Pasion, dashuri dhe luftė
9 Qershor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Benito_Mussolini_Roman_SaluteShtėpia botuese Saras ka hedhur nė treg romanin historik Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes shkruar nga historiani Roberto Ciai. Tė gjitha tė fshehtat e regjimit tė Benitto Musolini-t, vijnė pėrmes jetės sė kolonelit tė tij tė besuar Intrigat, zhgėnjimet, hakmarrja shoqėrojnė luftėn qė po shkatėrron Mesdheun
Alda Bardhyl
E pėrfytyroi tė ecte pėrgjatė korridorit duke fshirė lotėt nga fytyra, tė pėrshkonte parkun dhe tė largohej si protagonistja e njė filmi idiot dashurie qė ka mbėrritur nė skenėn e fundit, pak para se nė ekran tė rrėshqasin titrat e mbylljes. Psherėtiu. Nė gojė kishte shijen e zakonshme tė vrerit. I mori erė aromės sė letrės. Mendja i punoi mirė. Ndjeu aromėn e saj dhe e solli ndėrmend. Sigurisht qė mė kujtohesh. Eva. Mendja ime shkatėrron vetėm kujtimet e afėrta, si njė fije bari nėn njė thjerrėze. Por nė kokėn time kujtimet e largėta mbeten tė gjalla dhe marrin frymė ende. Ėshtė mė mirė qė ti tė mos i dish. Ēvlerė do tė kishte? Mė kujtohen, por do tė varros gjithēka. Di gjėra qė do ti marr me vete nė varr, qė kanė tė bėjnė me njerėz tė afėrt me ty, qė nuk ia kam treguar kurrė askujt. Sepse ėshtė koha qė tė gjithė tė kenė mė nė fund pak qetėsi Kolonel Lorenco Maioli sillte nė mendje kėto fjali teksa gruaja qė e kishte dashur vetėm me njė puthje, i la njė zarf tė bardhė dhe iku duke tėrhequr pas derėn e atij spitali psikiatrik e duke shtrėnguar nėn qepalla lotėt. I dashur Lorenco. Nėse mė sheh ndonjėherė nė mendime, do tė doja tė isha e bukur. Por e di mirė sesa e brishtė dhe e shkurtėr ėshtė kjo, aq sa dyshoj se nė mendjen tėnde nuk mbijeton mė asgjė, nga ajo mbrėmje qershori e vitit 1932. E megjithatė mua mė kujtohet ende shumė mirė. Ajri ishte i vakėt. Nė njė film amerikan do tė ishte dėgjuar kėnga e bulkthave dhe do tė ishin pėrfytyruar xixėllonjat duke lėvizur nė njė vallėzim pėrreth vezullimit tė pishtarėve Rrėfimi i Evės ishte mė i dhembshėm se plagėt e luftės pėr kolonel Maiolin. Ēdo fjalė tė asaj letre ai e kishte ndier teksa endej nė Romėn qė sapo kishte pėrqafuar fashizmin. I kishte ndier dhe kur turmat e pafundme tė njerėzve thėrrisnin Rroftė Duēja!, apo kur shihte vdekjen tė vallėzonte aq pranė tij nė fushėn e luftės. Ajo kishte qenė mburoja e tij, mendimi i bukur pas sė cilit ishte kapur fort pėr ti shpėtuar vdekjes Nė luftė dashuria dhe vdekja janė kaq pranė njėra-tjetrės dhe vetėm nėse kapesh fort pas njėrės mund ti shpėtosh tjetrės. Dhe kolonel Maioli kishte pėrqafuar vėshtrimin e Evės, portretin e saj me flokėt qė i binin mbi supe, dhe sytė tėrėsisht tė trishtuar Jemi nė Italinė e pas viteve 20, ku regjimi i Benito Musolinit sapo ka nisur tė vėrė nė jetė filozofinė e tij, filozofi e cila do tė frymėzonte mė pas diktatorė tė tjerė tė ngjashėm si Hitleri, apo Francisco Fraco, gjenerali spanjoll qė drejtoi Partinė Nacionaliste nė Spanjė gjatė luftės civile, duke korrur fitore dhe e drejtoi Spanjėn me njė regjim ushtarak diktatorial pėr rreth 50 vjet. Jemi nė kohėn kur lufta sapo ka filluar dhe dėshira e Duēes pėr tė bėrė tė njohur fuqinė e tij ka nisur tė bėhet mė e zjarrtė Nė kėto vite jo tė qeta, jo vetėm pėr vendin fqinj Italinė, por pėr gjithė Mesdheun, historiani i njohur italian Roberto Ciai ka marrė subjektin e romanit Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes, i cili ka vetėm pak kohė qė ka ardhur nė gjuhėn shqipe nėn pėrkthimin e Adrian Beshaj nga shtėpia