Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Huqi del perseri huq..

    Arrestohet prodhuesi i kartave false
    47


    Kronikee Premte, 7 Qershor, 2013 | 11:35 am


    Ylber Huqi, i arrestuar nga policia

    I arrestuari Ylber Huqi i dėnuar edhe mė parė, klonoi vulat e komunave dhe tė disa shkollave. Tiranė, policia zbulon bazėn e falsifikimeve, pranga 61-vjeēarit. Policia e Tiranės arrestoi dje njė 61-vjeēar, nė banesėn e tė cilit u gjetėn karta identiteti false, dhjetėra lloje dokumentesh zyrtare, si dhe vula institucionesh qė dyshohen tė jenė tė falsifikuara. Burimet zyrtare thanė se i arrestuari ėshtė Ylber Huqi, i dėnuar mė parė pėr tė njėjtėn akuzė nė vitin 2008. Edhe pse ka vuajtur 3 vjet burg dhe ka paguar 400 mijė lekė tė rinj gjobė, i moshuari e ka pėrsėritur krimin e falsifikimit, pasi dje ėshtė kapur nė flagrancė. Ylber Huqi e kishte provuar edhe mė parė qė tė pajiste me dėftesė tė shkollės sė mesme persona qė s’e kishin pėrfunduar gjimnazin, apo t’u jepte patentė shoferėve qė nuk kishin bėrė asnjė ditė kurs nė autoshkollė. Sė fundi kishte nisur tė “prodhonte” edhe karta identiteti, tė cilat nėse janė false apo me gjeneralitete tė vjedhura, pritet qė tė provohet nga ekspertėt e Policisė. Pėr Policinė, mbetet i dyshimtė edhe qėllimi i personave qė janė pajisur me kėtė dokument identifikimi, pikėrisht nė kohė fushate dhe nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė 23 qershorit. Pėr shkak tė kapjes nė kushtet e flagrancės, pasi ishte hetuar pėr 4 muaj me radhė me metodat speciale tė Policisė, Ylber Huqi nuk ka mohuar asnjė prej akuzave. Ai ka shpjeguar se kėtė “punė” e kryente pasi kishte shumė persona tė interesuar pėr dokumente tė tilla. ARRESTIMI Paraditen e djeshme, Gjykata e Tiranės ka dhėnė nė mungesė masėn e sigurisė “arrest me burg”, nė ngarkim tė 61-vjeēarit Ylber Huqi dhe njė personi tjetėr qė ėshtė shpallur nė kėrkim, pėr akuzėn e “falsifikimit tė vulave, stampave e formularėve”. Vetėm pak orė pas vendimit tė Gjykatės, rreth orės 14:00, Policia e kryeqytetit ka vėnė nė pranga brenda banesės sė tij te “Xhamlliku”, qė pėrdorej edhe si bazė pėr prodhimin e kartave, tė dyshuarin Huqi. “Pas njė hetimi 4-mujor u mundėsua dokumentimi ligjor i pėrfshirjes sė kėtij shtetasi nė aktivitetin e falsifikimit tė dokumenteve zyrtare, si vula tė Drejtorisė Rajonale tė Transportit Rrugor, vula tė komunave Paskuqan, Kryevidh etj., si dhe certifikata e karta identiteti”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranės. Veē dokumenteve false, nė banesėn e tij u gjet edhe njė sasi prej 2 kilogramėsh bimė narkotike. DENIMI Me njė vendim tė datės 10 korrik tė vitit 2008 tė Gjykatės sė Tiranės, 61-vjeēari Ylber Huqi ėshtė dėnuar me 3 vjet burg e 400 mijė lekė tė rinj gjobė, pasi u shpall fajtor pėr akuzėn “falsifikim i vulave, stampave e formularėve” dhe prodhim tė mjeteve pėr falsifikim.

    ETLEVA DELIA

    panorama

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Huqi del perseri huq..

    Cfare pune ka bere ky Ylber Kuqi?
    Ka punuar ne shtet,ne fshat,ne ndonje biznes? Nuk thuhet..
    A eshte verifikuar identitteti I tij,emri I vertete dhe ku ka punuar me pare?
    Mundet qe ky te kete ndryshuar fallsifikuar identitetin e tij te vertete dhe
    del per policine me kete emer Ylber dhe eshte denuar dy here
    me kete emer.
    Nje fallsifikator qe krijon identitete fallco per miletin ,ka te ngjare
    qe edhe emrin e vet qe del ne publik e ka fallco.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Huqi del perseri huq..

    O Ben llogjika ta do qe do ishte ne favor te tij te dilte me emer tjeter se do thoshte qe e kam per here te pare e ndoshta do ja hidhte me me pak denim. Se kjo qe thua ti eshte qe ai t'ja fusi vetes me keq, nqs e ka te perseritur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •