyra e Ministrit te Puneve Publike dhe Turizmit ne emer te levizjes per katarsis. Ata e kane lene jashte dere ish-ministrin dhe ky i fundit u detyrua qe gjate dites se djeshme, ta beje nje kerkese te tille me shkrim qe te merret parasysh nga anetaret e grupit. Bashkim Fino duke filluar qe nga dita e djeshme, me rekomandimet edhe te nje pjese te mire te deputeteve anetare te kesaj levizjeje, do te behet anetar i grupit te levizjes per katarsis ne Partine Socialiste.

    Fino, aktualisht elektron i lire

    Deri pak kohe me pare, ish-ministri ishte nje nga mbeshtetesit me te fuqishem te ish-kryeministrit Ilir Meta. Me nje karriere te ngjeshur politike qe nga marsi i vitit 1997, Bashkim Fino, deri nje vit pas kongresit te trete te PS ne vitin 1999, ishte mbeshtetes i kryetarit te PS Fatos Nano. Gjate gjithe periudhes se kongresit, u impenjua ne menyre maksimale per fitoren e liderit te Partise Socialiste, i cili kishte dhene doreheqjen nga posti i kryetarit te partise, dhe qe ne tetor te '99 kandidonte edhe nje here per kete post.

    Pas kesaj mbeshtetjeje, Fino u perzgjodh si nje nga anetaret e kabinetit te Ilir Metes, duke apsur parasysh faktin se ky i fundit ishte i perzgjedhuri i kryetarit socialist Nano per postin e kryeministrit. Me kalimin e viteve, me ftohjen ndermjet kryetarit socialist dhe ish-kryeministrit Meta, Bashkim Fino mbajti anen e Ilir Metes. Pas nje deklarimi te Nanos mbi "Mucin-Bacin-Nacin", Fino ne nje nga mbledhjet e KPD, dha doreheqjen me dy ministrat e tjere te atakuar nga levizja per katarsis. Keshtu, ai u be nje kundershtar i forte i ketij grupi dhe ne vecanti i kryetarit te PS. Por duket se edhe aleanca me Meten nuk zgjati shume. Bashkim Fino u ndje teresisht i tradhetuar nga Ilir Meta, kur vuri kandidaturen per postin e kryetarit te Kuvendit, dhe pas akordit te Nanos dhe Metes, ne kete detyre u zgjodh Servet Pellumbi. Fino humbi ne kete votim me nje rezultat te thelle dhe padyshim kuptoi se Meta e kishte tradhetuar per shkak te "pazarit" te tij me Nanon. Kjo eshte levizja me e fundit e Bashkim Fino, i cili aktualisht kishte mbetur pa prezence ne asnje grup dhe ku ishin shuar edhe endrrat per krijimin e nje lobi te trete ne Partine Socialiste.



    Arsyet e katarsistėve
    1)Edhe nėse Nano zgjidhet, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme
    2)Opozita e ka shumė tė justifikuar goditjen e figurės sė presidentit
    3)Nano pėr opozitėn ėshtė si Berisha pėr PS-nė
    4)Nėse Nano bėhet president lėvizja pėr reformim ndihet e pėrdorur
    5)Njė femėr ėshtė shumė e vėshtirė tė kontestohet
    15 deputetėt, anėtarė tė lėvizjes pėr pastrim, propozuan dje Ermelinda Meksin si kandidate pėr presidente


    http://www.shekulli.com.al/politika/...arsistet.shtml
    Katarsistėt: Pse Nano s'bėhet president

    "Nano pėr opozitėn ėshtė si Berisha pėr socialistėt"