botuese Saras. Njė roman i shkruar plot stil, pėr tė na e sjellė luftėn tė gjallė pėrpara fletėve tė njė libri, e duke e ndier veten, ndėrsa e lexojmė, si protagonistė tė saj. Romanėt e frymėzuar nga lufta apo regjimet totalitare janė mė tė vėshtirat pėr shkrimtarėt. Kėtė dyzim duket se e ka ndier dhe Ciai, ndėrsa vendosi ta kthente nė letėrsi hulumtimin e tij prej dy vitesh nė arkiva, apo nė rrėfimet e protagonistėve tė kohės. Ai duhet tė zgjidhte midis njė libri historik dhe njė romani, dhe si njė njohės i mirė i historisė ai e ndjeu se lufta mund tė tregohet mė mirė nėse futesh brenda shpirtit tė saj. Roberto Ciai gjithnjė kishte qenė i joshur nga fashizmi, nga ajo siluetė gati-gati e pazbėrthyeshme qė kjo filozofi qė lindi si ideologji nga fillimi i shekullit XX, por evoluoi si ideologji dhe pati zbatim nė praktikė, ndėrmjet shfaqjes sė regjimeve tė ndryshme, gjatė dhe mbas Luftės sė Dytė Botėrore, mbarte. Shumė historianė, italianė apo tė huaj i janė afruar pėr tė zbėrthyer kohėn qė i dha njė kuptim tjetėr fjalės tmerr, revolucionit kundėr modernitetit, fjalės sė lirė dhe kundėr idealeve politike tė promovuara sė pari nga revolucioni francez, kundėr idealit tė lirisė dhe barazisė, vlera qė ishin tė papranueshme pėr fashistėt, pasi ata besonin vetėm tek urdhri, tek autoriteti, te drejtėsia e besimi dhe mbrojtja e kėtyre cilėsive ishte dhe burimi qė i shtynte fashistėt tė luftonin karakteristikat e sanksionuara si tė rėndėsishme nė revolucionin francez. Kundėrshtarėt politikė pėr fashizmin kishin vetėm njė alternativė sjellje, qė ishte eliminimi fizik. Tė kthesh nė letėrsi njė periudhė tė tillė tė historisė, ėshtė njė sfidė pėr ēdo shkrimtar. Por Roberto Ciai duket se ka qenė i sigurt nė rrugėtimin e tij, pėr ta sjellė kėtė epokė nė njė libėr. Ndoshta se ai u besonte personazheve qė kishte zgjedhur tė vendoste nė kėtė libėr, u besonte historive tė tyre, dhe vuante bashkė me ta. Kėshtu ai zgjodhi kolonel Lorenco Maiolin, njė kolonel si dhjetėra tė tillė qė vuajtėn mė pas nė burgjet dhe spitalet psikiatrike fashiste pėr ta bėrė protagonist tė kėtij rrėfimi. Historia e tij, ėshtė historia e vetė fashizmit, ėshtė historia e Italisė sė pas viteve 30, dhe pasojave qė solli njė regjim gati-gati totalitar. Njė rrėfim i bėrė nė pjesėn mė tė madhe tė romanit pėrmes letrave, njė gjetje e autorit, pėr ti zbėrthyer deri nė fijet mė tė holla tė mendimeve personazhet e tij, pasi nė letra ne shprehemi mė gjatė, e duket sikur mendimet qė po hedhim nė tė nuk mbarojnė Romani nis me njė letėr tė kolonelit nga Ogadeni nė dhjetor tė vitit 1934, ku menjėherė futemi nė atmosferėn e luftės, ndėrsa personazhi ndodhet kaq pranė shkretėtirės dhe Zotit. Zoti dhe shkretėtira. Sipas meje, kėtė se luan topi. Qė tė dy janė tė pakufishėm dhe tė gjithėpushtetshėm. Pa atė simetri artificiale qė njerėzit u japin atyre nėpėrmjet gjeografisė dhe fesė. Qė tė dy i sundojnė gjėrat, natyrėn, lutjet, dėshpėrimet e njeriut. Dhe i shpėrblejnė me thėrrimet, nis letra e Maiolit. Dhe as fuqia e shkretėtirės nuk mund tė ndalė dot pasojat e luftės. Ushtarėt e Duēes do tė pėrfshihen nė njė sulm, ku koloneli humb dhe tė dashurėn somaleze. Nė luftė nuk ka mėshirė. Ajo mė vėshtronte pa qarė. Sytė e saj ishin roja tė pamėshirshme tė shpirtit. Kore rėre, mbeteshin tė mbyllura nė qerpikėt e saj. Nė qafė i njoha varėsen qė i kisha dhuruar. Mbi tė kisha gdhendur njė Tė dua naive. Luftoja pėr tė mbajtur lotėt. Mė kujtohet qė e doja shumė. Kisha thurur ėndrra tė mėdha dhe brenda tyre ishte gjithnjė ajo. Kishte vdekur ndėrkaq. Prandaj edhe sot sarrij tė gjej qetėsi dhe tė gjitha netėt e mia janė pėr tė. Mu desh ta braktisja. E tradhtova. Dhe pėr pak e vrava edhe unė. Qė e doja aq shumė . Ajo ēfarė e bėn ndryshe rrėfimin e Ciait ėshtė ndjeshmėria e shkrimit tė tij. Ai ėshtė i ndjeshėm jo vetėm kur shkruan pėr ndjenjat dashurore, por dhe kur pėrshkruan atmosferėn e njė lufte, intrigat, zhgėnjimet dhe ndjenjat e hakmarrjes. Nėse ka njė ndjenjė nga e cila nuk shkėputen dot tė gjithė ata qė provojnė tmerret ėshtė hakmarrja. Kolonel Maoioli, njeriu qė rastėsisht i shpėtoi jetėn Duēes nga njė atentat, njeriu qė gjithė jetėn e tij ia kushtoi liderit tė tij, si njė italian qė do tė bėnte gjithēka pėr atdheun, vret veten nė spitalin psikiatrik ku pėrfundon pas luftės. Pas lajmit tė vetėvrasjes sė tij, Eva, gruaja qė e deshi aq shumė, ka tė njėjtin fund. Por vdekja asnjėherė nuk ėshtė fundi, pėr sa kohė nuk kanė dalė nė pah arsyet e saj. Ciai vendos nė libėr njė tjetėr personazh, Italon, vėllain e kolonel Maolit, i cili vjen pėr tė zbuluar tė gjitha tradhtitė e njė beteje jo tė ndershme nė emėr tė atdhedashurisė. Italo vjen nė kėtė roman, pėr tė bėrė njė udhėtim bashkė me hakmarrjen si motivi qė pėrshkon luftėn. Te Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes, Ciai na kthen pas nė vite, duke na e sjellė luftėn pėrmes jetėve tė njerėzve qė e bėnė atė. Roma apo Venecia e viteve 20-30, vjen e zhveshur nga shkėlqimi i sė tashmes, pėrmes paradave apo brohoritjeve Rroftė fashizmi, me njerėz qė vrapojnė vetėm pėr tė dėgjuar nga afėr njė fjali tė Musolinit. Ciai nuk do ta gjykojė historinė, por ta sjellė atė para lexuesit ashtu siē e ka gjetur nė arkivat e kohės. Ndryshe nga librat e tjerė tė shkruar mbi atė periudhė, ky roman e zbėrthen tė shkuarėn pėrmes jetėve njerėzore, pėrmes rrugėtimit tė pėrditshėm tė njerėzve qė e bėnė atė periudhė. Italia e pas viteve 20, vjen e gjallė nė kėtė libėr, si pėr tė na kujtuar se historia nuk mund tė kthehet, por copėzat e kujtimeve tė mbetura prej saj, janė njė leksion i madh pėr tė tashmen, e cila duhet tė lexojė pėrmes gjurmėve tė sė shkuarės.
Pasionet e Duēes
Ciai shkon tej nė hulumtimin qė i bėn fashizmit, duke pėrshkruar portretin e njeriut qė e krijoi atė. Benito Mussolini vjen si personazh nė romanin Njeriu qė i shpėtoi jetėn Duēes, duke u shfaqur para lexuesit me anėt e tij tė panjohura. Duēja shfaqet si njeriu qė adhuron kinemanė, njeh mirė muzikėn dhe qė mund tė kalojė orė duke i rėnė violinės. Duēja nuk e shikon kurrė deri nė fund njė film. Pa u mbushur mirė njė orė ēohet dhe ikėn. I pėrpiktė si sahat. I veshur me njė pulovėr tė kaltėr dhe ēizmet qė i pėrdorte kur dilte me kalė nė Nomentana, Musolini shfaqet nė sallonin ku e pret tė takohet kolonel Maoili. Ndėrsa koloneli priste ti fliste pėr luftėn, ai i flet pėr kinemanė. Tani qė kemi dhe ne filmin me zė, si amerikanėt, pres gjėra tė mėdha nga kinemaja, i thotė ai. Mė pas vazhdon ti thotė se ishte duke dėgjuar Kėngėn e dashurisė pranė Pittalunga-s. Njė dramė e madhe sentimentale pa shumė vlerė, pėrveē asaj qė ėshtė filmi i parė italian me zė. Dhe ndėrsa Maoili pret qė ti kthehet bisedės mbi ēėshtjen qė e kishte ēuar nė pallatin e tij, ai i thotė maxhordomit ti sjellė violinėn. E akordon dhe fillon tė luajė njė Largo tė Corelli-t. Pastaj ekzekutoi valsin e Vejushės sė gėzuar. Nė fund zuri tė shėtiste nėpėr dhomė duke luajtur nė instrument dhe duke kėnduar Tannhauser-in.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...uri-dhe-lufte/
Krijoni Kontakt