    TIRANE-Deputetėt e lėvizjes pėr katarsis, rreth 15, tė mbledhur dje nė zyrėn e nėnkryetares sė Kuvendit, Makbule Ēeēo, vendosėn qė tė propozojnė njė kandidate femėr pėr postin e presidentit tė Republikės. Sipas deputetėve, edhe pse nuk e kanė shpallur publikisht emrin e kandidates, mėsohet ministrja e Ekonomisė, Ermelinda Meksi ėshtė personi, qė katarsistėt kanė shpallur publikisht si kandidate pėr presidente. "Duke kandiduar njė femėr ne kėrkojmė qė tė shmangim tė gjithė emrat qė janė pėrmendur deri tani, si kandidatė pėr president",-tha dje njėri prej deputetėve katarsistė. Ndėrsa, sipas deputetit tė PS-sė, Nazmir Bilani, figura e njė femre presidente ėshtė njė figurė qė nuk e ēon vendin nė zgjedhje tė parakohshme. Pas shpalljes sė djeshme, katarsistėt shprehen se nė mbledhjen e 26 majit tė KPD-sė, do tė ndėrmarrin hapat institucionalė rreth propozimit tė tyre. Nė takimin e djeshėm tė njė pjese tė deputetėve tė PS-sė, u diskutua dhe pėr kandidaturėn e mundshme tė kryetarit tė PS-sė Nano pėr president. Por tė njėjtat burime thonė se "Nano nuk ėshtė se nuk e meriton dhe nuk arrin tė zgjidhet president, po tė futet nė garė, por edhe njė fitore e tij ka shumė mundėsi qė ta pėrkeqėsojė situatėn, dhe ta ēojė vendin nė zgjedhje". Sipas tyre, kryetari i PS-sė Nano ėshėt aq i pranueshėm pėr opozitėn, sa ē'ėshtė Berisha pėr socialistėt. Pėr katarsistėt, Nano president do tė ishte njė tabelė shumė e lehtė dhe arritshme pėr t'u goditur nga opozita pas zgjedhjeve presidenciale. Por njė ndėr arsyet e tjera, qė i ka shtyrė dje deputetėt katarsistė qė tė propozojnė njė kandidate femėr, dhe tė shprehen kundėr kandidaturės sė Nanos, ėshtė sipas tyre, dhe ruajtja e imazhit dhe identitetit tė lėvizjes tė tyre pėr vetėpastrim tė politikės. "Ne nuk mund tė biem dakort qė Nano tė bėhet president, pasi kjo do tė thotė se ne jemi pėrdorur. Ne nuk mund tė bėhemi katapulta pėr t'u bėrė Nano president",-u shpreh dje njėri nga deputetėt e kėsaj lėvizje. Nė takimin e tyre, dje ata kanė dalė me qėndrimin se asnjė nga kandidaturat e pėrmendura deri tani nė media pėr president si Nano, Meidani, Godo e Arbnori. Sipas konkluzioneve tė takimit qė duket se i ndan ata pėrfundimisht prej kryetarit tė PS-sė Nano, edhe kandidatura e presidentit aktual Meidani nuk ėshtė e pėrshtatshme pas zhvillimeve qė pati ēėshtja "Rakipi". "Sulmi i opozitės pėr Nanon ėshtė shumė mė i justifikuar, sesa pėr njė kandidate femėr, e cila i jep ndėrkohė vendit njė imazh tjetėr",-tha dje njė nga deputetėt. Ndėrkohė, "katarsistėt" kanė pėrjashtur dje mundėsinė e njė kandidati pėr president tė dalė nga radhėt e tė djathtėve, pasi sipas tyre njė gjė e tillė nuk ėshtė veēse njė lojė e Berishės, pėr tė bėrė zgjedhjet te reja. Pas deklarimit tė djeshėm tė Petro Koēit, por dhe tė anėtarėve tė tjerė, duket se kryetari i PS-sė ėshtė nė vėshtirėsi pėr tė realizuar ngjitjen nė fronin e kryetarit tė shtetit. Nga njėra anė, ish-kryeministri Meta ditėt e fundit ka dhėnė shenja ftohjeje me tė, nė lidhje me paktin, dhe nga ana tjetėr katarsistėt qė dukeshin besnikė tė tij, nė momentet e fundit e pėrjashtojnė zgjedhjen e tij nė postin e presidentit.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ua ha ha ha ha

    Kakardhistat

    Ua ha ha ha ha

    Je famoz Alumni

    Kakardhistat

    Ha ha ha ha ha ha

    Very very funny


    Kakardhistat

    Ha ha ha ha ha ha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Osman Gazepi
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    SH B A
    Postime
    3

    Exclamation

    Fatos Nanoviq-nanos me teper e duan greket dhe serbet
    sepse atyre ai u premton copen me te madhe te shqiprise
    e ato e duan me shum
    SHQIPERIA SHQIPTARVE VDEKJA TRADHTARVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •